Nga arkivi i facebookut, më 19 Maj 2019
NJË FOTOGRAFI QË PËRDHOS GJENOCIDIN!
Nga Sheradin Berisha
Deputetja e PDK-se, Flora Brovina publikon një fotografi tronditëse që s’ka të bëjë fare me dhunimin seksual të gruas shqiptare nga forcat e armatosura të Serbisë!!! Është një foto që qarkullon në internet prej vitesh gjatë luftës në Irak … Ajo, me këtë prezentim (veprim) i ka dhënë një goditje të rëndë (përdhosës) gjenocidit serb të kryer gjatë luftës në Kosovë!
Rrjedhimisht çuditem me mbështetjen që i jep Bardhyl Mahmuti një prezentimi të tillë diskreditues nga Flora Brovina, për gratë dhe vajzat e dhunuara nga ushtarët dhe policët serb gjatë luftës (1998 – 1999) më Kosovë!
Me këtë rast znj.Brovina, përveç kërkim faljes duhet të jap dorëheqje nga pozita e deputetes, në mënyrë që të harrohet sa më shpejtë ky akt i shëmtuar!
FLORA BROVINA DUHET TË NDIQET PENALISHT PËR KËTË SKANDAL TË QËLLIMSHËM!
“Drejtori ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala, me datë 16 maj disa minuta pa u bë publike kjo foto e ka parë në hapësirën e bufesë të Kuvendit të Kosovës. Z. Shala thotë se ajo nuk ka qenë foto por një letër e printuar apo fotokopje dhe i ka sugjeruar deputetes Brovina të mos e bëjë publike”.
Përkundër këtij sugjerimi, Flora Brovina e ka publikuar këtë foto. Ҫka do të thotë se me plotë vetëdije e ka shkaktuar këtë Skandal. Prandaj deputetja jo që duhet të jap dorëheqje, por ajo duhet të ndiqet penalisht për këtë skandal të qëllimshëm!
***
Shikoni video’turpin e Flora Brovinës!
Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë!!!
————-
Nga arkivi, më 19 maj 2019
NJË FOTOGRAFI QË E PËRDHOS GJENOCIDIN!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10214071131628733&id=1125324528
————
Nga Bardhyl Mahmuti, 16 Maj 2019
Mendjet perverse dhe reagimet neveritëse kundër Flora Brovinës
Publikimi i një fotoje tronditëse, ku shihet një grua shqiptare e Kosovës duke u dhunuar seksualisht nga forcat e armatosura të Serbisë nga nxitur reagime të ashpra sidomos nga ato qarqe që kanë dashur që kjo formë e gjenocidit serb të heshtet.
Nga të gjitha reagimet negative që kam lexuar dallohet reagimin e neveristshëm të Veton Surroit, i cili veprimin e Flora Brovina e quajti “pornografi politike”.
Për ta nxjerrë nga konteksti prezantimitin e fotos, që është një nga dëshmitë e shumta të gjenocidit serb, Veton Surroi teoritizon me pornografi.
Dhuna seksuale si akt gjenocidar nuk ka të bëjë me shfryerje epshesh por është akt që ka për qëllim cenimin e rëndë të integritetit fizik dhe mendor të anëtarëve të një grupi nacional, etnik, fetar dhe racor si të tillë, që përbën shkelje të paragrafit II të Konventës për parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Rrjedhimisht edhe publikimi i dëshmive të kësaj natyre, sado që të jenë të dhembshme, nuk mund të interpretohen si pornografi, pos nga mendjet pervererse që në shpirt kanë prostitucionin.
***