PЁRGJIGJE KOMPANISЁ BANKERS PETROLEUM DHE ZGJIDHJA QЁ I KЁRKOHET QEVERISЁ SHQIPTARE PЁR 21 VITE

PЁRGJIGJE KOMPANISЁ BANKERS PETROLEUM DHE ZGJIDHJA QЁ I KЁRKOHET QEVERISЁ SHQIPTARE PЁR 21 VITE

Përgjigje Kompanisë Bankers Petroleum dhe Zgjidhja që i Kërkohet Qeverisë Shqiptare për 21 vite

Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

“. . . , n.q.se të dhënat faktike do të ishin interpretuar korrekt, kompanitë konҫesionare nuk futeshin në vendburimet tona, sepse rritja e nxjerrjes naftës me investimet e tyre, që bazohet vetëm në shfrytëzimin e sforcuar, është shumë e vogël dhe ato nuk kanë interes të investojn parat e tyre kur rrisku është i lart. Fitimi i tyre qëndron pikërisht tek manipulimi i termave në kontrata që i lejon ato të vjedhin naftën pa investuar. Prandaj vendburimet ekzistuese, kategorikisht, nuk duheshin dhënë me konҫesion, por të qëndronin nën administrimin e Kompanisë Shtetërore të Naftës Albpetrol, e cila ligjërisht është e vetmja pronare e pasurive natyrore hidrokarbure . . .” (I. Tushe – Kumtesë referuar në Konferencën Shkencore Prishtinë, 21 Maj/2022, me temë: “Shfrytëzimi i Burimeve Energjitike dhe Minerare në Gjeografinë Shqiptare në Dobi të Vendit”).

Konҫesionin Patos-Marinës, qeveria Nono në 2004-rën, kundër ligjeve të privatizimit, pa tendër dhe me favore fiskale, ja fali disa personave oligarkë të saj që pasi siguruan këtë pasuri, rishtas krijuan nga hiҫi kompaninë “Bankers Petroleum Alb” (BPAL), pa eksperiencë, pa kapital investues, pa diskutuar projektin e zhvillimit me specialistë të institucioneve shkencore dhe naftëtarët, që e zbuluan dhe shfrytëzuan atë për 5 dekada, por as me banorët në zonat për rreth, sepse këta do të përballeshin me pasojat e rënda ekonomike-shëndetësore gjatë shfrytëzimit, ashtu siҫ po vërtetohet. Qeveritë e korruptuara dhe të pa përgjegjëshme Nano-Berisha-Rama, i krijuan BPAL shumë favorizime, e përjashtuan atë nga TVSH dhe gjithë detyrimet financiare ndaj shtetit deri në mbarim të kontratës, pra konҫesioni në këtë pasuri natyrore, që në fillim e humbi qëllimin për të cilin u dha, sepse shteti humbi jo vetëm fitimin që merrte prej saj por dhe vendburimin, pasi gjithҫka doli jasht kontrollit dhe u futë në rrugën e shkatërrimit.

Kontrata, m.gj.se dështoi që në fillim të aplikimit, u mbështet nga qeveria Berisha por se ndryshoi as kjo e Ramës kur ndërroi konҫesionarin kanadez me këtë kinez. Termat e saj jo vetëm që s’u diskutuan asnjëherë, por ҫdo qeveri i shtoi këtij konҫesioni favore, bile k/ministri Rama urdhëroi institucionet e shtetit që të mos e kontrollojn atë, etj. Heqja e detyrimeve financiare dhe dhënia 100% e aksioneve, e bëri BPAL pronar me të drejta të plota mbi vendburimin dhe shteti humbi gjithë të drejtat mbi këtë pasuri. Termat e kontratës dhe favorizimet, kupola lartë politike bashkë me kompaninë i sajuan qëllimisht vetëm për interesat e tyre. Krijuan mundësinë që të manipulojn shpenzimet/investimet për punimet që kryhen në vendburim gjatë aktivitetit operativ deri tek eksporti naftës bruto, fitimet, etj., për të dal me “humbje”. Ka prova dhe dokumenta se në këtë vendburim, që po shkatërrohet plotësisht, përdoren skema të sofistikuara për grabitje masive dhe pastrim parash. Si mund të përdor qeveria kontratën e dështuar, në një pasuri kaq të madhe, sa herë që ndërron konҫesionarët oligarkë? Institucionet shtetërore përgjegjëse  bashkë me këtë kompani iniciuan dhe krijuan skemat model, që u aplikuan në gjithë vendburimet e naftës, gazit dhe në miniera, ku në sejcilin prej tyre operohet dhe grabitet njëlloj si tek Bankers Petroleum Albania. 

Kontrata duhej pezulluar që në 2-3 vitet e para, se kompania ishte me shkelje të rënda në të gjitha termat e saj dhe dilte me “humbje”. Qeveritë, majtas-djathtas (PS-PD), as e pezulluan, as u konsultuan me atë për të ndryshuar termat e saj, se kompania BPAL me këto skema të pista, orgjinale shqiptare, ndanë dhe pastron paratë që grabit, në Patos-Marinës, me kupolën e lartë politike, pushtetarët e saj në të gjitha nivelet; me para në zarf, tendera, me kompani nënkontraktore fiktive brënda apo jasht vendit dhe pronar anonim nga vetë Bankers-i dhe drejtuesit kryesor të tij, me “aksionerë” që fshehin qeveritë në konҫesion, etj. Pra, Bankers-i ka blerë heshtjen e institucioneve të shtetit që nga presidenca, qeveria, parlamenti, opozita, AKBN-ja, Albpetroli, gjykatat, doganat, policinë, mediatë, bashkitë, etj., i ka vënë ato në shërbim të tij për të grabitur gjithë këtë pasuri kombëtare dhe të pastroj paratë, prandaj ndanë fitimin me ta!.     

Propogandohet shpesh nga “specialistët” pranë qeverisë, se kemi kontrata shumë të mira, me ndarje prodhimi, etj., por pa analizuar mirë kushtet e aplikimit. Sepse kompanitë konҫesionare pasi marrinë pjesën e tyre të fitimit sipas kontratës, nëpërmjet skemave mafioze korruptive ndajnë me kupolën politike dhe drejtuesitë kryesor në institucionet përkatëse shtetërore, nga k/ministria deri tek bashkitë pranë vendburimeve, atë pjesë të fitimit (50%?) që duhet të merrte shteti. Me këto lojra të pista, kupola politike PS-PD, që qeverisë Shqipërinë në këto 35 vite, po grabitë gjithë pasuritë natyrore minerare.     

Kupola politike me këtë kompani oligarkësh, që zotron konҫesionin Patos-Marinës dhe ka peshën kryesore në nxjerrjen e naftës, e shkatërroi atë dhe gjithë industrinë nxjerrëse-përpunuese bashkë me rafineritë e saj, etj. Kjo skemë privatizimi po shkatërron gjithë vendburimet e tjera të naftës/gazit dhe minierave, si dhe uzinat/fabrikat e përpunimit/pasurimit tyre se është e njëjtë. Kompanitë sillen si pronar të tyre, nuk pyesin për ligje, as për detyrimet financiare ndaj shtetit, as për të drejtat/detyrimet e naftëtarëve apo minatorëve, sepse bashkëveprojn me klasën politike që nxjerrë ligje apo VKM vetëm në favor të bizneseve të tyre për të grabitur pasuritë natyrore. Ky “sukses” u arritë në saj të bashkëpunimit të politikës me Bankers Petroleum dhe Patos-Marinëza është epiqendra e kancerit që ka përhapur metastazat e tij në të gjithë vendburimet e tjera të naftës/gazit dhe minerave.

Duke fryer shpenzimet/investimet, BPAL ka raportuar se del me “humbje”, s’ka paguar asnjë vit tatim mbi fitimin, as akcizën për holluesin e importit, që përdoret në nxjerrjen e naftës dhe shitej si naftë kontrabandë. Prandaj autoritetet i vunë akcizë por ai që nga viti 2022 se ka paguar atë dhe bashkë me gjobën borxhi shkon 120 milion Euro. BPAL humbi betejat me ligjin por qeveria Rama-Balluku ja pezulloi atë para ca vitesh. Para dy muajësh Dogana Fier i kërkon atij të shlyej detyrimin deri në 22/11/2025, ndryshe i bllokon aktivitetin prodhues dhe financiar, por në 15/12/2025 lajmi u publikua në disa media ku Banker-si njofton se: Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, . . ”.

Zotrinjë suitat “DRIZA dhe GORANI” në Patos-Marinës kanë naftë të rëndë, tepër viskoze dhe historikisht është shfrytëzuar me hollues. Mungesa e tij, sidomos me teknologjinë tuaj, në rezervuarin naftëmbajtës rreth zonës drenimit pusit, gjatë shfrytëzimit krijohet depresion i lart, mbi të lejuarin, që shkatërron strukturën e tij, etj., dhe në sipërfaqe vjenë naftë, rërë, ujë, kurse në shtresë mbeten rezerva të mëdha nafte që s’rikuperohen dhe sjellë pasoja social-ekonomike. Prandaj, qeveria Rama midis shumë favoreve tjera ka miratuar disa ligje për akcizën e holluesit dhe ja njëri prej tyre, me VKM nr. 726/12.11.2014, “nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero”, dhe kompania BPAL thekson se ky “. . . një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, . . ”.

Po faktet flasin ndryshe, se ai s’është përdor për qëllimin që u importua, por në atë gjendje ose i përzier me naftë bruto tregtohej si naftë kontrabandë në pikat e shitjes. Në të dy rastet kjo është një naftë me cilësi shumë të dobët, nuk ҫertifikohet përdorimi si karburant se shkatërron mjetet motorike, shkakton ndotje në atmosferë dhe pasoja të rënda në shëndetin e popullatës. Kishte ankesa nga përdoruesit për cilësin e tij se shtoi difektet në mjetet motorike. Nga bilanҫet që bënë autoritetet mbi sasinë e holluesit që hynte në dogan dhe asaj që përdorej në vendburim, kishte diferenca shumë të mëdha. Pra, ju e përdorët atë për konsum, siguruat fitime nga ky biznes i jashtligjshëm dhe kjo përbën vepër të rëndë penale. Prandaj me të drejt dogana vuri akcizën dhe autoritetet e gjobën, ndërsa ju e quani bllokimin “mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore. . .”.  

Bllokimi i aktivitetit nga dogana, se BPAL s’ka paguar detyrimin, është një vendim i drejt dhe jo arbitrar, bile duhet t’a shlyejn me kamatë vonesë dhe për atë janë ndëshkuar ligjërisht. Kjo që kërkon publikisht, është një lojë kërcënimi ndaj qeverisë, që të mos ju ndërpresi aktivitetin deri në mbarim të kontratës ose ka një marëveshje të pistë korruptive midis tyre që qeveria t’i ZEROI borxhin dhe t’a largoj atë paqësisht se ka ardhë koha që këtë oligark t’a zëvëndësoj me një tjetër që t’a ketë tërsisht nën kontroll apo t’a përdor si ndërmjetës për të rivendosur reputacionin e humbur të saj me politikën perëndimore. Historia e konҫesioneve në pasuritë minerare tregon qartë se qeveria, në ҫdo 10 vjet, ndërron oligarkët por jo kontratën dhe ai që ikën merrë me vehte historinë e grabitjes dhe dëmet, shet vendburimin dhe ndanë paratë me qeverinë, ndërkohë kjo zgjedhë oligarkun tjetër që jep ofertën më të mirë.    

Zotrinjë të BPAL, kanadez apo kinez, favoret që ju kanë bërë qeveritë e korruptuara në kontratë me VKM apo urdhëra jo verbale, janë arsyja kryesore që ju veproni dhe abuzoni rëndë me pasurinë natyrore më të madhe të popullit ton. Janë pikërisht këto benefite, institucionet tona të papërgjegjshme, paaftësia, keq-menaxhimi, keq-qeverisja, etj., që ju e keni shfrytëzuar fortë mirë për të rritur dozën e abuzimeve gjatë gjithë aktivitetit tuaj në këtë konҫesion, me qëllim për të ulur fitimin që të dilni me “humbje”. Keni nxjerrë edhe mbi 2 milion ton naftë bruto/vit dhe keni dal me “humbje”! Ku i gjeni paratë që “investoni” për të vazhduar aktivitetin? ishit donatori kryesor i “Fondacionit Liri Berisha” ku ndanit paratë e vjedhura me familjen, financoni zgjedhjet elektorale/lokale, bleni mediat për reklama dhe heshtjen për skandalet tuaja apo studio ligjore këshillimore me pronar politikan dhe familiar të tyre, etj., por pse s’paguani detyrimet financiare shtetit dhe gënjeni se i shlyeni ato? Paguani vetëm një taksë minerare qesharake, zero tatim mbi fitimin dhe kur dilni me “humbje” pse s’aplikoni sipas ligjit për falimentim? Mashtroni me “investimet dhe ndihmat” në bashkitë, po sigurisht jepni lëmosha kur bleni vota për politikanët se me ata ndani dhe pastroni paratë që vidhni. Provat vërtetojn se Bankers Petroleum është një kompani operatore e korruptuar që bashkë me kupolën politike, qeveritë dhe institucionet e shtetit shqipëtar për 21 vite, veproni si një organizatë kriminale e konsoliduar që grabisni dhe shkatërroni gjithë këtë pasuri natyrore minerare.

Qeveritarë, ai pak “investim” në teknologji që bënë BPAL, s’duhej lejuar nga institucionet përkatëse se jo ҫdo gjë që kërkon operatori duhet pranuar, prandaj shteti kishte insitutet shkencore të naftës dhe specialistët duheshin pyetur, por ju i shkatërruat ato qëllimisht. Teknologji për rritjen e prodhimit, në ranorët me naftë viskoze ka plot, por ne përdorëm me sukses ato që s’kishin pasoja shkatërruese në vendburim, siҫ janë vërejtur gjatë kohës që operohet nga BPAL, sepse kjo teknologji përdoret për të nxjerr sa më shumë naftë në një kohë sa më të shkurtër se në plan të parë ky ka vetëm fitimin, por ka shkatërruar nëntokën duke lënë rezerva të mëdha në rezervuar, që s’rikuperohen më. Ky është realiteti dhe gjëndja në vendburim. Shfrytëzimi barbar me pasoja kaq të rënda s’përbën problem për BPAL se se ka pasurinë e vetë, as për ju qeveritarët dhe institucionet tuaja, se ju s’punoni për Shqipërinë po për xhepat tuaj, por n’a dhëmb ne se ajo është zbuluar me djersën, gjakun dhe me paratë e këtij populli të varfër.

Sipas BPAL, Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, . . nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator. . . jo pronar i tij . .”. Pra, BPAL s’qënka pronar i kësaj pasurie por për ҫudi mendon për shtetin! Mirë që e kuptoi tani se është operator se gjatë aktivitetit s’është sjellë si i tillë. Po qeveria e di këtë?, se në 29/09/2016 e lejoi Bankers-in kanadez ti shesi vëndburimin oligarkut saj kinez, Geo-Jade Petroleum, rreth $575 milion dhe këto i ndau me qeverinë? Operatori s’shet pasurinë e shtetit!  

BPAL në njoftim shton se, AKBN, përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, ka sqaruar se: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrinë dhe nuk lëviz më. . . mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to”. Sigurisht bllokimi aktivitetit sjellë ca pasoja po jo kaq shumë, për ato ka  vetëm një zgjidhje për të cilën duhet të mendoj qeveria. Ajo menjëherë të shtetëzoj vëndburimin dhe t’ja japi Albpetrolit, se BPAL është në hetim për abuzime, vjedhje, grabitje dhe manipulon provat: shpenzimet, investimet, fitimin, që ka dal me “humbje” deri tani për të shmangur detyrmet financiare ndaj shtetit dhe ka shkelje serioze në të gjitha termat e kontratës qysh në vitin 2004. Po hetohet për korrupsion masiv por duhet hetuar edhe për shkatërrim të pasurisë publike. SPAK-u menjëherë ti bllokoj aktivitetin, llogaritë bankare, ti sekuestroj vendburimin që të ndaloj vjedhja se faktet janë të provuara dhe ne s’kemi pse të presim fundin e hetimeve apo proҫeset gjyqësore që zgjaten me vite, prandaj qeveria ti marri vendburimin.

Presidenti “mbrojtës” i kushtetutës dhe qeveria që s’vjelë borxhin të veprojn, të mos lënë BPAL të vazhdoj aktivitetin me “humbje”, pa shlyer detyrimet fiskale dhe me shkelje në termat e kontratës. Kjo pasuri është djersa, gjaku naftëtarëve dhe paratë e popullit, prandaj ju do përgjigjeni një ditë para SPAK-ut, sot apo nesër, për këto abuzime, grabitjen masive bashkë me BPAL, etj. Kthejani pasurinë popullit, sot se nëser është vonë, vlerësoni dëmet dhe ҫojeni atë në arbitrazh që të paguaj të gjitha detyrimet financiare që nga fillimi. Këtë kërkojm ne, populli. Çdo gjë është fare e thjesht por ju s’keni dëshirën se doni t’a vidhni dhe shkatërroni atë, se specialistët dhe punonjësit shqipëtar e kanë shfrytëzuar dhe po e shfrytëzojn këtë pasuri, ajo vetëfinancohet, kurrë s’ka patur dhe s’ka nevojë për investime të huaja ose vendase nga oligarkët tuaj. Konҫesionet i krijuat ju, kupola politike PD-PS, me qëllim për t’a grabitur dhe shkatërruar këtë pasuri kombëtare. S’na duhen këto kompani hajdutësh që vetëm grabitin pasuritë tona.   

Kujt i ka shërbyer apo shërben vazhdimi i aktivitetit, veҫse BPAL me nënkontraktorët fiktive dhe organizatës kriminale ku përfshihen, kupola politike PS-PD dhe gjithë zinxhiri drejtues institucional që nga k/ministria-ministritë përkatëse, AKBN-ja, Albpetroli, mediat pranë tyre, doganat, drejtësia që hap e mbyll dosje korrupsioni, deri tek bashkitë Fier, Patos, Roskovec dhe të preferuarit e tyre me studiot ligjore, etj., që mbushin skemat korruptive. Bankers-i me këta ndanë atë pjesë të fitimit, që në kontratë i takon shtetit, i cili merrë zero tatim mbi fitimin. Ne i njohim pasojat nëse ndalet aktiviteti por dhe dëmet e mëdha që Bankers-i ka shkaktuar në vendburim, në financat e shtetit, privatëve, ndotjen masive të ambientit, shëndetin e popullit, etj., që s’riparohen dhe do i kushtojn miliarda Euro shtetit. Këto janë disa herë më të mëdha se dëmtimi i 12 kilometër tubacion. Prandaj shtetëzimi vendburimit dhe bllokimi aktivitetit, për arsyet që trajtuam, është zgjidhja e vetme dhe ligjore, shmangen pasojat dhe pasuria i kthehet popullit se po shkatërrohet nga grabitqarët e kompanisë dhe pushtetarët tanë. Bakers-i është në hetim, ne s’kemi pse ti lëmë akoma fushën e naftës që t’a shfrytëzoj barbarisht dhe të vazhdoj grabitjen. Këtë t’a operoj Albpetroli dhe ju siguroj se del me shumë fitim, i cili të shkoj për rritjen e mirqënies popullit! Por është kërkesë teknike që puset të reduktojn prodhimin dhe të kalojn në regjim optimal shfrytëzimi, të studiuar dhe kontrolluar nga specialistët tanë, që të shpëtohet nga shkatërrimi i mëtejshëm.  

Shtetëzimi dhe kalimi vendburimit Albpetrolit, i zgjidhë “pasojat serioze” me të cilat BPAL gjoja “kërcënon” qeverinë që të zhbllokoj aktivitetin se “. . do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë . .”, se dalin nga puna 420 punonjës të saj, rreth 5,000 të nënkontraktorëve që disa mund të jenë fiktiv për të ndarë dhe pastruar paratë e vjedhura, por edhe 1,300 të Albpetrolit. Jo, të gjithë do punojn, sasia naftës që del do jetë reale se ka prova që BPAL gënjen në raportimet e tij. Tubacionet, depozitat, 1,000 puset, impiantet e përpunimit, etj., që janë pronë shteti dhe Bankers-i vetëm i ka bojatisur do jenë më të sigurta, do mirëmbahen sipas kushteve teknike dhe puna do vazhdoj pa ndërprerje. Do mbushet buxheti shtetit me fitimin që del nga nafta se fatkeqësisht vidhet prej 21 vitesh, do përmirsohen kushtet e punës dhe rriten rrogat e punonjësve dhe sa për pushtetin vendor, komunitetin rreth zonës naftëmbajtëse, jetën apo pronat e tij, etj., do mendoj qeveria e re apo Albpetroli i ri si dikur para privatizimit të vendburimit. Pra, gjithҫka do bëhet shumë më mirë se punonjësitë janë bijët e popullit dhe kjo është pasuria e tyre!    

Bankers-i konҫesionin, e mori jo se e meritonte por se drejtuesitë janë oligarkë të qeverisë dhe bashkë kontrollojn aktivitetin, ndajnë fitimet, shmangin detyrimet financiare, pastrojn paratë që grabisin, etj. Vetëm rishtetëzimi vendburimeve minerare krijon Fondin Sovran, “ëndërra e qeverisë Rama-Balluku”.  Këto para të investohen për mirqënien e popullit, në sektorin e dështuar të kërkimit që të zbulohen rezerva të reja në zonat perspektive, të ndërtohet rafineria që shkatërroi k/ministri Rama se me urdhër të tij ajo s’u furnizua me naftë bruto, për të kënaqur oligarkët e importit karburanteve dhe BPAL, ku pas tyre fshihet Engjëll Agaҫi me gjithë organizatën kriminale. Populli kërkon DREJTËSI. Bankers-it,grabit pasurinë natyrore prej miliarda Euro ti bllokohet aktiviteti, llogaritë bankare, ti paguaj gjithë detyrimet shtetit, dëmet e shkaktuara në vendburim, privatëve, për reabilitimin e sipërfaqes së ndotur masivisht, etj., se n’a ka mashtruar me skema mafioze dhe para se të largohet andej nga erdhi t’a hetoj SPAK-u! Ne jemi zotër në këtë pasuri se e zbuluam dhe shfrytëzuam në 5 dekada, dimë më mirë se BPAL t’a menaxhojm dhe shfrytëzojm atë, pa e shkatërruar, pa ndotur ambientin, pa helmuar popullin dhe t’a përdorim me nikoqirllëk që kjo pasuri të n’a shërbej ne dhe brezave të ardhshëm të kombit shqipëtar.

Zotrinjë të Bankers-it me mediat që financoni i bëni thirrje: “. . . institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. . . se vendimet e kontrollit. . . janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore . .”. Me këtë thirrje ju doni të mashtroni publikun, se institucionet dhe qeveria jonë për ju punojn dhe janë anëtar të skemave korruptive që bashkë i keni krijuar, kurse për “. . . klauzolën e Forcës Madhore . . . të Marrëveshjes së Hidrokarbureve. . . , të nënshkruar me shtetin shqiptar”. Ky kërcënim i bëhet prapë publikut, që të dal kundër qeverisë për borxhin, por ajo po heshtë se me ju është dhe këto marëveshje të pista me favore të tilla që keni bërë ju me qeveritarët tanë zagar janë jo vetëm të pa pranushme llogjikisht, po as ekzistojn, as kompensohen sepse në asnjë cep të botës s’ka konҫesione falas! Lidhur me “një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës . .”. A e dini ju se këta janë ish drejtuesit tuaj, që me ju në krye dhe qeveritarët tanë, i keni grabitur shqiptarëve naftën dhe populli ju ka denoncuar në SPAK para jush? Hetimet po vazhdojn por rezultatet dhe vendimi gjykatave do kohë se nga vendburimi, për 21 vite, mendoj se janë nxjerr mbi 30 milion ton naftë, me vlerë tregu 15-20 miliard Euro dhe shteti ynë s’ka marrë asnjë qindarkë prej saj, se i gjithë ky fitim është ndarë midis jush. Kjo pasuri është e shqiptarëve dhe kompania Bankers Petroleum duhet të n’a kthej paratë që n’a ka grabitur!

Sjellja me arrogancë dhe me mashtrime e drejtueseve kryesor të Bankers Petroleum ndaj punonjësve të saj dhe në tërësi me abuzime, tashmë të provuara në grabitjen masive në këtë konҫesion dhe shantazhimi që po n’a bëjnë me festat apo veset e tyre të shfrenuara, që besoj se edhe në vendin e tyre s’ndodhin, tregon qartë se këta janë fytyra e vërtetë e qeverisë shqipëtare dhe institucioneve shtetërore që ajo ka ndërtuar. Këto kanë humbur tërësisht monitorimin mbi konҫesionin dhe bashkë me BPAL, jo vetëm që po n’a grabisin dhe shkatërrojn këtë pasuri natyrore por me këto para dhe duke shfrytëzuar varfërinë që i kanë krijuar popullit ton, kanë arritur deri atje sa këtë biznes t’a kthen në qëndër prostitucioni. Kjo kupolë e lartë politike PS-PD bashkë me këta oligarkë, hajdutë me kollare shumëngjyrëshe, kanë zënë prej gryke gjithë politikën shqiptare për të shpëtuar kokën, familjet e tyre dhe pasuritë që po n’a grabisin!   

Qeveria Rama-Balluku-Denaj-Ibrahimaj që i pezulluan detyrimin për disa vite heshtin, Albpetroli pronari ligjor i pasurisë po ashtu, AKBN-ja që është përgjegjëse për situatën e krijuar nga mungesa e monitorimit prej saj, në vend që të detyroj BPAL të shlyej borxhin, në letrën e saj, urdhëron Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Ministrinë e Financave që të mos i bllokojn aktivitetin, pra indirekt edhe qeverinë që ti fali borxhin 120 milion Euro, por shteti e fitoi me gjyq dhe Bankers-i nuk e pagoi atë në afatin e caktuar. Referuar mediave të pavarura, pas këtij afati, k/doganieri dhe Ministri i Financave i bllokuan shlyrjen e tij deri në 31/12/2025, në mënyrë që Bankers-i të përfitoj nga ligji i miratuar dhe i shumë diskutuar i “Paqes Fiskale” që hyri në fuqi në Janar/2026 dhe fal detyrimet tatimore të krijuara mbi 10 vjet për bizneset. Të gjithë erdhën në përfundim që borxhi të “ZEROHET”, pra u vërtetua se qeveria me BPAL janë bashkë dhe borxhi doganor s’ka pse shkon në arkën e shtetit por të ndahet midis tyre sipas skemës së grabitjes dhe të dy palët fitojn! Ndërkohë, urdhëri Doganës Fier për Bankers-in ishte një lojë e qeverisë Rama për mediat dhe publikun që të merren ca kohë me këtë dhe jo me skandalet më të rëndësishme të saj?         

Pse ky paleo ministër dhe k/doganier, bëjnë pazare të pista me Bankers Petroleum që të mos paguaj detyrimin doganor sipas ligjit, por e këshillojn atë si të fitoj nga “Paqa Fiskale”? A kanë përgjegjësi ligjore këta drejtues institucionesh që zbatojn urdhëra jo verbale, të paligjëshme, të këtij k/ministri të dekompozuar, i cili vazhdimisht gjatë qeverisjes tij, favorizon posaҫërisht BPAL që po n’a grabitë dhe shkatërron këtë pasuri natyrore marramëndëse, Arin e Zi, në Patos-Marinës? Këto pazare janë pjesë e skemave të kësaj qeverie që stimulon oligarkët në kurriz të popullit, për të grabitur dhe ndarë me të fitimin që del prej saj, me qëllim që kontributi në ekonomi të jetë ZERO. Aktiviteti i BPAL, i pa monitoruar nga AKBN, etj., dhe keq-qeverisja, keq-administrimi, etj., bëri që kjo pasuri minerare jo vetëm që si shërben zhvillimit social-ekonomik të kombit ton, por ka mbi 30 vite që n’a është kthyer në një mallkim se ka krijuar ndotje masive të ambienti në gjithë sipërfaqen e saj, që është mbuluar me pellgje bitumi, mbeturina nafte, derdhja e tyre ne lumenjet per rreth dhe gazrave helmues qe shkarkohen në atmosferë, e kanë kthyer atë në një “Çernobil” me pasoja të rënda vdekjeprurës për banorët e zonës dhe me gjërë deri në det!

Ky preҫedent i rrezikshëm, ka prekur jo vetëm BPAL, por edhe gjithë kompanitë konҫesionare në vendburimet tjera të naftës/gazit si Visoka, Ballsh-Hekali, Cakran-Mollaj, Gorisht-Koculi, Amonica, Kuҫova, etj. E njëjta situatë është në miniera, vidhen ato të kromit me cilësi të lartë, të bakrit me përmbajtje të mineraleve të rralla, të hekur-nikelit, etj., që janë shumë të kërkuara në tregun botëror. Të gjitha janë shëmbëlltyra e BPAL, kanë detyrime financiare ndaj shtetit por si paguajn, kanë shkaktuar pasoja të njëjta në këto vendburime dhe në ekonominë tonë, etj. Sejcili prej tyre është një Bankers Petroleum më vehte dhe duhet ti hetoj SPAK-u, ti pezulloj aktivitetin operativ, ti sekuestroj llogaritë bankare, etj., dhe hajdutët të mos i nxjerr nga burgu. Pra, gjithë teritori ynë është në emergjencë dhe duhet shpëtuar nga organizata e plaҫkitësve PS-PD me oligarkët e tyre. I bëjë thirrje publike partive të reja opozitare, socialistëve dhe demokratëve, nëse ka mbetur ndonjë patriot, që t’a bëjnë këtë kauzë të tyre dhe të ndalojn këtë grabitje masive dhe shkatërrim të pasurive natyrore minerare! Ti konsiderojn të jashtëligjëshme të gjithë tenderat dhe konҫesionet, që do japi kjo qeveri e papërgjegjëshme në këtë periudhë kaq të trazuar!    

Gjatë 2024-ës, Rama-Balluku, “specialistët” dhe mediat e tyre, n’a mbytën me propogandë për një grumbullim nafte/gazi rreth Shpiragut që do ndryshonte Shqipërinë dhe Europën, por prania tij ngriti pikëpyetje bashkë me “Fondin Sovran”. Këta n’a mashtruan duke i quajtur modeste pasuritë minerare të zbuluara, që i shfytëzuan me kujdes naftëtarët, minatorët dhe specialistët tan dhe me të ardhurat e tyre u ndërtua Shqipëria. Propoganda kishte qëllim të ligjëronte grabitjen e tyre, të shuante zërat kritik dhe të shkatërronte me themel atë që ka mbetur nga industria naftës dhe ajo e minierave. Situata ҫdo ditë po rëndohet dhe bëhet alarmante, ato po gërryhen nga grabitja masive, po shkatërrohet gjithҫka, punonjësit kërkojnë të drejtat e tyre dhe populli varfërohet, por heshtja 30 vjeҫare e politikës mbi këtë katastrofë të paparë në rruzullin tokësor vazhdon. Ka mungesë të plotë përgjegjësie nga qeveritë politike, institucionet e shtetit, opozita, drejtësia dhe sidomos SPAK-u, parlamenti që ligjëroi privatizimin dhe deri presidentët e republikës që e miratuan atë dhe që po e lejojn akoma masakrën. Asnjeri s’reagon, të gjthë heshtin se janë pjesë e kësaj grabitje masive dhe nuk kanë dëshirë të veprojn se ju cenohen interesat e tyre financiare!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura