PASHTRIKU: MË 23 JANAR 2014, NË PRIZREN – PROMOVOHET LIBRI I PROF.DR.EQREM ZENELAJT: ‘DIPLOMACIA E ISMAIL KEMAL BEJ VLORËS – RIVALITETET E MBRENDSHME NË SHQIPËRI DHE RRUGA E PAVARËSISË MË 1912/1913

Pashtriku.org, 21. 01. 2014 – Më 23 Janar 2014, në Prizren promovohet libri enciklopedik, me titull: DIPLOMACIA E ISMAIL KEMAL BEJ VLORËS – RIVALITETET E MBRENDSHME NË SHQIPËRI DHE RRUGA E PAVARËSISË MË 1912/1913″ i autorit Prof.Dr.iur.Eqrem M.Zenelaj. Promovimi i librit bëhet në orën 12:00, në ambientet e Kompleksit Europa “ART QENDRA” – Prizren. Jeni të mirëseardhur!
* * *
Libri ka 700 faqe me 240 dokumente të zbuluara në arkivat e Vjenës, Romës, Pragës, Budapestit dhe Stambollit, dhe ato publikohen për herë të parë. Në këtë libër autori ka publikuar Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur, më 26/27 nëntor 1912 në Durrës, ndërsa vendimi është marrë më 22 nëntor. Këtë deklaratë (të shkruar në gjuhën osmane) e kanë firmosur paria shqiptare, përfaqësuesit e 3 konfeksioneve fetare si dhe vetë Ismail Kemal bej Vlora dhe djali i tij, Musa Qazim Vlora. Me porosi të Ismail Kemal Bej Vlorës, Deklarata e Pavarësisë i është dorëzuar në mesnatën e 26/27 nëntorit Konsullatës së Austro – Hungarisë në Durrës (nënkonsullit Rudnay).

Për shpalljen e Pavarësisë z.Rudnay përmes një telegrami e njofton kontin A-H. Berchtold. Për aktin e shpalljes së Pavarësisë në Durrës, shkruan edhe gazeta vjeneze “Wiener Bilder”, me 1 dhjetor 1912. Pas 100 vjetësh autori i librit Prof.Dr.iur.Eqrem M.Zenelaj këto dokumente i zbulon në Arkivin e Monarkisë në Vjenë. Me 28 nëntor 1912, në Kuvendin e Vlorës, Ismail Kemal Bej Vlora, para delegatëve me vendim të tyre (me procesverbal) proklamon Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, (të shpallur në Durrës), zgjidhet Kryetar i Qeverisë Provizore, zgjidhet kabineti qeveritar, I.K.Vlora bashkë me kabinetin e tij e ngre Flamurin Kombëtar (në orën 16:00) në Shtëpinë e Xhemil bej Vlorës (ku u mbajt kuvendi) e bënë publike para popullsisë së tubuar në oborrë – Shpalljen e Pavarësisë, dhe deri në seancën e fundit, datë 7 dhjetor 1912, konstituohen të gjitha organet e qeverisë provizore…. (Shikoni në vijim të fotove disa dokukmente arkivore, bashkë me Deklaratën e Pavarësisë, të shpallur në Durrës, më 26/27 nëntor 1912…)

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, 21. 01. 2014)

——————————

Nga takimi im (sh.b) me autorin e librit, Prof.dr.Eqrem Zenelaj, në Prishtinë, më 27.12. 2013 dhe në Prizren më 28. 12. 213.

* * *

LEXONI DOKUMENTET ARKIVORE

Deklarata origjinale e Pavareësisë së Shqipërisë e firmosur në Durrës më 26/27 nëntor 1912, nga Ismail Kemal bej Vlora dhe djali i tij Musa Kjazim Vlora.

Nënshkrimet e Ismail Kemal bej Vlorës dhe djalit të tij Musa Kjazim/Vlorës, në Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, firmosur në Durrës, më 26/27 nëntor 1912.

– Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, e përkthyer në gjuhën shqipe –

Telegrami i nënkonzullit A-H, Rudnay – në Durres.

Një dokument – evidencë zyrtare e Shtabit të Përgjithshëm të A-H.(B.No.1470.) REZYME me 23 Nëntor 1912, shkruan: “Udhëheqësi shqiptar ISMAIL KEMAL Bej ka proklamuar pavarësinë e Shqipërisë në Durrës më 22 nëntor 1912. (Burimi: HHStA. Wien-Kriegsarchiv. KARTON NR.1078/A.O.K.E.V.B.Gstb…

Gazeta ‘WienerBilder’ e 1 dhjetorit 1912, shkruan, për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Durrrës, nga Ismail Qemali.

Lexoni këtë material, të gazetës së Vjenes ‘Wiener Bilder’…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura