Kujtimet e mia: “Një Amerikane në Kosovë”
Shkarkoni versionin shqip: “Një amerikane në Kosovë”
https://www.janetreineck.com/_files/ugd/1b483f_32810996ad93461183c488dc65a3356e.pdf
Sot, më 28 korrik 2022, në Kosovë, botohet në gjuhën shqipe kujtimi im “Një amerikane në Kosovë”, i cili ofrohet FALAS si dhuratë për shqiptarët që më hapën një botë të re. Versioni online është i disponueshëm këtu. Gjithashtu do të ketë një botim të kufizuar të shtypur në Prishtinë (ndërsa versioni anglisht do të jetë në dispozicion së shpejti.) Unë do ta vizitoj Kosovën nga fundi i gushtit deri në fillim të shtatorit, për të vizituar miq të dashur dhe për të ndarë librin tim, i cili ka të bëjë me ta!
Kam jetuar me shqiptarët e Kosovës për tetë vjet, midis vitit 1981 dhe 1997; fillimisht si antropologe, duke bërë hulumtime dhe më vonë si punonjëse e ndihmës humanitare. Jetën shqiptare e kuptova ngadalë, përmes të gjitha shqisave të mia; kam kërcyer për orë të tëra me vajzat e fshatit dhe ua kam dëgjuar sekretet deri në orët e vona të natës, kam fshirë oborrin në agim, kam larë flokët me kovë e tas, kam mbushë gota me çaj për mysafirët, kam pjekur speca, kam qitë fli me fqinjët e mi, jam ulur këmbëkryq pranë zjarrit me pleqtë dhe kam mësuar prej urtësisë së tyre.
Kujtimet e mia janë një përmbledhje e këtyre përvojave – një vështrim intim në një mënyrë jetese tradicionale që, në pjesën më të madhe, është zhdukur. Është odiseja ime me një popull të vendosur e në prag të luftës, të gatshëm të japin jetën për vetëvendosje.
Libri është i dedikuar për njerëzit jashtë Kosovës që duan të dinë më shumë për popullin shqiptar dhe traditat e tij. Dhe është për shqiptarët – një mundësi për të rishikuar stilin tradicional të jetesës dhe për të mësuar rreth rajoneve të largëta që mund të mos i kenë vizituar kurrë. Është gjithashtu një shprehje e mirënjohjes, dashurisë dhe respektit të thellë që kam për popullin shqiptar dhe vendin e tij.
Kam shkruar edhe një tezë masteri dhe një doktoraturë për Kosovën, por këto janë punë të detajuara akademike. Ky libër është historia ime personale.
***
I jam thellësisht mirënjohës ekipit të aftë dhe bujar që bëri të mundur botimin! ANGLISHT: Redaktorët Ann Lederer, Barbara Kate Repa, Genevieve Feiner, Jack Reineck, Jeremy Reineck dhe Juanita Johnson. SHQIP: Përkthyes Nazim Haliti dhe Artan Aliu, dhe redaktor dhe botues Arsim Canolli.
***
MË SHUMË HISTORIKU:
Ndërmjet viteve 1981 dhe 1983, kam kryer kërkime për studimet e mia Master në Etnologjinë e Valleve në UCLA. Teza ime shqyrtoi zakonet dhe traditat e vallëzimit të dasmave shqiptare me fokus në rajonin e Opojës në jugperëndim të Kosovës. Ndërmjet viteve 1986 dhe 1988, unë bëra një studim të hollësishëm të strukturës shoqërore dhe botëkuptimit shqiptar për doktoraturën time në Antropologji në UC Berkeley. Disertacioni im “E kaluara si strehë: Gjinia, migrimi dhe ideologjia në mesin e shqiptarëve të Kosovës”, që shqyrton efektin e migrimit jashtë në jetën e njerëzve në komunitetet dërguese, përsëri me fokus në Opojë.
Në vitin 1994 u ktheva në Kosovë, bashkë me djalin tim të vogël Jeremy, për të drejtuar projektet e zhvillimit rural në komunat e Vitisë dhe Gjilanit, për Oxfam dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit. Ekipi im shqiptar dhe unë punuam për të forcuar shoqërinë civile në komunitetet që vuanin efektet e padrejtësisë dhe pabarazisë. Ne mobilizuam njerëzit vendas dhe së bashku arritëm të ndërtonim shkolla, të hapnim puse për ujë të pastër dhe të ndërtonim banjat e duhura në shkollat fillore. Ne formuam një grup aktivistesh të reja, “Legjenda”, që mbanin kurse dy-javore në edukimin shëndetësor për gratë e fshatit dhe inkurajoi familjet që t’i linin vajzat e tyre të ndiqnin shkollën e mesme. Gjithashtu u mësova anglisht fëmijëve të fshatit dhe punova në projekte të veçanta për të ndihmuar familjet në nevojë.
Në vitin 1997, me luftën në horizont, unë dhe djali im u desh të largoheshim nga Kosova. U vendosëm në Santa Barbara, Kaliforni, ku gjeta punë për të mbledhur fonde për organizatat lokale të ndihmës humanitare. Në vitin 2010, bashkova sfondin tim në vallëzim dhe ndihmën humanitare për të krijuar “World Dance for Humanity”, një organizatë jofitimprurëse që ofron klasa ditore vallëzimi, me të gjitha të ardhurat që shkojnë në projekte në Ruanda (Afrika Lindore), ku jemi duke ndihmuar 13,000 të mbijetuar të gjenocidit në 28 komunitete, të mbijetojnë dhe të ndërtojnë jetë të reja.
Gjatë viteve 1980 në Kosovë kam bërë 4000 fotografi, 25 orë video dhe kam regjistruar intervista, tregime dhe këngë të panumërta. Nuk e dija se brenda njëzet viteve mënyra e jetesës që po dokumentoja do të ndryshonte përgjithmonë pas luftës së vitit 1999, që preku çdo aspekt të jetës në Kosovë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia dhe u bë një komb sovran në vitin 2008. Në më pak se një brez, Kosova është transformuar, por ende po lufton për njohje universale si komb sovran, siguri ekonomike dhe barazi gjinore. Një e gjashta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë dhe një e treta e popullsisë në moshë pune është e papunë. Me popullsinë më të re në Evropë, gjysma e të rinjve punojnë jashtë vendit, duke sjellë ide dhe ëndrra të reja.
Në rubrikën Publikime do të gjeni tezën time të magjistraturës, disertacionin e doktoraturës, fragmente nga kujtimet që kam shkruar për vitet e mia në Kosovë dhe shkrime të tjera. Kontributet, sygjerimet dhe komentet janë të mirëseardhura!
_____________
Kam jetuar me shqiptarët e Kosovës për tetë vjet, midis vitit 1981 dhe 1997; fillimisht si antropologe, duke bërë hulumtime dhe më vonë si punonjëse e ndihmës humanitare. Jetën shqiptare e kuptova ngadalë, përmes të gjitha shqisave të mia; duke kërcyer me vajzat e fshatit, duke dëgjuar sekretet e tyre deri në orët e vona të natës, duke fshirë oborrin në agim, duke larë flokët me kovë e tas, duke pjekur speca dhe qitur fli me fqinjët e mi, duke ulur këmbëkryq pranë zjarrit me pleqtë duke mësuar prej urtësisë së tyre.
Ky libër i vogël është një koleksion i këtyre përvojave. Sa është një udhëpërshkrim, është edhe një etnografi dhe një libër kujtimesh; një vështrim intim i një stili jetese tradicionale që, në pjesën më të madhe, është zhdukur. Është odisejada ime me një popull të vendosur e në prag të luftës, të gatshëm të japin jetën për vetëvendosje, për lirinë nga sundimi serb.
Fillimisht, librin e kam shkruar për njerëzit jashtë Kosovës që duan të dinë më shumë për popullin shqiptar dhe traditat e tij. Është edhe për shqiptarët – një shans për të rishikuar traditat të vjetra të tyre dhe për të mësuar për rajonet që mund të mos i kenë vizituar kurrë. Mbi te gjitha, është shprehja ime e dashurisë dhe respektin tim të thellë për vendin dhe kulturën e shqiptaret.
Kam shkruar edhe një tezë masteri dhe një doktoraturë për Kosovën, por ato janë tekste shkencore. Ky libër është historia ime personale.
Janet Reineck, PhD – korrik 2022
__________
Burimi: