Francë, 30 Tetor 2019: “Paris-presse” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1953, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendimin e vështirë të marrë nga Omer Nishani, gjatë kohës kur ai ishte president i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Thuhet se Presidenti i Shqipërisë është praktikisht i burgosur në Tiranë
Romë, 4 mars (U.P.).
Sipas “Shqiperia”, organ i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së lirë, z. Omer Nishani, President i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare, është praktikisht i burgosur i Qeverisë së Tiranës.
Disa muaj më parë, ai u detyrua të urdhërojë dëbimin e gruas së tij, me origjinë izraelite, nga pallati presidencial. Që atëherë, zonja Nishani jeton, nën arrest shtëpiak, në një hotel në periferi të kryeqytetit, dhe burri i saj nuk lejohet ta vizitojë atë. Ajo akuzohet se ka “mbajtur marrëdhënie me elementë reaksionarë të Tiranës”.
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Omer Nishani
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France