NJË PORTRET I GRUAS SË HEKURT – MUSINE KOKALARI

Pashtriku.org, 25. 05. 2016: Intelektuale dhe atdhetare e shquar shqiptare. Ka lindur në Adale të Turqisë. Në vitin 1921 familja e saj u kthye në Shqipëri. Fillimisht u vendosën në Gjirokastër dhe atje Musinja kreu shkollën fillore. Në vitin 1930 familja Kokalari do të vendosej në Tiranë dhe atje ajo e kreu shkollën e mesme (1937), ndërsa studimet universitare i mbaroj në Romë (1941).

 


Ka shkruar 3 libra:
1. Seç më thotë nëna plakë (1939);
2. Reth vatrës (1944);
3. Sa u tund jeta (1945).
Për shkak të bindjeve socialdemokrate – pushteti komunist – familjen Kokalari e trajtonte si ‘armike të popullit’.
Më 12.11.1944 regjimi komunist i pushkaton pa gjyq dy vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari!
Katër ditë më vonë (më 16 nëntor) arrestohet edhe Musinja, e cila mbahet 17 ditë në burg.
Në fund të vitit 1945 ajo themelon grupin e parë opozitar: “Bashkimi Demokratik Shqiptar”.
Më 23 janar 1946 arrestohet për herë të dytë dhe gjyqi ‘në emër të popullit’ e denon me 20 vjet burg.

Musine Kokalari (10. 02. 1917 – 13. 08. 1983)

Në gjyq Musinja zëshëm deklaron:
“Fakti që mendoj ndryshe nga ju s’do të thotë që e dua vendin tim më pak se ju”!
Ajo i ka mbajtur 16 vjet burg të rëndë dhe pastaj u internua në Rrëshen, ku për 22 vjet rresht punoi në bujqësi dhe ndërtimtari si punëtore llaçi!
Në vitin 1981, e dërmuar nga vuajtjet dhe punët e rënda u sëmurë nga kanceri, dhe më 13 gusht 1983 u shua nga jeta në dhomën e saj të internimit në Rrëshen!
Qoftë i paharruar kujtimi për Musine Kokalarin!

/ Editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha /

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura