ÇKA NDODHI ME 24 SHTATOR 2023?

Nga Ali Sh. Mehmeti, 08.10.2023

Edhe dy javë pas aksionit të dështuar të grupit diversant terrorist serb, ka mendime të ndryshme se çka ndodhi?

Qëndrimi zyrtar dhe pohimi i Qeverisë së Kosovës se u tentua një aneksim i veriut të Kosovës shumë vetave ju duket i ekzagjeruar, sepse me një kompani ushtarake, sado mirë e armatosur dhe e stërvitur, aneksimi nuk do ishte i mundur. Dhe kjo qëndron. Ajo që nuk qëndron është mendimi i të njëjtëve se e gjitha do mbetej në këtë kompani. E vërteta është se kjo kompani ishte menduar vetëm sikur një shkrepës që do ta ndizte zjarrin më të madh.

Mos të harrojmë se lufta në Kroaci që filloi me 1991, filloi me barrikada prej disa trungjeve të vendosura nëpër rrugë, në emër të “mbrojtjes” së popullatës serbe në Kroaci nga “terrori” kroat i cili “filloi” pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë. Vazhdoi me angazhimin e policisë në mbrojtje të këtyre barrikadave, nëpër qytete ku serbet ishin shumicë dhe me armatosjen e popullatës lokale nga depot ushtarake dhe të mbrojtjes territoriale. Në fund edhe me bashkëngjitje të njësive të APJ-së, të cilat ishin nën komandë të oficerëve serb të shpërndara nëpër gjashtë korparmata, respektivisht nën komandë të shtatmadhorisë “jugosllave” që tanimë ishte shndërruar në shtatmadhori serbe. Njësitet që ishin nën komandë të oficerëve shqiptarë apo kroat kalonin në anën e kroatëve (Rahim Ademi, Agim Çeku …). Nga këto njësi u krijua “Ushtria e krahinës serbe”, kurse disa muaj më vonë u shpall “Republika Krahina Serbe”. Gjithnjë duke mashtruar opinionin se bëhet fjalë për popullatë lokale. Dëshmi, që nuk bëhej fjalë për popullatë lokale, mjaftojnë dëshmitë e shumë shqiptarëve që ndodheshin nëpër këto njësi dhe që kërkonin mënyra për të ikur, sepse nuk donin të luftonin kundër kroatëve për llogari të serbëve. Sot, shumica e tyre jetojnë nëpër Evropë.  

Një vit më vonë, i njëjti skenar u përdor edhe në Bosnje dhe Hercegovinë duke krijuar Republikën Srpska dhe ushtrinë me komandant Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë. Përkundër kësaj, sot e kësaj dite Serbia nuk pranon se kishte bërë agresion mbi Kroaci dhe BH, madje as që ishte pjesëmarrëse në luftë. Në këtë pikë ju ndihmoi edhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ishJugosllavinë, i cili të gjitha përgjegjësitë i reduktoi në përgjegjësi individuale.

“Republika Krahina Serbe” u fshi nga forcat e armatosura kroate e ndihmuar edhe nga perëndimorët me aksionin ushtarak “Stuhia”, kurse Republika Srpska në BH ekziston edhe sot, edhe pse u ndërtua mbi gjenocid mbi popullin boshnjak. 

Dhe në fund, skenar të njëjtë përdori vitin e kaluar edhe ushtria ruse, duke hyrë në regjionin Donbas të Ukrainës, ku iu bashkëngjit grupeve të armatosura që vepronin atje, për të “mbrojtur” popullin rus nga “torturat” e qeverisë nga Kievi. 

Pra, nuk duhet shumë imagjinatë për të rikonstruktuar planin serb në veri të Kosovës.

Fillimisht, këto barrikada, jo prej trungjeve por nga kamionë të ngarkuar me zhavorr, do i mbronte ky grup i armatosur, siç edhe ndodhi kur patrulla e policisë iu afrua, ku mbeti i vrarë Heroi i Kombit Afrim Bunjaku, reshter i policisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë do mobilizoheshin shumica e qytetarëve, pjesa më e madhe të paarmatosur (gra, fëmijë, të moshuar), kurse pjesa tjetër do armatosej nga depot tanimë të vendosura nëpër kisha, shtëpi private dhe vetura të parkuara, të shpërndara në veri të Kosovës. Njësitë e policisë, të mbetura në veri të fshatit Banjë, gjer te kalimi kufitar i Jarinjës, do mbeteshin të  shkëputura, sikur disa vite më herret, kurse rruga për Pazar të Ri në Serbi, do mbetej e hapur dhe e mbrojtur, për ardhje dhe furnizime të reja. Duke pas parasysh përvojën e serbëve në kësi lloj organizimesh, i gjithë operacioni do përfundonte për pak orë, sa që nuk do arrinin të intervenonin as policia e Kosovës dhe, aq më pak njësitë e KFOR-it. 

Pas këtij momenti mund të ndodhnin, sipas meje, dy skenarë.

KFOR ta vendos një tampon zonë ndërmjet policisë së Kosovës dhe serbëve të armatosur dhe paarmatosur, për të parandaluar intervenim e forcave policore dhe parandaluar humbjen e jetëve, që patjetër do sillte ku konfrontim. Gjatë këtij konfrontimi do mund të vriteshin edhe civilët serb nga vet serbet (kujtoni rastin Panda në Pejë në vitin 1998). Në mungesë të këtij konfrontimi do betonohej një gjende e re, ku lehtësuesit e dialogut të tipit Lajçak dhe Borel, pa përtesë dhe me nguti do konstatonin se qeveria nga Prishtina nuk ka kapacitet ta qeveris veriun e Kosovës. Prandaj kjo pjesë e territorit meriton një status special i cili edhe do vendosej, me emër “zajednicë” apo republikë, pak ka rëndësi, sepse është pak e besueshme se NATO do hapte një front të ri në Evropë?!

Në variantin e dytë, në rast se policia e Kosovës do intervenonte para se KFOR të vendoste këtë tampon zonë, me leje apo pa leje të KFOR-it, do kishte shumë viktima. Sigurisht se njësitet speciale policore do mund ta asgjësonin këtë grup terrorist, siç edhe ndodhi, por atëherë është më se e sigurt se ky grup kishte vrarë pelegrinët që ishin në kishë duke ia atribuuar fajin policisë. Dhe në fund, kjo do ishte “arsye e mjaftueshme” për të ndërhyrë ushtria e Serbisë për të “mbrojtur popullin e paarmatosur” nga “pogromi i Albin Kurtit”, që do ishte shkëputje definitive të kësaj pjese nga Kosova dhe aneksim nga Serbia.

Skenari i dytë nuk do të ndodhte vetëm në rast se, në ndërkohë NATO nuk do i kishte dërguar aeroplanët ushtarak mbi Beograd.

Por, kush e di, si do vepronte NATO? 

Për fund. Sipas të gjitha gjasave intervenimi i policisë e ka ndërprerë finalizimin e aksionit terrorist. A ka ndodh rastësisht, rastësia është mbret i botës, apo në bazë të informacioneve paraprake, nuk do ta dimë për një kohë të gjatë. Çka dimë është se, nëse vazhdon ledhatimi i Serbisë nga ata që e ledhatuan edhe gjer më tani, këto aspirata të Serbisë nuk marrin fund. Ato do marrin fund, ose kur Serbisë i thuhet qartë dhe fuqishëm, se ti nuk mund të jesh xhandar i Ballkanit, ose kur Kosova bëhet force e respektueshme ushtarake, kurse e tillë mund të bëhet vetëm kur bashkohet me shtetin amë – Shqipërinë. 

Total
0
Shares
1 comments
  1. ME 24 SHTATOR NË VERI T’KOSOVËS NDODHI NJË SULM TERRORIST NGA RUSO
    SERBIA! GRUPI PARAMILITARË TERRORISTË ME PLAN O KLAN RUSO SERBË E TË
    PËRGADITUR NGA RUSO SERBIA, PËR NDARJEN E VERIUT KOSOVËS, NDIHMUAR
    DHE FAVORIZUAR NGA EUROPA O, NGA PARALUFTË, GJATË LUFTË E, PAS LUFTË,
    DUKE NA FUTUR NË RRUGË PA KRYE DHE BURG NA FYE, DUKE E NDARË VERIUN ME URËN MBI LUMIN IBER DHE, DUKE KURTHUAR KOSOVËN ME PLAN AHTISARI
    KLAN ATIJ VARRI, QË I KERIJUAN 11 KOMUNA SERBË NË KOSOVË PO DHE DUKE
    LUAJTUR DHE SHUAJTUR TERË KOSOVËN, DUKE NDUKUR E ÇNUKUR, FALUR PA
    NDALUR, SIPAS PLANIT, KLANIT MILLOSHEVIÇ-PUTIN; QË MAQEDONISË I FALËN
    500 HEKTARË, MALIT TË ZI 10 000 HEKTARË; A, SERBISË KËRKOJNË, TENTOJNË,
    TERË E GJERË KOSOVËN SI HORRPROVËN, DUKE NA MASHTRUAR, GJËJA KEMI
    FITUAR EDHE ÇLIRUAR, PAVARËSINË, LIRINË, DEMOKRACINË SHTETIT KOSOVËS
    OH, SHKRETIT HORRPROVËS! ME SY NË BALLË, NA KANË BERË SI BUDALLË ORE,
    DUKE U TALLË, NDRRUAM E SHKELËM BETIMIN UÇK ADEM KRYLEGJENDARIT O,
    DHE DUKE NDRRUAR OR, IDENTITET EDHE INTEGRITET KOMBËTARË SHQIPTARË
    NË KOSOVARË, SIKUR KOMB JUGOSLLAVË MORE KOB TUGOSHKAVË!! TANI Q’PO
    LUAJNË ME NE, SI RUSO SERBIA DHE EUROPA E USA, DUKE NA DËNUAR O EDHE
    ASGJASUAR LUFTËN ÇLIRIMTARE TË UÇK-SË ME GJYQIN E HAGËS, KORPORATË
    KRIMINALE PËR KRIME TË LUFTËS; NUK DI KJO UDHËHEQJE KOSOVËS O, MORE
    KURTHËDREQE HORRËPROVËS; QË ME DY SY NË BALLË, SI BUDALLË A TUTALLË
    QË MORËN VETËVETIN DHE TERË VENDIN, TERË KOSOVËN, TERË SHQIPTARINË,
    NË QAFË, ME GAFË, TERË BOTA PO QESHË ME NE, E HUMBËM E SHKRUMBËM O,
    TERË LUFTËN SI FUTËN, PAVARËSI, LIRI, DEMOKRACI ËËËH MBARË SHQIPTARIE;
    HEEEJ, DO TË NA MALLKOJË DHE SHKALLMOJË GJAKU OR PRAGU SHEKULLOR
    TEMPULLOR, TERË, GJERË, PELLAZGO ILIRO E MBARË SHQIPTARISË!. MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura