SKENDER IBISHI: VIKTIMIZIMI I USHTARËVE SHQIPTAR NË ARMATËN JUGOSLLAVE

Pashtriku.org, 05. 07. 2012 – Është dëshmuar sa e sa herë se Armata Jugosllave, e ashtuquajtura «popullore», në fakt nuk ishte asnjëherë popullore. Kjo armatë që nga themelimi i saj e deri në ditët e shformësimit të saj, të paktën si një armatë e rregullt, ishte e dominuar dhe predominuar nga elementi serb, që udhëhiqej nga qarqet morbide shoveniste të kuzhinave të njohura serbomëdha, madje, që nga koha e të ashtuquajturës Lufta Nacional Çlirimtare. Për shembull, rast më eklatant është pikërisht ai i Kosovës, ku gjatë kësaj lufte aradhat e këtushme kishin shtabin e tyre suprem të LNÇ-së për Kosovën dhe Rafshin e Dukagjinit, ku komandant ishte një shqiptar, por më vonë, me ndryshimin e raportit të forcave si në fushëbetejë, ashtu edhe në kabinetet politike, pikërisht kur edhe duhej shkelur dhe mohuar vendimet e marra në Konferencën e Bujanit, e në radhë të parë të drejtat e popullit shqiptar që të vetëvendoste për fatin e vet, qarqet ushtarake-politike nisën spastrimet e kuadrove komanduese në aradhat dhe brigadat e UNÇ-së të Kosovës, dhe zëvendësimin e tyre me serbë dhe malazezë, të gjithë me biografi të «dyshimta». Dhe, çfarë ndodhi pas kësaj, dihet fare mirë në opionin tonë: u vendos administrimi ushtarak në Kosovë, do të bëhen krime të papara mbi popullin e pambrojtur shqiptar, masakra e Drenicës, Gjilanit, Tivarit etj.
Kjo politikë e qarqeve ushtarake dominoi edhe gjatë periudhës së pas luftës edhe pas vitit 1981, pas demonstratave të vazhdueshme të popullit shqiptar ndaj padrejtësive që i janë bërë nga pushtuesit sllavë. Situata aktuale politike në Kosovë, në fillim të muajit prill (1981) e detyroi kreun më të lartë ushtarak jugosllav, të ngritë shkallën më të lartë të mobilizimit në Armatën Jugosllave, e pëforcon me trupa të mëdha korpusin e Prishtinës, përforcon të gjithë mekanizmat ushtarakë dhe policorë, shërbimet sekrete, shërbimin e propagandës speciale dhe asaj publike, organet politike, organet gjyqësore, përfeksionimin i metodikës së zbulimit etj.
Të gjitha këto masa i ndërmorën, duke pasur parasysh ngritjen e vazhdueshme të ndërgjegjes kombëtare e klasore, intensifikimin e luftës së tij për të drejta e liri. Mobilizimi dhe bashkimi i paparë i popullit tonë si dhe numri i madh i shqiptarëve në AJ (çdo i treti ushtarak ishte shqiptar) ishte rrezik potencial në destabilizimin e Armatës Jugoslave, si dhe në destabilizimin e Jugosllavisë në përgjithësi. Mobilizimi i shpejtë i njësive dhe nisja e tyre për në Kosovë në prill të vitit 1981 i tronditi shumë ushtarët dhe eprorët, pasi që nuk kishin informata reth misionit të tyre në Kosovë.

——————————

DEMONSTRATAT NË KOSOVË 1981-1997, (Pjesa 1 – 2)

…………………………………

____________________________

Mendonin se në Kosovë është luftë, se atje duhej luftuar kundër popullit shqiptar, prandaj dezertuan shumë ushtarë, refuzuan urdhërat e eprorëve të tyre, shkruanin letra lamtumirëse etj.
Këtë më së miri e shpjegon më vonë gjenerali Mladen Bratiq, sekretar për informin në LK të AJ-së, i cili pati deklaruar: «Funksionarët e lartë dhe oficerët nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në Kosovë, sepse nuk janë «të marrë» të shkojnë e të vdesin në Libanin jugosllav. Atje i dërgonin vetëm naivët dhe kadetët pa përvojë, sepse të vjetrit nuk pranonin të komandonin në territorin e Kosovës.»
Shumë garnizone të Armatës të Parë mbetën me një përqindje të vogël të ushtarëve dhe eprorëve. Tani në Kosovë kishim një korparmatë të Ushtrisë Jugoslave me reth 40.000 pjesëtarë. Korparmata ka qenë e përbërë me mbi 80 për qind të eprorëve dhe ushtarëve të nacionalitetit serb, gjersa komanda e saj qind për qind me nacionalitetin serb. Veprimet e tyre si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj ishin të orientuar kundër shqiptarëve, filluan me provokime të pareshtura në orët politike dhe jashtë saj e shpeshherë edhe fyerje të rënda ndaj popullit shqiptar në përgjithësi. Nga eprorët ushtarakë shqiptarë kërkonin që para ushtarëve ta kenë si temë qendrore, situatën në Kosovë dhe t’u shpjegojnë arsyet pse Kosova nuk mund të bëhej republikë.
Në një takim të udhëhequr nga gjenerali Bunqiq, i organizuar nga Armata e Parë ishin prezentë të gjithë eprorët të lindur në Kosovë. Në këtë takim nuk u bë fjalë për çka ishim të ftuar, por për t’i provokuar eprorët shqiptarë, me pyetje të ndryshme, si psh. pse Kosova nuk mund të bëhet republikë, nëse do të merrnin detyra në Kosovë, si do të kishim reaguar ndaj «nacionalizmit» dhe «iredentizmit» shqiptar, pse nuk i lajmëronin sjelljet e dyshimta të ushtarëve shqiptarë etj. Kështu me insitimin e organit të sigurimit në foltore dual eprori Ramadan Behljuli i cili u përgjigj në pytjen e parashtruar »Pse Kosova nuk mund të bëhet Republik». Eprori Ramadani u përgjegj shkurt «Kosova nuk mundet të bëhet Republik pasi që ekziston një shtet shqiptarë» kjo përgjegje i revoltoi pa masë gjeneralin Bunçiq. Kjo përgjegje i kushtoi Ramdanit të qëndroi më tëper se një orë në foltore, deri sa i përsëriti të gjitha «arsyet« e gjeneralit Bunçiq. Gjatë të kësaj kohe maltretimet, fyerjet dhe poshtrimi ishte prezent para shumë pjesëmarësve në këtë tubim të thirrur enkas për provokime në një anë e në tjetrën przentimi i ynë para shërbit të KOS-it që ishin të pranishëm aty. Ky «tubim» zgjati më tepër se gjashtë orë.
Presioni psikik mbi eprorët, kadetët dhe ushtarët shqiptarë, e më vonë edhe masa represive në «zbulimin» e të dyshimtëve dhe largimin e tyre nga APJ-ja, kjo fushatë represive filloi qysh nga gushti i vitit 1981 me eprorin më të lartë, Sadik Sutaj, i cili u dënua me 4,5 vjet heqje lirie me të vetmin faj se kolegëve të tij ua tregoi situatën aktuale politike dhe ushtarake në Kosovë, si dhe angazhimin e njësive të blinduara kundër demonstruesve shqiptarë. Në maj të vitit 1982 u dënua edhe eprori ushtarak, Skender Ibishi, si anëtar i organizatës ilegale» PKMLSHJ» me 12 vjet heqje lirie, më vonë u zbuluan disa grupe të eprorëve dhe ushtarëve brenda AJ-së. Do t’i përmendi vetëm disa, pasi që numri i të arrestuarve në AJ ishte i madh. Më 23 mars 1983 u arrestuan eprorët, Bajram Mehmeti, Gani Lipaj, Izet Zabelaj, në dhjetor të vitit 1985 u arrestuan eprorët ushtarakë, Naim Maloku, Xhafer Jashari, Fadil Hakiu, Fadil Demiri, Ramadan Gashi, Shefqet Tahiri, ushtarët: Rrahim Bytyqi, Zeqirijah Hyseni dhe Xhemil Osmani, më 19.8.1986 u arrestuan grupi tjetër i eprorëve, Agim Mehmeti, Xhafer Kabashi, Miftar Ziba, Shabi Dërmaku, Rrahim Ademi, Xhavit Sadiku, Xhemë Ademi, (nuk është i gjallë) Musa Hoxha, civilët, Tahir Mehmeti, Enver Idrizi, Ramiz Selmani epror i aviacionit u dënua në Sarajevë, Tahir Turkaj u dënua së bashku me gjashtë ushtarë të tjerë në Gjyqin Ushtarak të Manastirit, pastaj, procesi i Zarës është drejtuar kundër tre shqiptarëve, të cilët akuzoheshin si anëtarë të organizatës ilegale «Fronti i Kuq Popullor», këta kishin për qëllim shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia. Fadil Vata dhe Murat Bytyqi u akuzuan si anëtarë të organizatës ilegale «LPRK» , Malush Ademaj u dënua me 18 muaj burgim, sepse refuzoi të shërbejë në AJ. Kjo u ka ndodhur dhe shumë të tjerëve.
Përpos dënimit nga gjykatat ushtarake, ata janë dënuar edhe nga gjykatat civile me nga tri vjet heqje lirije, me arsyetim se janë motivuar me ide «nacionaliste», në Sarajevë Ismail Rashiti u dënua me pesë vjet heqje lirie, si anëtar i grupit ilegal «Flaka e flakosur» e njëjta gjykatë ngrit akuzën edhe për 4 shqiptarë dhe u dënuan me 28 vjet burgim, me akuza se kanë formuar një organizatë ilegale para se të vinin në shërbimin ushtarak, ku qëllimi i tyre ka qenë të merrnin armatim për të luftuar më vonë në Kosovë. Fushat për zbulimin e anëtarëve të grupeve ilegale dhe individëve brenda AJ-së vazhdoi me një intenzitet të madh, duke u rritur numri i të burgosurve prej dite në ditë. Në gjykatat ushtarake, eprorët, ushtarët dhe kadetët akuzoheshin si anëtarë të organizatave ilegale të «PKMLSHJ» «OMLK» «Fronti i Kuq Popullor» «LPK» etj.
Për organet e sigurimit ishte më rëndësi të zbulohet një pjesëtar i ndonji organizate ilegale në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e tyre shqiptarë në Kosovë, e pastaj shokët e tij në shërbimin ushtarak, pa kurrfarë argumentesh i akuzonin se janë në të njëjtin grup ose organizatë. Në këto procese politike kundër veprimtarëve e patriotëve nga radhët oficerëve, kadetëve dhe ushtarëve shqiptarë përdoreshin metoda të dhunës e të torturave të ndryshme, përdorimit të grafologëve, imituesve të zërit, «detektorë të rrenave», elektro-shoku, dëshmitarë të rrejshëm, detyrimet për të nënshkruar deklara të montuara, kërcënime me likuidim, izolime, bisedat e ashtuquajtura «informative» e që u bë metoda e përditshme për të ushtruar presion në detyrimin e shqiptarëve për bashkëpunim për t’i zbuluar ata, të cilët ishin të orientuar kundër Jugosllavisë, kjo si dhe metoda tjera lënë pasoja shëndetësore te një numër të ushtarëve shqiptarë.
Në këto procese u angazhua një numër i madh inspektorësh ushtarakë, civilë dhe ushtarët policë. Kështu asokohe e pësuan shumë eprorë, kadetë dhe ushtarë shqiptarë, shumë prej tyre në procese të montuara nga organet e sigurimit ushtarak dhe atyre civil, duke i akuzuar për vepra politike, sipas nenit 133, 124, 136, lidhur me nenin 114, dhe 116, akuzat kundër vrasjeve të ushtarëve të tjerë, helmime të ujit dhe ushqimit, diversione, sabotime, moskryerjen e urdhërave të eprorëve ushtarakë, për dezertime individuale apo kolektive nga shërbimi ushtarak etj. Pra, si pasojë e një politike shoveniste ushtarake, si dhe trajtimi i tyre në shërbimin ushtarak është fakt i pakontestushëm se gjatë viteve 1981-1991 nga shërbimi ushtarak u kthyen të vdekur 73 shqiptarë, prej tyre 35 persona ( kufomat e tyre ishin të mbuluara në arkivole dhe familjeve të tyre kryesisht nuk iu lejua t`i shohin). Të gjitha këto raste janë trajtuar kryesisht si vetëvrasje.
Shtrohet pyetja se, a është e mundur që personat e tillë të aftë t’ia marrin vetes jetën, kur është vërtetuar në mënyrë të saktë se janë të aftë psikofizikisht për shërbimin ushtarak, në anën tjetër statistika e ka vërtetuar se ndër shqiptarë fenomeni i vetëvrasjeve është i rrallë, dhe është më pak i shprehur sesa ndër popujt e tjerë. A është e mundur kur kemi parasysh faktet se gjatë asaj periudhe me mijëra shqiptarë të rinj janë dënuar me burgim afatgjatë, madje deri 20 vjet, duke ushtruar forma dhe metoda më barbare, e nuk kemi asnjë rast të tentimit në vetëvrasje. Ky dyshim më së shumti është i pranishëm te vetë prindërit e prekur drejtëpërdrejt.
Nga të dhënat që posedojmë, shihet se numri më i madh i të vrarëve (më shumë se gjysma) ka ndodhur në ish-Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, gjersa në Serbi kanë ndodhur 8 raste, pastaj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Kjo tregon se Serbija ka qenë e kujdesshme që në territorin e vet të ketë sa më pak raste të tilla.

______________________

KËNGË KUSHTUAR AZIZ KELMENDIT:

……………………………………

_____________________________

Rasti i Paraqinit, më 3 shtator 1987, në ora 3:05 pa dyshim ishte një nga rastet më tipike, i cili zgjoi interesim të madh në opinionin vendor dhe atë të jashtëm. I akuzuari Rizah Xhakli u arrestua më 19.09.1987 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie, Abdylxhemil Alimani u denua me 20 vjet, Afrim Mehmeti u dënua me 13 vjet, Pajazit Aliu u dënua me 13 vjet, Shefqet Paqarizi u dënua me 7 vjet dhe, Enver Behlili u dënua me 5,5 vjet heqje lirie. Gazeta e përditshme «Politika» më 04 shtator 1987, pas rastit në fjalë shkruan: «Kelmendi shtiu në Jugosllavi», duke vazhduar «opinioni jugosllav është tmerruar, vrasësi Kelmendi, sipas të gjitha gjasave, nuk e ka tëhequr këmbëzën vetëm, ai shtiu në njërën nga shtyllat më të rëndësishme të bashkimit dhe të stabilitetit jugosllav, në APJ dhe këtë në pulsin më të ndjeshëm të qenies së saj, në rininë tonë, e cila barti gjithmonë me krenari uniformën e saj. Masakri i djeshëm në Paraqin tregon edhe njëherë në mënyrën tragjike, se »kundërrevolucioni» në Kosovë është problem jugosllav. Tragjedia në Paraqin është tragjedia e Jugosllavisë». Më 08 shtator të gjitha radiostacionet dhe shtypi i Jugosllavisë nuk lanë gjë pa vjellur kundër ushtarit Aziz Kelmendi, si «Kelmendi shtiu në Jugoslavinë, Kelmendi është shqiptar, shqiptarët shtinë në Jugoslavi, shqiptarët, pra janë armiq dhe rrënues të Jugoslavisë! Duhet të ndalen» dhe për «irredentistët» dhe «nacionalistët» shqiptarë në përgjithësi. Kjo fushatë do të rezultonte edhe me efektet negative në Burgun e Pozharevcit dhe në burgjet e tjera. Në fillim të burgosurit ordinarë ndërsehen kundër burgosurve politikë, pastaj gardianët famëkeq, pa fije dyshimi me urdhërin e drejtorëve të burgjeve, siç ka ndothur në Burgun e Pozharevcit. Kështu do të bjerë edhe viktima e parë, i burgosuri Ibrahim Kastrati, «faji» i vetëm i të cilit ishte se kishte qenë bashkëfshatar i Aziz Kelmendit. Të bisedosh me dikend për rastin e Paraqinit, në atë kohë ka qenë me pasoja të mëdha. Ismet Krasniqi është dënuar në Bosnjë me një vit burgim për asye se në një bisedë private ka shprehur mendimin» se vepra e Kelmendit në Kosovë është e kuptushme, pasi që bëhen keqtrajtime në Armatën Jugosllave ndaj shqiptarve.
Procesi i Paraqinit nxitoi forcat nacionaliste serbe drejt aplikimit të një represioni edhe më masiv ndaj ushtarëve, eprorëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Dërguan njësitë speciale ushtarake dhe policore në çdo fshat me urdhërin e gjeneralit të Armatës së Parë, Petar Graqanin, shërbimet sekrete ushtarake planifikonin të vendosnin eksplozive nëpër tubime të serbëve dhe malazezëve, likuidimin e atdhetarëve të shquar në vend dhe jashtë vendit, shkatërrimin e varrezave serbe, për t’i fajësuar shqiptarët si «terroristë» «vandalistë» me qëllim shëkputjen e Kosovës nga Jugosllavia. Më së miri shihet nga fjalimi dhe vlerësimi i admiralit Branko Mamula, sekretar Federativ i Mbrojtjes të APJ-së në të Komitetin e LKJ, më 27 shtator 1987, kur përpiqet t’i arsytojë veprimet e AJ-së dhe politikën e LKJ-së, citoj: «Në periudhën 1981-1987 në APJ janë zbuluar 216 grupe të organizuara ilegale në të cilat ishin kyçur 1435 pjesëtarë të APJ-së të kombësisë shqiptare. Është vërtetuar se disa grupe, përveç indoktrinimit, të forcimit dhe të masovizimit të radhëve të tyre, kanë planifikuar, kanë shprehur gatishmëri, kanë propaganduar, kurse disa edhe kanë përgatitur aksione më ekstreme në njësi, vrasje të eprorëve ushtarakë, helmimin e ushqimit dhe të ujit, diversione, sabotime, thyrje të depove dhe vjedhjen e armëve, eksecese grupore nacionaliste nëpër njësi, kurse grupet më ekstreme kanë shqyrtuar variantet e rebelimit të armatosur dhe shkuarjen në Kosovë me gatishmëri luftarake për t’iu bashkuar fazës së armatosur të «kundërrevulucionit», me të cilën llogaritet.» «Politika»më 4.09.1987.

________________________

Të gjitha këto akuza tregojnë përmasat ndëshkuese që kishte ndërmarrë AJ ndaj eprorëve, ushtarëve dhe kadetëve shqiptarë, si dhe arsyetimin para presionit e opionit serbë për gjoja se AJ është duke u sjellur tepër butë ndaj shqiptarëve, të cilët janë edhe më të këqijë se sa Turqit para 500 vitesh. Kritakat kryesore vinin nga gjenarali i AJ Nikola Lubiqiq, si dhe nga kisha ortodokse. Një përjashtim bënte Millovan Gjillas, i cili më parë kishte mbrojtur interesat e një Sërbije të madhe por pastaj, në një tubim të internacionalës për drejtat e njeriut në Venedik pat deklaruar» Jugoslavia ka të Burgosur Politikë më tepër se sa Bashkimi Sovjetik».Por pa marrë parasysh arsyetimet për një politikë të gabuar ndaj popullit shqiptar, pa marrë parasysh represaliet që i ka ndaj eprorëve, ushtarëve dhe kadetëve, pa marë parasysh trillimet, shpifjet që i kanë bërë, nuk ia arritën në asnjë mënyrë të na mposhtin, të na largojnë nga aspiratat shekullore, përkundrazi na kalitën edhe më tepër, na bënë edhe më këmbëngulës në qëndrimet tona të drejta.
Lista e ushtarëve shqiptarë të vrarë gjatë shërbimit në AJ prej viti 1981-1991
Emri, emri i babës, mbiemri – Vendlindja – I vrarë – Vendi
1981
1. Sami Ali Gashi Pejë 06.07.1981 Vërshac (Sërbi)
2. Besim Xhemajl Bajraktari Gjakovë 05.08.1981 Banja Llukë (BH)
3. Shaban Sadik Prushi Lipjan 02.09.1981 Split (Kroaci)
4. Halil Abib Hajrullahu Gjakovë 22.09.1981 Banja Llukë (BH)
1982
5. Sami Shani Krasniqi Dragash 12.03.1982 N. Mesto (Sloveni)
6. Abedin Selman Balaj Besjanë 07.04.1982 Sinj (Kroaci)
7. Rasim Ramadan Zekaj Preshevë 11.04.1982 Split (Kroaci)
8. Hasan Talat Sezeri Drenas 05.051982 Mostar (BH)
9. Nazmi Abdullah Muja Mitrovicë 04.06.1982 Dobrinjë
10. Izeir Rr. Sadiku Gostivar 15.07.1982 Krivollakë (Kroaci)
11. Musë Ramadan Haxhaj Therandë 20.12.1982 Split (Kroaci)
12. Latif Mehmet Zeqiri Burim 04.06.1982 Lubjanë (Sloveni)
1983
i. V Adem Binak Osmanaj Shkup 30.05.1983 Lubjanë (Sloveni)
14. Enver Selman Elezaj Shkup 04.06.1993 Split (Kroaci)
15. Mustafë A. Pantina Klinë 01.08.1983 Derventë (BH)
16. Murat Muharrem Jusufi Shkup 04.06.1983 Lublanë (Sloveni)
1984
17. Naser Sh. Gashi Skënderaj 10.06.1984 Tollmin
18. Agron Haxhi Ferizi Deçan 23.081984 B. Topollë (Sloveni)
1985
19. Abedin S. Balaj Drenas 1203.1985 Postonjë (Sloveni)
20. Ejup Fejzë Sahiti Papaz (Ferizaj) .1985 Valevë (Sërbi)
21. Fadil Xhafer Gashi
22. Fadil Selim Bërdynaj Radoc (Pejë) 24.06.1985 ?
23. Mujë T. Maqaj 16.06.1985 Benkovc (Kroaci)
24. Rexhep Ismet Balaj
1986
25. Inajet Isrefi ? Strugë 12.06.1986 Novi Sad (Vojvodinë)
26. Haki Rexhep Shatri Tomoc (Istog) 03.02.1986 Sarajevë (BH)
27. Sami Daut Shabani Zastok (Ferizaj) 09.01.1986 Zagreb (Kroaci)
28. Erdohan A. Morina Prizren 02.12.1986 ?
1987
29. Bedri N. Bajgora Vushtri 14.01.1987 Nish (Sërbi)
30. Mustafë Mumin Ramadani Bozoc (Tetovë) 27.04.1987 Strumicë (Maqedoni)
31. Qani Muharrem Shabani Rahovec 05.11.1987 Pulë (Kroaci)
32. Ibrahim Jusuf Kastrati Turjak (Rahovec) 22.09.1987 Pozharevc (Sërbi)
33. Miftar Sylë Tali B.Bokës (Gjakovë) 22.04.1987 Kutina
34. Aziz S. Kelmendi Karaçicë 03.09.1987 Paraqin (Sërbi)
35. Raif Adem Isufi Kotorr 05.12.1987 Bohinsko B (Sloveni)
36. Tafil Zahir Hyseni
1988
37. Nehat Xh.Gashi Orrëberdë 15.05.1988 Ribnice
38. Naim Ramadani Ajgeri Prizren 1988 Beograd (Sërbi)
39. Afrim Muhamet Lushtaku Prekaz i Ulët 28.06.1988 Kranj (Sloveni)
40. Osman Hajdar Ismajli Gerbic (Medvexhë) 28.06.1988 Titograd (Mali i ZI)
1989
41. Enver Shaban Ramadani Brojë 16.01.1989 Viroviticë (Kroaci)
42. Xhavit Alush Berisha
43. Hilmi Shaqir Litaj Klinë 04.09.1989 Doboj (BH)
1990
44. Vehadin Xhemshit Hajrizaj Kuklibeg 26.04.1990 Divule
45. Jetullah Haxhi Desku Siçevë 18.05.1990 Suboticë (Vojvodinë)
46. Xhevdet Hajredin Aruçi Rezallë 26.06.1990 Tuzëll (BH)
47. Enver Has ? Tetovë ? ?
48. Fatmir A. Tafaj Grejkovc 25.08.1990 V. Goricë
49. Rexhep I. Blakaj Jabllanicë ? ?
1991
50. Izet Sadri Bushi Pustenik 01.01.1991 Qupri (Sërbi)
51. Lulzim F. Rexhepi Viroviticë 16.01.1991 Viroviticë (Kroaci)
52. Samedin P. Krasniqi Tërpezë 31.08.1991 Shibenik (Kroaci)
53. Enver S. Maksutaj Orrobërdë 15.09.1991 Gjakovo (Kroaci)
54. Selman Sh. Metaj Shushicë 15.09.1991 Pakovë
55. Agim S. Gllareva Verbovc 16.09.1991 Zvor (Kroaci)
56. Tahir A. Gashi Verbovc 18.09.1991 Osijek (Kroaci)
57. Bashkim S. Krasniqi ***llak 24.09.1991 Shibenik (Kroaci)
58. Ejup S. Bedrolli 29.09.1991 Bjellovar (Kroaci)
59. Skender D. Kryeziu Çaparc 16.09.1991 Sinj (Kroaci)
60. Haki D. Morina Gllarevë 24.10.1991 Trebinje (Kroaci)
61. Burim Sh. Behramaj Mitrovicë 25.10.1991 Beograd (Sëerbi)
62. Vesel D. Duraku Damja 15.12.1991 Turanj
63. Ali S. Sahiti Komogllavë 19.12.1991 Sllunj (Kroaci)
64. Setar M. Ramadani Pejë 28.09.1991 Trebinje (Kroaci)
65. Ejup E. Gashi Bell. i Madh 21.11.1991 Llastovë (Kroaci)
66. Abedin S. Krasniqi Bell. i Madh 03.11.1991 Beograd (Sërbi)
67. Rasim R. Istrefi Kovaçicë 20.12.1991 Karllovc (Kroaci)
68. Xhevdet Z. Musliukaj Mitrovicë 23.12.1991 Utenje
69. Raif J. Miftari( kapiten) Medvexhë 27.04.1991 Zhivicë
70. Fatmir Krasniqi
71. Rasim Isrefi
72. Xhevdet Musliukaj
73. Muharrem Robelli
74. Nesim Dana nga Gjakova i vrarë nga AJ në vitin 1981
75. Fadil Talla nga Podujeva i vrarë nga AJ në vitin 1990
Të dhënat janë marrë nga këshilli i drejtave të njeriut.
Lista e eprorëve ushtarak të arestuar prej viti 1981-1990
Eprori Ushtarak u arrestua më 1981
Sadik Sutaj
Eprori Ushtarak më vitin 1982
Skener Ibishi
Grupi i eprorëve ushtarakë të arrestuar më 23 mars 1983
Bajram Mehmeti
Gani Lipaj
Bilall Hadërgjonaj
Izet Zabelaj
Eprori Ushtarak më vitin 1984
Ramiz Selmani
Grupi i eprorëve ushtarakë të arrestuar dhjetor të vitit 1985
Naim Maloku
Xhafer Jashari
Fadil Hakiu
Fadil Demiri
Ramadan Gashi
Shefqet Tahiri
Rrahim Bytyqi – ushtar (dhjetar)
Zeqirijah Hyseni – ushtar
Xhemil Ismani – ushtar
Grupi ushtarak i arrestuar më 1986
Agim Mehmeti
Xhafer Kabashi
Miftar Ziba
Shabi Dërmaku
Rrahim Ademi
Xhavit Sadiku
Xhemë Ademi (nuk është i gjallë)
Musa Hoxha – civil
Tahir Mehmeti – civil
Enver Idrizi – civil
Eprori ushtarak u arestua më 1987
Agim Krasniqi.
(Kjo listë mund të mos jetë e plotë, mund të ketë edhe gabime sa i përket ndonjë emri apo ndonjë date të caktuar, mund të ndodh të mos jenë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët janë vrarë apo janë dënuar në APJ, për të cilët ende unë nuk disponoj të dhëna.)
Deklaratat e individëve që kanë përjetuar metodat më barbare të regjimit ushtarak gjatë periudhës 1981-1990

RIZA XHAKLI 

__________________________________

Rizah Xhakli i dënuar me 20 vjet heqje lirie si pjesëmarrës në vrasje (ekstrakti i shkurtër):
Jam arrestuar më 19 shtator 1987 në Paraqin. Gjukatës hetues ishte njëkapiten i klasës së parë. Më pyeste por s’kisha çka t’i them. Më tha: »Kemi bërë masakër atje, e këtu nuk flet». Kur më dërguan për herë të parë te gjukatësi hetues, më pyeti se a dua mbrojtës. Nuk desha të pranoj, i thashë se nuk më duhet, sepse nuk jam fajtor. Gjukatësi ma caktoi për mbrojtës majorin Spaso Stojkovski nga Garnizoni i Kumanovës. Më vonë më lejuan mbrojtës civil…Kështu, nga shtatori e deri në fund të nëndorit (1987) më kanë marrë në pyetje dy inspektorë tërë ditën. Ma shanin zotin, nënën dhe krejt me rend, bërtitnin në mua. Filluan dhe të më rrahin. Më jepnin letër dhe laps të shkruaj krejt çka di për ngjarjen. Hidhëroheshin se shkruaja gjithënjë të njejtat gjëra. Më vonë nuk insistonin të mësojnë nga unë gjë të re, më thonin të flas për shokët si po flasin ata për mua, më thonin se po i mbroj ata, por po ia hap varrin vetes. Në fillim më thanë se do të dënohem me vdekje, kurse më vonë më thanë se do të marr 20 vjet. Mua më akuzonin se jam marrë vesh me Rizo Alibashiqin që ai t’ia jepë Aziz Kelmendit dy krehra me municion, dhe se gjatë kohës që ka shtënë e ka zgjuar nga gjumi Islam Mahmutin që të mos e kap ndonjë plumb. Filluan të më rrahin çdo ditë. Një ditë, një polic (quhet Blazheviq Zdravko, nga Zagrebi) më mbyelli në WC dhe më tha se do të më rrahë çdo ditë deri sa të pranoj. Një ditë po ai më nxori në shetitje dhe në fund të çdo rrethi me godiste me shufër gome duke thënë: »Këtë e ke nga Beqiqi, këtë e ke nga Simiqi… dhe ashtu për secilin ushtar të vrarë merrja nga një goditje….
Me vizitonin shpesh disa oficerë të lartë … më mbanin «fjalime», më kërcënonin më thonin se jam duke ia hapur vetës varrin. Më thonin se me siguri e kam vrarë edhe Aziz Kelmendin që t’ia humbi gjurmën. Deri sa më kanë marrë në pyetje inspektorët nuk kam pranuar asgjë (s’kisha çka të pranoja)….pastaj erdhi një gjykatës tjetër hetues (quhet Milorad Vukosav, major). Më mundonte, më detyronte të qëndroja gaditu me fëtyrë nga dera, që të mos shikoja fotografinë e Titos… Më pyeti se kë e kam në familje, kur i thashë, ai ndërhyri më fjalët» E mjera nëna jote, dhe ajo do të qajë tërë jetën për ty sikur qajnë nënat e ushtarëve të vrarë«. Një ditë tha se do të më ballafaqojë me shokët dhe me pyeti se a dua të më sjellë dhe do të më thonë « Rizah, ti e ke bërë këtë dhe duhesh të pendohesh». M’i dha deklaratat e shokëve me nënshkrimet e tyre, të cilët kishin folur për mua, por nuk besova, mendova se donte të më detyrojë t’i akuzoj edhe unë ata. Kërkova të më ballafaqojnë me Shefqetin (Paçarizi). Me shpien në dhomë tjetër, por në vend të Shefqetit ma ndezën televizorin me videorekorder ku paraqitet Shefqeti, foli duke më akuzuar. Pastaj u paraqitën fytyrat e Afrimit, Pajaziti… por pa zë…. Gjukatësi hetues më tha se do të m’i sjellë nënat e ushtarëve të vrarë që të më shohin sa i vrazhdë jam, do t’iu them, ja ku është vrasësi i më të dashurve tuaj, do të lidhim që të dukesh vrasës i vërtet do të shohim çka do të thonë ata».

SKENDER IBISHI

__________________________

Skender Ibishi epror ushtarak
Festën e Një Majit të vitit 1982 nuk e kisha planifikuar të shkoja në shtëpi pasi që pas një muaj e kisha pushimin vjetor, por komandanti i batalonit ma inponoi të udhëtoja për të ditur se si a kam familjen, pas demostratave në Kosovë. Arsyet e këtij imponimi do t’i kuptoj më vonë. Gjatë festës do të takohem me vëllaun e Bahtirit, i cili më tregoj se Bahtirin, Nusretin, Kadriun etj., ishin burgosur si dhe shtëpia ime ishte nën kontrollin dhe vrojtimin e njerëzve të sigurimit, për çfarë do të vërtetohem më vonë edhe vetë. Dy persona nga operativa e organeve të sigurimit të cilët më përcillnin këmba-këmbës kudo që qarkulloja, vetëm që nuk më thanë «Na falni zotri, ne e kemi për detyrë që tju përcjellim në çdo kohë». Tani ishte e kjartë përse komandanti i batalonit ma imponoi këtë «pushim» në vendlindje. Pas mbarimit të «pushimit» do të kthehem në garnizonin e Valevës. Në zyrën time erdhën të gjithë eprorët ushtarak të batalonit për të ndëgjuar se çka ka të re lidhur me gjendjen në Kosovë (anipse ata këtë e dinin më mirë se unë). Pasi që ju thashë se kam qenë te vëllau tërë kohën se ishte i sëmurë dhe nuk kam pasur mundësi të dalë jashtë për ta shiquar gjendjen në Kosovë, filluan provokimet e eprorëve ushtarak e sidomos kapiteni i klasës së parë Gjorgjeviq, i cili ishte edhe bashkëpuntorë i organit të sigurimit. Më 16 maj 1982, është dashur të shkojmë në stërvitje të rregullta, por kjo do të shtyhet për një ditë më vonë, siç do ta kuptoja më vonë, e gjithë kjo do të bëhet mu për shkakun tim. Të nesërmen tok me katër eprorë të tjerë, jo shqiptarë, do të më dërgojnë në Beograd, gjoja për të na testuar. Në vendë të testimit mua do të më shpien drejtë në komandën e Armatës së parë. Aty në bisedë «informative», më mori gjeneral Bunçiq dhe koleneli Jerko. Në fillim biseda dukej spontane, por gradualisht do të marrë konotacione të tjera dhe do të kalojë në politikë. Kryesisht interesimi i tyre kishte të bënte me demostratat e 81′, duke vënë theksë veçanarisht mbi aktivitetin e organizatave ilegale. Dhe, nga fundi i bisedës ata do të fillojnë t’i kërkojnë nga unë emrat e shokëve të mi në Kosovë. Unë i thashë disa emra të personave që nuk ekzistonin, gjë që këta do t’i revoltojë pa masë. Dhe, atherë nga syza do të nxjerrin një fletë me emrat e shokëve të ilegalitetit e që ishin të arrestuar në Kosovë. I njeh? – më pyetin – Shokët të shkollës fillore, u përgjigja. Pastaj në zyre hynë katër polic ushtarakë dhe më dërguan në burgun hetues ushtarak në Beograd. Gjatë hetuesis ndaj meje do të përdoren mjete dhe metoda më barbare. Dua të theksoj se gjatë tërë kohës në hetuesi (nëntëmbëdhjetë muaj të plota) më ngujuan në një qeli të vetmuar, e prej tyre, tetë muaj s’kam pasur kurrfarë kontakti me familjen e as që më eshtë lejuar shtypi. Më kujtohet kur një ditë erdhën aty dy inspektorë të sigurimit (Bashkimi dhe Lutfiu) nga Prishtina, të cilëve do t’i rrëfej për të gjitha ato sjellje të egra gjatë procesit të hetuesisë. Ndërsa ata, në vendë që të më jepin kurajo do të ma kthejnë me arrogancë «Mirë e ke këtu, po të kishe qenë në duar tona do të bënim më butë shpinën se barkun». Pas «takimit me ispektorë» nga Prishtina sjelljet e organeve të hetuesisë ishin edhe më të vrazhdëta. Kërkonin emrat e eprorëve ushtarak që i kam angazhuar në organizatën ilegale, pasi që isha i organizuar në aktivitetin ilegal në Kosovës qysh nga viti 1987, ky fakt i frigoi organet e sigurimit ushtarak se në radhët e AJ ka shumë eprorë të organizuar në baza ilegale, prandaj bënin të pamundur për të ditur se sa i kam futur «Rrënjët» ilegale në mes të eprorëve ushtarak dhe ushtarëve shqiptarë. Reth rastit tim ishin të organizuar në katër grupi, grupi i parë ishte angazhuar me mua, grupi i dytë rreth eprorëve ushtarak shqiptarë në AJ, grupi i tretë me ushtarë të garnizonit ku kam punuar dhe grupi i katër ishte i angazhuar të përcjellë proçesin gjyqësor të organizatës ilegale «PKMLSHJ» që zhvillohej në Prishtinë. Të gjitha këto grupe ishin të kordinuara mirë dhe, bënin presion psiqik dhe fizik për të ditur reth detyrave që i kam marrë nga komiteti qëndror i organizatës ilegale «PKMLSHJ-së», si do të veproja si eprorë ushtarak nëse fillonë lufta në Kosovë, roli i ushtarëve në rast të luftës në Kosovë, më çfarë detyrash kanë ardhur Osmani dhe Bahtiri në Valevë vetëm tri ditë para se të fillojnë demostratat e 11 marsit 1981, përse e kam lëshuar ushtarin Agim Sinani që të shkojë për vikend në shtëpi gjatë vrullit më të madh të demostratave të 1,2,3 prillit 1981, etj. Për këto dhe shumë e shumë pytje të tjera më pyetnin edhe nga 24 orë pa ndërpre. Në shqyrtimin kryesorë i kam pasur 26 dëshimtarë, të cilët dolën eprorë ushtarak shqiptarë dhe jo shqiptarë, ushtarë dhe civil, ca prej të cilve edhe nuk i njihja. Pas, seancave maratonike trupi gjykatës më shqiptoi dënimin në kohëzgjatje prej 12 vjet heqje lirie. Për këtë aktvendim të gjyqit ushtarak më njoftoi afër një muaj para seancës kryesore sekretari i gjykatësit, ushtari Safet nga Bosnja. Në pyetjen time si erdhe deri te kjo informatë më tha» Unë veç e kamë shtypur akvendimin tënd», pra në këtë mënyrë kanë vepruar organet gjyqësore.Shqyrtimi i lëndeve të burgosurëve shqiptarë nuk është bërë në bazë të fuqisë të argumenteve dhe dëshmive por në baza politike ndëshkuese.
Në fund të them se në atë kohë burgu hetues ushtarak në Beograd – ka qenë përplotë me ushtarë shqiptarë, të cilët kanë përjetuar në mënyrë më barbare regjimin ushtarak të armatës jugoslave. Një nga metodat më aktraktive në burgun hetues ushtarak në Beograd ishte, kur ushtarët policit të burgut e rrahin ushtarët shqiparë në shetitore në mbrëmje kur të gjithe ishin në gjumë. Bërtima e mëdha në shetitore na zgjonte nga gjumi dhe ndëgjonim skena të tmershme deri në mesnatë. me këtë metodë donin t’i friksonin të gjithë shqiptarët që ishin aty,donin tju thejë qëndrimin e drejtë dhe dinjitiz, por këtë nuk ja arritën, shqiptarët ishin edhe më të fortë dhe më këmbëngulës t’i mbrojnë aspiratat shekullore të popullit shqiptar.
– Autori ishte anëtar i organizatës ilegale “PKMLSHJ”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura