MIRADIJE GASHI: NJË TAKIM PUNE ME ARSIMTARËT SHQIPTARË NË KONSULLATËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTGART

Pashtriku.org, 30. 10. 2013 – Më datë: 26. 10. 2013 në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, u mbajt mbledhja konsultative me mësimdhënës të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Mbledhjen e hapi kryetari AMBW-ut z. Sylë Sylaj, i cili njëherësh e paraqiti dhe rendin e ditës, me sa vijon: 1. Raporti i arsimtarëve veç e veç lidhur me procesin mësimor, si dhe dorëzimi i listave të nxënësve – kryetarit të AMBW-ut, z. Sylë Sylaj; 2. Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta jashtëshkollore, si: garat sportive, në mes të vitit 2014 etj.; 3. Vlerësimi i seminarit të Nürtengenit 2013 dhe planifikimi i seminarit të ardhshëm; 4. Të ndryshme.
Pas paraqitjes së rendit të ditës, e mori fjalën konsulli z.Kadri Dakaj, i cili fillimisht u prezantua para të pranishmëve, dhe pastaj në pika të shkurtëra foli për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve shqiptarë në diasporë, duke theksuar se sot ndjehem i emocionuar që para meje kam mësimdhënësit shqiptarë, dhe vazhdoi:
“ju, të dashur arsimtarë, bëni një punë shumë fisnike dhe me vlerë për kombin tonë, sepse përmes punës edukatvo-arsimore që ju e zhvilloni në gjuhën tonë amtare, bëni që fëmijët tanë jo vetëm që e mbajnë të gjallë gjuhën tonë shqipe, por njëherit dhe e forcojnë identitetin tonë kombëtar. Kjo është një detyrë sa e vështirë, po aq dhe e lavdishme. Etika profesionale e arsimtarit, siç e dini, është e lidhur ngusht me nivelin kulturor të tij. Prandaj sot kërkohet të kemi mësues sa më të përgatitur profesionalisht, si dhe me një kulturë sa më të gjerë, në mënyrë që të ecim përkrahë popujve tjerë të Europës. Pra, kultura është ajo e cila bën që ne të ndihemi të barabartë me popujt tjerë, e njëherit na bënë që sa më denjësisht të ecim përpara. Kjo, madje është dhe detyrë e obligim i çdo prindi”.


Kryetari i Aktivit Z. S. Sylaj, arsimtarja Znj. M. Gashi dhe konsulli Z. K. Dakaj.

 Pas fjalës së konsullit, fjalën e morën arsimtarët, të cilët ngitën një varg çështjesh me rëndësi për punën e tyre edukativo-arsimore këtu në Gjermani, në veçanti në Stuttgart me rrethinë. Duke e vënë theksin te interesimi në radhë të parë të prindërve, e pastaj dhe fëmijëve të tyre për vijimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Sepse numri i nxënësve, siç dihet, varion. D.m.th. herë shënon ulje, e herë ngritje.
* * *
Në pikën e dytë të rendit të ditës, u fol për rolin dhe rëndësinë që kanë seminarët, mirëpo duhet të kihet parasysh fakti se organizimi i tyre të bëhet ditëve të shtuna dhe të diela, kur arsimtarët janë të lirë.
* * *
Në pikën e tretë të rendit të ditës, u fol për garat sportive që planifikohet të mbahet në muajin Qershor (2014), si dhe një seminar që poashtu planifikohet të mbahet në muajin Nëntor.
* * *
Ndërsa në pikën: të ndryshme, kryetari i Aktivit, Z. Sylë. Sylaj, e uroi Z. Miradije Gashi, për botimin e librit me poezi, me titull: “JAM GUR I VENDIT TIM”, botuar e promovuar në Prishtinë, ditë më parë. Pastaj para të pranishmëve, u lexua poezia me titull: MË DUAJ. Që u përcoll me duartrokitje. Menjëherë pas leximit të poezisë, vërshuan urimet e sinqerta e dashamirëse të të gjithë kolegëve e të pranishmëve. Këtë rast, duhet veçuar gjesti shumë njerëzor dhe dashamirës i ish kryetares të Aktivit Z. Xhyle Fetaj dhe të arsimtares Z. Rabije Baraliu, të cilat duke më uruar për librin, më dhuruan dhe një tufë lulesh shumë të bukura, gjë që më ngjalli emocione që nuk kam për t’i harruar kurrë. Ky ishte çasti më fatlum në jetën time, sepse me këtë rast, u ndjeva shumë e nderuar dhe e privilegjuar, ka thënë autorja e librit Z. Miradije Gashi.
Pas përfundimit të këtij takimi, bëmë dhe disa fotografi së bashku që t’i kemi si kujtim.
Stuttgart, 26. 10. 2013

=======================

Kopertinat e librit – “Jam gur i vendit tim”.

Arsimtarët e shkollave shqipe të Landit Baden Württemberg.

Arsimtarja Rabije Baraliu dhe ish kryetarja e Aktivit Xhyle Fetaj, duke e uruar kolegen e tyre Miradije Gashin – për librin e botuar “Jam gur i vendit tim”.

Koleget e Miradijes: Rabija, Hatixhja, Zejnepja dhe Shaha.

*  *  *

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura