PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (7)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

PSE RAMADAN PLLANA NUK KA PASUR SUKSES NË STAMBOLL?

Pse Ramadan Pllana nuk ka pasur sukses në Stamboll, është një temë që duhet studjuar dhe analizuar shtruar. Patjetër duhet pyetyr edhe vëllezërit Straja rreth rrjedhës së ngjarrjeve e bisedave dhe ku ishte shkaku i dështimit të bisedave. Por, e shoh të udhës që me pak fjalë ta jepi mendimin tim në lidhje me këtë temë. Për atë mossukses, faji kryesisht është i Ramadan Pllanës, për këto arsye:

Një: Ramadan Pllana nuk është prezentuar si është urdhëruar: Ai është dashur të prezentohet Luan Prishtina, e jo siç është prezentuar’’Luani nga Prishtina’’dhe ‘’ Luani i Prishtinës’’.

E dyta: Është futur në polemika ideologjike. Pasi që LNÇKVSHJ ishte një organizatë kombëtare, pa ngjyrime ideologjike dhe që kishte për qëllim përfshirjen e të gjitha shtresave të popullsisë në Organizatë pa marrë parasysh bindjet politike, ideologjike apo fetare, dhe se, nuk na lejohej të mbonim ngjyra ideologjike, së këndejmi, R. Pllanën nuk e kishim dërguar atje për përhapje të ideve marksiste-leniniste. Prandaj vëllezërit Straja dhe përfaqësuesit e diplomacisë apo të Sigurimit të Shqipërisë, që kanë biseduar me të, më shumë kanë qenë të bidur se Ramadan Pllana ka qenë i dërguar nga UDB-ja jugosllave e jo nga LNÇKVSHJ.

Ramadan Pllana thotë se Tefik Straja i ka prezentuar dy persona që kanë folur me të si ‘’diplomat të shtetit shqiptar, me gjasë Bujar Hoxha, dhe një tjetër me të cilin pata një polemikë të ashpër në lidhje me ndryshimin e pikës së parë të Statutit tonë, dmth, të heqim dorë nga ribashkimi me Shqipërinë. Ata insistonin që, vetëm me udhëheqësinë e atëhershme të KSA të Kosovës, të përpiqeshim për të drejtat tona të barabarta me Republikat tjera në kuadër të RSFJ-së, etj.

Për këtë ‘’polemikë të ashpër’’që i kishte pasur Ramadan Pllana me ‘’diplomatin’’ e shtetit shqiptar, i cili edhe pse ka pasur për detyrë t’ia ‘’ndrroj’’ dhe t’ia ‘’rrotulloj’’ bindjet R.Pllanes, nuk pati sukses. Prandaj dua ta përgëzoj, (edhe pse me vonesë) i lumtë Ramadan Pllanes se u tregua ‘’luan’’ i vërtetë, që as një milimetër nuk lujti nga qëndrimet e tija ‘’parimore’’. Përndryshe, po të ishte treguar Ramadani ‘’i butë’’, do të ‘’pranonte’’ta ‘’ndryshonte nenin e parë të Statutit të organizates tonë’. Vaj halli pastaj për ne dhe Organizaten tonë. Metushi, Jusufi, Sabriu e bshkëpunëtorët e tyre pastaj, do të ‘’detyroheshin’’ ta ‘’ndryshojnë’’

Statutin e Lëvizjes, ashtu siç ka ‘’pranuar’’ Ramadani. Pra edhe një herë i lumtë Ramadan Pllanës, jo një herë, por 1000 herë, i lumtë për këtë ‘’të mirë’’ që ia bëri Organizates dhe kombit!!!)

  • Ramadan Pllana dhe Metush Zenuni

Pra përmbajtja e bisedave të ‘’diplomatëve’’ të Shqipërisë, të zhvilluara me R.Pllanen, jepin të kuptojmë se ata kanë qenë të bindur se Ramadan Pllana nuk përfaqësonte LNÇKVSHJ, por ishte një provokator apo agjent i Sigurimin Sekret të Jugosllavisë. Mu për këtë, bisedat e tyre me Ramadan Pllanën ishin’’diplomatike’’ e jo të sinqerta, se gjoja janë munduar t’a bindin se ‘’Shqipëria nuk ka pretendime teritoriale’’ ndaj Jugosllavisë, etj.. Se bisedat e’’diplomatëve’’ të Shqipërisë me R Pllanën, ishin ‘’diplomatike’’ e jo të sinqerta, dëshmojnë po ashtu faktet se Shqipëria asnjëherë nuk e ka mohuar faktin se popullit shqiptar i janë bërë shumë padrejtësi nga fuqitë e mëdha, duke ua plotësuar kërkesat ‘’hienave’’ të Ballkanit, për coptimin e territoreve tona etnike. Por, Shqipëria dhe vet Enver Hoxha, çështjen e çlirimit dhe bashkimit të viseve shqiptare me shtetin amë i kanë lënë të zgjidhen me ngadhnjimin e Revolucionit Proletar në botë, dhe me fitoren e marksizëm-leninizmit në Jugosllavi mbi revizionizmin modern të Titos. Argument tjetër se qëndrimet e’’diplomatëve’’ të Shqipërisë nuk kanë qenë të sinqerta por’’diplomatike’’ është edhe fakti se ata e kanë pasur të qartë se Ramadan Pllana, edhe po të mos ishte i dërguar i Sigurimit jugosllav, por i dërguar i LNÇKVSHJ, nuk ka qenë faktor për të biseduar për çështjen e ndërrimit të nenit të parë të statutit të organizates, por megjithatë, ata kanë biseduar sa për të biseduar, por edhe për të hetuar dhe për t’u bindur se kend realisht e përfaqësonte Ramadan Pllana?

Edhe mënyra se si kanë ardhur deri ta zbulimi i idenditetit të tij dëshmon se Ramadan Pllanës nuk i kanë besuar se ishte përfaqësues i LNÇKVSHJ.

Prandaj të gjitha këto fakte që u përmendën këtu, janë të mjaftueshme për të hudhur poshtë thëniet e Ramadan Pllanës se ,,shkuarja ime në Stamboll, ishte një komplot i kurdisur i disa personave zyrtar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që ishin kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në krye të cilit, me gjasë, qëndronte diplomati i shtetit shqiptar Bujar Hoxha. Me plot bindjen dëshmoj se, unë, isha viktima e parë e këtij komploti… ‘’

Është e mjaftueshme të analizohet kjo ‘’dëshmi’’-shpifje e Ramadan Pllanës për ta kuptuar në thellësi shpirtin, dëshiren dhe kompleksin e tij për t’u dukur e për të qenë ai që nuk është e që kurrë nuk mund të jetë. Shtrohet pyetja: ishte apo nuk ishte Ramadan Pllana ‘’autoritet’’ i nivelit kombëtar, që fjala e tij të kishte aq shumë peshë sa që ‘’disa persona zyrtarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri‘’ të cilët ishin ‘’kundër bashkimit kombëtar’’ u detyruan të bëjnë ‘’komplot’’kundër tij, duke ditur për bindjet e tij dhe mënyrën se si do të vie deri te ‘’çlirimi dhe bashkimi kombëtar’’?! Dhe, shih, si ja ‘’kurdisën komplotin’’ Ramadan Pllanës?!! E dërguan në Turqi, për t’ia ndërruar bindjet e tij ‘’nacionaliste’’ me bindje ‘’internacionaliste’’ , duke e përgaditur apostafat Bujar Hoxhën për ato qëllime. Kush do t’i besonte këtyre përrallave dhe kopallave të R. Planes, përpos mendjeshkurtërve dhe atyre që nuk dinë të mendojnë e as të gjykojnë.

Për t’a përfunduar këtë temë, të shkuarjes së Ramadan Pllanës në Stamboll po e përfundoj duke e cituar një ’’dëshmi’’ të tijën me anën e së cilës spekulon jo vetëm me emrin e Jusuf Gërvallës, po spekulon edhe me emrin e Tefik Strajës. Citojmë: ‘’Para nisjes, ai më befasoj edhe me një surprizë tjetër, (mendon në Tefik Strajen), sipas tij, shumë patriotike: tentativa për ta dekonspiruar edhe Jusuf Gërvallën….Tefiku, ma dha një fotografi të njërit djalë, të veshur bukur me kostu kombëtar, duke më propozuar që,’’Gazetari’’ynë, nuk instititonte ta dinte emrin, ta shkrunte një artikull në ’’Rilindje’’për fëmijët shqiptar, që po asimiloheshin në Turqi’’. Sipas’’dëshmive’’të deritashme të Ramadan Pllanës të publikuara në’’Albaniapress’’ dhe në shumë Web faqe tjera, nuk ka fakte se ka qenë në dijeni se kush e përbënte KQ-në . Pra nuk ka ditur as për Jusuf Gërvallën. Por Ramadan Pllana të gjitha spekulimet e tij për Jusuf Gërvallën dhe Metush Krasniqin i ndërton në bazë të hamendjeve dhe vlerësimeve kuturu, apo në bazë të falsifikimit të të dhënave që i ka mësuar më vonë nga autorë dhe burime të ndryshme, por që nuk tregon burimin se ku dhe prej kujt i ka marrë ato të dhëna.

Një vërejtje serioze : Të gjitha këto bindje të Ramadan Pllanës, të ndërtuara në bazë të hamendjes dhe spekulimeve, që i kishte për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës në kuadër të LNÇKVSHJ, po qe se i ka bërë publike me dikend nga anëtarët e Organizatës apo simpatizuesit e tij, kanë mundur të jenë burimi kryesor për zbulimin e Jusuf Gërvallës dhe Komitetit Qarkor në Pejë nga UDB-ja. Prandaj mbetet detyrë e historianëve të vërtetëë e jo historianëve sharllatanë, (që sot po bluajnë aq shumë gënjeshtra dhe shpifje), që kur të vie koha, të shqyrtohet çështja e zbulimit të Jusuf Gërvallës, Sabri Novoselles e të tjerëve. Për këtë qëllim, me siguri do të meren për bazë dokumentet zyrtare të ruajtura në arkivet e Tiranës, Beogradit, Shkupit e qendrave europiane. Por nuk duhet lanë anash edhe mundësia e zbulimit të Jusuf Gërvallës në bazë të bindjeve (llomotitjeve) kuturu të Ramadan Pllanës, që kanë mundur të jenë burim i mirë për UDB-në jugosllave.

(VIJON)

© Pashtriku.org

_______________________

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (8) – Pashtriku

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (8)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

PSE PËR BURGOSJEN E TIJ RAMADAN PLLANA, FAJSON DHE SHPIF KQ TË LNÇKVSHJ, VEÇMAS METUSH KRASNIQIN, JUSUF GËRVALLËN DHE SABRI NOVOSELLËN

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura