NJOHURI THEMELORE PËR PERANDORINË AXUM
Nga Sheradin Berisha
Perandoria Axum ishte një nga fuqitë më të mëdha të botës antike. Kjo perandori shtrihej në pjesën veriore të atij territori ku sot është Etiopia dhe Eritrea, dhe dikur dominonte Afrikën Lindore dhe pjesë të Arabisë. Rrjedhimisht Axum ishte i shtrirë në mënyrë të përkryer midis Deteve Mesdhe, të Kuq dhe atij Arabik. Ata flisnin një gjuhë semite dhe shkruanin me karaktere semite.
Mbretërit e perandorisë Axum sunduan nga viti 400 p.e.s deri në vitin 960 pas Krishtit.
Në kulmin e tij (shek. III–VI të e.s.), Aksum u bë tregu më i madh i Afrikës verilindore; Si rezultat, ajo u bë e pasur dhe qytetet e saj kryesore, Adulis, Aksum dhe Matara, u bënë tre nga qendrat më të rëndësishme tregtare në botën antike.
Tregtarët e saj bënin tregti deri në Aleksandri dhe përtej lumit Nil. Aksum vazhdoi të dominonte bregun e Detit të Kuq deri në fund të shekullit të IX-të, duke ushtruar ndikimin e tij nga brigjet e Gjirit të Adenit deri në Zeila në bregun verior të Somaliland (Somalia moderne dhe Xhibuti).
Gjatë shekujve II dhe III të e.s, rritja e perandorisë Axum si një perandori tregtare goditi gjithnjë e më shumë fuqinë e mbretërisë së Meroe, rënia e së cilës u shkaktua në shekullin e IV të e.s nga një pushtim Aksumit.
Feja Aksumite ishte në fakt nga fetë politeiste arabe. Ata besonin se perënditë kontrollonin forcat natyrore të universit. Megjithatë, në shekullin e IV-të, mbreti Aksumit Ezana u konvertua në krishterim nën kujdesin e një peshkopi sirian.
Mbreti Ezana e shpalli Axumin si një shtet të krishterë, duke e bërë atë shtetin e parë të krishterë në histori. Ai në mënyrë aktive e konvertoi popullsinë e tij në krishterim duke u lidhur kështu fetarisht me Egjipyin bizantin.
Në shekullin e V-të, Axumitët zëvendësuan greqishten në liturgji dhe filluan të përdorin gjuhën e tyre amtare, Ge’ez.
Në shekullin e VI-të, një mbret i Aksumit e ktheu Jemenin në një gjendje vasaliteti. Megjithatë, në pjesën e fundit të shekullit të VI-të, Persianët pushtuan Arabinë Jugore dhe i dhanë fund ndikimit Aksumite atje.
Më vonë tregtisë mesdhetare të Aksumit i erdhi fundi nga pushtimi i arabëve në shekujt VII dhe VIII të e.s.
Axum mbeti një perandori e fortë dhe fuqi tregtare deri në ngritjen e Islamit në shekullin e shtatë. Megjithatë, për shkak se Axumitët kishin strehuar pasuesit e parë të profetit Muhamed, fuqitë islame nuk u përpoqën kurrë të rrëzonin Axumin ndërsa u përhapën nëpër Afrikë.
Gradualisht, pushteti Aksumite u zhvendos brenda në popullin Agau (Agaw ose Agew), princat e të cilëve formuan një linjë të re të krishterë në dinastinë Zagwe të shekullit të XII-XIII.
Edhe pse Axum nuk shërbente më si një qendër e tregtisë ndërkombëtare, ajo megjithatë gëzonte marrëdhënie të mira me fqinjët e saj islamikë. Dy shtete të krishtera në veri të Axum: Maqurra dhe Alwa, mbijetuan deri në shekullin e XIII-të, kur më në fund u detyruan nga migrimi mysliman të bëheshin shtete islamike.
Axum, megjithatë, mbeti i paprekur nga lëvizjet islamike në të gjithë Afrikën. Për shkak të kësaj, Kisha Etiopike (ose Abisiniane) ka zgjatur deri në ditët e sotme.
Territori i kontrolluar dikur Axum sot është i pushtuar nga shtetet e Etiopisë, Eritresë, Xhibutit, Somalisë dhe Somalilandit.
Si përfundim
Kur flitet për një qytetërim të lashtë e të fuqishëm në Afrikën veriore, gjithmonë është menduar se kishim të bënim vetëm me qytetërimin e lashtë të Egjiptit. Ndërkohë që qytetërimi Axum ishte një nga shoqëritë më të hershme të krijuara në Afrikë që kishte kontakte me Evropën e lashtë dhe Azinë.
___________
Video: Axum Empire | History, Civilization & Fall
https://study.com/…/axum-empire-civilization-kingdom…
***
Axum: History of the Enigmatic World of Ancient Civilization
***
The Axum (Aksumite) Kingdom: Every Year (-400~961)
***
The Empire of Aksum (Axum)
***
Aksum – ancient kingdom, Africa
https://www.britannica.com/…/Aksum-ancient-kingdom-Africa
***
Rediscovering Axum: 10 Intriguing Insights into an African Ancient Empire
https://our-ancestories.com/…/rediscovering-axum-10…
***
Axum