(Pashtriku.org, 28. 02. 2013) – Adolf Hitler nuk është vetëvrarë në bunkerin e Berlinit por ka vdekur në Argjentinë. Është ky informacioni më i ri që është publikuar në lidhje më vdekjen e Hitlerit nga një autorë britanikë. Gazetari britanik Gerrard Uilliams dhe bashkëautori i tij, Simon Dunstan në publikimin e librit të tyre të titulluar “Grey Wolf: The Escape Of Adolf Hitler” (Ujku i përhimtë: Arratisja e Adolf Hitlerit), shkruan se udhëheqësi gjerman fashist nuk ishte vetëvrarë në bunkerin e Berlinit në vitin 1945, por ai ishte arratisur në Argjentinë, ku kishte jetuar deri në vdekje në vitin 1962. “Nuk dëshirojmë të riparojmë historinë, por ka shumë dëshmi tek të cilat kemi arritur dhe që nuk duhet të injorohen”, ka theksuar Uilliams për Sky news. (Shikoni intervistën e z.Uilliams, në fund të shkrimit)
Gerrard Williams – The Escape of Adolf Hitler
http://www.redicecreations.com/radio/2012/03/RIR-120304.php
* * *
Sipas tij, nuk ka dëshmi të ligjshme për vdekjen e Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun në bunker, por dëshmitë dhe faktet për jetën e dëshmitarëve okularë për jetën e tyre në Argjentinë janë të vërtetuara dhe vështirë për tu përgënjeshtruar.
Autorët shkruajnë në libër se Hitleri dhe Eva Braun ishin transferuar në Argjentinë, vendi që po ishte nën kontrollin e nazistëve në prillin e vitit 1945 dhe se atje më pas Hitler jetoi 17 vite, ku pati edhe dy vajza. Autorët e librit akuzojnë shërbimet sekrete amerikane se kanë shkëmbyer arratisjen e lirë të Hitlerit me teknologjinë ushtarake të nazizmit.
Gazetari Uilliams ka shkruar se dëshmitarët tani kanë folur lidhur me jetën e Hitlerit dhe se ata deri tani nuk kishin guxuar të flasin mbi një temë të tillë. Dy britanikët mendojnë se fragmente të kafkës që mendohet se janë të Hitlerit mbahen aktualisht nga rusët. Libri citon një numër burimesh, të tilla si kuzhinierë dhe mjekë të cilët pretendojnë se e kanë njohur udhëheqësin nazist para se ai të vdise në moshën 73- vjeçare me 13 shkurt të vitit 1962.
…………………………………………………..
Hitler and Eva Braun fled Berlin and died (divorced) of old age in Argentina
=================================
HITLER WAS A BRITISH AGENT!
(Hitleri ishte – agjent britanik!)
http://www.whale.to/b/hallett.pdf
…………………………………………………………………………………..
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)