NJË MESDITË NË SHËNGJIN
Nga Elife Podvorica Jashari, Prishtinë 22. 06. 2022
I
…Jo, unë po mendoj që nr. 39 të bjen taman zonjë…, po mundohej të më bindte shitësi i patikave me kombësi rome.
“tu thaftë gjuha” i thashë me vete…unë pak e kam këmbën e madhe, veç tash ta rrisë ate edhe për një numër më shumë…
– Po e shoh sipas këmbës që ky numër duhet të jetë i saktë për ju zonjë – insistonte më tutje ai, pa e kuptuar ç po bluaja në kokë.
– Ok, u dorëzova.
– Ulu këtu pranë nuses sime dhe provoje, më tha – kur më pa që po kërkoja një vend të përshtatshëm për të provuar patikat italiane.
– Oooo, Nuse i thua bashkëshortes ende?!! – ia ktheva unë tërë shaka, derisa po mendoja’kuku, ku do të ulem unë… në një shtrat të mbuluar me një batanije që zoti e di a është pastruar ndonjëherë”.
Por, u ula tërë mirësjellje pranë ”nuses“ së tij, e cila pufatke cigaren për shtatë palë qejfe. Përballë rrinte i ulur një çunë zeshkan plotë nur në fytyrën e tij. Ishte nipi i saj.
Domethënë ti nuse e dashur, je bërë edhe gjyshe, e pyeta unë.
Pooo, pohoi ajo tërë knaqësi. Jam gjyshe nga ana e gocës, kurse kam edhe katër djem që kanë dalë jashtë.
Ehhh, dyrbeti ofshajta unë, sa për të nxitur bisedën më tutje.
Epo, s’ke çka bësh… I ngriti ajo vetullat hark, duke shtërnguar cigaren midis buzëve të trasha. Të rinjtë tash po mendojnë ndryshe… nuk janë si ne, vazhdoi ajo tërë kënaqësi.
I mora patikat me nr. 39, dhe u përshëndeta me ta miqësisht. Më falenderuan përzemërsisht me shumë respekt. Kjo nënkuptonte jo vetëm për blerjen e patikave, por edhe për bisedën ulur bri më bri me nusen e tij.
U ndava shumë e lumtur nga gjesti im… por edhe për faktin që u bëra me patika. Kisha harruar në shtëpi komplet gjërat elementare që më nevojiteshin për në plazh, e qe disa ditë isha duke ecur me km., të tëra me ca shapka për faqe të zezë.
Kur u ktheva në shtëpi, hapa laptopin dhe u mundova të gjejë literaturë të saktë për origjinën e romëve. Nga krejt çfarë lexova, e kuptova se ata ishin një popull i shpërndarë nëpër tërë botën, mirpo në krejtë këtë davaritje të tyren, në asnjë shtet, nuk kishin të drejtat njerëzore më shumë se në Kosovë, ku ata kishin edhe përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Kosovës.
U ndjeva mirë për ta, sepse nuk e pranoj neglizhencën e popujve të civilizuar ndaj një qenie njerëzore, e cila siç duket kaherë ndër shekuj ishte përzënë nga vendi prej nga e kishin prejardhjen e tyre. Në mënyrë identike ka ndodhur edhe me Çamërinë shqiptare, për të cilën politikanëve tanë u bie në mend vetëm në kohën e zgjedhjeve të vendit.
Çudi, këto Konventat ndërkombëtare që organizohen herë pas here nga tollovitë e luftërave që bëhen, duket që çdo herë i shohin vetëm interesat e popujve të fortë për të cilët brengosen se si t’u plotësojnë apetitet e pangopura. Gjithnjë në llogari të popujëve më të pafuqishëm, ashtu siç ka ndodhur me shumë popuj, në mesin e të cilëve edhe populli rom. Kundër të cilit me një vrazhdësi deri në tendencën e çfarosjejs së tyre, kishin vepruar pothuaj të gjitha shtetet demokratike të Europës.
II
Sot, herët në mëngjes, rrugës për tek plazhi im i preferuar, u përshëndeta me një grua vendëse, e cila me shumë bujari e respekt filloi të kuvendonte me mua duke ecur përbri meje gjer tek vendi i mbeturinave ku ajo ishte nisur me dy qese të mëdha në dorë. Ajo që më bëri përshtypje, ishte se gruaja mblidhte edhe mbeturina që ishin hudhur në rrugicën e lagjes së saj dhe i fuste në qeset e saja të rënduara. E luta nëse donte t’i ndihmoja, por nuk pranoi. Mirëpo, mirësjellja ime e bëri që të fillonte bisedën me mua pa drojtje. U ankua se fëmijët i kishin dalur në diasporë… e mbijetesën e siguronin këtyre ditëve të verës. Nuk harroi pa përmendur që i kishte pesë dhoma plazhi për turistët, edhe pse e kuptoi që unë kisha shtëpinë time këtu.
Epo, kështu e paska jeta. Davaritemi për një kafshatë buke …ne dy prindërit këtej e çunat nëpër botë… thoshte ajo me shiqim drejtuar pikës së horizontit, sikur donte që atje tej të shihte djemtë e saj.
Unë i dhashë komplimente për shëndetin e saj fizik dhe për energjinë që t’i rehatonte turistët, përmes së cilëve ajo siguronte kafshatën e gojës për muajt tjerë të vitit.
III
E ndëra sot po vozisja autorrugës së kombit, malet gjigante që i rrinin kurorë mbi kokë, më mbushinin shpirtin me gëzim… Kisha ndjenjën që asnjë vend nuk është më interesant dhe më i bukur se Shqipëria Mëmë. Relievi i saj madhështorë, vërtetë që ishte fole e Shqiponjës, shqiponjës që në dejtë e gjakut tonë identifikon gjenet tona shqiptare.
Dhe jam e bindur se pavarsishtë ikjes së rinisë në mënyrë masovike jashtë folesë së tyre, një ditë do të kthehen edhe më të dashur, edhe më të ditur e më të pjekur, e këto vlera do të ia dhuronin këtyre maleve e shkrepave, bregdetit gjatosh dhe familjeve të tyre që I presin me padurim……
Dhe gjersa po i afrohesha vijës ndarëse të dy shteteve shqiptare, doja të këndoja sot me zërin e jehonës së maleve të Gjeravicës, dhe të siguroja edhe gruan me qeset në dorë, edhe romen që rrufiste cigaren me afshë… edhe veten time, se një ditë do të bëhet e bukur Shqipëria, ashtu siç e kishte kënduar njëherë e një kohë Naim Frashëri, ashtu siç ishte munduar Sevasti Qiriazi për edukimin dhe arsimimin e të rinjëve. Ashtu siç kishin luftuar Isa Boletini e Hasan Prishtina, ashtu siç e kishte vajtuar mjerimin Migjeni, dhe shumë e shumë figura të shquara të Kombit tonë…
…Ashtu siç na e kishin lënë amanet Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Afrim Zhitia e shumë shok të tyre, të cilët sot gëzojnë nderin e përjetësisë si Dëshmorë të Kombit.
IV
Hyra në tokën e Kosovës, duke lënë prapa bregdetin dhe vargmalet e bukura shqiptare, të cilit këto ditë ia kishin mësyrë aq shumë turistë, të cilët po u gëzoheshin ditëve të bukura me diell…
An ⲟutstanding share! I’ve juyst forwarded this onto
a cⲟ-worker who had been doing a little
researсh on this. And he in fact orddered me breakfast simply because I found іt for
him… lol. So allow me to reword tһis….
Thaznk YOU for the meal!! But yeаh, tyanx for spending time to discusѕ this subject here on your blog.