“VIRUSI KORONA” SI ALARM I POLITIKËS DHE SINDROM I FRIKËS!

“VIRUSI KORONA” SI ALARM I POLITIKËS DHE SINDROM I FRIKËS!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 26 mars 2022

Kush i ka mediat në dorë i ka edhe mendjet e njerëzve nën kontroll! Prandaj “është shumë më lehtë t’i mashtrosh njerëzit se, t’i bindësh që janë mashtruar”, ka thënë shkrimtari amerikan, Mark Twein (1835 – 1910)

Për dy vjet rresht gjatë plandemisë kemi dëgjuar thënien “unë i besoj shkencës”! Por shkenca nuk është besim, është dije! “Mu desht të eleminoja dijen, me qëllim që t’i bëja vend besimit”, thoshte filozofi Imanuel Kanti (1724-1804).

ALARMUESJA OBSH!

Kjo ka ndodhur me PLANdeminë “COVID 19”! Politika, farmaceutika dhe zëdhënësia e elitës globale, OBSH-ja, përmes medieve qysh në fillim të kësaj murtaje të sajuar, kanë dhënë alarmin duke nxitur frikë e panik tek njerëzit. Prandaj nuk thuhet kot frika sundon botën! 

Në Mars të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Europën e konsideroi si epiqendër të virusit COVID-19, pas shfaqjes së parë në Wuhan të Kinës, në nëntor 2019… Rastet e para me “Virusin Korona” në Europë u shfaqën në fillim të shkurtit 2020 në Itali.

Deri më 13 mars 2020, të gjithë shtetet në Europë (me përjashtim të Malit të Zi) kanë raportuar të paktën një rast me COVID-19, ndërsa 18 shtete kanë raportuar të paktën një vdekje.

KORONA NË SHQIPËRI

Më 9 mars 2020 Shqipëria konfirmoi dy rastet e para të infesksionit me “virusin Korona”.

Atëkohë Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, Silva Bino, në një konferencë shtypi tha se “dy të infektuarit janë baba e bir, të moshës 54 dhe 28 vjeҫ”. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 28 vjeҫari, ka ardhur nga Italia në Shqipëri në rrugë tokësore më 26 shkurt dhe ia ka  transmetuar virusin babait të tij.” Pa humbur kohë mediat përmes politikës filluan bombardimin e opinionit me informacione për rrezikshmërinë e shëndetit publik. Në këtë situatë Qeveria e Edi Ramës menjëherë i mbylli shkollat për dy javë si dhe u anuluan të gjitha aktivitetet masive publike.

KORONA NË KOSOVË

I njëjti skenarë u zhvillua edhe në Kosovë.

Në fund të javës së dytë të marsit 2020 në Kosovë u evidentuan rastet e para të “infektimit” me virusin Korona.

Më 13 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy persona kanë rezultuar pozitiv me “virusin Korona”. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të “infektuar” ishin një vajzë e moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare.

Një ditë më pas, më 14 mars u konfirmuan edhe katër raste të reja, dy raste në Viti dhe dy në Malishevë. Qeveria Kurti1 mori vendim për të ndaluar hyrje-daljet në komunat Klinë, Viti dhe Malishevë.

Më 15 mars, u konfirmuan edhe katër raste të reja, tri raste në Malishevë dhe një në Podujevë.

Pas këtyre rasteve Ministria e Shëndetësisë i rekomandoi Qeverisë së Kosovës shpalljen e gjendjes publike emergjente shëndetësore në vend! U mbyllën shkollat dhe aeroporti i Prishtinës…

Duke u përkeqësuar gjendja në teren përmes deklaratave mediale të politikanëve, më 23 mars 2020 Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalim qarkullimin e njerëzve dhe të makinave për ditët në vazhdim, përveç rasteve emergjente prej orës 10:00 – 16:00 dhe prej 22:00 – 06:00 të mëngjesit.

Në ditët në vijim deri më 26 mars, numri i të “infektuarve” arriti në shifrën 86! Madje me 26 mars u konfirmua një person i shëruar nga ky virus alarmues!

Para dhe gjatë ditëve 13 – 26 Mars 2020…, deklaratat mediale të politikanëve, të IKSHPK-së dhe jo vetëm, më shumë kishin karakter frikësues, se sa karakter të mirëfillt informues!

KUNDËR TIRANISË MEDIALE NGA POLITIKA …

Duke u nisur nga kjo gjendje alarmuese, nga data 12 deri më 26 Mars 2020 kam shkruar disa herë kundër kësaj tiranie mediale me “virusin Korona”.

***

Më 12 mars 2020 në rrjetin tim Facebook kam shkruar:

“Politika dhe mediat po përhapin frikë kolektive duke shkaktuar më shumë dëmë se virusi i shpikur me emrin Korona! STOP FRIKËS!”

Burimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216148426359803&id=1125324528

***

Më 14 Mars 2020 në rrjetin tim FB kam shkruar:

“Politika dhe mediet po e friksojnë popullin me Virusin Korona! Njeriut me frikë i pushojnë ëndërrat për jetë! “Jeta fillon aty ku merr fund frika” ka thënë Osho 1931 – 1990. Shqipe, jeto e mos u friko!”

Burimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216160741907684&id=112532452&__cft__[0]=AZXRRH2t9tP7niv8lqzWPQkr1RwxZeoFWgmoM0jonTpRB9rVixohd73_QTkHewYqDNtXNHwZv7qLgc8Cv6QYRpg5fflMaEH9AE7Run8YhNzYzmlLWPO4spz2w_4HvGmGl40&__tn__=-UK-R

***

Dy ditë më vonë, me 16 mars 2020, në FB time kam shkruar:

“Izolimi, frika dhe panika e globalizuar nga virusi Korona, duket se do ta ndryshoj botkuptimin e jetës! Mos i jepni fuqi frikës, jetoni të qetë, pa frikë e depresion!”

Burimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216173478346087&id=1125324528

***

Më 18 Mars 2020 në FB time kam shkruar:

“Në këtë gjendje të plandemisë globale, terrorin mediatik po e ushtrojnë “shkencëtarët” e politikës dhe filialet e OBSH-së!”

Burimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216195172448426&id=1125324528

***

Më 25 mars 2020, në FB time kam shkruar:

“A ka gjë më të tmerrshme se injoranca në këtë kohë plandemie? Jo s’ka! Kur do ta kuptojmë manipulimin? Ndoshta atëherë kur elita globaliste imponon me detyrim vaksnimin dhe çipimin?!”

Burimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216254422929651&id=1125324528

***

Më 26 mars 2020, në FB time kam shkruar:

“Robotët janë të kurdisur, nuk kanë ndërgjegje! Regjisorët e Plandemisë mendojnë të krijojnë një njeri gjysëmrobot, pa ndërgjegje! Zgjohu mos fli!

Burimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216264190613837&id=1125324528

***

Edhe pas 26 marsit 2020 kam vazhduar ta kundërshtojë tiraninë e kësaj plandemie kriminale globale!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura