PЁRJASHTIMI I FAZLI VELIUT DHE MUSTAFЁ XHEMAJLIT NGA KP I LPRK-ës, MЁ 3.V.1986

PЁRJASHTIMI I FAZLI VELIUT DHE MUSTAFЁ XHEMAJLIT NGA KP I LPRK-ës, MЁ 3.V.1986

Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës

Në mbledhjen e KP të LPRK-së të datës 3.V.1986, Këshilli i përgjithshëm neve, anëtarëve të këtij Këshilli, Gjonin dhe Veliun, na deklaroi të larguar nga ky organ në mënyrë arbitrare. Ky deklarim është i shpejtuar, i paarsyetuar, jashtë çdo procedure dhe në kundërshtim me frymën shoqërore, demokracinë e brendshme të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Ne edhe në mbledhje e treguam se nuk e pranojmë këtë deklarim arbitrar, prandaj ju ftojmë që edhe një herë ta rishikojmë këtë çështje, Pasi që: në mbledhjen e KP të LPRK-së të datës 16.III.1986, ne u dhamë materialin “Vetëm me organizim të mirfilltë parimor të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës do të fitojmë statusin e Republikës”, u propozuam që të shqyrtohet nga anëtarët e KP-së, të diskutohet nga KP dhe pastaj të vendoset në mbledhjen që pason për t’u lëshuar ose për t’u mos u lëshuar te aktivistët e Lëvizjes, ashtu siç ka vepruar Këshilli me çdo inisiativë që ka buruar nga anëtarët e KP-së.

Në mbledhjen që pasoi, të datës 3.V.1986 u propozua dhe u pranua ky rend i rregullt i punës:

1. Leximi i letrës që ka të bëjë me materialin që është propozuar për shqyrtim në mbledhjen e datës 16.III.1986.

2. Analizë e punës së KP të LPRK-së me masa në vise të huaja (Demonstrata e Gjenevës, Një Maji).

3. Kontributi ynë si anëtarë dhe kolegjiumi për çështjen tonë, për detyrat e kryera, përgjegjësia, uniteti.

4. Përgatitja dhe mbajtja e demonstratës së qershorit në prag të Kongresit të XIII-të të LKJ-së.

5. Rezyme e Mbledhjes Vjetore të Redaksisë të “Zërit të Kosovës”, të propozuar për shqyrtim, në mënyrë arbitrare na u deklarua përjashtimi ynë nga KP, pa bërë analizë paraprake lidhur me këtë hap, dhe demonstrativisht e lëshuat mbledhjen. Siç doli nga kjo mbledhje ju nuk u pajtuat me materialin që u dha në diskutim në kuadër të organit tonë KP, gjë që është e drejt e çdo anëtari të veçantë të shprehë mendimin e vet lirisht, po aq sa ishte e drejtë e jona që propozuam atë material për diskutim në KP. Pra, çdo gjë deri këtu është normale, don të thotë edhe mosaprovimi i këtij materiali, por është jo e drejtë nga ana juaj, që për këto mendime të lira që u shprehën në material dhe që nuk kërkuam t’i imponojmë në kuadër të organit ku bëjmë pjesë, të ndërmirren hapa të gabueshëm.

Veprimi i juaj i këtillë, po të mendohet gjakftohtë, do të kuptohet lehtë nga të gjithë se do të sjellë thyerje të unitetit, përçarje dhe ndarje forcash në përmasa të mëdha në popullin tonë dhe LPRK-në, përçarje jashtë dhe brenda. Kjo do të ishte e pashmangshme pasi ne ishim në nivel të punëve në KP dhe LPRK dhe veprimet që u morën ndaj nesh nuk lidhen me punën në KP të LPRK-së, por këto veprime u ndërmorën për përkatësinë tonë në OMLK. Siç dihet, kaherë, OMLK ruan pavarësinë organizative, politike, ideologjike, të agjitacionit dhe të propagandës dhe vepron në kuadër të LPRK-së dhe nuk shkel, por mbron parimet të përcaktuara në tetor të vitit 1985 në Njoftimin Intern të LPRK-së.

Ende nuk është vonë që të mos lejohet kjo gjë pasi deklarimi ishte i nxituar dhe i njëanshëm; ende nuk është vonë që të përmirësohet ky deklarim dhe kjo të mbetet çështje e brendshme vetëm në kuadër të KP-së dhe të mos përsëriten praktika të tilla të gabueshme; ende nuk është vonë të përmirësohet ky gabim dhe të bashkuar të vazhdojmë luftën kundër armikut të përbashkët në kuadër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Armiqtë e popullit tonë po të ndodhin ndarje mes nesh do të përpiqen që të mashtrojnë popullin tonë me tezën e tyre se ne gjoja nuk jemi në gjendje të ruajmë bashkimin në një front të përbashkët. Duke pas këto parasysh, sa u tha deri këtu, u thërrasim që të dielën, më 11 maj 1986, të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-së, me këtë rend pune: Të rishqyrtohet deklarimi për përjashtimin tonin – Gjonit dhe Veliut nga Këshilli i Përgjithshëm dhe të vazhdojmë me pikat e tjera të rendit të punës që aprovuam në mbledhjen e datës 2 maj 1986. Mbledhja mbahet në Bazel. (Takimi bëhet në stacionin e trenit në orën 9).

KOSOVA REPUBLIKË!

Më, 4 maj 1986

Gjoni (Nënkryetar i KP të LPRK-së)

Veliu (Emri i vërtetë) (Anëtar i KP të LPRK-së)

Kjo letër është shkruar nga Mustafë Xhemaili (Gjoni) dhe Fazli Veliu (Veliu)

Burimi: Faridin Tafallari: Terror, dhimbje, qëndresë 1997, faqet 258 – 259

———————-

NË SHTATOR TË VITIT 1985, LRSSHJ U EMËRTUA „LËVIZJA POPULLORE PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS” (LPRK)

***

Nga arkivi i LRSSHJ-ës, 1985

NJOFTIM KOMITETEVE DREJTUESE TЁ LRSSHJ LIDHUR ME BASHKIMIN E RI PRILL 1985

KOMITETEVE DREJTUESE DHE KOMITETEVE TË RRETHEVE TË LRSSHJ-së

https://pashtriku.org/njoftim-komiteteve-drejtuese-t%d1%91-lrsshj-lidhur-me-bashkimin-e-ri-prill-1985/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura