PALLATI REGALEIRA NË SINTRA TË PORTUGALISË

PALLATI REGALEIRA NË SINTRA TË PORTUGALISË

Nga Sheradin Berisha

Pallati Regaleira është ndërtesa më e madhe dhe emri i zakonshëm i dhënë Quinta da Regaleira. I njohur gjithashtu si “Pallati i milionerit të Monteiro”, një referencë për mbiemrin e ish-pronarit të tij, António Augusto Carvalho Monteiro.

Së bashku me pallatet e tjera në zonë si pallatet Quinta do Relógio, Pena, Monserrate dhe Seteais, konsiderohet si një nga atraksionet kryesore turistike të Sintra të Portugalisë dhe si i tillë shtë klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO.

Shtëpia ndodhet në shpatin e kodrës, në një distancë të shkurtër nga Qendra Historike e Sintra-s në Portugali dhe e klasifikuar si pronë në interes publik që nga viti 2002.

Me ndihmën e arkitektit italian Luigi Manini, familja Carvalho Monteiro këtë pallatë e nisi në vitin 1904 dhe pjesa më e madhe e tij përfundoi në vitin 1910. U ndërtua me një dizajn që bashkon ndikimet gotike, rilindjes, manualen dhe romantiken.

Tipari më intrigues i pasurisë është Pusi i Nisjes, një shkallë spirale që zbret nën tokë dhe ndoshta përdoret për ceremoni sekrete.

Pallati përfshinë 4 hektarë i rrethuar me kopshte të harlisura, me shtigje dredha-dredha, florë ekzotike,  liqene, shpella dhe ndërtime enigmatike, vende që fshehin kuptime alkimike si ato të evokuara nga masoneria, kalorësit templarë dhe trëndafili kryq.

Kjo parajsë mistike vazhdon të magjepsë vizitorët me historitë e saj të fshehura dhe peizazhet mahnitëse.

______

Quinta da Regaleira

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Quinta_da_Regaleira

***

Quinta da Regaleira

***

Quinta Regaleirais Sintra

https://www.sintra-portugal.com/Attractions/Quinta-Regaleirais-Sintra.html

Sheradin Berisha © Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura