St.Gallen, 29 qershor 2018: Të nderuar bashkëveprimtarë të ish-LPK-së, ish-Fondit “Vendlindja Thërret” e gjithë ju kontribues në luftën çlirimtare të UÇK-së,
Jemi në prag të pushimeve verore andaj gjatë qëndrimit në vendlindje ju këshilloj të shkoni e të pajiseni me çertifikatat përkatëse të veteranit luftëtar, pjesëtarë e pjesëmarrës i UÇK-së përmes zyrës së veteranëve.
Çertifikatën e veteranit pjesëtarë i UÇK-së, (për gjithë strukturën organizative të ish-LPK-së, ish-Fondit “Vendlindja Thërret” e kontribuesve tjerë në sektorë të ndryshëm.) Ata që nuk kanë aplikuar të marrin me vete dokumente e dëshmi që vërtetojnë organizimin në këto ish-struktura dhe dëshmitë e kontributeve personale dhe të grumbullimit të mjeteve. Edhe ata që kanë aplikuar është mirë të marrin me vete kopjen e aplikimit e dëshmitë, sepse aplikacionet janë në prokurori.
Të gjithë kontribuesit në ish-Fondin “Vendlindja Thërret” dhe forma tjera që kontribuan me 1000 e më shumë Franga zvicerane ose 1000 Marka gjermane, apo me mjete të tjera, të paraqiten te zyra e veteranëve e të pajisen me çertifikatën e veteranit pjesëmarrës i UÇK-së.
Në proces është edhe përgatitja e Mirënjohjes për kontributin e klubeve, shoqatave, bizneseve e gjithë institucioneve tjera që kontribuan me mjete e në grumbullimin e mjeteve për çlirimin e Republikës së Kosovës, ata që duan mund të pajisen që tani me çertifikatën e pjesëmarrësit.
Urime, shëndet e t’i gëzoni çertifikatat e veteranit të UÇK-së e të jemi krenarë deri në frymën e fundit për vlerat e përbashkëta që krijuam me dëshmorët e invalidët që dhanë më shumë se ne, dhe të insistojmë t’i ruajmë e afirmojmë këto vlera. E të jemi krenarë gjithashtu me brezin e ri që përmes aktiviteteve në sport, muzikë e të gjithë fusha tjera në atdhe, apo kudo qoftë në botë, na bëjnë krenar me arritjet e tyre.
LAVDI DËSHMORËVE TË UÇK-së
NDERIM INVALIDËVE E GJITHË VETERANËVE TË UÇK-së
Bashkëveprimtari juaj që shpreson se arriti të kryej deri diku përgjegjësinë që morri para bashkëveprimtarëve dhe komisionit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së.
Agush Buja, St. Gallen – Zvicër, 28. 06. ‘18