NJË JETË KUSHTUAR ATDHEUT – DITAR LUFTE (VI)
Nga Ajaz Emini
BASHKANGJTJA IME NË NJËSINË E FORCAVE SPECIALE TË ARMATËS AMERIKANE DHE BASHKËPUNIMI YNË ME GJENERALËT: WESLEY KANNE CLARK KOMANDANT SUPREM I NATO’s, GJENERALIN JOE WALTER HENDRIX (ARBËRESHO/AMERIKAN) TË ARMATËS AMERIKANE NË SHQIPËRI, ME GJENERALIN KUDUSI LAMA KOMANDANT I DIVIZIONIT TË KËMBËSORISË NË KUKËS TË USHTRISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, I CILI ISHTE EDHE NDËRLIDHËSI YNE KRYESOR ME LT. GJENERALIN E UÇK’s AGIM ÇEKUN
Gjatë rrugës për në Kukës me Njësinë e Forcave Speciale të ardhur nga baza amerikane e Boblingenit të Gjermanisë, e që këto janë pjesë e Armatës së Shteteve të Bashkuara, morëm rrugën për në qytetin e Kukësit për të takuar Gjeneralin Kudusi Lama, Komandant i Divizionit të Këmbësorisë në kazermën ushtarake të Kukësit. Me këtë njësi tani sapo e filloja punën e re. Gjatë udhëtimit disa orësh nga malet e Pukës për në Kukës, ne nuk patëm aq shumë bisedë, sepse së pari ende nuk njifeshim aq mirë në mes veti. Pasi kaluam Pukën, vazhduam rrugën për rreth kazermës ushtarake të UÇK-së që e kisha parë një ditë më herët. Aty po shiheshin duke u valvitur flamujt si: ai kombëtarë dhe përkrahë tijë edhe ai i UÇK-së para hyrjes në kazermë, aty ku po qëndronte edhe roja e UÇK’s.
Për një çast u ndalëm në rrugën kryesore për në Kukës për ku po udhëtonim, u ndalëm përballë kazermës së UÇK-së, e ku njëri nga pjesëtarët e Njësisë së Forcave Speciale me të cilët isha edhe unë, doli nga makina edhe i bëri disa fotografi kazermës së UÇK-së. Ai po në të njejtën kohë nxorri edhe koordinatat e kazermës! Ky lloj akti, disi më iritoi mua personalisht, ishte diçka që nuk më pëlqeu aspak në pamje të pare. Në fillim po mendoja në vete a mos janë këta njerëz ndonjë ekipë spiunazhi, sepse secilën lëvizje që bënin në pamje ishin shumë profesional, por shumë të dyshimtë për mua! Filloi një dyshim i madh në mua, dhe gjatë rrugës shpeshëherë po i bëja pyetje vetes se a thua në cilin krah na qenkan këta ushtarak me uniformë amerikane? Nuk m’u durua më dhe pas disa minutash iu drejtova edhe e pyeta Kapitenin Walter J. Wiggis i cili ishte edhe përgjegjës i grupit: “Zotëri kapiten ç’po bëjmë ne, pasi se po iu shoh se për momentin ju më tepër po merreni me informata se ku gjendet UÇK-ja dhe pozicionet e tyre? Disi nuk po iu kuptoj për tani se ku po shkonim edhe pse po shkonim?” Kapiteni Walter J. Wiggis m’u përgjigj: “Koordinatat e UÇK-së që i morëm më herët na duhen neve, sepse në të kaluarën neve të ushtrisë amerikane na ka ndodhë kur forcat aleate na u kanë kthy në forca armike, dhe për atë ne duhet që gjithmonë të jemi të gatshëm për çfarëdo situate që na paraqitet në të ardhmen. Ne jemi këtu aleatë të UÇK-së, dhe jemi që të ndihmojmë popullin shqiptarë dhe forcat e UÇK-së me bombardimet tona të NATO -së. Me ndihmën e ndërmjetësuesit tonë Let. Gjaneral Kudusi Lama të Ushtrisë së Shqipërisë, do ta lehtësojmë këtë punë duke e bërë edhe shumë më të suksesëshme, atje nga kazerma ushtarake e Armatës së Shqipërisë në Kukës!”
Distanca nga vendqëndrimi ynë ushtarak amerikan afër Pukës deri në Kukës kishte rreth 50km.,ishte një rrugë jo aq e mirë, dhe me ndalesat që bëmë na zgjati rreth dy orë udhëtimi. Gjatë rrugës takuam edhe disa kamionë ushtarak të Armatës së Shqipërisë, e që po bartnin disa tanke dhe me disa lancues raketash, të ngjajshëm me raketë lancuesit Katyusha të Rusisë e të cilët po lëviznin ngadalë dhe me vështirësi në drejtim të qytetit të Kukësit! Gjatë rrugës gjithashtu takuam edhe disa kolona me traktorë dhe me qerret e kapura për mbrapa. Qerret ishin të mbushura me gra, pleq dhe fëmijë, që në fytyrat e të cilëve shihej qartazi maltretimi dhe vuajta e tyre. Ishin pamje të cilat po ma këpusnin shpirtin. Ishin refugjatët shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin marrë destinacion të pa ditur, vetëmse për të shpëtuar jetërat e tyre…
Në kazermën kryesore të Ushtrisë së Shqipërisë në Kukës mbërrijtëm vonë në mbrëmje, dhe në hyrje të sajë kishte dalë që të na presë edhe vetë Gjenerali Kudusi Lama, me disa eprorë të tjerë ushtarak.
Në takimin tonë të parë, Gjenerali Lama na njoftoi me secilin prej ushtarakëve të tijë veçë e veçë, duke na i treguar emërat, gjithëashtu dhe pozitën e tyre ushtarake që kishin në Ushtrinë e Shqipërisë. Meqenëse ne ishim pakë të lodhur nga udhëtimi, nuk e zgjatëm aq shumë, i kërkuam që të na udhëzojë për në vendin tonë të pushimit, e cila ishte një dhomë në katin e dytë të kazermës. Dhoma ishte një sallë e madhe në ndërtesën kryesore të kazermës ushtarake të Kukësit, kazermë e cila ishte thuajse krejtësisht e zbrasur dhe nuk pamë shumë ushtarë rreth sajë!
Në dhomën lartë të katit të dytë ku do të kalonim natën, me vete morëm edhe të gjitha teshat tona që kishim në automjetet tona e që i parkuam përballë godinës që ishim.
Me vete kishim thasët tonë të mbushura me veshëmbathje, si edhe disa arka të mëdhaja të cilat poashtu ishin plotë me materialet e ndryshme ushtarake.
Në njërin prej tyre, kishim thuajse një ambulantë të plotë me medikamente, barna dhe mjete tjera sanitare të mjekësisë, kurse në arkën tjetër kishte armatime të llojeve të ndryshme si: një pushkë e gjatë snajper, disa lloje bombash dhe disa armë të tjera automatike.
Pas zbarkimit të sendeve tona që kishim, hangrëm darkën dhe më pas para se të bëheshim gati për gjumë, Kapiteni Wiggis e urdhëroi njërin nga pjesëtarët e Njësisë tonë Speciale, që të më spjegojë përdorimin e armatimit që kishim, e që në rast të ndonjë rreziku eventual të kemë edhe unë njohuri se si t’i përdorë ato!
Kolegu im i Forcave Speciale, spjegimin e filloi me armën më të gjatë që kishim aty, pra snajperin (American Sniper) e për të cilën më tha se snajperisti i mirë me këtë armë mundë të gjuaj dhe qëllojë deri në 5 km. distancë, mirëpo në 3.5 km. mundë të bëjë vrasje të sigurtë, pastaj vazhdoi me demonstrimin se si punohet me revolen ushtarake që ata po bartnin, pushkën automatike M16, si dhe disa lloje bombash dore që ishin aty. Më thanë se më e rëndësishmja mbi të gjitha ishte njëra bombë e cila do të përdorej në rast të tërheqjes nga zona e armikut, e cila ishte për shkatërrimin (djegëjes) të gjithëçkafit që posedonim, me qëllim që mos t’i binte asgjë në dorën e armikut!
Ishte një demonstrim shumë i rëndësishëm dhe i mire për mua, por ishte edhe e pa mundur që në të gjitha ato armë të mbahet në mendë se si të përdoren, e sidomos për mua që asnjëherë nuk kisha qenë aq entuziast i armëve! Në përfundim të kursit për mësimin e përdorimit të këtyre armëve m’u afrua edhe Kapiteni Wiggis edhe më tha: “Këto mësime i ke, që në rast të rrezikut, edhe pse ne jemi të obliguar që me çdo kusht së pari të mbrojmë ty, e pastaj veten, por në raste të veçanta edhe ti duhesh që të dishë të mbroshë veten dhe të na ndihmosh edhe neve, sepse ne të gjithë jemi për njëri tjetrin. Ne për ty, e ti për ne!” Pas kryerjes se këtijë mësimi dhe bisede, secili prej nesh shkuam dhe pastruam të gjithë pluhurin e rrugës së gjatë që kishim marre nga Puka për në Kukës. Pastaj nxorrëm thasët tonë të gjumit edhe u shpërndamë secili qosheve të sallës, ku edhe e kaluam natën me fjetje shumë më të rahatëshme se në çadrat ushtarake të deritanishme që kisha patur.
Ngjarjet e 24 orëve të fundit;
Forcat e aviacionit të NATO-së për sot ishin të fokusuara kundër forcave serbe në jug dhe juglindje të Kosovës, veçanërisht në rajonin e Junikut, Prahovë, Boljevac në veri të Rugovës dhe në Prishtinë. Gjatë këtyre sulmeve forcat e NATO-së qëlluan 6 tanke, autoblinda, armët artilerike, automjete ushtarake, qendrat ushtarake, depot ushtarake si dhe postet e kontrollit dhe komandës. U qëlluan mortajat dhe automjetet ushtarake në afërsi të Serbicës, artileria dhe autoblindat në afërsi të Deçanit dhe Prizrenit, koncetrimi i artilerisë afër Ferizajit si dhe ushtarët dhe automjetet ushtarake serbe në afërsi të Shtimes. Në Kosovë u sulmuan edhe radio rileji ushtarak në Ferizaj dhe autostradat në lokacionet e ndryshme, kazerma ushtarake dhe posti komandues në Prishtinë.
Gjatë ditës së djeshme NATO sulmoi edhe trafat e furnizimit elektrik në Smederevë si dhe fabrika e hekurit dhe çelikut në Borsi dhe rafineria.
E hënë 17 maj 1999
Që të gjithë pjesëtarët e njësisë që ishim u zgjuam dikur rreth orës 8:00 të mëngjesit, koha ishte e bukur me diell por e freskët. Pasi u zgjam erdhi Gjenerali Kudusi Lama, dhe na thirri që të shkojmë për të parë objektin ku do të qëndronim deri në fundë të fushatës së bombardimeve të NATO’s, deri në fund të bashkëpunimit nga qyteti i Kukësit të Shqipërisë. Na mori dhe shkuam që të gjithë së bashku në objektin e Policisë Ushtarake të Shqipërisë. Ky objekt ndodhej në një distancë prej ku ishim rreth 2 km., atje ku do të na e rregullonin edhe një banjo me ujë të nxehtë, e cila na kishte munguar që nga ardhja ime në Shqipëri e që ishte një ekskluzivitet për ne, sepse gjerë më tani ishim mësuar që të pastroheshim vetëm se me ujë të fohët!
Paraditën e kaluam mbrenda dhe jashtë Kazermës së Policisë Ushtarake të Kukësit, duke bërë planifikimin se cilën dhomë do të shfrytëzonim për punë, e cilën për gjumë, si dhe paradhomën që kishim mendonim që do ta shfrytëzonim si odë e ndejës. Kuptohet edhe për pritjen e mysafirëve!
Derisa ne po vazhdonim me planet tona të ardhëshme, Gjenerali Lama na kërkoi falje edhe u kthye në punën e tijë në kazermën kryesore, atje ku kaluam natën e parë në Kukës.
Në këtë objekt, neve na u lanë në shfrytëzim dy dhoma, një për punë, kurse tjetrën për të bërë gjumin. Disa metra më tutje, kishim edhe banjon tonë private, kurse në anën tjetër të kundërt po të njejtit objekt ishin edhe zyrat ku po punonin Policia Ushtarake e Shqipërisë në këtë qytet.
Në oborrin që kishim përballë nesh, kishim disa istikame të mëdha prej betoni nën tokë, e që ndoshta ishin të ndërtuara nga koha e Xhaxhit Enver, kurse përpara neve në krahun e djathtë ndodhej një magazinë,e ku po qëndronte në këmbë një rojtar i shtyrë në moshë, me uniformë të UÇK-së, e që tërë kohës po i sillej rreth e rrotull atij objekti!
Në orën 13:00- gjatë ditës së sotme, kishim edhe takimin e parë zyrtarë të punës me Komandantin e Divizionit të Këmbësorisë së Armatës së Shqipërisë në Kukës, Gjeneralin Kudusi Lama në zyrën e tijë. U niëm nga vendqëndrimi ynë i ri që do të kemi, për në zyrën e Gjeneralit Lama, rrugë e cila na zgjati 15-20 minuta në këmbë. Në të arritur para kazermës ushtarake na priti roja e cila menjëherë e telefonoi Gjeneralin Lama për ta lajmëruar për ardhjen tonë,e siç dukej Gjenerali menjëherë e urdhëroi rojen që të na lejonin të shkojmë të lirë për në takim në zyrën e tij. Zyrja e Gjeneralit ndodhej në katin e dytë të godinës ku po hynim.
Para zyrës së Gjeneralit takuam rojen e tij personale pranë një tavoline të vogël që kishte anash, i cili me të shpejtë e lajmëroi Gjeneralin Kudusi Lama për arritjen tonë.
Mikëpritja e Gjeneralit shqiptar ishte e ngrohtë dhe shumë miqësore. Derisa po përshendeteshim me të, ai menjëherë e porositi truprojen e tij që po qëndronte para derës së zyrës, që të na bëjë nga një kafe turke si dhe të na sjellë nga një dolli raki rrushi që dikush tjetër sapo ia kishte sjellur atij.
Gjenerali Kudusi Lama ishte në moshën mesatare, ndoshta ishte për disa vite më i vjetër se sa unë. Kur u takuam ne për herë të parë me të, ai sapo i kishte mbushur të 48’at. Ishte në uniformën ushtarake me shtat dhe peshë mesatare, si dhe fizikisht mjaft i zhvilluar. Kishte flokë të dendura të shkurtëra e të zeza, dhe me një fytyrë me tipare të burrërisë së lartë dhe me shumë zemër e ngrohtësi.
Gjenerali Kudusi Lama, në fillim na spjegoi për karierën e tij ushtarake, na tregoi se më herët para disa vitesh kishte qenë Shef i Artilerisë së Brigadës së Këmbësorisë në Kavajë, dhe pastaj ishte transferuar këtu në kazermën ushtarake të Kukësit, dhe tani kishte fituar gradën e Komandantit të Divizionit të Këmbësorisë të zonës kufitare këtu në Kukës.
Që në fillim të bisedës edhe Gjeneralit i interesoi të dijë pakë më tepër edhe për ne, se kush ishim dhe çka ishim? Pas prezentimit të secilit prej nesh veçë e veçë, filluam edhe temën kryesore të bisedës për çka kishim ardhur edhe ne këtu nga Njësitë e Forcave të Armatosura Amerikane, si dhe rreth detyrës që do të ndërmerrnim së bashku me të gjatë ditëve të ardhëshme.
Zyreja e Gjeneral Kudusi Lama ishte e përmasave të vogla, e thjeshtë, por me dekor të bukur dhe mjaft komode. Kishte një tavolinë të gjatë, e mbi të cilën qëndronin disa libra dhe fletore të punës. Në skajet e saja kishte të vendosur një flamur të vogël kombëtarë por dhe shtetërorë të Shqipërisë. Në njërën anë kishte një karrike, e kurse përballë në anën tjetër ishte një karrike tjetër. Pas arritjes tonë aty, truproja e tij i cili ishte një ushtarë i rijë, na e solli edhe një karrike shtesë, kurse prapa shpinës së Gjeneralit ishte një skaf ku ishin të renditura disa libra dhe dekorime. Më lartë në murë ishte e vendosur fotografia e Presidentit aktual të Shqipërisë Rexhep Mejdanit, kurse anash në murin e hapur kishim flamurin kombëtarë shqipëtarë. Në skajin tjetër të tavolinës kishte edhe një kompjuter. Pas dere kishte të varur armën e tij personale që ishte një Kallashnikov, e kurse në anën tjetër të derës kishte një tavolinë të vogël me një televizor 19 inç, në të cilin gjatë asajë kohe ishin lajmet e ditës të televizionit shqipëtar.
Gjatë bisedës sa ishim mbrenda, u ndëgjua një thirrje telefonike në telefonin e zyrës që ndodhej mbi tavolinën e Gjeneralit, i cili në fillim na kërkoi falje edhe iu përgjigj thirrjes.Gjenerali bisedën e filloi me një zë të ulët, mirëpo pas një kohe të shkurtë filloi ta ngrisë zërin e tijë, e më vonë kaloi në ekstrem duke iu kërcënuar personit në anën tjetër të telefonit me fjalët: “Poqëse vazhdon ashtu, edhe do të përzejë nga puna, nëse nuk i përmbahesh urdhërave të mia”, dhe ashtu i nevrikosur ia mbylli telefonin!
Pastaj bisedën e vazhduam për sulmin që iu ishte bërë Shqipërisë, 500 metra në mbrendësi të kufirit shqipëtarë, nga forcat paramilitaro-ushtarake serbe! Këtije sulmi Forcat e Ushtrisë së Shtetit Shqipëtarë iu kishin përgjigjë me kundërsulm, ku kishte patur disa të vrarë dhe të plagosur nga forcat e ushtrisë serbe, të cilët menjëherë ishin zbrapsur dhe kishin ikur nga ky sulm! Pastaj vazhduam edhe me bisedën rreth shkëmbimit të informatave që do të na vinin nga Njësia e Vëzhguesve të Intelegjencës Shqipëtare, nga Njësia Vëzhguese e UÇK-së,si dhe asaj amerikane nga mbrendësia e Kosovës. Kështu që aksioni i bombardimeve të aviacionit të NATO-së të ishte sa më i saktë, më i shpejtë dhe më i suksesshëm, në arritjen e qëllimeve të forcave të NATO- sëdhe UÇK-së, për shkatërrimin dhe eliminimin e plotë të forcave të armikut serb!
Gjenerali Lama siç na tha, ai kishte informatat e shumëta dhe të sakta në lidhje me lëvizjet e trupave paramilitaro ushtarako policore serbe, si përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, si dhe përgjatë terenit përmbrenda Kosovës.
Biseda ishte e gjerë, gjithashtu u tha se për gjithëçka që po flisnim dhe do të veprojmë, të mbetej konfidenciale! Shkëmbimi i këtyre informatave në mes nesh dhe Gjeneralit Lama, duhen që menjëherë t’i përcjelleshin Let.Gjeneralit John W. Hendrix në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave Amerikane në Rinas Tiranë, i cili ishte edhe personeli kryesorë për Forcat e NATO-së mbrenda Republikës së Shqipërisë. Gjenerali Hendrix ishte personi që sa t’i merrte informatat tona, duhej që pa kurrëfarë vonese t’ia jepte Komandantit Suprem të Aleancës së NATO-së në Bruksel, Gjeneralit Wesley Clark, i cili ishte edhe Komandanti“Operacionit të Forcave Aleate”të NATO-së për Europë, nga i cili jepeshin urdhërat për sulmin e bombardimit të objektiveve mbi forcat paramilitaro ushtarako policore jugosllave në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Gjenerali Kudusi Lama sapo ishte takuar një ditë më herët me Lt. Gjeneralin Joe W. Hendrix në Bazën Amerikane të Rinasit, ku edhe kishin biseduar në lidhje me planet e bashkëpunimit të ardhëshëm, për të cilin edhe ne tani jemi këtu. Bisedimet e sotme në mes nesh ishin të frytëshme dhe mjaftë shpresëdhënëse! Pas bisedës shkuam që të pijmë nga një kafe turke në kafiterinë e shtabit që e kishin aty, dhe më vonë u ndamë nga Gjenerali Lama për të ikur në dhomën tonë në kazermën përballë ku po qëndronim: unë AjazEmini, Kapiteni Walter J. Wiggis, Brian (mjek), John (radio- lidhjet), Dave (inxhinjeri), Mike (mekanik) dhe Rob (vëzhgues)që të gjithë të Njësisë së Forcave Speciale të Armatës Amerikane të ardhur nga baza e Armatës Amerikane në Boblingen të Gjermanisë…
Informacionet e 24 orëve të fundit
Sot në Bruksel ishte mbledhja e Ministrave të Punëve të Jashtëme të Bashkësisë Evropjane në lidhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së për Kosovën, si dhe pritej edhe takimi i Presidentit të Malit të Zi Djukanoviç me liderin Ibrahim Rugova.
Për shkak të kohës së keqe, tre të katërtat e sulmeve të planifikuara për sot u anuluan. Aeroplanët e NATO-së sulmuan trupat dhe automjetet ushtarake në afërsi të Deçanit, si dhe artilerinë serbe në jug të Prizrenit.
Në 24 orët e kaluara bombarduesit e NATO-së bënë 343 fluturime, prej të cilëve 58 sulme ishin të përqendruara kundër mbrojtjes ajrore serbe. Bombardimet kishin vazhduar mbrenda Kosovës si dhe në mbrendi të Serbisë duke qëlluar Rafinerinë “Jugpetrol” në Bor, termocentralin “Elektro Istok’’ në Zajeçar dhe në disa qytete tjera. U qëllua rilei i radios në Kopaonik si dhe ura në Oberva.
Nga përfaqësuesit e NATO’s u tha se sulmet nuk do të ndalen përderisa Presidenti Serb Sllobodan Millosheviq të pranojë kërkesat e NATO-së pa kurrëfarë kondite të komunitetit ndërkombëtarë: të ndalë vrasjet, të tërheqë armatën dhe forcat e policisë speciale, që të pranojë prezencën e trupave të sigurisë ndërkombëtare, që të lejojë kthimin e të gjithë refugjatëve pa kurrëfarë ndalese, dhe të punojë në marrëveshjen politike të Kosovës sipas marrëveshjes së Rambujesë (Rambouillet). Janë 5 kondita që duhet pranuar patjetër!…
E martë 18 maj 1999
Këtë ditë e filluam disi më me pakë obligime, nuk ishim aq të nxanun pasi se ishim në pritje të përgjigjes nga Let.Gjenerali Joe W. Hendrix të Shtabit të Armatës Amerikane në Rinas të Shqipërisë për kërkesat e dhëna nga Gjenerali Kudusi Lama, Komandant i Divizionit të Këmbësorisë në Kukës të Ushtrisë së Shqipërisë.
Gjatë ditës së sotme tek ne na erdhi në takim edhe një grup tjetër nga Njësia Speciale e Armatës Amerikane, të cilët qëndruan aty për një kohë të shkurtër, dhe pastaj që të gjithë së bashku shkuam për të takuar Gjeneralin Kudusi Lama, për të cilin i njoftuam edhe ato, edhe pse njëri prej tyre nga ai grup amerikan ishte pas njoftë prej më herët me Gjeneralin Lama. Në zyrën e Gjeneralit qëndruam deri në orën 13:00, pritja e të cilit ishte si çdo herë, e ngrohët dhe mjaftë miqësore, dhe kërkesat edhe për to ishin pothuajse të njejta sikurëse me neve. Duhej që pikë së pari edhe informatat e tyre të kalonin nëpërmes zyres tonë për t’iu dërguar Lt. Gjeneralit Hendrix, dhe dërgesa e informatave që të bëhen sa më shpejtë që është e mundur. Duhej që goditjet e caqeve të armikut serb të ekzekutohen sa më shpejtë dhe sa më saktë. Më vonë ata të grupit tjetër të Njësisë Speciale, u nisën për të vazhduar për në pikën tjetër strategjike diku në Bajram Curr, e kurse edhe grupi tjetër që erdhi me ne dje, ata veçëse ishin vendosur menjëherë në Krumë, e që edhe ata ishin të angazhuar për mbledhjen e informatave tjera. Kjo po bëhej edhe me qëllim të vështrimit nga më afër rreth pikave kufitare me Shqipërinë.
Pas ndarjes nga takimi me Gjeneralin Kudusi Lama, unë me grupin tim vazhduam rrugën për në pazarin e Kukësit, për të blerë gjëra shtëpiake, pasi se tani po bënim shtëpinë tonë, dhe po na duheshin: enë gatimi, ushqime, kova plastike, sapunë dhe gjëra të tjera higjienike, si dhe shumë gjëra të tjera që na duheshin për gatime!
Pazari ishte larg neshë rreth 3.5 km, dhe me makinat ushtarake Hamvee arritëm për 10 minuta. Në Pazar kur arritëm, ishte pakë si vonë edhe shumë nga shitësit veçëse kishin ikur për në shtëpi, përveçëse disave që ende ishin në mbyllje e sipër. Pasi blemë shumicën e sendeve u kthyem për në shtëpinë tonë të re, vendë qëndrimin tonë, në Kazermën e Policisë Ushtarake të Shqipërisë.
Me të arritur në banesë, Kapiteni Wiggis e urdhëroi njërin nga pjesëtarët e grupit ushtarak të njësisë tonë që ishim, që të më manevrojë përsëri me armët që kishim me vete, ashtu që në rast të ndonjë rreziku që edhe unë të jem sadopakë i aftë dhe i përgatitur në vetëmbrojtje, dhe ta kemë një dituri se si përdoren ato. E filluam me revolen e tijë personale se si mbushet dhe si gjuhet me të. Pastaj vazhduam me pushkën e tij automatike M16, dylbitë me laser dhe me dritë shënjestër, granatë dore, hapjen e pushko-mitrolozit që kishim. Pastaj vazhduam me armën kundër tankiste, disa lloje bombash dhe minave, bombëlave të gazit lotësjellës, bombë tymi me ngjyra të ndryshme, dylbi termike me të cilat mundë të shohësh trupat nga nxehtësia trupore e tyre, si psh.kur dikush fshihet pas muri, druri apo ndonjë objekti tjetër të ngurrët, me atë dylbijë mundë të shifej trupi i gjallë jo me qartësi por forma e tijë.
Ishte një orë e mire mësimi për mua që ia vlente shumë, sepse mundë të kishim rast të ndonjë rreziku. Epo dihet se jeta e njeriut është me shumë të pa pritura. Më vonë bëmë darkën, dhe me plan që në të ardhmen të fillojmë edhe me përgaditjen e disa gatimeve elementare, kush sa të dijë!
Tani meqenëse kishim rrymën elektrike në banesën tonë, në dallim nga çadrat ku ishim në terr e gjerë më tani, Gjeneral Lama na solli edhe një televizor, bile sa për të mundë që të informoheshim nga lajmet e ditës me risitë nga bota dhe rajoni.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Gjatë mëngjesit të sotëm u organizua takimi në mes të liderit Ibrahim Rugova dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, i cili e njoftoi atë me 5 pikat elementare të kërkesës së NATO- së për të cilat nuk do të ketë kurrëfarë zbrapsje deri në përmbyllje të misionit.
Në 24 orët e fundit patëm 566 fluturime të NATO-së, prej 190 prej tyre, 62 ishin të drejtuara përsëri kundër mbrojtjes ajrore të armikut. Aeroplanët e NATO-së edhe pse ishte koha e keqe ata sulmuan me sukses 20 armë artilerike, pozicionet e mortajave, artilerinë kundërajrore, tanke, autoblinda si dhe automjete tjera ushtarake të Serbisë. Mbrëmë sulmet e NATO-së shkatërruan 3 helikopterë që po qëndronin në tokë në veri të Prishtinës, gjthashtu shkatërruan aeroplanët MiG-29, MiG-21 në aeroportin e Batajnicës si dhe një depo të raketave. U sulmuan edhe urat në autostradat: Popovac, Bare dhe Durakovac si dhe transmetuesi TV/FM në Kopaonik. Sot gjithashtu mbrenda Serbisë nga aviacioni i NATO-së u qëlluan edhe fabrika e municionit në Valevë dhe Krusik, dhe në Jasenicë, si dhe shumë objektiva të tjerë…
E mërkurë 19 maj 1999
Sot ishte ditë e bukur, mëngjesi ishte disi i freskët por më vonë koha u nxeh bukur mirë. Në orën 9:00 të mëngjesit, u nisëm dhe shkuam në pazar për të blerë edhe disa gjëra shtëpiake për të cilat kishim nevojë.
Pazarin e gjetëm përplot me njerëz që po tregëtonin, si dhe takuam shumë refugjatë nga Kosova të cilët kishin mbushur rrugët e qytetit të Kukësit. Gjithkund ku hynim apo po kalonim neve si ushtarak amerikan, ishim në qendër të vëmendjes sepse dalloheshim nga të gjithë të tjerët, me automjetet e blinduara si dhe armatimin që po bartnin kolegët ushtarak. Gjithashtu edhe flamurin e Amerikës që po bartnim mbi supet e uniformës, na bënte për t’u dalluar nga të tjerët, por edhe bisedat tona në mes veti në gjuhën angleze ia tërheqnin vëmendjen njerëzve për rreth! Pazari ishte i dendur dhe mjaftë i pasur, aty mundë të gjeje gjithçka nga produktet ushqimore, veshëmbathjeve po edhe veglave të ndryshme të punës. Gjithkund nga shkonim dhe silleshim ne, po ndëgjoja bisedat e kurreshtarëve duke pëshpëritur, se ç’po kërkonim ne aty? Nga njëherë sa për t’ia thy kuriozitetin atyre që po pëshpërisnin, ia ktheja në shqip me ndonjë përshëndetje e që i bënte të habiten, se si edhe këta amerikanët tani po na flasin në ahqip! Dhe nga kurreshtja ma pritnin: “Hej vllaçko prej nga ju kemi?” Pasi se i tregoja se kush jam dhe prej nga po vija, ata përsëri menjëherë ma pritnin: “Po çka po pritni, kur do të hyni mbrenda në Kosovë?” ose “Pse nuk po i sulmojmë forcat serbe edhe prej këndej kufirit?”
Pastaj unë duheshte t’i sqaroja; “Se asgjë nuk mvaret prej nesh, por nga ata që na kanë sjellur neve këtu! Ne jemi të gatshëm për çdo moment që të na kërkohet aktivizimi i sulmit”. Me të gjithë ata që shkëmbenim ndonjë bisedë, që të gjithë na tregonin se ishin të kënaqur në veçanti me përkrahjen e shtetit të Amerikës që po i jepte Kosovës, si dhe me sukseset e bombardimeve që po bënin Forcat e Aviacionit të NATO- së mbi armikun serb. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ata ndër të parët që çdo herë kishin ngritur zërin lartë për shqiptarët dhe Kosovën, edhe ishin ato që i kishin angazhuar edhe shtetet tjera të paktit të NATO- së që të ndërhyjnë me sulmin ushtarak në përkrahje të shqiptarëve kosovarë kundër sllavo-fashistëve serb.
Amerika ishte ajo që po bombardonte ditë e natë, me armatimet më të sofitikuara të tyre që kishin në dispozicion, mbi pozicionet paramilitaro ushtarako policore serbe gjithë andej Kososovës, si dhe në mbrendësi të Serbisë! Gjatë tregëtimit, kur shikonim ndonjë send për të blerë, shpeshëherë vinin njerëzit e panjohur, edhe na përshëndetnin dhe na uronin mirëseardhje duke na dhënë urata të ndryshme si:“Zoti ju ruajt, sepse ju jeni drita jonë! Ju keni lënë familjet tuaja edhe erdhët që të na ndihmoni! Ju jeni shpëtimtarët tonë”, dhe në shumë vende edhe shitësit lokal insistonin që të na jepnin gjërat falas, dhe mos t’i pranojnë lekët tanë për sendet që po blenim, e që na thonin; “Ju bëtë dhe po bëni të pa mundurën për popullin tonë, për vëllezërit dhe motrat tona, ne ju kemi shumë borxh juve, ju nuk duhet të paguani asgjë këtu!” Shpeshherë njerëzit për rreth nesh, edhe na blenin ndonjë pije freskuese, edhe pa i njohur aspakë, por në shenjë faleminderimi!
Ishte një gjest shumë i mire dhe mikëpritës nga popullata lokale dhe refugjatët kosovar, që nuk ka fjalë të përshkruhet. Një gjest që edhe mua më bënte shumë krenar dhe të mburrem para kolegëve të Ushtrisë Amerikane! Kolegët e mijë mbeteshin me gojë hapur, sepse diçka të tillë kurrë nuk kishin patur rast që ta përjetojnë në ndonjë vend të botës ku kishin shërbyer! Ishte diçka e pa zakontë për atë që po përjetonim në qytetin e Kukësit, ngrohtësia dhe mikpritja shqiptare ishte e pa përshkruar. Kolegët e mijë amerikan ishin tepër të mahnitur për këtë popull bujarë dhe kaq të dashur e mikpritës!
Derisa ishim duke bredhë pazarit, Kapiteni Wiggis m’u drejtua mua edhe po më thotë “Ne krejtë ndryshe kemi menduar për shqiptarët këtu, po mendoja se ndoshta do të dyshojnë njerëzit këtu për mos intervenimin tonë direkt të forcave të këmbësorisë mbrenda në teritorin e Kosovës, për t’i shporrë forcat serbe!”.
Para nisjes tonë për në Shqipëri, kishim ligjerata speciale për ambientin, ushqimet, popullatën lokale, kulturën dhe religjionin e tërë rajonit të Ballkanit.
Kishim edhe porosi strikte nga komanda ushtarake, që mos të marrim apo blejmë asgjë nga popullata lokale, si dhe mos të bredhim shumë jashtë kampeve ushtarake amerikane, për shkak të sigurisë. Po për shkak edhe të helmimeve, por edhe ndonjë sabotazhi nga njerëz të dërguar apo paguar nga pala e armikut serb mbrenda Shqipërisë. Ata na porositën dhe na mësuan se si të kemi kujdes nga kriminaliteti dhe mafia shqiptare. Kemi pasë porosi strikte që as ujë mos të pijmë jashtë në qytet, mos të shfrytëzohet asgjë, përveçëse të mirave që janë të siguruara nga Armata Amerikane. Mu për këtë arsye ishim të obliguar që mos të dalim jashta perimetrave ushtarake, po edhe nëse dalim të jemi gjithmonë të mobilizuar në gjendje lufte: me helmetë, xhaketë anti-plumb,si dhe maskë gazi, dhe gjithmonë të jemi të detyruar që në udhëtime të shkojmë më së paku dy makina ushtarake, për shkak të sigurimit!”
Pas blerjeve që bëmë u kthyem në objektin e vendqëndrimit tonë , dhe me të arritur Kapiteni Wiggis na tha se kishte marrë përgjigjen e Lt. Gjeneralit Hendrix për Gjeneralin Lama!
Për lajmin e Gjeneralit Hendrix, na u desht që menjëherë të nisemi për të shkuar në zyrën e Gjeneralit Lama, dhe për t’ia përcjellë përgjigjen që na kishte dhënë Gjenerali amerikan!
Pritja në zyren e Gjeneralit shqiptar ishte si çdo here, ku gjerë më tani ishte shumë miqësore nga vetë Gjenerali Lama dhe roja e tij. I sqaruam se tani mundë që të fillojmë me shkëmbimin e mendimeve, materialeve, si dhe të mbledhjes së informatave të ngjarjeve më të reja gjatë ditës.
Nga Gjenerali Hendrix, u porositëm që çdo gjë që bisedohet apo informatave që shkëmbehen me Gjeneralin Lama duhet të mbeten shumë sekrete, dhe t’i largohemi sa është e mundur takimeve me gazetarë. Gjithëashtu çdo dokument pas punës tonë të shkatërrohet (digjet). Pas kryerjes së bisedës, tani na mbeti edhe një gjë që të na konfirmohet nëpërmjet të telefonit me Shtabin Ushtarak Amerikan në Rinas/Tiranë, se a ishte caktuar që grupi ynë të mbetet si përgjegjës kryesor i ndërlidhjes edhe me dy grupet tjera të atyre:nga Bajram Curri dhe Kruma me grupin tonë në Kukës, dhe Gjeneralit Lama.
Kapiteni Walter J. Wiggis me të cilin isha caktuar unë që të jem përkthyesi i tij personal, ishte i obliguar që të përmbledhë të gjitha të dhënat dhe informatat edhe të grupeve të tjera, e që pastaj ai ishte i obliguar që ato informata për t’ia drejtu Gjeneralit Hendrix në Shtabin Qendrorë në Rinas.
Gjenerali Lama na tregoi sot se ishte pakë i prekur për mosmarrëveshjet që kishin ndodhur në lidhje me propozimet e tij dhe të Gjeneralit Hendrix.
Nga biseda që patëm me Gjeneralin shqiptar Lama, shifej se ai më tepër më drejtohej mua direkt, që unë të kem shumë kujdes se si po ia përkthejë informatat në përpikmëri, dhe më kërkoi për çdo gjë të kuptohemi mirë, e në veçanti për terminologjinë ushtarake.Unë i premtova gjeneralit se do të bëjë me përpikshmëri çdo gjë që më drejtohet mua personalisht, edhe pse nga terminologjia ushtarake kuptohet se do të kisha ndonjë mangësi sepse unë nuk kisha ndonjë eksperiencë ushtarake.
Eksperiencën më të madhe në profesionin e një linguisti që kisha unë, ishte me lëndë dhe seancë gjyqësore, punë emigracioni, sigurimet e ndryshme dhe me biseda të lira mjekësore etj, por jo ushtarake.Unë nuk isha ushtar profesional, pasi se as që e kisha kryer ndonjë obligim ushtarak dhe nuk mundë të krahasohesha në terminologji ushtarake siç ishte njësia me të cilën po punoja! Më në fundë që të gjitha palët u ndamë të kënaqura, pas sqarimeve të ndryshme që patëm në mes vete nga ky takim, dhe për takimin e radhës mbeti që të na kontaktojë vetë Gjenerali Lama. Nga zyra e gjeneralit u larguam unë me KapiteninWiggis në këmbë, nëpër një rrugicë anësore, një shtegu këmbësorësh pas kazermës ushtarke drejtë për në vendqëndrimin tonë. Rruga na zgjati rreth 10-15minuta, derisa arritëm në banesën në kazermën e Policisë Ushtarake të Shqipërisë.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Në ditën e sotme pati 425 fluturime të NATO -së prej të cilave u sulmuan caqet duke shkatërruar 6 aeroplanë Galeb në tokë afër Prizrenit, gjithashtu sulmuan edhe pozicionet artilerike të armikut, depon e karburantëve në Beograd, fabrikën e municionit në Valjevë, fabrikën ushtarake në Shabac dheVranjë, radio rilejet në Loznicë dhe Prepolac.
Në orën 13:15 u bombarduan forcat ushtarako- policore serbe në burgun e Dubravës, në afërsi të Istogut, si dhe qëllohet kazerma ushtarake jugosllave. Në orën 17:30 pas dite, sulmohet kazerma ushtarake në Gjilan, pastaj qëllohet edhe kompania ndërtimore “Binaçka Morava”si dhe kafiteria “Mladost”. Bëhet e ditur se sulme pati edhe në fshatinVujindol në afërsi të Zubin Potokut. Gjithashtu u tha se gjatë ditës së sotme u qëllua edhe kompleksi i mbrojtjes ushtarake në Istog…
E enjte 20 maj 1999
Këtë ditë e filluam më herët se zakonisht. Në orën 9:00 të mëngjesit, Gjenerali Lama na telefonoi dhe na ftoi, që menjëherë të nisemi dhe të shkojmë për ta takuar në zyrën e tij unë me KapiteninWiggis. Pas ftesës së Gjeneralit, ne të dy me të shpejtë u nisëm në këmbë. U lëshuam të njejtës rrugicë të ngushtë anësore që gjindej aty si rrugë më e shkurtë alternative që deri më tani e kishim kaluar në këmbë unë dhe kapiteni për në kazermën kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Kukësit. Aty gjendej zyra e Komandantit të Divizionit të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralit Kudusi Lama. Nga rruga anësore e shtabit hyrëm mbrenda oborrit të kazermës pa kurrëfarë ndalese, edhe pse pak më tutje pamë dy ushtarë që po bisedonin në mes vete por nuk na pyetën asgjë! U ngjitëm shkallëve përpjetë për në katin e dytë të godinës, aty ku gjendej zyra e Gjeneralit. Para derës së zyrës, si zakonisht gjetëm rojën personale të Gjeneralit Lama, i cili po qëndronte para derës, dhe me buzëqeshje na përshendeti dhe na tha që të presim pakë, për derisa ta lajmërojë atë. Roja ishte i njejti ushtarë që e kishim takuar edhe ditëve të
më pareshe që nga fillimi i ardhjes tonë këtu, ishte një djalë i ri ushtarak i moshës rreth 20 vjeç të cilin gjithmonë e gjetëm para derës së hymjes së zyrës. Derisa ne po prisnim, roja trokiti në derën e zyrës së Gjeneralit, pastaj hyri mbrenda dhe e lajmëroi Gjeneralin Lama për arritjen tonë. Nuk vonoi pak, doli Gjenerali në derë, dhe me buzëqeshje na përshëndeti dhe na dëshiroi mirëseardhje. Edhe sot pritja nga ai na u bë si ditëve të mëparëshme, miqësore dhe me shumë zemërgjërësi. Gjeneral Lama ishte i gëzuar sepse kishte marrë përgjigjen positive prej Gjeneralit Hendrix, që unë me Kapitenin Wiggis të jemi të autorizuar që të kemi të gjitha takimet direkt me të. Gjenerali Kudusi Lama, në realitet ishte personi më i famshëm që ne po takonim nga rangu i Ushtrisë së Shqipërisë. Ishte edhe personi më i njohur në rrethin ushtarak nga Kukësi e gjerë në Tropojë, i cili për shkak të gjendjes së gatishmërisë luftarake kundër agresorit Serb zakonisht punonte në zyrën e tijë deri në orët e vona edhe pas orës16:00. Pastaj pas kësajë kohe shpeshëherë gjendej edhe në front, në kufirin shqiptaro-shqiptarë- pra në kufirin Shqipëri-Kosovë. Rreth kufirit ai po shkonte për të kontrolluar lëvizjet e armikut serb, e sidomos pas këtyre dy incidenteve të fundit që kishin ndodhur, kur forcat serbe kishin hyrë dhe sulmuar edhe në mbrendësi të kufirit të Republikës së Shqipërisë. Edhe biseda e sotme ishte në përgjithësi e ngjajshme me atë të ditëve të mëparme, bëhej fjalë për planet për shkëmbim informatash që bombardimet e aviacionit të NATO’s të jenë sa më të sakta dhe të suksesëshme. Pas gjysëm ore bisede përsëri unë me kapitenin u kthyem në vendqëndrimin tonë, me shpresë që të fillojmë punën sa më pare për të cilën edhe ishim transferuar këtu në Kukës. Pas disa orësh pushimi, përsëri më merr mua në telefon Gjeneral Lama, për të na ftuar neve që të shkojmë së bashku me kapitenin dhe të takohemi në një lokal afër zyrës së tij. Ne si gjithmonë, ishim të gatshëm dhe menjëherë u nisëm dhe shkuam atje. Aty para lokalit pamë duke na pritë Gjenerali me dy kolegët e tij. Njoftimi me kolegët e tij ushtarak, ishte që në rast se ai shkon në teren, që mos të ndërpritet puna jonë, që ne mundë të kontaktoheshim edhe prej ndonjërit nga këta dy personat ushtarak. Ushtarakët që posa i njoftuam kishin të bënin me lëminë e vëzhgim- zbulimit, për çka do të njoftohemi edhe më mirë në ditët vijuese. Takimi ishte i shkurtër, ishte takim sa për tu njoftuar edhe me këta dy ushtarakët e personelit të Shtabit të Përgjithshëm në kazermën e Kukësit. Pas këtijë takimi përsëri u kthyem në vendqëndrimin ku kishim shkuar nga arritja jonë në Kukës. Gjatë rrugës pamë se sot kishte ardhë këtu në qytetin e Kukësit edhe Sekretari i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan për të vizituar refugjatët kosovarë. Vizita e tijë ishte për të parë gjendjen e refugjatëve prej së afërmi, të cilët ishin me mijëra të shpërndarë në çadra në të dy anët e rrugës. Ishin vendosur në dalje nga qyteti i Kukësit, dhe para se të arrihet në Aeroportin e Kukësit i cili sa po ishte ndërtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe e që mbanë emrin e Mbretit Sultan Al Nayhan të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo ishte shumë afër vendbanimit ku ne po qëndronim.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Me përmirësimin e kohës u rritë edhe numri i fluturimeve të aviacionit të NATO-së. Në 24 orët e fundit patëm 446 fluturime. Sulmet vazhduan kundër forcave serbe duke sulmuar: aeroportin në Prishtinë dhe Batajnicë, sulmuan edhe radio rilejin në Loznicë, stacionet komunikuese ushtarake në Beograd dhe Stara Pazova, radio stacionet AM në Serboran, Suboticë dhe Kula, kazermat ushtarake në: Gjilan, Beograd dhe Istog, fabrikën e municionit në Bariçsi dhe depot e karburantëve në: Samobor dhe Batajnicë. Sot bombardimet e aviacionit të NATO-së filluan në orën 1:00 pas mesnate, dhe vazhduan deri në orën 2:05 të mëngjesit. Nga këto bombardime kishin pësuar Shërbimet e Sigurisë Shtetërore në Beograd si dhe qëllohet edhe Kazerma Ushtarake në Topçider të Beogradit, rafineria “Jugpetrol” në Çukarica si dhe nga sulmi në Dedinje ku u dëmtua një pjesë e ndërtesës së Ambasadës së Suedisë dhe Zvicrrës. Para mesnatës u qëllua edhe rezervuari i karburantëve në Somobor të Vojvodinës. Zëdhënësi i NATO-së Jamie Shea tha se aeroplanët e NATO-së gjatë mbrëmjes së djeshme sulmuan edhe garnizonin ushtarak në Beograd…
E premte 21 maj 1999
Me të zgjuar sotë, detyra jonë kryesore ishte që të bëjmë një banjo, tani para se të fillojmë shpërnguljen në lokalitetin tjetër, i cili më tepër i përngjante një burgu ushtarak me dyer të hekurta, të cilin që kurë erdhëm ishin duke na e adaptuar neve për banim.
Para se të bënim lëvizjen, unë me kapitenin Wiggis edhe Dan vozitësi i Humvee’s, shkuam që të shohim se ç’kishin punuar në atë objekt, sepse na u tha se do ti lyenin muret dhe do ta pastronin tërë objektin para se të shpërnguleshim ne aty. Pasi shkuam atje, pamë se ende nuk ishin kryer të gjitha punët që duhej kryer para lëvizjes tonë në atë vend, kështuqë vendosëm që shpërngulja jonë të shtyhej për në ditën e nesërme. Po,me qëllim që t’i jepej edhe më tepër kohë për t’i kryer punët që ende nuk kishin arritë t’i kryenin.
Në orën 14:00 shkuam për ta takuar Gjeneralin Kudusi Lama në zyrën e tij, sepse gjatë kësajë kohe kishim për t’ia dorëzuar edhe disa informacione nga grupi vëzhgues i Njësisë së Forcave Speciale të Armatës Amerikane të vendosur në Krumë. Gjatë bisedës me Gjeneralin u furnizuam edhe me shumë informacione të reja dhe të rëndësishme për forcat dhe pozicionet e pjesëtarëve të UÇK-së, që gjatë bombardimeve të aviacionit të NATO-së të mos i shkaktohet ndonjë sulm i gabuar, si edhe për pozicionet e reja të armikut serb. –Gjatë këtijë takimi morëm perimetrat e pozicioneve të shtrirjes së pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe prej çfarë njësishë përbëheshin. Kapiteni Wiggis ishte shumë i kënaqur me informacionet që morrëm, pasi se tani kishte mjaftë informata se ku duhej vepruar më saktësisht me bombardime të Forcave Ajrore të NATO-së.
Biseduam edhe për sulmin e fundit që po zhvillohej mbi forcat e UÇK-së nga armiku serb në malet afër Junikut. Për këtë edhe Gjenerali Lama na njoftoi se forcat e UÇK-së ishin sulmuar gabimisht edhe nga aviacioni i NATO-së, e ku nga radhët e UÇK-së kishin pësuar viktima në disa ushtarë të vrarë dhe të lënduar.
Bashkëpunimi ynë do të jetë i një rëndësie të madhe, sepse siç po shihej nga tereni, ndoshta dikush nga vëzhguesit edhe me qëllim i kishin dhënë koordinatat e gabuara në sulmet e aviacionit të NATO-’së, sa për t’i dëmtuar aradhat e UÇK-së. Për këtë edhe Gjeneral Lama ishte shumë i prekur dhe i hidhëruar.
Pas takimit dhe bisedës tonë që zhvilluam, përsëri ia mësyem pazarit të qytetit të Kukësit, atje ku blemë edhe disa artikuj ushqimorë që t’i kemi gati për të gatuar diçka në banesën tonë të re. Shkuam, edhe pse e kishim të ndaluar furnizimin me artikuj ushqimorë nga tregu shqiptar.
Në qytet gjithashtu bleva edhe disa gazeta dhe revista shqiptare sa për të pasë diçka për të lexuar gjatë kohës së lirë. Gjatë kthimit për në banesë, jo largë rrugës në të cilën po udhëtonim, rastësisht pamë edhe një furrë buke ku u ndalëm dhe morëm edhe disa bukë taze, sepse tani gati se dy muaj nuk kishim pasë asnjëherë bukë të zakonshme normale! Pas kthimit në banesë, menjëherë u ballafaquam dhe hasëm në një kundërshtim për artikujt ushqimorë që posa blemë nga kolegu jonë ndihmës mjeku që kishim, i cili na qortoi se nuk guxojmë të marrim kurrëfarë eushqimesh nga qyteti për shkak të sigurisë tonë shëndetësore. Ai po insistonte gjithëqyshë që ky ushqim të hidhet ose t’ia jepnim dikujt nga kolegët tanë që kishim aty, të policisë ushtarake të Shqipërisë që i kishim në hyrjen tjetër po të njejtës godine. Ai insistonte se ky ushqim nuk guxon të konsumohet nga askush prej nesh, duke na thënë se ky është rregulli ushtarak dhe secili prej nesh duhet që ne t’i përmbahemi! Mirëpo duke e lutë unë me kapitenin Wiggis, disi arritëm që ta qetësojmë dhe bindim atë se ushqimi ishte i sigurtë, pastaj ky ushqim edhe do të zihej, gjë që e bnë edhe më të sigurtë për konsumim. Më vonë unë i mora zarzavatet që t’i laja dhe fillova që t’i përgatisë disa prej perimeve me pakë mish lope, me të cilat arrita të bëjë një gjellë shumë të shijshme. Pasi e bëra gati darkën, disa minuta më vonë iu ofrova që të gjithëve që të shërbehen vetë. Gjatë gjithë kohës derisa unë po përgatisja gjellën, ndihmës mjeku ynë po më vështronte me vëmendje shumë të madhe, dhe vetëmse po tundëte kokën! Filluam ngrënien e gjellës me bukën taze që kishim blerë, në fillim ishim vetëmse unë dhe kapiteni. Derisa ne po darkonim, po shihej se edhe kolegët tjerë erdhën dhe morën pjesën e tyre, ndërsa ndihmës mjeku disi po na lakmonte por donte që të mbante rregullin dhe nuk po shërbehej vetë. Dikur më vonë unë e mora një pjatë dhe ia servova edhe atë pakë gjellë që kishte mbetë. Në fillim po na shikonte si të çmendur se si thyem rregullin ushtarak, por pas disa minutash pasi se e provoi kolegu i rregullave si duket edhe atij i pëlqeu gatimi që kisha bërë unë, me perime, oriz dhe pakë mish lope që blemë më herët. E bëra gjithashtu edhe sa për t’ju treguar atyre eksperiencën time 15 vjeçare në gastronomi, nga puna në restorantet e ndryshme që kisha bërë. Mirëpo, edhe pasi filloi ngrënien, përsëri na kushtëzoi që mos t’i tregojmë askujt për këtë veprim që bëmë!
Pas darkës lexova deri vonë gazetat që bleva gjatë ditës së sotme, si dhe plotësova fjalëkryqe që kishte gazeta, të cilët tani një kohë të gjatë nuk i kisha parë, diçka që gjatë shkollës së mesme dhe në studime e praktikoja shpeshë…
Informacionet e 24 orëshit të fundit
Gjatë ditës së sotme, në orën 17:30 u bombardua stacioni policor ( MUP) në qendër të Gjakovës, i cili ishte edhe pjesë ndihmëse e sulmeve mbi popullatën e pa armatosur shqiptare mbrenda Kosovës nga armiku serb.
Sipas informatave të NATO-së thuhet se sulmuan ushtrinë jugosllave dhe forcat e policisë MUP’it që po bënin pastrimin etnik në afërsi të burgut në Istog më 21 Maj 1999.
Sipas informatave serbe, thuhet se bombardimi i 21 Majit shkaktoi kaos dhe tollovi në burg, kur disa të burgosur po tentonin të iknin gjatë asajë kohe dhe rojet që po mundoheshin që të mbajnë gjendjen nën kontrollë.
Më 22 Maj, sipas dëshmitarëve thuhet se oficerët e burgut urdhëruan rreth 1,000 të burgosur që t’i rreshtojnë në oborrin e burgut, dhe pas disa minutash hapen zjarre mbi ta me bomba dhe mitraloz nga pikat e vëzhgimit mbi muret e burgut, prej të cilëve u vranë shumë të burgosur.
E shtunë 22 maj 1999
Edhe sot koha mbajti shumë mirë, ishte kohë e nxehtë dhe me diell. Në mëngjes, në të zgjuar bëmë sendet tona gati për të lëvizur nga kazerma kryesore e ushtrisë shqiptare në Kukës në Kazermën e Policisë Ushtarake të Kukësit. Kjo ishte rreth dy kilometra më largë prej ku ishim, në afërsi të Aeroportit të Kukësit, dhe shumë afër kampit (çadrave) kryesor të refugjatëve në Kukës.
Dhomat që na u dhanë për banim siç po dukej njëra prej tyre ishte dhoma e mbajtjes së të burgosurve ushtarak, aty ku gjetëm edhe 3 ushtarë shqiptarë të burgosur për shkak ikjes nga rradhët e ushtrisë shqiptare. Pas arritjes tone aty, të burgosurit i nxorrën dhe i transferuan diku tjetër.Vendosëm që dhomën e burgut ta bëjmë dhomë gjumi, kurse para hymja do të ishte oda e ndejës dhe mikëpritjes, aty ku do të kishim televizorin si dhe dhomën tjetër më të vogël do ta shfrytëzonim për zyre të punës së përditëshme.
Pas dy ditësh pune në meremetimin e këtijë vendbanimi, tani dukej se deri diku banesa e re po i përmbushte pak a shumë kushtet tona jetësore. Por, papastërtia ishte ende në nivel të dhimbshëm, thuajse aty nuk kishte pasë kurrëfarë pastërtie!
Në dhomën e burgut ushtarak, që tani e bëmë dhomë gjumi për ne, gjeta 3 emra të gdhendur (shkruar) në mure me ndonjë mjet të mprehtë në mbrendi të malterit që kishte, edhe pse ishin ngjyrosur me gëlqere ende shifeshin ato emrat e gdhendur ku shkruhej: XHEVO, MUJO, SEVDO- KUMANOVË dhe1998.Nuk e dijë se kjo dhomë a ishte shfrytëzuar edhe për mbajtjen e të burgosurve pjesëtarë të UÇK-së, ose edhe ndoshta edhe është shfrytëzuar nga personeli i UÇK-së. Ndoshta edhe ata kanë banuar aty para nisjes për në frontet e luftës mbrenda Kosovës…
Më vonë kuptova nga pjesëtarët e Policisë Ushtarake të Shqipërisë që i kishim aty, se dikur më herët ky lokal qenka shrytëzu edhe si kamp i UÇK’-së. Ky vendëbanim i rijë i yni ishte rreth 2 km. largë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë në Kukës, i cili gjindej në anën e kundërt të rrugës kryesore nga qyteti i Kukësit drejt kampit të refugjatëve kosovarë afër aeroportit.
Qëllimi ynë kryesor ishte që të jemi të vendosur sa më afër zyres së Gjeneralit Kududsi Lama, me qëllim që në çfarëdo momenti, të kemi qasje sa më të shpejtë në informatat më të reja në lidhje me levizjet e forcave paramilitaro ushtarako policore serbe. Qëllimi ishte që të jemi në gjendje që sa më shpejtë të informojmë qendrën e Lt. Gjeneral John Hendrix në Shtabin e Armatës Amerikane të Rinasit për aktivizimin dhe bombardimin e objektivave serbe nga aviacioni i NATO’s!
Detyra e Gjeneralit Lama të Armatës së Shqipërisë, ishte marrja e listës së informatave me koordinatat sa më të sakta dhe më të reja të vendëndodhjes, apo të kahjes së lëvizjes së forcave serbe nga njësia vëzhguese e UÇK-së mbrenda teritorit kosovar. Pastaj ato informata duhej që të na dorëzoheshin neve, mua me Kapitenin Wiggis që ishim pothuajse gjithmonë së bashku.
Detyra ime kryesore ishte: nga fillimi pasi të marrim listen, që unë ta përktheja nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe pasataj ti verifikojë emrat e vendeve se a po përputheshin me koordinatat e dhanura në listën e informacionit, dokumentet që na vinin nga njësia vëzhguese e UÇK-së në teren, lista ku shënonin koordinatat me emrin e vendit, numrin e forcave të armikut serb, llojet dhe numrin e automjeteve ushtarake si dhe llojet e armatimit që kishin ata.
Në zyrën tone, në njërin murë kishim të varur hartën e përmasave të madha topografike serbe të Kosovës! Pasi se shumica e emrave nga arena e luftës që na vinin, ishin në gjuhën shqipe dhe mua mu deshtë që në përpikmëri t’i përkthejë. E nëse ndryshonin, duhej edhe t’i verifikojë përputhëshmërinë e emrave të vendbanimeve prej shqip në serbisht siç ishin të shënuara në hartën jugosllave të Kosovës. Gjithashtu kërkohej edhe verifikimi i materialeve që na vinin prej grupeve tona të Forcave Speciale për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë, në Bajaram Curr dhe Krumë.
Përpunimi i këtijë materiali duhej të bëhej sa më shpejtë që na ishte e mundur, e që pastaj Kapiteni Wiggis t’ia transmetonte Lt.Gjeneralit Hendrix në Shtabin e Armatës Amerikane në Rinas të Shqipërisë. Ai duhej që menjëherë t’ia transmetonte Gjeneralit Wesley Clark në Shtabin e NATO-së në Bruksel të Belgjikës, me qëllim të aktivizimit të sulmit nga aviacioni bombardues i tyre mbi caqet e udhëzuara mbi forcat e armikut serb kudo që të ndodheshin ato, për rreth kufirit apo në mbrendi të Kosovës!
Bombardimet e NATO- së ishin kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) në luftën e Kosovës që filluan nga 24 Marsi 1999, dhe vazhduan deri në arritjen e marrëveshjes e cila detyroi tërheqjen e plotë të forcave të armatosura jugosllave nga Kosova. E këto mbaruan pas78 ditë bombardimesh deri me nënshkrimin e “Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës, apo “Kapitulimit Serb”, më 10 qershor 1999. Ky operacion oficial i NATO’s gjatë kësajë kohe ishte i koduar me emrin : “Operacioni i Forcave Aleate” (Operation Allied Force)deri në zëvendësimin e forcave jugosllave me Forcat Paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara, por të cilat do të jenë nën komandën e NATO’s.
Personazhet kryesore të këtijë operacioni ishin: nga Shtabi i Komandës Supreme të Aleancës së NATO’s në Bruksel, ishte Gjenerali Wesley Kanne Clark, Sr.
Gjenerali Clark u lind më 1944 në Chicago të Illinois, më1966 diplomohet si nxënësi më i dalluar në West Point, pastaj vazhdon studimet për Filozofi, Politike dhe Ekonomi në Universitetin e Oxfordit. Ai më vonë magjistron në Shkencat Ushtarake.
Gjenerali Clark shërbeu 34 vite në Armatën Amerikane, aty ku mori një numër të madh dekoratash ushtarake si dhe Medalen e Lirisë nga Presidenti Clinton.
Gjenerali Clark është i njohur edhe nga Betejat- Luftërat: Lufta në Vietnam dhe tani lufta e Kosovës dhe pas luftës së Kosovës në vitin 2000, pensionohet nga Armata Amerikane.
Personi tjetër shumë me rëndësi në Operacionin e Forcave Aleate e që ishte i angazhuar nga Shtabi i Armatës Amerikane në Rinas të Shqipërisë është edhe Arbëresho/Amerikani Gjenerali John Walter Hendrix, me të cilin unë dhe njësia jonë nga Kukësi ishim në lidhje të përditëshme direkte me atë.
Gjenerali Hendrix është i lindur më 1942 nga një familje me prejardhje Arbëreshe. Pasi kreu inxhinjerinë më 1965 më 1978 magjistroi historinë në Middle Tennessee State University si dhe diplomoi në United States Army War College dhe United States Army Command and General Staff College.
Gjenerali Hendrix ishte i njohur nga lufta e Vietnamit, lufta e Gjiut në Lindjen e Mesme dhe lufta e Kosovës.
Gjatë karierës së tij ushtarake Gjenerali Hendrix ishte fitues edhe i shumë medaleve dhe meritave ushtarake…
Ndërlidhësi ynë kryesor në Operacionin e Forcave Aleate të NATO’s ishte edhe Gjenerali Kudusi Lama, Komandanti Divizionit të Këmbësorisë në Kukës.
Gjenerali Kudusi Lama është i lindur më1951. Shkollën e mesme të agronomisë e kreu në Peshkopi kurse më vonë vazhdon shkollën ushtarake në Kavajë dhe pastaj në studimet e Akademisë Ushtarake në Tiranë dhe më 1966 doktoron në Shkencat Ushtarake.
Gjenerali Lama njihet për punën e tij të palodhëshme edhe në Luftën e Kosovës, për çka edhe ne jemi dëshmitarë dhe shumë mirënjohës për ndihmën dhe strehimin që na ofroi mua me Njësinë e Forcave Speciale të Armatës Amerikane gjatë qëndrimit tonë në Kazermën Ushtarake të Kukësit.
Gjatë karierës së tij ushtarake Gjenerali Lama është dekoruar edhe me shumë medalje dhe mirënjohje të ndryshme…
Dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së Lt.Gjenerali Agim Çeku me Njësinë vëzhguese të UÇK-së prej mbrenda Kosovës.
Lt. Gjenerali Agim Çeku u lind më 1960 në Pejë. Shkollën e mesme e filloi në Beograd dhe e kreu në Zarë të Kroacisë prej nga iu bashkangjit Armatës Popullore Jugosllave. Gjatë luftës në Jugosllavi kalon në forcat ushtarake Kroate ku më vonë i besohet edhe komanda e divizionit ushtarak. Më 1995 me forcat Kroate ai merr pjesë edhe në planin e “Operacionit Stuhia”e cila i dha fund luftës në Kroaci. Ai u dekorua shumë herë duke e marrë gradën nga Presidenti Kroat FranjoTuxhman. Më 1999 dorëhiqet nga posti i ushtrisë kroate dhe i bashkangjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), e që më vonë filluam që ne të informohemi edhe më saktë për lëvizjet dhe pozicionet e forcave serbe, prej nga edhe sulmet e aviacionit të NATO-së u bënë edhe shumë më të sakta në arritjen e qëllimeve tona…
Edhe Lt. Gjeneral Çeku u dekorua shumë herë nga shteti i Kroacisë dhe ai i për meritat e tijë gjatë luftës në Kroaci dhe në Kosovë…
Gjatë takimit të sotëm me Gjeneralin Lama, ai na njoftoi se para dy ditësh në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Kosovë, ishte paraqitë një oficer kinse nga forcat e NATO-së me emerin Daniel. Ky person kishte shku atje me qëllim që të kishte bashkëpunim direkt me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Kosovë! Për këtë person njësia jonë nuk kishim kurrëfarë njoftimi, dhe disi mbetëm të habitur nga ky lajm! Kjo informatë i kishte ardhur Gjeneralit Lama drejtëpërsëdrejti nga Lt.Gjenerali i UÇK-së Agim Çeku, i cili e kishte mirëpritur atë farë oficeri ushtarak!
Lt. Gjeneral Çeku i kishte shprehë atij dëshirën e bashkëpunimit me të, mirëpo me kusht që poqëse dëshironte ai që të bashkëpunojë me të. Pikë së pari ai duhej që të shkojë dhe të paraqitet në Shtabin e Përgjithshëm Amerikan në Rinas te Gjenerali Hendrix, dhe pastaj që Gjenerali Hendrix ta e dërgojë atë direkt te Lt.Gjeneral Çeku!
Nga biseda që patëm, diçka nuk ishte në rregull, pasi se deri më sot ai farë oficeri ende nuk ishte paraqitë në Shtabin Amerikan në Rinas. Kjo ishte diçka e pa zakontë, por do mbetet të shihet në ditët e ardhëshme.
Gjithashtu me të biseduam edhe për pozicionet për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë të Armatës së Shqipërisë si dhe për pozicionet e forcave të UÇK’së. Për palën amerikane dhe NATO’n në përgjithësi ishte ndihma e pa mohueshme e njësisë vëzhguese të forcave të UÇK’së që po na informonte për pozicionet e forcave kriminale paramilitaro ushtarako policore serbe.
Tani kur ishim gati të nisemi nga zyra e Gjeneral Lama për zyrën tonë, në të njejtën kohë caktuam edhe takimin e radhës për në ditën e nesërme, dhe u caktua që përsëri të jemi në zyrën e Gjeneralit në orën 9:00 të mëngjesit. Deri sa ne ende ishim në zyrën e tij, atijë veçëse i erdhi dikush në oborr poshtë zyrës, ishin nga personeli i Ambasadës Amerikane në Tiranë me disa pjesëtarë të CIA’së. Për derisa ne po tentonim që të largohemi nga zyrja, ata veçëse na zunë hymjen dhe u ngjitën shkallëve përpjetë për në zyrën e Gjeneralit Lama! Me të shpejtë gjenerali u detyrua që të na fusë neve në dhomën tjetër përballë zyrës së tij, dhe për derisa ato hynë mbrenda zyrës së tij, ne me të shpejtë dolëm nga dhoma tjetër edhe ikëm pa u parë apo takuar me asnjërin prej tyre. Pastaj vazhduam rrugën tonë të rregullt, atje drejtë shtegut përpjetë për në zyrën tonë!
Sa për sqarim, njësia jonë e Forcave Speciale të Armatës Amerikane, e kishim të ndaluar rreptësisht që mos të takohemi, apo edhe që mos të kemi kurrëfarë kontakti me këdo qoftë prej jashta shtabit
tonë të Armatës Amerikane dhe të ndërmjetësuesit ndërlidhës Gjeneralit Kudusi Lama, pa marrë parasysh se kush është, po të ishin edhe ata të Ambasadës Amerikane apo edhe të CIA-së Amerikane, apo edhe çfarëdo gazetari qoftë!
Rrugën për në vendbanimin dhe zyrën tonë e bënim çdo herë në këmbë, ishte një shteg këmbësorësh apo një rrugë anësore me një përpjetëze rreth dy kilometrash larg prej zyrës së Gjeneralit Lama.
Me të arritur në zyrën tonë menjëherë iu përkushtova punës time të rregullt, duke bërë përkthimin e listës së re të informacioneve të ardhura nga Gjenerali prej njësisë vëzhguese të UÇK-së, si dhe verifikimin e të gjitha pikave strategjike që i morëm prej Gjeneralit Lama. I përcaktuam se cilat pika ishin më esenciale dhe ku duhej sulmuar forcat e aviacionit të NATO-së mbi trupat e kriminelëve paramilitaro ushtarako policore serbe, të cilat pastaj Kapiteni Wiggis me kolegët e tij ia përcollën Gjeneralit Hendrix në Shtabin e Armatës Amerikane në Rinas të Shqipërisë. Do të vazhdonin më tej te Gjenerali Clark në komandën supreme në Bruksel për të orkestru me bombardimet e aviacionit të NATO’s mbi forcat serbe kudo qofshin…
Informacionet e 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit patëm 684 fluturime të forcave aleate të NATO’s.
Në Kosovë u qëlluan 12 tanke, 11 autoblinda, 9 pozicione të artilerisë edhe 7 automjete të ushtrisë serbe. U sulmuan edhe kazermat si dhe vendëndodhjet e armatës dhe forcave të MUP’it të cilat po mirreshin me pastrime teknike në afërsi të burgut në Istog, si dhe satacionin ndihmës të MUP’it në Gjakovë. Sot u sulmuan edhe pikat kufitare në Glava dheVokagjan. U sulmuan edhe largëperçuesit e rrymës në: Beograd, Veliki Cerljeni, Bajina, Nish, Dermo si dhe largëpërçuesi për fabrikën e bakrit në Bor dhe rafineria në Smederevë.
Sulme pati edhe në objektet që ndihmojnë forcat serbe në Kosovë, si depot e municionit në: Sremski Karlovci, Sremska, Kraljevë, Pozhegë si dhe urat në: Veliko Orasje dhe Banatski Dvor. U sulmuan kazermat e armatës serbe në: Pirot dhe Prizren. Gjithashtu u qëlluan edhe qendra e komandës dhe kontrollit të lidershipit të Presidentit Millosheviq ne Dobanovci dhe në vazhdim u sulmuan edhe rilejët e transmetuesit të radios dhe TV në: Kaçanik, Palist, Novi Sad, Mladenovac dhe Prepolac.U sulmuan edhe depot e karburanteve në Prahovo dhe Smederevë…
E diel 23 maj 1999
Si zakonisht edhe sot u zgjuam rreth orës 7:00 të mëngjesit, dhe rreth orës 9:00 të mbërrijtëm në zyrën e Gjeneralit Kudusi Lama.
Pikë së pari duhej sqaruar edhe rastin e atij farë oficerit të NATO-së të quajtur Daniel, i cili paska shku për t’u inkuadruar në ndihmë direkte të Lt.Gjenerali Agim Çekut të UÇK-së. Sipas informacioneve të Shtabit të Përgjithshëm Amerikan në Rinas, i ashtuquajturi oficeri Daniel i NATO-së që ishte paraqitë në Shtabin e UÇK-së nuk na ishte paraqitë dhe nuk paska kurrëfarë lidhjesh me gjeneralin Amerikan Hendrix!
Në të mbërrirë para zyrës së Gjeneralit Lama, roja e tij na njoftoi se tani për momentin ai na qenka i nxanun, mirëpo kishte kërkuar që të takohemi më vonë, i cili na propozoi që ne përsëri të ktheheshim te ai, sot pas dite në orën 16:00, që të takohemi me të dhe të furnizohemi me listën më të re të objektivave të armikut serb. Po, për t’i bërë gati për bombardimet e ardhëshme të aviacionit të NATO-së, si dhe të na informojë edhe më saktësisht për pozicionet më të reja të forcave të UÇK-së si dhe të Ushtrisë së Shqipërisë për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë. Kjo bëhej me qëllim që mos të bëhet ndonjë gabim nga aviacionet e NATO- së, siç kishte ndodhur në disa raste më pare. Kjo ishte edhe kërkesa kryesore e Gjeneralit Hendrix si dhe e Kapitenit Wiggis!
Pas arritjes te zyreja e Gjeneralit Lama kuptuam se ai kishte qenë në mbarim e sipër të ngrënies së drekës së tij. Në të arritur lartë në katin e dytë menjëherë Gjenerali doli para derës edhe na priti me fjalën popullore, duke na thënë: “ Vjerra nuk po ju dojka”, që don të thotë se nuk e arritëm me kohë drekën që të kishim ngrënë edhe ne!
Me të hyrë mbrenda zyrës, Gjeneral Lama menjëherë nxorri hartat topografike që i kishte, dhe filloi për të na i tregu se ku ndodheshin pozicionet e Ushtrisë Shqiptare, si dhe ato të forcave të Ushtrisë së UÇK-së, per rreth kufirit Shqipëri-Kosovë. Tani pa kurrëfarë sekreti, sepse dihej se qëllimi ynë kryesor ishte ndihma sa më efikase për forcat e UÇK-së. Për derisa kopjuam të gjitha pozicionet ushtarake nga hartat e Gjeneralit Kudusi Lama në hartën personale të Kapitenit Wiggis, na mori më tepër se dy orë punë.
-Pas përfundimit të punës së hartave, Gjenerali Lama na pyeti se a dojmë të takohemi edhe me njërin nga udhëheqësit e UÇK-së në Kosovë, zotëriun i cili kishte në plan për ta vizituar Gjeneralin gjatë këtyre 2-3 ditëve në vijim?
Po i thamë, mundë që ta takojmë. Por me kusht që nëse e bëjmë takimin, patjetër se duhet bërë në prezencën tuaj. Kështu, sepse të këtilla i kemi urdhërat dhe udhëzimet nga Gjenerali Hendrix dhe komanda e NATO’s, që të gjitha takimet me pjesëtarë të UÇK-së mundë të bëhen vetëmse në prezencën e palës së Ushtrisë së Shqipërisë. Donë të thotë me ndërmjetësimin e Gjeneralit Kudusi Lama, apo edhe ndonjë personaliteti me rëndësi për shkak të marrëveshjes OKB-NATO.
Pas pakë kohësh, pasi e kryem detyrën tonë, Gjenerali Lama na ofroi nga një dolli wisky “Ballantines”, të cilin po sa ia kishte sjellë një Atashe Anglez, një orë më herët! Me të na solli edhe disa speca të freskët djegës dhe një domate turshi me xhizë, të cilat i kishte shumë për qejfi, e të cilat i morrëm me vete që t’i kemi për më vonë gjatë darkës së kësajë mbrëmje.
Një lajm të veçantë që morëm aty ishte, se morëm vesh edhe për lirimin nga forcat serbe e mëse 500 refugjatëve meshkuj shqiptarë që ishin kidnapuar dhe të cilët ishin tepër të maltretuar dhe torturuar nga forcat kriminale paramilitaro ushtarako policore serbe. Gjatë bisedës për gatime që po bënim, Gjeneral Lama na premtoi se së shpejti do të na vijë në darkë për të provu edhe specialitet tona, sepse ai ishte edhe kurreshtarë që të na shohë se me çfarë ushqimi po ushqeheshim ne!
Gjeneral Lama sot na kishte sjellë edhe një televizor për ta shfrytëzuar e për të parë ndonjë lajm, dhe sa për t’u njoftuar me risitë në botë, si dhe për të hjekë monotoninë tonë në vendbanimin që na kishte siguruar ai. Qëllimi ynë kryesorë ishte që të kryenim detyrat në mënyrën sa më korrekte që të jetë e mundur, sepse i kemi shumë borxh të rinjëve që iu kyçën aradhave të UÇK-së. Takimin që zhvilluam me Gjeneralin ishte i mirë dhe shumë i vlefshëm për punën tonë të mëtutjeshme…
Informacionet e 24 orëve të fundit
Gjatë ditës së sotme nga aviacioni i NATO’s pati sulme edhe mbi trupat dhe kazermat ushtarake në Kosovë. Aviacioni i NATO’s qëlloi më së paku: 9 autoblinda, 10 pozicione artilerike, tanke dhe automjete ushtarake, 3 aeroplanë luftarak, 2 automjete lancues raketash tokë-ajër SA-6 si dhe radarë. Në Kosovë u qëlluan edhe objektet ndihmëse të forcave serbe si: Posti komandues në Rakovicë, depoja e municionit në Ferizaj, Mitrovicë të Kosovës dhe Mitrovicë të Sremit, depoja e karburantëve në Smederevë dhe Leskovc, transmetuesit e radios dhe TV në: Kula, Kaçanik, Bodeva dhe Prepolac si dhe depoja e MUP’it në Beograd dhe oborri i trafës elektrike në Obrenovac.
E hënë 24 maj 1999
Edhe sot po mbanë një ditë e bukur, jo nuk jemi shumë të nxanun me detyrat që kishim.
Gjatë ditës së sotme patëm disa informata për lëvizje të reja dhe pozicionet e armikut serb, të cilat pas përkthimit dhe verifikimit të koordinatave të tyre, ia përcollëm Shtabit të Forcave Aleate Amerikane në Rinas-Tiranë, e që pastaj ata t’ia përcillin Shtabit të NATO-së në Bruksel, prej nga Gjenerali Wesley Clark si Komandant Suprem do t’i urdhërojë bombardimet e aviacionit të NATO-së mbi objektivat e dhëna.
Për darkë sonte, unë me njërin nga kolegët e mi ushtarak po përgadisnim mish viçi me oriz dhe zarzavate perimesh që i blemë më herët. Një darkë e cila na u bë mjaftë e shijshme, ku para se të darkonim vendosëm që të ftojmë në darkë tani edhe kolegun tonë Gjeneralin Kudusi Lamën me të birin e tijë i cili i kishte ardhë për vizitë këtu në Kukës. Djali i Gjeneral Lamës, me profesion ishte mjek i përgjithshëm ushtarak.
Para përfundimit të përgaditjes, i telefonova Gjeneralit për t’i bërë ftesën për në darkë me të cilin tani përveçëse punës që kishim së bashku, me të kishim krijuar edhe një miqësi të shëndoshë dhe shumë të mirë. Me të ftuar Gjeneralin, ai përmenjëherë e pranoi ftesën tonë, ndoshta e kishte edhe më tepër nga kurioziteti që të shohë se si ushqehemi ne!
Nuk vonoi shumë, pas 20 minutash arritën tek ne babë e birë. Pas ardhjes së tyre në darkë, pa kurrëfarë vonese i servuam secilit nga një pjatë gjelle që sapo gatuam dhe me nga një copë bukë të freskët Kukësi të cilën po e pëlqenim pa masë. Darka që servuam sa më duket i pëlqeu që të gjithëve, dhe me të vërtetë gatimi që bëmë u bë mirë edhe kishte shije shumë të mire. Kjo u vërtetua sepse gati të gjithë që u ushqyem, të gjithë i pastruan pjatat.Pra, nuk lamë asgjë e gati se nuk pati nevojë as që t’i lajmë ato!
Pas darke vazhduam me bisedë rreth punës, planeve edhe për jetën tonë personale.
Ishte bisedë e ngrohtë dhe mjaftë vëllazërore, e që e vazhduam deri vonë në mbrëmje. Gjeneralit iu duk pak si interesante dhe me ambientin se si i kishim arritë që ta përshtatim ashtu në atë mënyrë. U mahnit me të gjithë ato ndërrime që i kishim bërë, duke e shndërruar atë nga burgu ushtarak në një banesë të transformuar mjaftë mirë, komode dhe me shije të mirë për jetën ushtarake! Më vonë gjatë mbrëmjes patëm edhe vizitorë nga Baza Ushtarake Amerikane e Rinasit. Ishin një grup ushtarësh amerikan,të cilët kishin ardhë për të na furnizuar me ushqimet tona ushtarake MRI, si dhe gjërat tjera të domosdoshme që na duheshin këtu në Kukës. Ata ghithashti na kishin sjellë edhe veshmbathjen tonë që i kishim lënë prapa për t’i pastruar.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Edhe pse sot mbajti kohë e keqe, bombarduesit e NATO’s shkatërruan: 7 autoblinda, 12 pozicione të mortajave, 9 pozicione të artilerisë si dhe disa automjete ushtarake serbe, si dhe radar, qendra komanduese dhe një tank.
Për shkak të kohës së keqe që ishte pati vetëmse 554 fluturime, por sulmet vazhduan gjithandej Kosovës dhe Jugosllavisë si në: Shtabet e Policisë Speciale të MUP’it në Ferizaj dhe Prizren, depot e municionit në Gjilan, Mitrovicën e Sremit dhe Ferizaj, trafat e energjisë elektrike në Nish, Dermno dhe Novi Sad. Në vazhdim aviacioni i NATO’s qëlloi edhe rilejin e radios në Prishtinë, rilejin e stacioneve TV në Kaçanik, aeroportin në Ponikve dhe depon e karburantëve në Somobor.
Raportohet se në orën 13:35 u sulmuan kazermat ushtarake në qendër të Shabacit, diku në mes të Serbisë.
E martë 25 maj 1999
Lirisht mundë të them se kjo ditë e sotme ishte ndër ditët më dinamike për mua, që nga dita e parë e fillimit kur nisa të punojë me Armatën e SHBA’së e deri më sot, që kur erdha në shtetin amë të Shqipërisë. Gjatë mëngjesit menjëherë pasi se u zgjuam nga gjumi, caktuam takimet me bashkëpuntorin tonë Gjeneralin Kudusi Lama. Në orën 8:30 të mëngjesit veçëse arritëm në zyrën e tij për të marrë listën e informatave më të reja të njësisë së vëzhgimit të UÇK- së, për caqet më të reja. Objektivat më të rinjë do të na shërbenin për vazhdimin me sulmin e bombardimeve mbi caqet e armikut kriminel, paramilitaro ushtarako policor serb.
Në orën 9:30 të mëngjesit, pasi morëm listën e re u kthyem në zyrën tonë të punës, ku menjëherë unë vazhdova me përkthimin dhe verifikimin e këtyre pikave të reja, e që pas përfundimit të detyrës sime ia dorëzova Kapitenit Wiggis, i cili me kolegët e tij i përpunoi edhe ia transmetoi zyrës së Gjeneralit Amerikan Hendrix në Rinas.Pastaj Gjenerali Hendrix do t’ia përcjellë zyrës së Komandantit Suprem të NATO’s në Bruksel Gjeneralit Wesley Clark, e që pastaj ai të japë dritën jeshile në urdhërin për sulmet e ardhëshme të bombardimeve nga aviacioni i NATO- së mbi forcat serbe gjithë andej në teren.
Derisa ne ende po punonim në caqet që kishim, pak më vonë na lajmëruan nëpërmjet radio-lidhjeve ushtarake nga Shtabi i Përgjithshëm Uashtarak në Rinas -Tiranë, se në orën 12:00 në mesditë do të na vijë për vizitë Gjenerali Hendrix me Kolonelin Hannes. Qëllim i tyre ishte të na takojnë neve, po edhe për të takuar Gjeneralin Kudusi Lama Komandantin e Divizionit të Kukësit, e tani edhe ndërlidhësin kryesorë tonin me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe të Lt.Gjeneralit Agim Çeku të UÇK-së.
Sa për sqarim, mbi 90% të akcionit të sulmeve të aviacionit Amerikan që u shrytëzuan për bombardime mbi forcat e armikut gjakatarë serb, ishte direkt rezultat i punës së bashkëpunimit tonë, në mes të: Neve të Njësisë së Forcave Speciale Amerikane me Gjeneralin Hendrix dhe Gjeneralit Kudusi Lama si dhe Lt. Gjeneralit Agim Çekut!
Nga të gjitha sulmet e NATO-së në Operacionin e Forcave Aleate, 61% e këtyre sulmeve u ekzekutuan nga aviacioni Amerikan, dhe shumica e këtyre sulmeve ishin nën direktivat tona të Njësisë së Forcave Speciale Amerikane në bashkëpunim me Gjeneralin Kudusi Lama të Armatës së Shqipërisë si dhe Njësisë Vëzhguese të UÇK-së prej këtu nga zyrat tona në Kukës!
Me të marrë lajmin për ardhjen e më vonshëm të Gjeneralit Hendrix me Kolonelin Hannes gjatë ditës së sotme, menjëherë e lajmërova edhe Gjeneralin Lama se sot do të kemi në vizitë Komandën e Shtabit Ushtarak Amerikan nga Rinasi, të cilët edhe shprehën dëshirën dhe po donin që të takohen edhe me ju!
Gjenerali Lama pa kurrëfarë hezitimi menjëherë shprehu mirëseardhjen dhe gëzimin për ardhjen e tyre, si dhe më pyeti se a mundë që të vijë edhe ai vetë personalisht për t’i pritur mysafirët së bashku me ne para se të arrinin këtu te ne në Kukës në vendë qëndrimin (banesa) tonë!“Po”i thashë, “Pse jo? Me plotë dëshirë dhe gjithmonë edhe në çfarëdo kohe na je i mirëseardhur si në shtëpinë tënde (edhe ashtu kjo ishte pronë ushtarake e Republikës së Shqipërisë, d.m.th. pronë e tij). Bile mikëpritja e jonë së bashku me ju zotëri, do ta bëjë edhe më madhështore pritjen, për shkak se ata edhe pse po vinin që të na vizitonin neve, qëllimi kryesorë i tyre ishte edhe që të takohen edhe me ju!”. Ata po vinin te ne edhe për shkak se ne ishim edhe forca mbrojtëse dhe e sigurisë për to. Por, edhe për të gjithë liderët ushtarak amerikan apo kushdo qoftë nga pjesëtarët e NATO-së, po që do të vinin në këtë rajon!
Para banesës dhe zyrës tonë kishim një hapësirë të madhe, tokë të pa punuar si dhe oborr të gjatë dhe të gjërë, e që lirisht mundë të shfrytëzohej edhe për aterimin e helikopterëve ushtarak!
Në orën 12:05 të drekës, derisa ne po pritnim të gjithë së bashku, edhe po bisedonim me Gjeneralin Lama i cili veçëse kishte arritur këtu. Larg në qiell të hapur veçse pamë dy helikopterë ushtarak që po na afroheshin për çdo sekondë. Mbrenda një kohe shumë të shkurtër që të dy helikopterët njëri pas tjetrit filluan që të lëshohen në livadhin 20-30 metra para nesh. Po, sepse kishin ndihmën e kolegëve të mijë ushtarak të cilët veçëse kishin dalë në lëndinën përballë edhe po i udhëzonin vendin e sakë se ku duhej bërë aterimin këta dy helikopterë “Black Hawk” të Armatës Amerikane. Pas lëshimit të helikopterëve në livadh, pritëm derisa u hap dera e helikopterit, e pastaj u afruam 10-15 metra edhe i pritëm derisa erdhën Gjenerali me Kolonelin!
Takimin e bëmë në lëndinën para ndërtesës tonë, aty ku ishim unë, Gjenerali Lama, Kapiteni Wiggis dhe pjestarët e tjerë të grupit tonë, kurse nga helikopteri erdhën Gjenerali Hendrix, Koloneli Hannes përkthyesja shqiptaro-amerikane e tyre Sebahate që e thirrnin Sebi ( ishte një vajzë me prejardhje nga Mali i Zi po e lindur në Nju Jork të SHBA’s, me të cilën kishim ardhur në Shqipëri së bashku që nga fillimi) si dhe pilotët ushtarak të helikopterëve. Pas arritjes në objektin tonë dhe njoftimit të tyre me Gjeneralin Lama, ata së pari shprehën dëshirën që të hyjnë mbrenda objektit tonë, sa për të na parë edhe vendqëndrimin tonë se ku po punonim dhe jetonim gjatë kësajë kohe.
Hyrën mbrenda edhe e vizituan dhomën tonë të punës si dhe dhomën e gjumit.
Gjithashtu u interesuan edhe për kushtet tona aty, si dhe na pyetën se a kishim nevojë për ndonjë send që po na mungonte, e që herën tjetër do të na sillnin këtu.
Prej aty, me makinat ushtarake që kishim që të gjithë përveçëse pilotëve të helikopterëve shkuam në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë të Divizionit të Kukësit në zyrën e Komandantit Gjeneral Kudusi Lama.
Në hyrje të zyrës së Gjeneralit Lama, u ndamë në dy grupe.Në njërin grup ishte: Gjenerali Hendrix me Gjeneralin Lama dhe përkthyesja Shqiptaro- Amerikane Sebi, kurse në grupin tjetër ishim: Koloneli Hannes, Kapiteni Wiggis, Shefi i Intelegjencës së Ushtrisë së Shqipërisë Shyqyri Shabani me një bashkë- punues tjetër shqiptarë dhe unë përrkthyes i tyre.
Takimet zgjatën më tepër se një orë, dhe tema kryesore e bisedës ishte se ku gjenden sa më saktësisht pozicionet e pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe distanca e tyre nga forcat e armikut paramilitaro ushtarako policore serbe, si dhe pozicionet e të gjitha palëve.
Gjithëashtu u bisedua edhe për prioritetet, se cilët pozicione të armikut duhej sulmuar sa më parë nga aviacioni i NATO-së.
Gjatë këtijë takimi u vendos se më me prioritet do të ishte për sulmin kundër armikut serb, që së pari të bombardohen pozicionet e tyre për rreth kufirit Kosovë-Shqipëri, me qëllim që të bëhet hapja e koridorit të Junikut, e që t’i bëhej edhe më i lehtë furnizimi i forcave të UÇK-së me armë dhe materialet tjera që kishin nevojë prej këndej kufirit.
Pas këtijë takimit përsëri u kthyem në vendëqëndrimin tonë, që nuk ishte aç largë, ku edhe ishin në pritje që të dy pilotët me helikopterët e tyre ushtarak: njëri për Gjeneralin Hendrix dhe tjetri për Kolonelin Hannes.
Meqenëse kishin parë prej së largu aterimin e helikopterëve ushtarak amerikan në oborrin tonë, tani kur ne po ktheheshim atje lartë, afër banesës që kishim, atje pamë një numër të madh të mbledhur gazetarësh dhe fotoreporterësh të cilët kishin arritë para neve dhe po na pritnin kur të ktheheshim për të marrë ndonjë informatë apo shkrepjen e ndonjë foto të Gjeneralëve me Kolonelin!
Mirëpo në të arritur neve para banesës, u ndëgjua piskama e Gjeneralit Lama ndaj gazetarëve, dhe më pas edhe ndihma e disa pjesëtarëve të Policisë
Ushtarake e Shqipërisë që ishin në të njejtën ndërtesë e që kishin dalë për të parë se ç’po ndodhte. I dëboi që të gjithë gazetarët dhe fotoreporterët që po na pritnin nga rrethi ku ishim!
Arsyeja e dëbimit të gazetarëve ishte më tepër për shkak të sigurisë së personelit të lartë ushtarak amerikan, si dhe marrëveshja jonë me Forcat e Shqipërisë, që grupi ynë të mos kishte kurrëfarë takimi me to. Qëllimi kryesorë ishte i sigurisë, por edhe që të mos të çfaqeshim në ballinat e gazetave të ndryshme të botës haptas si dorë e djathtë e UÇK-së.
Aty në oborr qëndruam krejt afër, për derisa hypën në helikopterët e tyre Gjenerali Hendrix me Kolonelin Hannes dhe u ngritën në ajër, për t’u kthyer përsëri secili në punën e vet në Shtabin e Ushtrisë Amerikane në Rinas (e që quhej Shtabi i Tiranës).
Gjatë mbrëmjes, aty rreth orës 17:00 patëm përsëri takimin tjetër të radhës me Gjeneralin Kudusi Lama, me të cilin biseduam në lidhje se si vijoi vizita dhe takimi i sotëm me liderët e Armatës Amerikane në Shqipëri, si dhe na dha edhe shumë materiale me objektivat më të rinjë që sapo kishin arritur në lidhje me lëvizjet dhe vendëndodhjen e forcave të armikut serb. Ai na ofroi informata edhe më të sakta, e me koordinata, që sulmet e aviacionit të NATO-së të jenë sa më të shumëta dhe më precize!
Në takimin e sotëm Gjeneralit Lama ia dhamë edhe hartën më të re të Kosovës, si dhe rajonit kufitarë me Shqipërinë, që sapo na e sollën para gjysëm ore me një helikopter tjetër nga Shtabi i Armatës Amerikane në Rinas. Helikopteri kishte ardhur special vetëm e vetëm për të sjellë hartat e reja, shumë më të sakta për punën tonë të përbashkët!
Sipas mendimit tim, po mendoja se ndoshta kjo ishte edhe harta më e shtrenjtë që kishim pasë ndonjëherë, por edhe më e vlefshmja sepse dihen harxhimet e helikopterit. Vetëm starti i fluturimit të një helikopteri kushton $2000, plus fluturimi nga Rinasi rreth një orë e gjysëm!
Gjithashtu qëllimi kryesorë i kësajë harte ishte që të jemi që të gjithë në të njejtat koordinata që përdoreshin nga grupi vëzhgues i UÇK-së dhe Forcat Aleate të NATO-së, sepse gjerë më tani ishin me disa ndryshime në shtrirjen e koordinatave (katrorëve
/grids) në hartat e Jugosllavisë. Ndoshta edhe ky mundë të ishte shkaku që kishin ndodhur disa aksidente gjatë bombardimeve të aviacionit të NATO- së mbi refugjatët tonë shqiptarë, si dhe bombardimet e gabuara mbi pozicionet e UÇK-së (ky është mendimi im personal)…
Pas dorëzimit të hartave të reja, përsëri filluam me punën në verifikimin e pozicioneve më të reja të armikut serb, si dhe që të shpejtojmë që sa më shpeshë të ketë sulme mbi forcat të gjakpirëse serb.
Për derisa unë me Kapitenin Wiggis po bënim përcaktimin dhe koordinimin e objektivave të reja nga hartat serbe në ato amerikane, të cilat harta tani po përdoreshin edhe nga pilotët e aviacionit të NATO-së, aty para nesh në zyre arriti përsëri Gjeneral Lama me një ushtar tjetër, për të cilin menjëherë e kuptova se ai nuk ishte nga Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, sepse pikë së pari ai kishte dialekt kosovar. Gjithashtu edhe nga pamja më dukej si person i njohur prej më herët mua! Me të afruar Gjeneral Lama na tha: “Tani po ju prezentoj me njërin që iu premtova para disa ditësh! Edhe i thua Kapitenit Wiggis të mos ketë frikë, se askush nuk e dinë për këtë takim!”. Pasi se ne, Njësia e Forcave Speciale Amerikane kishim urdhëra nga Shtabi i Përgjithshëm Amerikan por edhe nga ai i NATO-së që edhe pse bashkëpunonim për informacionet e UÇK-së, ne nuk guxojmë të kemi lidhje apo takime direkte me pjesëtarët e UÇK-së, për shkak të marrëveshjes politike të palëve në teren. Po, sepse UÇK-ja nuk ishte e pranuar si forcë ushtarake nga amerikanët, NATO’ja, apo OKB’ja, pasi se edhe Kosova ende nuk ishte shtet i pavarur. M’u për këtë, duhej bashkëpunuar me UÇK-n, pra neve na duhej gjithmonë një ndërmjetësues i Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Për këtë e kishim ndërmjetësin tonë të përhershëm Gjeneralin Kudusi Lama të Shqipërisë!
Pas prezentimit të tij nga Gjenerali Lama, kuptuam se ky person ishte njëri nga personalitetet e krerit të Shtabit të UÇK-së Bislim (Zyrapi), për të cilin para disa ditësh Gjenerali na informoi se do të vinte në vizitë këtu në Kukës te zyrja e tij.
Gjatë kësajë bisede të shkurtër me të, u bisedua rreth punës që ne po bënim prej këtu, si dhe dihmën që po i drejtonim luftës së Kosovës, gjithkund ku kishte nevojë! Gjithashtu biseduam se tani e tutje, ne që të dy palët e Shtabit Amerikan si dhe atij të Shtabit të Shqipërisë, do të përdornim të njejtën hartë topografike sikurse edhe Shtabi i UÇK-së që e kishte po të njejtën hartë. Kështu puna jonë do të lehtësohej si edhe do të jetë shumë më efikase dhe më e saktë për sulmet e ardhëshme që do të ndërmirren nga aviacioni i NATO-së, si dhe t’i shmangeshim në maksimum gabimeve kartografike, që ndoshta edhe ishin shkak i gabimeve të më hershme të bombardimeve mbi forcat tona shqiptare në Kosovë. Pas një kohe të shkurtër disa minutëshe, Gjenerali Lama me mikun e tij nga UÇK-ja dolën nga dhoma ku ishim, me qëllim për të na lënë të qetë dhe më të lirë, që të kryejmë detyrën tonë që kishim përpara nesh. Neve sa më shpejtë duhej kryer punën, sepse tani veçëse koha kishte ikur dhe ishte ora 22:00 e mbrëmjes. Pasi se të shkonim në zyrën tonë të punës, përsëri na duhej që këto informata të objektivave të rinjë përmenjëherë t’ia përcjellim Komandës Amerikane në Rinas (Tiranë), për sulmet e ardhëshme të bombarduesve të NATO-së mbi forcat kriminale serbe.
Në zyrën tonë mbërrijtëm rreth orës 22:30 para mesnate, aty ku përsëri vazhduam detyrën dhe punën tonë para se t’ia transmetonin ato informata Komandës Ushtarake në Rinas, nëpërmjet të radio- lidhjeve tona ushtarake që kishim.
Përderisa e përfundova përkthimin e listës dhe verifikimin me koordinatat e kësajë dite, tani veçëse ora kishte kaluar 2:30 pas mesnate, ku tani veçëse filloi dita e re!
Derisa po nxirrja pikat strategjike për sulmin e ardhshëm të aviacionit të NATO’s, aty në krye të listës pashë se në fillim po shkruante data e 25 majit të ditës së martë, ku disi i habitur dhe i humbur në punë, m’u kujtua se sot kjo ditë ishte edhe ditëlindja ime.
Nga puna që patëm sot, paskam harruar krejtësisht se sot ishte edhe ditëlindja ime, (25 maji). Këtë ditë që gjithëmonë e gjithë familja ime organizonin në mënyrë më festive, që të ma bëjnë sa më madhështore këtë ditë. Por, përsëri po e them se sot më bëri edhe më të kënaqur suksesi i punës që bëmë gjatë tërë kësajë dite madhështore!
Meqenëse kolegët tjerë që ishin me ne veçëse ia kishin futë gjumit, e njoftova vetëmse Kapitenin Wiggis me të cilin ende po punonim se sot kisha edhe ditëlindjen. Ai disi me habi përmenjëherë mu drejtua me zë të lartë sikur të më bënte fajtorë mua: “Pse nuk na tregove asnjërit se sot ke ditëlindjen”? Unë iu përgjigja: “Edhe unë vetë e paskam harruar se në çfarë date jemi sot nga puna që patëm. Nuk mu kujtua se është 25 maji. Kapiteni Wiggis me të shpejtë nxorri nga një birrë nga thesari i pijeve tona, sepse pije tjera nuk kishim për të festuar përpos ujit dhe disa birrave që kishim blerë herën e fundit kur ishim në qytet. Iu luta që mos ta bëjë të madhe që t’i zgjojë tani edhe 5 kolegët, pjesëtarët tanë për të festuar, të cilët tani veçëse ishin në gjumë, apo ndoshta edhe në ëndërrat më të mira të tyre. Mirëpo nga zhurma e kapitenit, njëri prej tyre na ndëgjoi kur po cakrronim shishet e birrës për shëndet në ditëlindjen time.Ai u zgjua, gjë që edhe i zgjoi që të gjithë shokët tjerë të cilët edhe ata së bashku për gjumshëm morën nga një birrë edhe më kënduan dhe më uruan ditëlindjen!!! Urata më e madhe për mua, ishte puna që po kryenim së bashku si edhe rezultatet e së cilës tani veçëse kishin fillu të shifen qartazi. Po,pasi se tani edhe kryesia serbe veçëse ishte gati që të dorëzohej, për shkak të bombardimeve të shumëta dhe aq të sakta të NATO- së që po bëheshin mbi forcat e tyre paramilitaro- ushtarako-policore serbe.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Meqenëse koha ishte e mirë edhe sulmet e NATO-së u rritën në 537 fluturime, ku ata sulmuan: 15 pozicione të artilerisë, 6 pozicione mortajash, 5 tanke, 1 lancues raketash tokë-ajër si dhe objektiva të tjerë ushtarak. Në 24 orët e fundit pati 650 fluturime të aviacionit të NATO-së nga të cilët u sulmua villa e Presidenciale në Dobanovci për të dytën natë e cila kishte komandën operuese në bunker. U sulmuan transmetuesit dhe rilejet e radio dhe TV’s në: Beograd, Sterple, Palist, Pirot dhe Sremski Karlovc, gjithashtu sulmet vazhduan edhe në kazermat ushtarake në: Shabac, Pejë, Novi Pazar dhe Pirot, depot e municionit në: Prishtinë, Novi Pazar dhe Kurshumli, depot e karburantëve në: Leskovc, Bord dhe Prahovo.
Gjatë ditës së sotme, në orën10:45 para dite u njohëm edhe për dy sulme tjera të aviacionit të NATO-së në afërsi të Vitisë dhe Gjilanit si dhe bombardimi në radio-transmetuesin televiziv afër Kaçanikut, pastaj sulmi në afërsi të Rahovecit. U raportua se ishte sulmuar edhe në Gjylekarë dhe Budrigë e epërme. Në orën 23:30 të mbrëmjes u qëllua edhe qendra logjistike në Ralja dhe Sopot të Beogradit. Bombardime pati edhe në fshatin Begaljica dhe në afërsi të Bubanj Potok. U sulmuan magazinat në: Prishtinë dheTitovo Uzhice, sulme pati edhe në komandën e mbrojtjes ajrore në Novi Sad, në postin komandues në Prishtinë, objektin ushtrues ushtarak në Kraljevë, në bazën ndihmëse në Krivovo, në tunelin hekurudhor në Prishtinë i cili po përdorej si magazinë ushtarake si dhe depon e Policisë Speciale MUP në Beograd. Moti për sot nuk ishte shumë i volitshëm, por gjithësesi sulmet e NATO-së vazhduan edhe u qëllua më së shumti në pikat më të larta të regjimit komandues të Millosheviqit si Villa e Presidentit në Dobanovci e cila kishte edhe bunkerin komandues, Ministrinë e Punëve të Mbrendëshme, qendrën e operacioneve të mbrojtjes ajrore në Rakovicë, largëpërçuesin e rrymës elektrike në afërsi të Beogradit, radio rilejin në Uzhice dhe Sremski Karlovci. Sulmet tjera u bënë edhe në aeroportin e Sjenicës, mbi radarin në Novi Sad si dhe depon e municionit në Verdnik.
Në orën 22:45 të mbrëmjes sulmohet në efërsi të Vitisë në Kosovë si dhe në jug të Gjilanit. Në orën 8:30 të mëngjesit u sulmua në afërsi të fshatit Ralja i cili ishte një post i logjistikës serbe në jug të Beogradit.
Gjatë ditës së sotme u bombarduan edhe kazerma ushtarake në mbrendësi të Serbisë, në Shabac e cila ishte bombarduar dhe më herët, më 11 maj dhe 18 maj.
E mërkurë 26 maj 1999
Siç po shifej që tani, gjatë ditës së sotme nuk do të kemi aq ditë të nxanun siç e patëm ditën e djeshme. Para dite ia mësyem pazarit të qytetit të Kukësit për të blerë ca gjëra, për të cilat kishim nevojë. Gjatë tregëtimit në pazare Kapiteni Wiggis na bleu nga një maicë e që ishte souvenir për ne me logon e UÇK-së, na bleu për të gjithë pjesëtarët e grupit Njësisë të Forcave Speciale që ishim në Kukës, si dhe bleu flamurin e UÇK-së për në zyrën e tyre në Boblingen të Gjermanisë atje ku kishin Shtabin Qendrorë të tyre “THE HOME OF EUROPE’S BEST”(Shtëpinë e më të Mirëve të Evropës) ! Gjatë tregëtimit të mëtutjeshëm në pazar,blemë edhe një antenë satelitore për televizor që të mundë të përcillnim edhe radio-televizionet tjera botërore. Pastaj vazhduam me blerjen e dërrasave për riparimin e banjos që kishim si dhe ndarjen e koridorit nga të burgosurit ushtarak në Policinë Ushtarake të Shqipërisë në anën tjetër, si dhe mbulimin e murit përballë. Meqenëse të gjithë kolegët e mijë të grupit patën shprehë dëshirën qysh herët që të kemi disa suvenire edhe nga pjesëtarët e UÇK-së, si flamurin apo edhe stemat e UÇK-së, për çka edhe i porosita disa herë pjesëtarët e UÇK’së. I porosita ata që vinin gati thuajse çdo ditë në oborrin tonë, në depon e armëve dhe municionit përballë që kishim në oborrin tonë për t’i furnizuar aradhat luftarake të tyre me armët që i kishin aty. Por nuk e dijë se pse nuk na i sollën! Gjatë bredhjes tonë nëpër qytet, kapiteni Wiggis më pyeti se a mundë që të shkojmë në shtabin e UÇK-së i cili nuk ishte shumë largë prej pazarit edhe t’i kërkojmë suveniret direkt prej shtabit të tyre! Unë për vete nuk e dija se Shtabi i UÇK-së gjindej aty afër, të cilën gjë e bëmë. Kishte qenë vetëmse disa minuta prej vendit ku ishim, në afërsi të qendrës së qytetit. Me arritjen tonë para shtabit, ushtarët e rojes së UÇK-së disi u habitën kur na panë neve përballë tyre me dy Hamvee’s makina ushtarake amerikane. Mirëpo, për mos t’i sjellë huti apo ndonjë shqetësim atyre, menjëherë i sqarova arsyen pse ne kishim shkuar aty. Njëri prej tyre me të shpejtë hyri mbrenda dhe u kthye brenda vetëmse disa minutash me një pjesëtarë tjetër të tyre, dhe më tha se për momentin nuk kishin amblemat e tyre aty. Ai na premtoi se do të na i sjellnin në zyrën tonë, të cilin premtim edhe e mbajtën, ku pas disa ditësh na i sollën në banesën tonë nja 10 copa të ndryshme të stemave të UÇK-së, të cilat i shpërndava secilit pjesëtarë dhe të tjerat i mbajta për vete. Këta i ruaj me shumë nostalgji…
Në qytet takuam shumë njerëz por edhe një të rijë nga rrethi i Prizrenit, i cili na tregoi se gjatë largimit të tij me refugjatët tjerë shqiptarë të Kosovës, ishte nxerrë nga kolona e tyre nga kriminelët serb. Ai kishte qenë edhe me anëtarët tjerë të familjes, dhe së bashku atë me shumë meshkuj të tjerë shqiptarë i kishin ndarë edhe i kishin rrafë dhe maltretu. Pastaj i kishin dërgu në një lloj burgu (kamp përqëndrimi) diku në Kosovë, e që më vonë me ndihmën e Kryqit të Kuq ky dhe me të tjerët ishin liruar dhe ishin sjellë këtu në Kukës të Shqipërisë! Nga pamja e parë e tij, ai shifej se ishte tepër i lodhur dhe dobësuar, që më tepër i përngjante atyre fytyrave boshnjake të Srebrenicës që i kishim parë në television sikurëse në videot dhe fotot nga kampet në Bosne-Hercegovinë! Ai na tregoi se kishin përjetuar maltretime dhe tortura të paimagjinuara nga çetnikët serb. Na rrëfeu se si armiku serb ia kishte vrarë edhe njërin nga të afërmit e familjes së tij para syve të tyre, duke i akuzuar këta se ju jeni pjesëtarë të UÇK-së, dhe duhet vrarë dhe likuiduar që të gjithë. Po gjatë kësajë dite edhe Presidenti Serb, Sllobodan Millosheviq u akuzua për krimet në Kosovë, po me të njejtat akuza siç ishin akuzuar më herët edhe Mlladiqi dhe Karaxhiqi në Bosne dhe Hercegovinë! Pas kësajë aukuze nga ndërkombëtarët tani edhe Millosheviqi duhej të përgjigjet njëjtë si kriminelët e lartëpërmendur serb, për krime kundër njerëzimit në Gjyaktën Ndërkombëtare të Hagës. Edhe ky ishte një lajm gëzimi, se më në fund po duket se drejtësia po ngadhnjen… GËZUAR!
Pas kthimit në zyrën tonë, aty rreth orës 13:30 më arriti një shkresë direkte nga Gjeneral Lama për lëvizjet më të reja të trupave paramilitaro-ushtarako- policore të armikut serb, si dhe të autoblindave dhe tankeve të tyre në afërsi të kufirit të Shqipërisë. Me të marrë këtë shkresë menjëherë e fillova përkthimin, pastaj bëra verifikimin e koordinatave të këtyre pikave strategjike. Qëllimisht që të jenë të gatshme sa më parë për t’i dorëzuar zinxhirit komandues për bombardim nga aviacioni i NATO’s, të cilat vetëm pas disa minutash ia dorëzova kapitenit Wiggis të gatshme i cili mbrenda një kohe krejtë të shkurtër nëpërmjet radio lidhjeve ia transmetoi Shtabit Ame- rikan në Rinas (Tiranë) për urdhërin e bombardimeve të këtyre caqeve nga aviacioni NATO-së mbrenda orëve të ardhëshme. Në orën 19:00 të mbrëmjes, na erdhi lajmi nga Shtabi Amerikan në Rinas se aviacioni i NATO- së nga pala amerikane veçëse sapo kthehej prej bombardimit të suksesshëm mbi forcat e armikut serb. Nga kjo punë e jona e më herëshme, ata kishin goditur dy tanke dhe dy autoblinda që ishin zënë në lëvizje gjatë asajë kohe, si dhe kishin vrarë mëse 12 ushtarë të forcave paramilitaro ushtarako policore serbe. Ky ishte akcion i drejtuar nga njësia jonë e Forcave Speciale të Armatës Amerikane të stacionuar këtu në Kukës, si dhe me informacionin e njësisë vëzhguese të UÇK-së dhe ndihmës së ndërmjetsuesit tonë Gjeneralit Kudusi Lama. Pas marrjes së këtijë lajmi, që të gjithë u gëzuam pa masë dhe menjëherë unë dhe Kapiteni Wiggis shkuam në zyrën e Gjeneralit Lama për ta njoftuar për këtë aksion shumë të suksesëshëm. Gjithashtu shkuam edhe për t’i kërkuar edhe caqet më të reja të armikut serb që kishte, për t’ia bërë gati për sulmet e ardhëshme aviacionit të NATO-së.
Me të mbërrirë në derë të zyrës, menjëherë i treguam këtë lajm të mirë Gjeneralit Lama i cili u gëzua pa masë, dhe na tha: “E shifni se sa mirë është kur shofim rezultatet e suksesit të punës që po bëjmë, dhe do të punojmë për sa më tepër suksese”.
Gjatë kësajë dite edhe aradhat e UÇK-së kishin përparuar me akcionet e tyre në shumë pika të operacionit për zgjerimin e teritorit të tyre të lirë në Kosovë. Këto lajme të mira na i dha edhe vetë Gjeneral Lama, i cili pak më herët sa ishte njoftuar nga Shtabi Qendror Ushtarak i UÇK’s, prej mbrenda Kosovës nga vetë Gjenerali Agim Çeku. Për këtë sukses të bombardimeve të NATO’s ishte edhe puna jonë me ndërmjetësimin e Gjeneralit Amerikan John Hendrix, Kolonelit Hannes si dhe Gjeneralit të Ushtirsë së Shqipërisë Kudusi Lama si dhe ndihma nga grupi vëzhgues i Gjeneralit të UÇK-së AgimÇekut. Gjatë kësajë kohe sa ishim edhe ne në zyrën e Gjeneralit Lama, nga Njësia Vëzhguese e UÇK-së na arriti edhe shkresa më e re me pozicionet edhe më të reja të forcave të armikut serb. Kjo punë zgjati deri në orën 22:00 të mbrëmjes, prej ku u kthyem në zyrën tonë të shoqëruar nga truproja e Gjeneralit Lama për shkaqe sigurie të errësirës sepse duhej bërë një rrugë këmbësorësh rreth dy kilometrash në këmbë. Pas arritjes në vendëqëndrimin tonë, përsëri vazhdova me përkthimin dhe verifikimin e pikave më të reja, për t’i bërë gati për sulmin e radhës, dhe me to mbaruam në orën 24:00 të mesnatës. Pastaj pa kurrëfarë vonese bëmë verifikimin e koordinatave dhe Kapiteni Wiggis ia përcolli Shtabit Amerikan në Rinas (Tiranë) dhe nga Rinasi ia përcjelli Komandës Supreme me Gjeneralin Wesley Clark për t’i urdhëruar bombardimet e radhës, dhe kështu vazhdonte puna zinxhirë Kosovë-Kukës- Rinas-Bruksel-Kosovë.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Sipas informacioneve të sotme, kuptuam se sot ishte vala më e madhe e operacioneve të bombardimeve të aviacionit të NATO-së që nga fillimi i bombardimeve të 24 Marsit 1999. Mbrenda 24 orëve të fundit, kishim mbi 640 fluturime të aviacionit të NATO-së dhe mëse 280 objektiva të qëlluara në forcat ushtarako policore serbe, si dhe të pozicioneve tjera duke qëlluar edhe bazat raketore dhe radio-lidhjet e armikut serb. Aviacioni i NATO-së sot kishte qëlluar edhe në: rrethin e Prishtinës, Aeroportin e Sllatinës prej ku ishin ndëgju 13 shpërthime të mëdha raketash. U qëlluan edhe objekte dhe pozicionet e ushtrisë serbe edhe në Prizren, Lipjan dhe Bujanoc. Gjatë kësajë dite pati edhe shumë bombardime prej NATO-së edhe mbrenda në Serbi si në Leskovc, Nish, Bor, Uzhice si dhe në Beograd. Sot përseri u qëllua vila e Presidentit serb Slobodan Milosheviqit.
Siç po shifet edhe kjo
E enjte 27 maj 1999 ditë po na kalon me shumë gjëra interesante. Para dite ishim në pazarin e Kukësit ku blemë edhe disa gjëra që po na duheshin. Për herë të parë vendosëm që të drekojmë jashta ambientit tonë, në një restorant modest mu aty afër pazarit të Kukësit! Në të njejtën godinë ku ishte restorani ishte edhe një shitore e teknikës së bardhë ku u njoftuam edhe me pronarin e restorantit që ishte në derën tjetër, i cili ishte edhe pronar i kësajë shitore të teknikës së bardhë.
Aty ngjitas ku ne po blenim disa gjëra për të cilat kishim nevojë, si shenjë faleminderimi që blemë aty dhe për punën që po bëjmë në ndihmë të Kosovës, ai na ftoi që të provojmë dhe ushqimin në restorantin e tij!
Pasi blemë gjërat që na duheshin ne kaluam në restorant, u ulem rreth një tavoline edhe porositëm nga një birrë dhe morëm me vehte nga një qofte me sallatë të cilat kishin qenë të përgaditura shumë mire. Ishin jashtëzakonisht të mira dhe me shije, por edhe me pamje të mrekullueshme. Pasi i pimë birrat, morëm ushqimin dhe iu faleminderuam pronarit të restorantit dhe ikëm për në banesë. Posa u kthyem në vendëqëndrimin tonë na erdhi porosia urgjente nga Shtabi Qendror i Armatës Amerikane në Rinas për verifikimin sa më të shpejtë të objektivave të reja që kishim marrë për t’i bërë gati për bombardimet e aviacionit të NATO-së që duhej të fillonin në orën 20:00 të mbrëmjes. Ata ishin në kërkim të caqeve të reja. Pas marrjes së kësajë kërkese me porosi urgjente prej shtabit, menjëherë e lajmërova Gjeneralin Lama për kërkesën që na erdhi! Edhe Gjenerali menjëherë e pranoi kërkesën me plot dëshirë që të takoheshim sa më shpejtë që është e mundur edhe pse ai ishte në një mbledhje me të tjerët. Unë dhe Kapiteni Wiggis shkuam me vrap për në zyrën e tij atje ku u gjetëm vetëmse mbrenda disa minutash në Shtabin e Ushtrisë së Shqipërisë. Atje në zyrën e të cilit ku u konsultuam për shumë gjëra, ai na tregoi që dy objektiva nga nëntë të tjerë që i kishim, të mos sulmoheshin sepse tani sa ishte njoftu se ato pika sapo i kishte marrë UÇK-ja në duart e veta. Edhe një cak tjetër e anuluam sepse aty UÇK-ja ishte shumë afër në distancë vetëmse 600-700 metra në pozicione largë forcave të armikut serb.
Gjatë kësajë kohe morëm edhe disa informata të reja për pozicionet e fituara nga UÇK-ja, si dhe për pozicionet tjera serbe që tani ishin krejtë afër aty, dhe pastaj me të shpejtë u larguam për në zyrën tonë.
Saktë, në orën 20:00 mbërritëm në zyrën tonë dhe përmenjëherë, pa kurrëfarë vonese kapiteni ia transmetoi me radio-lidhjet që kishim objektivat më të reja Shtabit Amerkian në Rinas që pastaj ata të vazhdojnë punën e tyre zinxhir për në sulmin bombardues.
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, nëpërmjet të radio- lidhjeve ushtarake ndëgjuam se veçëse kishte filluar ekzekutimin nga ajri i këtyre objektivave (të caqeve serbe). Ndëgjuam për caqet që po ndërmerreshin dhe ishin në shënjestër dhe gati për tu qëlluar nga piloti Amerikan. E për këtë ishte bërë një gabim i madh, sepse siç po shihej ,dikush në lidhje nuk e paskan anulu objektivët 3 dhe 4 që i kishim anulu më herët. Këto objektiva tani ishin gati në shënjestër për t’i qëlluar, ishin objektivat e gabuara për të cilin më herët Gjenerali Lama na tha që mos të qëllohen. Most ë qëllohen sepse tani ato pika sulmi ishin në duart e UÇK-së Nga kjo radio-lidhje që ndëgjuam që të gjithë u shqetësuam pa masë dhe tani duhej intervenuar në mënyrë urgjente direkt me pilotin që mos të gjuaj! Në grupin tonë që kishim njëri nga pjesëtarët tanë që ishte me profesion nga Forcat Ajrore të Armatës Amerikane që quhej Joe (Xhoi) e që ai kishte mundësinë për ndërhyrje direkte me aviacionin bombardues të NATO-së. Ai menjëherë telefonoi shtabin qendrorë prej ku bëheshin konfirmimet me aeroplanët bombardues në ajër, të cilëve ia sqaroi problemin e caqeve 3 dhe 4 dhe pastaj ai vetë e lajmëroi edhe pilotin që ishte në ajër që të stoponte bombardimin e pikave të lartëpërmendura dhe mos të sulmoheshin në asnjë mënyrë këto pika! Ato ndoshta ishin edhe sekondat e fundit para se piloti ti shkrepte raketat e sulmit, ky aksion i yni kurseu jetërat e shumë pjesëtarëve të UÇK-së dhe pas stopimit të këtijë gabimi që të gjithë së bashku e festuam suksesin e shpëtimit të jetërave të shumë luftëtetarëve të UÇK-së. E festuam me ngritjen e dollisë me nga një birrë që kishim. Edhepse ne ia kishim dhënë më herët informatat e sakta se çka duhej sulmuar, diku largë nesh ishte bërë një gabim që nuk falet kurrsesi, sepse dikush nuk i kishte larguar nga lista caqet 3 dhe 4, e që ne i kishim kërkuar të anulohen menjëherë pasi se na informoi Gjenerali KudusiLama!
Shumicën e bombarduesve të NATO-së që fluturonin mbi hapsirën ajrore të Shqipërisë, zakonisht vijën ajrore të fluturimit e kishin mbi neve në Kukës. Gjithashtu edhe në bazë të radio-lidhjeve ne ishim në gjendje që shumicën prej tyre t’I ndëgjojmë, por edhe t’i shifnim me sytë tanë lartë në qiell para se të hynin mbi zonën ajrore të Kosovës për të ekzekutuar caqet e caktuara të armikut serb. Para ardhjes së bombar- duesve të NATO-së në zonën tonë, ne ngjiteshim lartë mbi objektin tonë ku po qëndronim në pullazin i cili ishte i rrafshët dhe aty ku kishim bërë një tavolinë druri dhe karrika për rreth. Para se të fillonin bombardimet merrnim nga një birrë në dorë edhe i pritnim atje lartë me plot gëzim, sepse ishte një punë të cilën edhe ne ishim pjesëmarrës, dhe tani duhej festuar me dolli suksesin tonë!
Gjatë kësajë kohe u informuam se që të gjitha objektivat që i kishim dhënë më herët ishin ekze- kutuar me shumë sukses. Gjithashtu na u konfirmuan sukseset e caqeve të një nate më herët, ku ishte edhe një nga caqet më kryesore, edhe ai i Koshares, atje ku po zhvilloheshin luftimet e rrepta në mes të forcave të UÇK-së kundër armikut serb.
Për këto sulme të NATO-së në orën 24:30 na informoi edhe Shtabi Amerikan nga Rinasi, ne lajmëruam menjëherë edhe Gjeneralin Kudusi Lama i cili po na priste për këto rezultate të sulmit. Gjatë bisedës me Gjeneralin Lama ndëgjova nga vetë ai se ishte tepër i gëzuar dhe tani ndihej i rahatuar për këto suksese. Në fund të bisedës na dëshiroi një natë të mirë dhe të rahatshme, edhe na ftoi që të nesërmen ta shoqëronim atë në manovrat që po mbaheshin me municion të gjallë nga Ushtria e Shqipërisë. Ato manovra do të mbaheshin diku në afërsi në mes Kukësit dhe Morinës, afër kufirit Kosovar ku do të mirrnin pjesë edhe z. Rexhep Mejdani President i Shqipërisë, z.Pandeli Majko Kryeminister i Shqipërisë,
Luan Hajdaraga Minister i Mbrojtes së Shqipërisë dhe shumë të tjerë.
Kjo manovër ishte më tepër edhe si kundërpërgjigje ndaj forcave të armikut serb, të cilat disa herë kishin sulmuar dhe hyrë edhe në mbrendësi të kufirit të Shqipërisë ku kishin sulmuar disa fshatra e edhe kishte pasë civilë shqipëtarë të vrarë.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Numri i sulmeve të NATO-së gjatë 24 orëve të fundit arriti në 741 fluturime, nga të cilat u sulmuan forcat Serbe në Kosovë, ku të cilave iu shkatërruan: 10 pozicionet e artilerisë, 8 autoblinda, më së pakti 5 tanke, 4 copa artilerisë kundërajrore, disa pozicione mortajash, 2 Antonov Colt transportues të lehtë aeroplanësh, 1 lancues transporter raketash tokë-ajër, 1 radar dhe disa automjete ushtarake.
Në orën 13:25 qëllohet ura në afërsi të Lesvkocit kurse në orën 16:30 qëllohet stacioni meteorologjik në Palic afër Suboticës të Vojvodinës. Caqet tjera që u sulmuan janë edhe:
Depot e municionit në Kurshumli, Prishtinë, Novi Pazar dhe Boljevac. U sulmuan edhe rilejet transmetues të radio TV-së në: Kerstac, Kaçanik, Stara Pazova dhe Ruma, prej logjistikës së depove të municionit në: Kragujevc, Titovo Uzhice, Prishtinë, Çuprija dhe Ralja, depot e karburanteve në: Kraljevë, Sjenicë dhe Batajnica, aeroportet në: Prishtinë, Ponikve, Batajnicë, Oberva dhe Nish. U qëllua edhe kazerma e shtabit të policisë speciale në Kula Milicija, posti i komandës së logjistikës në Livadica edhe ura në autostradën në Rashkë.
Sot më herët në Shtabin Qendrorë të NATO-së në mes të Anglisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë ishte biseduar edhe për opcionin e ndërhyrjes me forcat e këmbësorisë në Kosovë, mirëpo gjerë më tani nuk ishte dhënë kurrëfarë detali për shtyp në lidhje me të.
E premte 28 maj 1999
Pasi se u zgjuam, rreth orës 8:00 të këtijë mëngjesi të bukur pranveror, filluam përgaditjet tona që të shkonim në ftesën e Gjeneralit Kudusi Lama për të parë manovrën e gjallë ushtarake të Shqipërisë që do të zhvillohej sot. Në orën 10:00 para dite u nisëm për në vendin ku do të zhvillohej manovra ushtarake që të gjithë së bashku, përveçëse njëri nga grupi që mbeti në zyrën tonë kujdestare. Në poligonin e manovrës ushtarake shkuam si zakonisht me dy Hamvee, në shoqërinë e një shefi të policisë ushtarake të Shqipërisë. Rreth orës 10:30 arritëm tek vendi i ngjarjes, që ndodhej krejtësisht në afërsi të pikës kufitare të Morinës, e që na ndanin vetëmse disa kilometra nga kufiri Shqipëri-Kosovë. Në të arritur aty, neve të Njësisë Speciale Amerikane menjëherë na u drejtuan për filmime shumë kamera dhe gazetarë televiziv që ndodheshin aty, mirëpo meqenëse ne ishim të këshilluar nga shtabi ynë që t’i shmangemi gjythëqysh mediave në përgjithësi, me një mjeshtri Kapiteni Wiggis na tërhoqi tërë grupin tonë nga prezenca e mediave dhe u larguam prapa rreshtave të mysafirëve që ishin present aty. Qëllimi ishte që mos të kemi ndonjë publikim në mediat botërore se si ushtarët Amerikan haptas po përkrahin dhe bashkë- punojnë me ushtrinë e Republikës së Shqipërisë!
Në orën 10:45 para dite arritën Presidenti Mejdani me VIP-at e tjerë në përcjelljen e trupërojeve të tyre. Pas arritjes së tij, ata bënë përshëndetjet e tyre nën ceremonitë tjera ushtarake të shoqëruara edhe nga Gjenerali Kudusi Lama. Gjenerali Lama erdhi na përshëndeti grupin tonë edhe na ofroi që të uleshim në rreshtin e parë afër tyre, afër Presidentit Mejdani, mirëpo për shkak të mediave dhe publicitetit, Kapiteni Wiggis nuk pranoi që të uleshim në rreshtin e parë por u larguam pakë anash që mos të jemi në qendër të vëmendjes së mediave të ndryshme që ishin prezent.
Pas fillimit të manovrës aty përballë neve në lëndinën poshtë po dukej sikurse po zhvillohej një lloj beteje me tanke dhe me armë të ndryshme zjarri. Gjatë manovrës ushtarake u bënë gjujatjet e ndryshme armësh si gjuajtjet nga topat të kalibrave të ndryshëm, minahedhësit, tanke, pushko-mitralez dhe më në fund me kaqusha (lancuesve raketore). Kjo manovër ushtarake me municion të gjallë kishte qëllimin dhe karakterin edhe për t’i treguar armikut kriminel serb andej kufirit, se Sheti i Republikës së Shqipërisë ende kishte ushtarët dhe armatimin për t’iu kundërvu çfarëdo force dhe rreziku që do të vinte nga kushdo qoftë, po edhe nga pala e armikut serb.
Për këtë manovër ushtarake që po zhvillohej kishte patur shumë reagime, edhe nga pala e NATO- së me këtë lloj akti. NATO-ja nuk ishte e kënaqur sepse mendonin se po bëhen provokime të pa nevojshme për konflikt më të gjërë dhe direkt me Serbinë, për çka iu kishte lutë Shqipërisë që mos ta zhvillojë këtë manovër, nga friga që Serbia mos do të provokohej, që edhe Shqipëria direkt do të zhytej në këtë konflikt. Arsyeja e mospranimit të propozimit të NATO-së nga Shqipëria që ta anulojë apo ta shtyjë manovrën ushtarake për më vonë, ishte sepse forcat serbe kishin sulmu disa herë në mbrendësi të kufirit të Shqipërisë. Pas mbarimit të manovrës, ne u kthyem në vend qëndrimin tonë ku edhe u relaksuam secili sipas dëshirës së vetë.
Dikur gjatë mbrëmjes nga një pjesëtarë i armatës nga zyrja e Gjeneralit na arriti lista me objektiva të rinjë të lëvizjes së trupave serbe në teren, mirëpo kësajë here nga Shtabi Ushtarak i Rinasit na u kërkua që ne të shkojmë në zyrën e Gjeneralit Lama për t’i verifikuar ato caqe direkt me Gjeneralin. Në orën 21:00 të mbrëmjes, arritëm te zyrja e gjeneralit Lama që të bëjmë verifikikimin e objektivave së bashku të cilat kishin qenë të sakta, por në të njejtën kohë u furnizuam edhe me caqet e reja. Gjatë bisedës me Gjeneralin pasi kryem punën, atijë iu faleminderuam edhe për ftesën që na e bëri një ditë më herët, për të shkuar tek manovra e Ushtrisë së Shqipërisë të cilit si me shaka i thash:“A nuk mundet si gabimisht me ia huqë cakun e me ia futë pakë më largë, andej përtej kufirit ku ende ishin forcat serbe”! Gjenerali vetëm se buzëqeshi pa thënë asgjë, mirëpo si duket Kapiteni Wiggis më kishte vërejtë, si dhe deshti ta dijë se çka i thash Gjeneralit? Kapitenit i thash,“Si po shifet Gjenerali na qenka lodhur shumë, nga angazhimi i tij në lidhje me manovrën ushtarake që patën dje, si dhe shoqërimi i tij me Presidentin e vendit Mejdanin. Në orën 22:00 të mbrëmjes, u kthyem në vendin tonë ku vazhduam edhe disa orë pune me detyrat tona të zakonshme, të përkthimit dhe verifikimit të objektivave të rinjë. Po, për t’ia bërë gati Kapiteni Wiggis për transmetim në Shtabin qendrorë të Rinasit dhe për të vazhdu me bombardimet e radhës së aviacionit të NATOsë.
Siç po shifej, sot nuk kishte pasë aq shumë bombardime siç kishim patur ditëve dhe netëve të më herëshme, ndoshta edhe për shkak të kohës së keqe, sepse ishte kohë me shi dhe mjegull që kishte kaplu tërë rajonin e Ballkanit.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Edhe pse sot nuk kishte aq shumë bombardime në rajonin e Kosovës, si duket për mbrenda Serbisë ishin intensifikuar bombardimet, sepse andej po mbante moti më i kthjellët dhe pa mjegulla. Në Kosovë u sulmuan: 20 pjesë të artilerisë, 2 tanke, 1 autoblindë, 2 pozicione mortajash, 7 copa kundër artileri, 2 lancues të raketave të ndryshme.
U sulmuan edhe: kazerma ushtarake në Prishtinë dhe Obrenovac, shtabi i MUP’it në Prishtinë, depot e karburantëve në Doljevac dhe Bor, depot e municionit në: Ferizaj, Novo Pazar, Pozhega, Kurshumli, Nish dhe Surdulicë.
Gjatë ditës së sotme objektivat kryesore kishin qenë përsëri, bombardimi i shumë fabrikave mbrenda Serbisë si dhe bombardohen edhe termocentralet dhe hidrocentrali i Gjerdabit mbi lumin Danub. Këto bombardime që kishin lënë pothuajse tërë Serbinë në errësirë, e cila gjë tani kohëve të fundit kishte fillu të bëhet si e shpeshtë dhe e zakonshme atje. U raportua nga NATOsë, se ata kishin sulmuar depon e municionit në Nish si dhe parkingun e automjeteve ushtarake si dhe aeroportin.
Gjatë ditës së sotme kishte edhe bisedime në mes të palëve serbo-ruse për zgjidhjen e problemit në mënyrën paqësore që ta përmbyllin këtë akcion të bombardimeve të NATO’s sa me më pakë humbje në njerëz si dhe në ekonominë e tyre.
Sipas fjalëve envoit rus Chernomyrdin për Balkanin, ai tha se në marrëveshjen me Millosheviqin, ai kishte pranu “në principe” tërë planin e paqës së grupit G 8, e që sipas planit t’i lejohet Jugosllavisë që të ketë 11,500 trupa paqëruejtës në Kosovë, si dhe paqëruejtësit ndërkombëtarë, dhe kërkuan që menjëherë sulmet dhe bombardimet e NATO-së të ndërpriten.
Sot gjithashtu u bombardua edhe kazerma ushtarake në Deligrad të Serbisë.
E shtunë 29 maj 1999
Këtë ditë e filluam me pak gjëra punësh, mirëpo në orën 10:00 para dite më telefonoi Gjenerali Kudusi Lama i cili më pyeti se a kishim ndonjë plan për sot? Unë iu përgjigja: “Jo, përveçëse takimit të më vonshëm me ju”. Pastaj më pyeti: “A ju telefonoi ndonjë nga Shtabi Amerikan në Rinas, në lidhje për ardhjen e Gjeneralit Joe Hendrix këtu në Kukës?”, ne nuk dinim gjë dhe iu përgjigja se: “Jo, nuk kemi marrë kurrëfarë telefonate në lidhje për ardhjen e tijë te ne!”. Gjenerali Lama më tha: “Sigurisht se na qenka shumë i nxanun dhe nuk paska kohë që t’ju vizitojë edhe juve, porsa më lajmëroi se do të vijë sot që të takohet me mua. Por sidoqoftë, ti së bashku me Kapitenin Wiggis mos u largoni nga vendi i juaj dhe ju lutem që mos të shkoni askund deri pas orës 14:00 gjatë pasditës së sotme!”, unë iu përgjigja: “U kry kjo punë” edhe i thashë: “Ne do të presim në vendëqëndrimin tonë për derisa të na lajmërosh ti për çfarëdo qoftë”!
I tregova Kapitenit Wiggis, dhe derisa po bisedonim dhe po rrinim aty së bashku i tërë grupi ynë, rreth orës 14:10 pas dite ndëgjuam zhurmën e motorëve të helikopterit, dhe derisa po kërkonim lartë në qiell të hapur për të parë se kush apo çka ishte, atje lartë në horizont veçëse filloi të shifej një helikopteri ushtarak “Black Hawk” që po na afrohej drejt vendbanimit tone. Ishte lloji i njejtë i helikopterit si ai që zakonisht po shfrytëzohej nga Gjenerali Hendrix! Iu drejtova njërit prej shokëve të grupit që ishte më afër meje, e që quhej Dan edhe e pyeta: “ A mos ju kan lajmëruar se do të na vijë ndokush nga Shtabi Amerikan i Rinasit?”, ai ma ktheu: “Jo, nuk dijmë asgjë!”, e pyeta me të njejtën pyetje edhe kapitenin Wiggis, edhe ai i habitur më tha: “Jo” dhe siç po shifej askush nuk dinte asgjë për këtë ardhje, dhe derisa në të njejtën kohë po shifnim se me të vërtetë ai helikopter gjithënjë e më tepër po na afrohej neve edhe po vinte në drejtimin tonë, e që mbrenda pakë sekondash e pamë se ai veçëse po lëshohej në lëndinën para oborrit tonë, mu para syve tanë! Në fillim menduam se nga shtabi i Rinasit po na sjellin ndonjë furnizim tonin të zakonshëm si ushqimin dhe rrobet tona të lara, kur papritmas pamë nga ana tjetër e oborrit se po na vinte edhe Gjenerali Kudusi Lama! Me vrap hymë mbrenda për tu veshë me veshjet e rregullta ushtarake, sepse mbante kohë e mirë dhe që të gjithë ishim të relaksuar në maica dhe me pantolona të shkurtëra civile, si dhe papuçe!
Përderisa ne u veshmbathëm, që të dy Gjeneralët: Hendrix dhe Lama me Sebin (Sebahaten, përkthyesen shqiptare) na hynë mbrenda para dhomës tonë që kishim! Me të shpejtë dolëm nga dhoma e gjumit aty ku bëmë ndërrimin e garderobës tonë edhe u përshëndetëm me të gjithë, dhe pastaj që të dy Gjeneralët së bashku me Sebin i lame të vetëm mbrenda në zyrë, kurëse ne të gjithë dolëm jashtë.Te dy Gjeneralët me përkthyesen mbetën mbrenda në bisedë për rreth një orë. Pas kryerjes së bisedës, që të dy dolën jashtë. Pas disa minutash Gjenerali Hendrix na u drejtua grupit tonë, dhe na tha të mblidhemi të gjithë së bashku sepse don të mbaje me ne edhe një mbledhje të shkurtër. Ne që të gjithë u mblodhëm dhe hymë mbrenda paradhomës që kishim. Gjenerali Hendrix e filloi bisedën në një mënyrë shumë shoqërore dhe shumë modeste, ai ishte personaliteti i zakonshëm i tij. Gjenerali Hendrix gjatë gjithë kësajë kohe që nga ardhja ime në Shqipëri, në Operacionin e Forcave Aleate ai gjithmone kishte qenë shumë i qetë dhe i afërt edhe modest me ne, dhe për atë i gjithë grupi ynë e donin me zemër dhe kishim simpati të madhe për të. Me fillimin e bisedës së pari edhe një herë na përshëndeti të gjithëve, pastaj secilin veç e veç na faleminderoi për punën e mirë dhe shumë me rëndësi që po bënim, pastaj na u lutë që të vazhdonim edhe më tutje ashtu në të njejtën tempo!
Vazhdoi të flasë edhe për rëndësinë e madhe të punës që po bënim, për kushtet tona jo aq të volitshme të jetesës aty, si dhe na i shprehi levdatat që kishte për ne edhe nga vetë Gjenerali Lama. Pastaj, bisedën e kaloi dhe filloi të shprehë mllefin kundër forcave gjakatare serbe, si dhe mllefin më të madh qe e kishte ndaj Presidentit serb Sllobodan Millosheviqit, për të cilin na tha se: “Millosheviqin dua ta gjuaj në gjunjë, edhe dëshira ime më e madhe është që ta shqelmoj atë vetë unë, që edhe dhëmbët t’ia thejmë, për të gjitha ato të zeza që po i bënë popullit të pa mbrojtur dhe të pafajshëm, pra shqiptarëve. Për mua personalisht, sikur të më lenin të vendosi, unë do ta kisha kry këtë luftë shumë shpejtë, mbrenda një kohe të shkurtër, ndoshta edhe me viktima ushtarake, mirëpo kjo është rruga më efikase për këtë kriminel të njerëzimit.
Gjeneralin e Armatës Amerikane John Hendrix, e kam takuar unë personalisht shumë herë, edhe nga ai kam parë, diçka që e ka çfaqë edhe në shumë raste se me të vërtetë është shumë human edhe i ka shumë në zemër dhe e donë pa masë popullin shqiptarë.
Gjenerali gjithashtu foli edhe për UÇK-në trimërinë dhe rolin e tyre.
Ai na tha se ushtarët e UÇK-në janë shumë guximtarë dhe trima edhe mjaftë të diciplinuar, dhe sipas tij, nëse ai veçëse pak t’i kishte ushtruar ato, shumë lehtë dhe shpejtë së bashku me to do të hynin në Kosovë pa kurrëfarë problemi, dhe do ta kishte Kosovën e lirë mbrenda një kohe të shkurtër, kundër atijë grupi paramilitaro-ushtarako-policorë jo- profesional, gjakatar dhe kriminel të cilët po sulmojnë popullin e pa armatosur dhe të pafajshëm…
Pastaj nga ne kërkoi që për caqet e bombardimeve të informohet sa më shpejtë që është e mundur, duke u dhënë përparësi atyre ku më së tepërmi rrezikohet popullata civile. Ai gjithashtu na porositi që të jemi shumë të kujdesëshëm për ç’do lëvizje tonën, për shkak të sigurisë sonë, sepse edhe shumë lehtë mundë që të kenë depërtu pjesëtarët e armikut serb edhe në këto anë të Shqipërisë. Më vonë na pyeti se a kishim ndonjë kërkesë apo nevojë për ndonjë send nga komanda e tij: si për ushqime apo edhe pije (kuptohet, jo alkoholike) apo çfarëdo qoftë.
Ne i çfaqëm kërkesën tonë, që sipas mundësive për shkak se s’kishim kurrëfarë mundësie që të kontaktonim familjet tona me telefon, edhe atë që të na japin një telefon satelitor, për çka edhe gjenerali Hendrix u pajtua dhe na tha se do të bëjë gjithëçka që është e mundur për të na i plotësu kërkesat tona. Ai na premtoi se do të mundohet t’na ndihmojë për gjithëçka që është e mundur.
Pas kësajë bisede që të dy Gjeneralët u larguan secili në drejtimin e vetë.
Në orën 20:00 të mbrëmjes, Gjenerali Kudusi Lama na thirri që të shkojmë për të na e dhënë listën me objektivat e rinjë të armikut serb, dhe për t’i bërë gati për bombardimet e ardhëshme të aviacionit të NATO-së.
Objektivat që i morëm kësajë here ishin lokacionet për rreth Zhurit, ku ishin të përqendruara shumë forca serbe, me artileri të rëndë dhe mjetet tjera luftarake. Pas marrjes së këtyre informatave përsëri u kthyem në zyrën tonë ku bëmë punën e zakonshme, përkthimin dhe verifikimin e koordinatave ushtarake, dhe pastaj përcjelljen e tyre nga Kapiteni Wiggis drejt Shtabit të Rinasit dhe kështu me rradhë deri në bombardimet e tyre. Pas kësajë pune të zakonshme sa për relaks ngjiteshim lartë mbi pullazin e objektit tonë, kuptohet për të pushuar dhe për t’i përcjellë në qiellin e hapur fluturimet e aviacionit bombardues të NATO- së, që shpeshëherë mund t’i shifnim mbi hapësirën ajrore të Kukësit para hyrjes së tyre apo edhe pas bombardimeve në kthim nga Kosova. Në pullazin e banesës kishim edhe antenat e radio-lidhjeve satelitore, prej nga mundë ta bënim edhe vëzhgimin më të mirë të tyre. Gjatë mbrëmjeve të errëta shumë akcione që ishin zhvillu në afërsi të kufirit kishim mundësi që ta shifnim dhe ndëgjonim bombardimet e tyre, të akcionit të aeroplanëve bombardues të NATO- së mbi trupat serbe mbrenda Kosovës. Vëzhgimi nga pullazi, për ne ishte edhe atrakcioni dhe argëtimi kryesorë që kishim në këtë pjesë jashta qytetit të Kukësit në Shqipëri, me të cilin argëtim dhe detyrë sa më duket që të gjithë ishim të kënaqur!
Informacionet e 24 orëve të fundit
Gjatë ditës së sotme pati 639 fluturime dhe gjithashtu u qëlluan:17 armë artilerie, 2 tanke, autoblinda, 2 pozicione mortajash, automjetet ushtarake, u qëlluan edhe aeroportet në Ponikve dhe Sjenice, depot e municionit në: Velejevë, Mitrovicë, Kurshumli, Prishtinë, Boljevac, Vërshac dhe Kraljevë si dhe depo karburanti në aeroportin në Batajnicë. U qëlluan edhe kazermat ushtarake në Prizren, Sremska Mitrovicë dhe Çupri.
Në Nish u sulmua edhe rilei i radios FM dhe i TV. Sipas Ma. Gjeneral Walter Jertz tha se sulmi në Camurlija u bë mbi kazermat dhe caqet ushtarake. Gjatë ditës së sotme u qëllua edhe ura në Donje Trnjance.
Në këtë ditë u sulmua edhe tuneli në fshatin Kerk Bunar në mes të Brezovicës dhe Prizrenit i cili po përdorej nga ushtria serbo/jugosllave si vendëstrehim nga bombardimet e NATO-së. Në Kosovë pati sulme edhe në rrethin e Vitisë si dhe në Budrigë të epërme.
E diel 30 maj 1999
Siç po shifej tani, që nga ndërrimi i hartave topografike, dhe pas takimit në mes të Gjeneralëve Hendrix dhe Lama dhe Kolonelit Hannes, gjërat po lëvizin shumë më mirë dhe më tepër sakta se sa në fillim. Edhe m’u për atë ishin edhe sulmet e bombardimeve shumë më të suksesëshme. Po e them kështu sepse gati se çdo ditë e më tepër po vijnë në rritje sukseset dhe sulmet mbi forcat serbe. Edhe sot para dite, filluan goditja e objektivave që i kishim dhe ne mbrëmë vonë, kishin filluar të qëllohen me të madhe nga bombarduesit e aviacionit të NATO-së dhe tani po na kërkohen edhe shumë më tepër objektivat edhe më të reja të lëvizjes së trupave serbe direkt prej nesh! Pas dite dolëm në pazarin e Kukësit, për të blerë edhe disa gjëra që kishim nevojë.Gjatë furnizimit na u deshtë të endemi rrugës nga dyqani në dyqan deri në qendrën e qytetit të Kukësit, atje ku gjeta një kiosk të vetme me gazeta dhe revista. I thash Kapitenit Wiggis të më presë pak për derisa të marr ndonjë gazetë apo revistë që kishte aty. Aty bleva disa gazeta dhe gjeta edhe një libër të vogël nga personi të cilin e kishim idol të patriotizmit dhe intelegjencës së Shqiptarisë, një libër nga Ukshin Hoti. Menjëherë pas kësajë derisa po bredhnim rrugës, rastesisht takuam 3 ushtarë të UÇK-së të cilët ishin në moshë dhe me uniforma ushtarake të Ushtrisë Amerikane, por edhe me amblemat e UÇK-së në njërën supe, kurse në supen tjetër kishin flamurin Amerikan. Ishin ata pjesëtarët e Batalionit Shqiptaro Amerikan “Atlantiku”, të ardhur nga SHBA për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat e tyre. Ishin nga batalioni të cilit dhe vetë unë po planifikoja që t’i bashkangjitem pakë para se vendosa që t’i bashkangjitem Armatës Amerikane. Me të parë ata neve, që të tre ngurruan dhe na u afruan të na pyesnin se ç’po bënim ne këtu, si dhe prej nga ishim. Gjatë bisedës na njoftuan se kishin pakë pushim nga fronti i luftës, dhe se po shrytëzonin kohën për ta vizituar një shok të tyre të luftës që ishte plagosur dhe tani qenka në kurim në spitalin e Kukësit, ku po shërohej nga plagët e marra në luftë. Na treguan se ishin pjesë e Batalionit “Atlantiku”, ku ishin një numër i madhë i tyre të cilët kishin lënë fëmijët dhe familjet e tyre në SHBA dhe kishin ardhur për t’i tregu armikut serb se si luftohet! Na treguan se kishin korrë suksese të mëdha në shumë fronte kundër armikut gjakatar serb, dhe se kishin vrarë një numër të madh ushtarësh serb, si dhe i paskan shkaktuar edhe dëme të mëdha në material ushtarak.
Njëri prej tyre ishte nga Nju Jorku (New York), tjetri nga Filadelfia( Philadelphia-Pennsylvania) si dhe i treti ishte nga Kanetikat (Connecticut). Ushtari nga Filadelfia na tha se ishte me prejardhje nga rrethi i Kaçanikut me mbiemerin Kuka, kurse ushtarët tjerë nuk arrita t’i pyes për prejardhjen e tyre pasi se Kapiteni Wiggis shifej se e kishte siklet, dhe nuk ishte i kënaqur që ne të shifeshim së bashku me pjesëtarët e UÇK’së në mes të qytetit të Kukësit, e që kuptohet për shkaqe të marrëveshjeve që kishim nga Shtabi Ushtarak Amerikan, si dhe nga Marrëveshja NATO- OKB. Pas ndarjes prej këtyre ushtarëve të UÇK-së vazhduam më tutje për në pazar, për të blerë edhe disa pemë dhe perime, kur në ndërkohë në radio- lidhje na erdhi lajmi se për menjëherë duhet të shkojmë në zyrën tonë sepse më paskan telefonuar mua nga zyreja e Gjeneralit Lama për të shkuar dhe për të marrë informacionin më të ri për sot të detyrës që kishim. Ende pa e kry tregëtimin na u deshtë që të ikim menjëherë për në zyrën tonë. Në të kthyer në zyrë, unë me kapitenin morëm gjërat e punës dhe vazhduam rrugën për në zyrën e Gjeneralit Lama, edhe pse kësajë here Gjenerali nuk ishte aty. Kapiteni Wiggis menjëherë kërkoi të takojë ciilin do qoftë që po zavendësonte Gjeneralin Lama. Kësajë here te zyrja e Gjeneralit takuam dy ushtarakët shqiptarë: Shyqyri Shabanin (Shef i Zbulimit) dhe Selim Spahiu (Shef i Gjeneral Shtabit) për të cilët nuk e dijë saktë se çfarë grade ushtarake kishin. Biseduam rreth pikave të reja të sulmit për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë, sepse tani kishim bombarduesit e aviacionit të NATO-së që po fluturonin mbi qiell, dhe po na kërkonin caqe të reja.
Objektivat që i morëm mbrenda një kohe të shkurtë rreth 30 minutash i bëmë gati dhe Kapiteni Wiggis me kolegët tjerë menjëherë e mori në radio-lidhje Shtabin në Rinas dhe ia përcolli caqet më të reja. Mbrenda një ore veçëse filluan sulmet nga bombarduesit e aviacionit të NATO-së, kësajë here sulmet filluan mbi malet e Koshares, pastaj edhe në Planeje dhe Verbnicë. Këto sulme patëm fatin t’i përcjellim nga pullazi i pallatit tonë, aty ku pjesëtarët e grupit kishim ndërtuar tavolinë druri me karrika për rreth.
Në orën 20:00 më mori në telefon njëri nga oficerët e Ushtrisë së Shqipërisë që e takuam pakë kohë më herët, ishte Shefi i Gjeneral Shtabit z.Selim Spahiu i cili na thirri për të na treguar se atë sapo e kishin lajmëruar dhe njoftuar nga Shtabi i UÇK-së, se sapo ishte kryer ekzekutimi i sulmit të suksesëshëmm nga aviacioni i NATO-së drejt caqeve të më herëshme që kishim marrë prej tyre, mbi forcat e armikut paramilitaro ushtarako policore serbe. Ky sulm ishte parë edhe nga Forcat e Shqipërisë, që ishin të përqendruara për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë. Sulmet në këto pika vazhduan edhe deri vonë gjatë natës, sulmet të cilat mundëm t’i shofim gjatë errësirës së mbrëmjes nga drita dhe kërsimat e shpërthimeve të bombave dhe raketave nga NATO-ja jo aq largë kufirit Shqipëri-Kosovë.
Informacionet e 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit NATO kishte numrin më të madhë të fluturimeve me 772, dhe me sukses sulmuan: 12 tanke, 7 armë artilerike, 6 autoblinda, 2 pozicione mortajeh, 1 radar, automjete ushtarake dhe pozicionet ushtarake. Gjithëashtu bombarduan edhe shumë qytete tjera mbrenda Serbisë si dhe Surdulicën. Zëdhënësi i NATO-së, Kol. Konrad Freitag tha se në Surdulicë gjatë sulmit të mesnatës sot u qëllua edhe depoja e armëve si dhe kazerma ushtarake, kurse në orën 7:20 të mëngjesit ishte goditur edhe kazerma ushtarake në Vranjë, pastaj në Novi Pazar, Aleksinac, Surdulicë, Gjilan dhe Beograd. Në orën 13:25 qëllohet edhe ura mbi lumin Morava në Varvarin të Serbisë. Gjithëashtu sulmohet edhe në afërsi të fshatit Katun dhe Meredovac. Sot u sulmuan edhe pikat kufitare në Burovik, Dunav, Slavujevac dhe Preshevë. U sulmuan edhe depot ushtarake në Besinje, Beograd, Ostruznica, Vuçitërn dhe Leskovc. Sot u sulmuan edhe posti i mbrojtjes ajrore të Novi Sadit dhe Rakovicë, depot e municionit në: Mitrovicë, Surdulicë, Prishtinë, Gjilan dhe Nish. U qëlluan gjithëashtu dhe u shkatërruan depot e karburantit në Leskovc, Kraljevë dhe Somobor si dhe tuneli i autostradës e cila po shfrytëzohej nga forcat serbe si magazinë në Sremska Kamenicë. Sulme tjera u bënë edhe mbi bunkerin ushtarak në malin Avala afër Beogradit si dhe qëllohen edhe kazermat dhe magazinat ushtarake në Zuce në shpatijet e Avalës në afërsi të Beogradit. Gjithashtu shkatërrohet edhe Radio stacioni AM i Beogradit.
E hënë 31 maj 1999
Sot mbante kohë e mirë, kishim një ditë të bukur me diell edhe atë që nga mëngjesi. Nuk e dijë se pse, por mu kujtua një thënie e të madhit të kombit tonë Sami Frashërit “Pasuria dhe drejtësia janë ato që i duhen njerëzimit”, e sa më duket sot që të dyja i kishim në dispozicion. Po bëhet një luftë e drejtë dhe si pasuri kishim ne dispozicion flotën më të madhe ushtarako ajrore -amerikane, sepse në këtë arenë ne të “Operacionit të Forcave Aleate” për Kosovë ishin mbi 70% nga forcat amerikane ose siç po e quajnë atë të NATO-së. Të shtënat në mes armikut serb dhe UÇK- së, filluan të ndëgjohen sot qyshë në orët e herëshme të mëngjesit, në agim. Siç po ndëgjojmë këtu në qytetin e Kukësit, armiku gjakatarë serb po përdorë armë artilerike dhe lloje tjera të armatimit të rëndë, duke gjuajtur prej së largu në distancë, ndoshta nga Planeja, Verbica, Gorzhupi, Zhuri etj. Forcat e armikut ishin të fortifikuara mirë ditë më parë, e ndërsa trupat e UÇK-së me ndihmën e aviacionit të NATO-së po mundohen që ta shpërthejnë atë mburojë të fortifikimit të hekurt nga kufiri shqiptaro-shqiptarë në afërsi të Morinës. Gjithashtu po ndëgjojmë se po zhvilloheshin luftime të UÇK-së me ato të armikut serb të cilat ishin shumë të rrepta. Nga krismat e armëve të kalibrave të ndryshëm që po ndëgjonim këtu ku ishim në Kukës, ishte ngritë pezull Kapiteni Wiggis, doli nga zyreja dhe erdhi te paradhoma edhe na thonte se tani na duhet bërë diçka, sepse tani kemi në dispozicion sa të duam fuqinë ajrore të NATO-së edhe atë për të sulmuar ku të duam dhe sa të duam. Tani më shumë se kurrë na duheshin sa më tepër që është e mundur objektivat e reja të forcave serbe se ku po ndodheshin apo nga po shkonin sepse tani ishte koha dhe duhej bombarduar me më shumë sulme dhe sa më saktë! Na duhej informacion i rijë dhe me tempo më të shpejtë, për t’ia ndërpre të gjitha lëvizjet forcave të armikut serb. Para orës 7:00 të mëngjesit i telefonuam Gjeneralin Lama që të takohemi për konsultim te disa caqeve më të herëshme,dhe sipas mundësive të na gjejë edhe objektivat më të reja. Nga kjo telefonatë siç po dukej edhe Gjenerali ishte shumë entuziast për takimin sa më të shpejtë në mes nesh, dhe ishte i gatshëm për të na ofru çfarëdo ndihme qoftë edhe atë në çdo moment, dhe na tha se mundë që të nisemi dhe që të shkojmë te ai tani për menjëherë. Ne veçëse ishim në pritje dhe të gatshëm, menjëherë pas fjalëve të tijë u nisëm drejt zyrës së tij. Por kësajë herë për të shkuar atje ia dhamë edhe vrapit që nga dera e zyrës tonë, kështu që atë distancë disa kilometërshe për deri te zyrja e Gjeneralit e kaluam vetëmse mbrenda disa minutash. Sa për rojen në hyrje të kazermës të Ushtrisë së Shqipërisë nuk i dhamë kohë as që të na pyeste se për ku ishim nisë, pasi se neve tani që të gjithë personeli ushtarak i kazermës së Kukësit na njifnin shumë mirë sepse ishim të përditshëm. Unë vetëmse në shpejtësi i thashë se Gjenerali Lama na ka thirrë urgjentisht që të shkojmë te ai, dhe pa kurrëfarë ndalese ia dhamë shkallëve përpjetë për në zyrën e tij e cila ndodhej në katin e dytë të ndërtesës. Kësajë here nuk e pamë rojen e Gjeneralit para dere, trokitëm në derë dhe hymë mbrenda zyrës, aty ku po na priste Gjenerali Lama, i cili në fytyrë dukej se ishte mjaftë i gëzuar dhe po buzëqeshte dhe dukej i kënaqur edhe nga lajmet e aksionit të ditës dhe natës së më parme që kishte marrë, sulmet të cilët kishin qenë shumë të suksesshme.
Pa kurrëfarë vonese ia filluam punës tonë, si dhe morëm objektivat e rinjë si dhe i shqyrtuam ato të më parshmit, dhe pa humbur kohë për menjëherë u kthyem për në zyrën tonë. Pas kthimit në zyrë, hapëm hartat topografike që kishim më afër dhe filluam, unë së pari bëra përkthimin dhe verifikimin e toponimeve kurse Kapiteni Wiggis i verifikonte në hartën e madhe topografike nga muri, dhe menjëherë filloi radio-transmetimin e tyre në Shtabin e Ushtrisë Amerikane në Rinas. Pas kësajë pune u relaksuam pakë derisa nga Shtabi në Rinasit u paraqit Gjenerali Hendrix, i cili na u faleminderua për punën e bërë dhe përsëri na kërkoi që sa më aktiv që të jemi, që të gjejmë edhe caqe tjera sa më shpejtë! Gjenerali Hendrix kishte vendosë që kjo punë të kryhet sa më shpejtë që është edhe e mundur, edhe tregohej mjaftë i mllefur dhe i pezmatuar në forcat e Millosheviqit, sepse ato tani edhe më tepër kishin fillu të gjuanin mbi popullatën civile shqipëtare të pa mbrojtur. Kishte marrë lajmin edhe të krimeve që kishin bërë forcat serbe në burgun e Dubravës ku kishin vrarë me qindra të burgosur krejtësisht të pafajshëm, si dhe sulmet mbi popullatën civile në mbrendësi të Drenicës. Menjëherë pas kryerjes së bisedës me Gjeneralin Hendrix unë dhe Kapiteni Wiggis ia dhamë vrapit për të shkuar përsëri te zyreja e Gjeneralit Lama për ta takuar pa lajmëruar askend, as edhe vetë Gjeneralin! Trokitëm në derë dhe hymë mbrenda aty ku gjetëm Gjeneralin duke përfunduar edhe listën me objektivat më të reja, të posa marrura prej zyrës së Gjeneral Çekut të UÇK-së. Shpejtë e shpejtë i verifikuam dhe i konfirmuam në hartë, i kopjuam dhe përsëri pa kurrëfarë vonese ia dhamë me vrap rrugicës së shpatit përpjetë për në zyrën tonë të punës.Gjatë rrugës, nga vrapi edhe lodhja që të dy u zumë në frymë. Unë u ndala te dera që të freskojë fytyrën në çeshmen që kishim aty afër dhe kurë sapo u ktheva në zyrë, e pashë se Kapiteni Wiggis veçëse kishte fillu me ia transmetu me radio-lidhje objektivat më të reja Shtabit në Rinas. Gjatë pushimit më vonë, Gjenerali Lama na dërgoi edhe disa objektiva më të reja nëpërmjet kuririt të tij personal, i cili ishte një djalë i ri, ndoshta ushtarak i tij! U gëzuam edhe më tepër, sepse tani kishim filluar që të bëjmë mjaftë materiale me furnizim të mirë të objektivave serbe me qëllim që ta shkatërrojmë sa më shpejtë agresionin që po zhvillohej në Kosovë nga forcat paramilitaro ushtarake serbe. Për derisa ishim duke i dhënë informacionet e reja Shtabit në Rinas, mbi kokat tona veçëse filloi të ndëgjohet zhurma e motorëve të bombarduesve të aviacionit të NATO-së, që po kalonin mbi qiellin e hapur të qytetit të Kukësit për të hyrë mbrenda Kosovës, dhe për të qëlluar caqet e paramilitarëve dhe ushtrisë serbe. Menjëherë pas disa minutash filluan të ndëgjohen krismat dhe dridhjet e tokës nga bombarduesit e NATO-së që po qëllonin mbi kokat e forcave serbe jo aq shume largë prej nesh. Ne pamë se në bombardime po merrnin pjesë bombarduesit Amerikan F-14, A-10 si dhe bombarduesit e mëdhenjë B-1 dhe B-52, të cilët tani do të rrafshonin çdo gjë mbi tokë! Tani pamë edhe raste kur mbi ne silleshin aeroplanë luftarak të NATO-së dhe që po pritnin radhën e tyre për të hyrë në arenën e bombardimeve në Kosovë, për shkak se tani ndoshta kishin aktivizuar të tërë flotën e aviacionit bombardues. Bombardimet zgjatën gjatë tërë ditës, por u intensifikuan sidomos në orët e pasditës dhe mbrëmjes, dhe të cilat vazhduan deri në orët e herëshme pas mesnate. Edhe sot caqet kryesore ishin ne Verbnicë, Planej edhe rreth Zhurit, aty ku ishte përqëndrimi më i madh i forcave të armikut serb. Porosia që morëm nga Gjenerali Hendrix ishte, që nga bombardimet gjithëçka të rrafshohet me tokë, që mos të shifet me ndonjë pjesëtarë i gjallë i forcave serbe, pasi tani dihej se në këtë pjesë të Kosovës nuk kishte mbetë më popullatë civile, e gjithë popullata ishte zbrazë nga këto troje pasi se kishte shumë të vrarë e të tjerët kishin ikë, dhe kështu armiku serb bënte pastrimin etnik të të gjitha tokave shqiptare atje. Për këtë pjesë të Kosovës u dha leja që të përdoren gati se të gjitha llojet e armatimit që po dispononte Aleanca e NATO-së, tani po përdoreshin edhe bombat më të mëdha që kishin si ato më të rëndat Mavrick, bombat 200-300 kg., po edhe më të mëdha.
Gjatë mbrëmjes, në orën 20:00 shkuam përsëri që të takohemi me Gjeneralin Lama, prej të cilit morëm edhe një listë me objektivat e reja. Tani gjithëçka po lëvizte me tempo shumë më të shpejtë se më parë, diçka që ne po e pëlqenim shumë. Nga gëzimi për punën e suksesëshme që po bënim, Gjenerali Lama përsëri na faleminderoi dhe na përqafoi që të dyve, mua dhe kapitenin dhe na tha që t’i përshëndesim edhe t’i faleminderohemi edhe pjesëtarëve tjerë të grupit tonë, dhe na tha se kjo neve na jep kurajo që të punojmë edhe më shumë, sepse kjo po na kënaqë të gjithëve edhe mua po edhe juve! Përsëri u ndëgjuan krismat e artilerisë serbe, e që tani po gjuanin edhe për mbrenda teritorit të Shqipërisë, me çka po donin me siguri që të na bënin me dije se forcat serbe ende na qenkan të gjallë!
Pas takimit që patëm përsëri u kthyem në zyrën tonë për të përfunduar detyrat tona, pra, edhe këtë listë objektivash që posa e morrëm. Kur ndëgjuam kësajë here ndoshta edhe ofenzivën më të madhe se ndonjëherë të aviacionit bombardues të NATO-së, të cilët tani po qëllonin thuajse të gjitha pozicionet serbe. Meqenëse ende ishte pagëz dritë shifeshte tymi në distancë si dhe ndëgjoheshin krismat nga bombat e aviacionit të NATO-së. Nga të gjitha krismat që ndëgjoheshin më impresionuese për ne ishte krisma me Mavrick, B 1 dhe finalja me B 52 që na qetësonte (shpirtin) gjithëçka. Edhe sot bombardimet e NATO- së vazhduan deri në orët e herëshme pas mesnate.
Statusi i informatave të UÇK-së: (Kjo listë origjinale e caqeve për sulm është furnizuar nga Njësia Vëzhguese e UÇK-së, këtu nuk kemi paraqitë koordinata të sulmeve për arsye konfidenciale AE)
Situata e frontit të të dy palëve: të UÇK-së dhe armikut serb, kishte ndryshuar nga raporti i ditës së djeshme. Forcat serbe në 24 orët e fundit ishin nën presion prej bombardimeve të NATO-së, si dhe nga sulmet tona.
1- Informatat për armikun (serb)
Njësia e këmbësorisë së mekanizuar serbe, gjatë 24 orëve e cila ishte përforcuar me artileri dhe tanke, u qëllua shumë rëndë nga aviacioni i NATO-së, prej së cilës kishin humbje të mëdha në ushtarë dhe në pajisjet e luftës sidomos në zonën e Gorozhupit, Mazrekut, Damjanit dhe Majën e Kurorës.
Për disa herë forcat e armikut u munduan që të zgjerojnë teritorin e tyre duke u munduar që të shtyej forcat tona (UÇK) në drejtim të kufirit të Shqipërisë. Sipas informatave të vëzhguesve mbrenda Kosovës , atyre (armikut) iu kishin ardhë forca të reja të motorizuara mekanike dhe po bëjnë përgaditjet për të na rrethuar. Sulmi i tyre mundë që të jetë në drejtim të Majës së Prodit, Majës së Pashtrikut, Planejës dhe Gorozhupit.
Gjatë luftimeve të datës 31 Maj 1999, forcat e Ruzhdi Saramatit, hapën zjarre me artileri, mortaja dhe raketa “Kaqusha”dhe i shkaktuan humbje të mëdha në njerëz armikut. Forcat e Ruzhdi Saramatit janë në linjën 700 metra në veri-lindje të Malit të Kunorës, në pjerrtësinë pa emër në afërsi të kufirit të Shqipërisë, rreth 1klm. Në anën lindore të Malit të Pashtrikut në vazhdim lartë në veri të 3 shtëpive të Gorozhupit.
2- Informatat e forcave tona (UÇK-së)
Forcat e brigadës tonë më të re, pas luftimeve disa ditore duke luftuar me forcat e 3 batalioneve gjatë mbrëmjes së 31 Majit 1999 sollëm nga mbrendësia 1 batalion në gjendje gadishmërie që ta fusim në luftë herët në mëngjesin e 1 Qershorit 1999.
Sot gjatë ditës patëm disa shkëmbime zjarri në mes nesh (UÇK-së) dhe forcave të armikut.
Në një situatë përderisa ishin mbledhur ushtarët tanë(UÇK-së) për të dreku, armiku kishte shfrytëzu kohën e saktë dhe kishte sulmuar grupin tone të ushtarëve të (UÇK-së) të mbledhur me artileri dhe mortaja ku vrane 3 ushtarë tanë dhe plagosën 8 prej tyre. Ushtarët e lënduar rëndë u transferuan me helikopter për në Tiranë, kurse të tjerët e plagosur lehtë u trensferuan në spitalin e Kukësit, ndërsa të vrarët janë në morgun e spitalit.
Forcat tona të UÇK-së po mbajnë linjën prej 700 metrave në veri-lindje të Malit Kunora, në afërsi të kufirit të Shqipërisë në pjerrtësinë pa emër, rreth 1 klm. Ne anën lindorë të malit të Pashtrikut në vazhdim lartë në veri të 3 shtëpive të Gorozhupit.
3- Ojektivat që kërkohen të sulmohen nga NATO-ja.
-Poslishte
-Gorozhup
-Planeja
-Ljubizhda
-Kushnin
-Në drejtim të rrugës prej Mazrekut për në Gorozhup
-Në drejtim të rrugës Dedaj për në Kushnin dhe
-Kryqëzimi i rrugëve”
(Me këto informata kemi edhe koordinatat e secilit vend)
Informacionet e 24 orëve të fundit
Gjatë kësajë dite aviacioni i NATO-së i shkatërroi armikut serb: 3 tanke, 13 armë artilerike, 12 autoblinda, 6 pozicione mortajash, 1 raketë lancues dhe automjete ushtarake. Nga bombardimet u qëlluan edhe oborri i trafës së energjisë elektrike, largëpërçuesi elektrik në afërsi të Beogradit, aeroporti i Batajnicës dhe Prishtinës, objektin dihmës të raketave tokë-ajër në afërsi të Beogradit, depot e municioneve në: Gjilan, Beograd, Sremska Mitrovicë, Kurshumli,Prishtinë, depot e karburantëve në Smederevë, Novi Sad dhe në aeroportin e Sjenicës, stacioni i karburantëve në Marash, depoja inxhinierike në Shabac, depot ushtarake në: Kragujevac, Titovo Uzhice dhe Ostruznice, shabti i MUP’it në Prishtinë si dhe kazermat e Armatës së Jugosllavisë në: Novi Pazar, Leskovc, Pançevë, Beograd, Pejë, Gjilan dhe Obrenovac, kishte patur bombardime edhe në Novi Pazar si dhe në depon e armëve në Rashkë. Sot u bombardua edhe largë përçuesi afër Obranovacit.
Në qendrën e NATO-së në Mons të Belgjikës, sot gjithëashtu u bisedua nga 19 shtetet e Aleancës së NATO-së edhe për kërkesën e 50.000 trupave në rast për ndërhyrjen tokësore si dhe ruajtjen e paqës në Kosovë. Gjatë kësajë dite kemi edhe fjalët e Gjeneralit serb Vladimir Lazareviç i cili tha se Forcat e UÇK-së po ndihmohen edhe nga Forcat Ushtarake të Shqipërisë dhe për këtë arsye forcat serbe paskan sulmu me artileri vendbanimet shqiptare mbrenda dhe për rreth kufirit të Shqipërisë, ku kishte disa nga popullata civile të vrarë dhe të plagosur.
Deri më sot nga Kosova ishin larguar dhe ishin strehuar në Shqipëri 442,400 refugjatë, kurse në Maqedoni kishin shkuar mbi 249,300, në Mal të Zi 67,600 dhe në Bosnjë-Hercegovinë rreth 21,700 refugjatë. Numri total i refugjatëve nga Kosova në këtë rajon ishte rreth 781,000. Prej këtyre refugjatëve ishin evakuar për në Gjermani 72,000, për në Turqi 13,250, për në Norvegji 5,951, për në Itali 5,829, për në Kanadë 5,154, dhe Amerikë 4,894.
(VIJON)
© Pashtriku.org
__________________
NJË JETË KUSHTUAR ATDHEUT – DITAR LUFTE (VII)
Nga Ajaz Emini