PAPA PICCOLOMINI, LEKË DUKAGJINI DHE SKËNDERBEU

Historia e rrallë: “U nis të pajtonte Skënderbeun dhe Lekën, Papa që vdiq në Ankonë pa ardhur në Durrës…

Ky Papë quhej Enea Silvio Piccolomini. Qysh para se të ngjitej në Katedralen e Shën Pjetrit si Papa Piu II përbën një histori kërshërore tipike për figurat e spikatura të humanizmit europian.

Enea Silvio lindi më 19 tetor 1405. Ndonëse është fjala për një rastësi, nuk mund të mos vihet re që rezulton pikërisht bashkëmoshatar me Gjergj Kastriotin.

I përkiste një dere të madhe nga qyteti i Sienës: Piccolomini.

Të dhënat gjenden në librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, me autor Aurel Plasari.

Ai na jep një vepër të plotë prej 200 faqesh që është i rrallë në gjininë e vet, për të kuptuar më mirë pozicionin që zë Arbëria në gadishullin juglindor e më gjerë. Ka shkrime për këtë temë, por janë të cunguara dhe të pa dokumentuara. Në materialet (bile në latinisht e shqip) të Plasarit, botuar në gazetën DITA, jepen detaje të jetës italiane ku kalonte Enea Silvio me intimitet e vërtetësi sikur t’i kesh para duarsh.

Në libër tregohet se depërtimi turko-osman në rajonin juglindor të Europës sot të njohur si Ballkan ishte bërë për Europën e krishtere shqetësimi i madh, dhe ç’është e vërteta, funksionoi edhe si detyrim për ndërhyrje në rajon.

Pra nën lëvizjen e humanizmit europian, Papa Piu II – ndërsa nga ana tjetër, në frontin e qendrës së luftës antiturke Gj. Kastrioti.

Ishte një front prej 500 miljesh, Hungari, Bosnjë, Serbi, Arbëri. Ndeshja në këtë front të ri kishte një sfond të qytetërimit të cilit i vishej dhe petku fetar siç theksonte Enea Silvio.

Në Romë u hap tmerri se turqit ishin gati të sulmonin Italinë. Kostandinopoja kishte rënë. Askush nuk i njihte aq mirë sa Enea Silvio vendet dhe njerëzit e Europës, ai ishte dhe Papë, dhe poet, dhe historian (shkrimet e tij i shërbyen si burime me vlerë Barletit e Nolit).

Njësoj si sot, shqiptarët haheshin mes njëri tjetrit. Ky papë donte të shuante sherret në Arbëri, mes Lekë Dukagjinit dhe Skënderbeut, pasi pengonin unifikimin kundër turqve.

Ekspedita do të realizohej duke ardhur në Durrës. U përfol se papa do do shpallte Pal Ëngjëllin, “kardinal” dhe Skënderbeun, mbret.

Por ekspedita dështoi. Papa vdiq nga ethet dhe meraku që s’erdhi në Arbëri.

Libri i Plasarit tani na duhet neve dhe Europës.

____________________

HISTORIA E PANJOHUR E PASARDHËSVE TË SKËNDERBEUT …

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura