HELGA’s SECRETS: ‘UJKU GRI: ARATISJA E ADOLF HITLERIT’

Pashtriku.org, 24. 04. 2015 – Në fillim të muajit maj 2015, shtëpia botuese “Helga’s Secrets” në Tiranë, hedh në treg librin më të ri, “Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit” të autorëve britanikë, Simon Dunstan dhe Gerrard Williams. Në vazhdim lexoni parathënien për botimin në shqip (të këtij libri) nga Helga’s Secrets:
***
PARATHËNIA PËR BOTIMIN SHQIP NGA SHTËPIA BOTUESE ‘HELGA’s SECRETS’
Pas botimit tonë të dy librave me autor Adolf Hitlerin, ‘Mein Kampf’ dhe ‘Testamenti politik’, botimi i këtij libri të shkëlqyer prej dy autorëve bashkëkohës britanikë, Simon Dunstan dhe Gerrard Williams, “Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit” (Në origjinal: Grey Wolf – The Escape of Adolf Hitler), sigurisht që e rrit kontributin e Shtëpisë sonë Botuese në lidhje me ndriçimin e mirë-dokumentuar ndaj ngjarjeve të mëdha, para e gjatë Luftës së II Botërore, si edhe ndaj figurës së Diktatorit më të madh në histori dhe fundit të tij të vërtetë. Në fakt, duhet të theksojmë qysh në krye të herës, se këtë libër e kemi sjellë në shqip, në një bashkëpunim të ngushtë me studiuesin e kolegun tim z.Auron Tare, si një këndvështrim alternativ të historisë më të zjarrtë të shekullit të kaluar.
HELGA’s SECRETS, gjithashtu, ka botuar edhe dy vepra fondamentale të teoricienëve të mëdhenj idolatristë ndaj nazizmit, si një sistem organik, ‘Muzg mbi Angli’ me autor britanikun e famshëm William Joyce dhe librin e shkruar me një stil të shkëlqyer spenglerian, ‘Imperium’, të autorit amerikan, juristit Francis P. Yockey, të dy autorë që përfunduan në një mënyrë tragjike pas Luftës për shkak të këtyre dy librave, njëri nga drejtësia britanike dhe tjetri nga ajo amerikane.
– Por kush është arsyeja që ne kuturisim për t’i hedhur prozhektorët tanë mbi disa skuta të errëta përkundruall disa faqeve të skenës tashmë të ndriçuara dhe hera herës të manipuluara nga një dorë e interesuar për të fshehur historinë?
Përgjigja është e thjeshtë: dëshira për të zbuluar të vërtetën që edhe shoqëria jonë e gjerë të dijë se çfarë mund të ketë ndodhur prapa kuintave të historisë zyrtare. Historia alternative mbi ngjarje të rëndësishme në të cilat edhe populli ynë ka qenë pjesë e skenarit tragjik, është një dritare e re, tërësisht e ndryshme nga dritarja zyrtare e cila, pak a shumë ka qenë e unifikuar prej tre Aleatëve të mëdhenj, sidomos në lidhje me ‘fundin’ e diktatorit dhe bashkëshortes së tij Eva në bunker, natën e 30 prillit 1945.
Historia zyrtare flet me disa mënyra për ‘vetvrasjen’ e Adolf dhe Eva Hitlerit, të martuar zyrtarisht në dt. 28 maj 1945 në 10 Simon DUNSTAN dhe Gerrard WILLIAMS Fuhrerbunker. Pas ‘vetvrasjes’ së tyre, sipas kësaj historie të mësuar në të gjitha shkollat e të gjitha niveleve, u tha se trupat e tyre u dogjën me karburant në kopshtin e Kancelarisë. Kadavrat e çiftit të mara nga Ushtria Sovjetike si një relike për të mashtruar popujt (në një kohë që as Zhukovi e as Stalini nuk e besonin këtë përallë që Hitleri e Eva kishin vdekur vërtetë), zyrtarisht janë varrosur e zhvarosur në vende të ndryshme deri sa në vitin 1970 ato u dogjën e hiri i tyre u shpërnda. Ndërsa analizat e bëra mbi kafkat e tyre në vitet ’90 treguan se ato nuk ishin të çiftit të famshëm.
– Por nëse historia zyrtare nuk është e vërtetë, atëhere ku dhe si u arratisën Adolfi dhe Eva?
– Cili qe fati i tyre i mëvonshëm?
– A u krye operacioni i arratisjes ‘Aktion Feuerland’ në fshehtësi totale nga syri i Aleatëve apo ata e lejuan atë të largohej?
– Cilët nga Aleatët ka pasur dijeni mbi këtë operacion të fundit nazist të shpëtimit?
– Cili ka qenë udhëtimi i arratisjes dhe sa zgjati ky udhëtim i çiftit?
– Në cilin vend përfundoi ky udhëtim?
– Cili qe fati i mëtejshëm i Organizatës së lartë të mbetur naziste?
– Si mundi Organizata të fshihej e të largohej?
– Kush ka qenë roli i Vatikanit në mbrojtjen e sigurimin e arratisjes së disa nazistëve?
– Kush kanë qenë intrigat për eliminimin e stafit më të ngushtë të diktatorit, e cili ishte roli i grupit të Bormanit në këto eliminime?
– Si i siguronte mjetet financiare Organizata për të mbijetuar në azil?
– A kishte lidhje politike e ndikim mbi klasën drejtuese dhe ekonominë e vendit pritës Organizata naziste?
– Cilat mund të kenë qenë shkaqet që grupi i vogël i nazistëve më të lartë u lejua nga Aleatët të largohej e të strehoej në një vend ku ai mund të arihej, të kapej, gjykohej ose të eliminoej?
– Kur vdiq vërtet Hitleri dhe si qe fundi i tij?
– Kush ishin njerëzit e tij më të afërt pas arratisjes?
– A la ai trashëgimtarë e ku shkuan ata?
Të gjitha këto pyetje sqarohen në këtë libër të mrekullueshëm duke davaritur edhe mjergullën mbi ardhjen në pushtet të diktatorit e mbi shkaqet e Luftës së Dytë.
– Ishte ardhja e tij (Hitlerit) një aksident nga shkaqet objektive apo një racionalizim i historisë nga Elita politike e kohës për shkaqe të fshehta, sipas ligjit shkak pasojë?
Pranimi i së parës ka lidhje me dijet tona zyrtare; pranimi i të dytës, të trondit dhe ngre përsëri pyetje të tjera, shumë prej të cilave sqarohen ose nënkuptohen nga ngjarjet që shtjellon ky libër bestseller në shumë gjuhë të botës.

Ndërkaq më poshtë lexoni:
PARATHËNIA E SHTËPISË BOTUESE NË ANGLISHT “STERLING NEW YORK-AN IMPRINT OF STERLING PUBLISHING”
SHËNIM I BOTUESIT:

Kur ne u prezantuam fillimisht me idenë për ‘Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit’, reagimi ynë i parë ishte të mos e pranonim atë thjesht si një tjetër teori konspiracioni. Kushdo e di se Hitleri dhe Eva Braun zgjodhën jetën e tyre në bunker për ti shpëtuar poshtërimit dhe ekzekutimit të sigurtë që i priste. Megjithatë, ne ramë dakord ta merrnim seriozisht në konsideratë, për arsye të reputacionit të madh të autorëve Simon Dunstan dhe Gerrard Williams. Gjithashtu ishte inkurajim për ne zbulimi pa paragjykime i kohëve të fundit se mbetjet e zbuluara në bunker nuk ishin ato të Hitlerit apo të Eva Braunit. Pas leximit të sugjerimit dhe vënies në dyshim të autorëve për një periudhë prej disa muajsh, ne u bindëm se ata kishin ngritur pyetje serioze që kërkonin gjykim për çështjen dhe për pasojë vendosëm ta publikojmë librin.
Autorët kanë harxhuar pesë vitet e fundit duke hulumtuar mbi këtë subjekt – duke përshkuar globin, intervistuar dëshmitarë okularë, dokumente të nxjerra në dritë, duke bashkuar një mal me dëshmi që i ka bindur ata për një fakt thuajse shumë të tmerrshëm për tu soditur: se Adolf Hitleri i shpëtoi ndëshkimit dhe mbijetoi në një qetësi relative në Patagonia deri në vdekjen e tij në 1962.
Kjo prespektivë është kaq e neveritshme, sa që ne menduam të mos ta botonim librin nga shqetësimi për ata të cilët do të fyheshin thjesht nga perspektiva e arratisjes së Hitlerit, edhe në se ata e konsideronin argumentin të besueshëm. Megjithatë, pas shumë konsideratash dhe një procesi të gjatë editioral, gjatë të cilit autorët ishin në dyshim të mbronin faktet e tyre, ne besojmë se është e mundur që ata të kenë zbuluar të vërtetën, prapa një prej mashtrimeve më të mëdha në histori.
Ky libër ngre shumë pyetje intriguese, por ai nuk e zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen. Ndoshta ky është një mister që nuk do të zgjidhet kurrë, si edhe ngjarje të tjera në histori. Apo ndoshta, sapo që çështja të jetë në arenën publike, fakte të tjera do të dalin në dritë e do të na sjellin pranë përgjigjes përfundimtare. Autorët e shkruan këtë libër në kërkim të së vërtetës dhe mund ta kenë gjetur atë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura