Pashtriku.org, 12. 03. 2014 – Më 28 Shkurt 2014 në Tiranë, ka ndërruar jetë ish i burgosuri politik, Hysen Shoshori, njeriu që u arrestua më 16 gusht 1974 dhe u dënua me 25 vjet burg – në shkurt 1975, pasi për 13 vite rreshtë (1961-1974) ka shtypur dhe shpërndarë (i vetëm) 41100 trakte – kundër diktaturës komuniste në Shqipëri! Në gjykimin kundër tij kishte dëshmuar ish’kryeministri i Shqipërisë SALI BERISHA, i cili duke e tundur një trakt para kryegjykatësit, për të akuzuarin Shoshori kërkoi zëshëm dënim maksimal – Varje në Litar! Hysen Sheshori ka lindur më 15 maj 1934 në Prezë të Tiranës.
* * *
Menjëherë pas vdekjes së Hysen Shoshorit, me një deklaratë ka reaguar Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, ka kërkuar nga Sali Berisha të kërkojë falje publike dhe të largohet nga politika.
“Hysen Shoshori, sot pas largimit nga jeta, është një pikë referimi për ligjin e lustracionit. Me këtë rast i bëjmë thirrje Sali Berishës që të kërkojë falje publike dhe të largohet nga politika, çka do të qetësonte qytetarët e frikësuar dje nga terrori e sot nga tritoli si dhe shpirtin e trazuar të viktimës së tij“, – thuhet në këtë deklaratë. Kreu i kësaj shoqate, Skënder Tufa, ka kërkuar që të hapen dosjet për të nxjerrë në pah bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. “Apelojmë politikën për hapjen e dosjeve, që të identifikojmë bashkëpunëtorët e Sigurimit, të cilët duhet të largohen menjëherë prej saj nëpërmjet aprovimit të ligjit të lustracionit. Apelojmë qeverinë aktuale që të ligjërojë fillimisht zhdëmtimin e të burgosurve politikë që janë gjallë dhe të fillojë shpërndarjen për ta, se po largohen nga kjo botë pa i marrë të drejtat që u ka dhënë ligji” – nënvizohet në deklaratën e ShBP’së.
* * *
Në një intervistë të realizuar me Hysen Shoshorin nga bashkëvuajtësi i tij i burgut, Skënder Tufa (në dhjetor të vitit 2002 – e që ishte botuar në gazetën “Plaga”), ai pati deklaruar se Sali Berisha ishte dëshmitar i tij në gjyq, i cili kishte kërkuar që të varej në litar!
Hysen Shoshori me këtë rast ndër të tjera ka thënë: “Gjatë gjykimit pashë shumë dëshmitarë që nuk i njihja, të cilët bënin dëshminë të frikësuar dhe pa më parë mua. Në mendje më mbeti vetëm njëri që ishte i veçantë nga të tjerët. Trup i gjatë dhe energjik, me hap të sigurt u paraqit për të dëshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar sesi e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilën e tundte para trupit gjykues dhe sallës: “…ky njeri është armik i betuar i partisë, prandaj duhet varur në litar”! Dhe sipas Shoshorit ky njeri ishte Sali Ramë Berisha. “Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për të arritur në majat e hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ramë Berisha…. Unë mund t’ju them që asnjëherë nuk harrohet Bisha që të kafshon!”- ka pohuar Hysen Shoshori, tashmë i ndjerë.
Qoftë i paharruar kujtimi për sakrificën e Hysen Shoshorit!
=================
FAKTET ILUSTRUESE!
Shikoni me kujdes këtë video:
***
Për më tepër shikoni intervistën e Hysen Shoshorit:
============================
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)
””””””””””””””””””””””””””’
Cen, u preftë në paqe, shpirti yt fisnik!…
FATMIR LAMAJ: … IKU DHE HYSENI
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2532