DR.MOIKOM ZEQO: TËRMETI ZBULOI NJË SHTET PREJ KARTONI!

Tiranë, 16 dhjetor 2019: ‘Shtet prej kartoni’, Moikom Zeqo shuplakë qeverisë pas tërmetit: Mungojnë specialistët, kam kritikuar edhe Ministrinë e Kulturës
Studiuesi Moikom Zeqo ka folur në lidhje me situatën pas tërmetit dhe dëmet e shumta që ka sjellë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Zeqo tha se dëmet janë të shumta dhe theksoi se pushteti vendor gaboi.
Më tutje, ai bën habi se si kryebashkiakët nuk kanë kërkuar asnjë lloj falje dhe sipas tij më 26 nëntor u vërtetua se kemi të bëjmë me një shtet prej kartoni.

“Dëmet nga tërmeti kanë qenë të shumta. Dëmtimet ishin të shumta në Durrës e Thumanë. Ka dy elementë të gabimit njerëzor, e para ndërtimet në zona Kënetore në Durrës dhe gabimi i dytë njerëzor është se disa banesa që ishin shpallur të pabanueshme, u banuan. Pushteti vendor gaboi, por nuk kam dëgjuar që kryebashkiakët të kërkojnë falje. Një analizë e thellë do të nxirrte përgjegjësitë. Duhet një mea culpa e pushtetit vendor. Më 26 nëntor 2019 kishim një shtet prej kartoni. Vështirë të ringrihen monumentet e kulturës që janë dëmtuar nga ky tërmet. Kjo sepse mungojnë specialistët. Unë kam kritikuar edhe Ministrinë e Kulturës. Nuk kishim një shtet të emergjencës. Kjo administratë nuk ka specialistë, por ka njerëz të komanduar në punë. Administrata është e papërshtatshme, Kryesisht vënë njerëz me njohje e nuk ka specialist. Unë kam ngritur zërin që Ministria e Kulturës të restaurojë ata ndërtesa historike që u shkatërruan. Ne nuk kemi specialistë për të bërë rikonstruksione. Nuk e kuptoj sesi ne heshtim përballë kësaj kasaphane. Nuk ishte pabesi, natyra ka punët e saj. Durrësi ka pësuar tre tërmete, edhe dy më herët në shekullin e parë dhe të katërt. Vdekja e 51 persona është bilanc i rëndë për vendin. Edhe dëmi ekonomik ishte i madh”, tha akademku Zeqo.

___________________
“Tërmeti zbuloi një shtet prej kartoni”, Moikom Zeqo kritikon punën shtetërore
https://www.youtube.com/watch?v=NtC8EG-VpIM

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

BESONI SHKENCËS!

BESONI SHKENCËS! Unë besoj në shkencë, POR… Shtërngimi (Detyrimi)kushtëzimi nuk është shkencë, Mbajtja ‘ fshehja e të dhënave…