OBORRI I POLITIKANËVE MILIONERË!

OBORRI I POLITIKANËVE MILIONERË!

Nga Sheradin Berisha

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt dhe të zë trishtimi,

kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta

që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita

edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin

të tan jetën e vet derisa të vdesin…”

(Migjeni – ‘Poema e mjerimit’)

***

Faik Konica, diplomati dhe personaliteti më në zë i kulturës dhe letërsisë shqiptare, në vitet 30-të të shekullit të kaluar (pikërisht në kohën e Migjenit), duke e parë Shqipërinë të katandisur në skamje, varfëri e mjerim, parlamentarëve të oborrit mbretëror, u kishte thënë: “Erdhët me nga një palë brekë në byth, ndërsa po ikni me pasuri përrallore”!

Pas 90 vitesh, duket se këtë rrugë po e ndjek edhe oborri i politikanëve të sotëm! Aktualisht njerëzit më të pasur në Shqipëri, në Kosovë dhe jo vetëm – janë politikanët! Këtë fakt të pamohueshëm e thonë shumë raporte ndërkombëtare, por edhe institucionet përkatëse vendore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar etj.

Raportohet se të gjithë politikanët që kanë:

– pozita legjislative (deputetët),

– ekzekutive (kryministrat, ministrat, zv’ministrat…) dhe

– kryetarët e qarqeve, bashkive (në Shqipëri) e atyre të komunave (në Kosovë), kanë pasuri përrallore – (të tundshme dhe të patundshme), ndërsa shumica prej tyre (veçanërisht ata të ekzekutivit) janë milionerë, ndërkohë që rreth 80% e popullsisë jetojnë:

– me paga të ulëta,

–  pa punë,

– në kushte të rënda ekonomike,

– në varfëri të skajshme, dhe për pasojë mijëra familje shqiptare po largohen nga vatrat e tyre!

Rrjedhimisht kjo klasë politike, (si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri …), edhe në këtë kohë krize më shumë po bëjnë për mirëqenjen e tyre familjare e klanore, se sa për mirëqenjen e qytetarëve.

Prandaj është koha e fundit për këndellje, për ta ndryshuar substancialisht këtë gjendje të rëndë e të padurueshme!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

BESONI SHKENCËS!

BESONI SHKENCËS! Unë besoj në shkencë, POR… Shtërngimi (Detyrimi)kushtëzimi nuk është shkencë, Mbajtja ‘ fshehja e të dhënave…