Pashtriku.org, 23. 05. 2016: Azem Galica (1889 – 1924) ishte luftëtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë, në vitet 1912 -1924. Pas shpalljes së Pavarësisë (më 28.11.1912 në Kuvendin e Vlorës) në vitet 1912 -1914 si i ri luftoi kundër pushtuesve serbo-malazeze. Gjatë luftës së parë botërore 1915-1918 drejtoi çeta (kaçake) kundër pushtuesve austrohungarez e bullgarë, si dhe luftoi kundër rivendosjes në Kosovë të regjimit pushtues serbë… Më 1919 (sipas direktivave të Komitetit – Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me seli në Shkodër) mori pjesë në organizimin e kryengritjes në Rrafshin e Dukagjinit. Nga viti 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë e kryengritësve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe kishte përkrah edhe Shotë Galicën. Në korrik 1924 vdiç nga plagët që mori në një betejë të përgjakshme për mbrojtjen e Zonës së Lirë të Drenicës, që në histori njihet si: ‘Arbania e vogël).
/Editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha /
Foto e rrallë e Azem Galicës e bërë nga Kel Marubi, në vitin 1915/