(Pashtriku.org, 23. 07. 2012) – “Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazgjik. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqiptarëve nëpërgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve.” – ka thënë historiani ynë i shquar Dr.Mathieu Aref, në Konferencën Shkencore “PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË”.
Mathieu Aref kurorëzohet me çmimin “Sami Frashëri” nga populli, me doktoraturë nga Sorbonna
“Pellazgët dhe Greqia e lashtë” ishte emërtuar konferenca që u mbajtë më 03 qershor 2012 në Lion, me rastin e përvjetorit të Shoqërisë” Bashkimi Shqiptar”, e cila i mundësoi, komunitetit shqiptar të Francës dhe Zvicrës të nderonte Mathieu Arefin për kontributin e çmuar në ndriçimin e së vërtetës mbi paraardhësit tanë Pellazgë – në zanafillë të civilizimit grek dhe Europian. Në emër të komunitetit të Lionit Shoqëra “Bashkimi Shqiptar” dekoroj Mathieu Aref me çmimin “Sami Frashëri” i cili iu dorëzua solemnisht nga Konsulli i nderit i Shqipërisë Z. Denis di Leonardo. Me këtë kurorëzim Mathieu Aref u nis për në ceremoninë solemne të doktorëve të Sorbonnës, duke bartur mbi supe të vërtetën e historisë sonë të lashtë dhe gdhendur atë në arkivat e diturisë botërore, me besimin se ato s’do të harrohen më kurrë.
Arban Bislimi, Kryetar Shoqërisë Bashkimi Shqiptar.
……………………………………………..
………………………………………..
Me rastin e përvjetorit të saj Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” kishte vendosur të vazhdonte me traditën e saj që përmes një konference rreth një personaliteti dhe një libri që trajton tema të rëndësishme për kohën të ngritë në debat publik një çështje me rëndësi të veçantë për Kombin. Vitin e kaluar ishte zgjedhur Nusret Pllana dhe libri i tij i mirënjohur për terrorin serb mbi shqiptarët me ç’rast Shoqëria kthente vëmendjën në luftën e UҪK-së dhe masakratë çnjerëzore serbe në një kohë kur makineria serbe dhe mercenarët e saj mundoheshin të harrohej gjenocidin ndaj shqiptarëve, duke tentuar njëherazi të njollosej edhe lufta e UҪK-së. Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare – Shoqëria vendosi të vë theksin në kontributin Pellazgë dhënë për civilizimin Europian, pasaardhës të të cilëve janë shqiptarët, trashëgimtarët unik të kulturës më të vjetër Europiane, e cila gjendet ende sot në gjuhë, në toponime por edhe në xhubletën karakteristike me motive Pellazgo-pagane.
Mathieu Arefi, shkrimtar, specialistë i civilizimit të Greqisë së lashtë, gjuhëtar njëherazi edhe mërgimtar i hershëm shqiptar kishte zgjedhur të vije dy ditë më parë, që të takohej edhe me bashkatdhetarët dhe anëtarët e Shoqërisë. Shqiptar me origjinë nga Mati, i lindur në Egjiptë në vitin 1938 në vendin ku ende lulëzonte pushteti i dinastisë së Mehmet Ali Pashës, dëshironte me këtë rast të ndjeh ngrohtësinë e komunitetit dhe të ndajë edhe përvojën e tij prej mërgimtari. Përgjatë pushtetit shqiptar njëqind e pesëdhjetë vjeçar ishte mundësuar në Egjiptë lulëzimi i kolonive shqiptare duke kthyer këto koloni në një Shqipëri të vogla përtej deti ku shqiptarët kishin një peshë të madhe si për nga numri edhe për nga statutit shoqëror. Gjatë takimeve me pjesëtarët e komunitetit në familjet e mëdhaja të Lionit, Mathieu Arefi, ishte nën një presion të madhë pyetjesh nga kurreshtja e bashkatdhetarëve për të ditur jo vetëm mbi paraardhësit tanë të lashtë por edhe mbi jetën e shqiptarëve në Egjiptë, organizimin e tyre dhe jetën e përditshme në Egjiptin e asaj kohe. Dukej sikur sytë i xixëllonin kur Ai fliste për rininë e tij në Egjiptë dhe doket e zakonët e kohës të ruajtura nga tradita e mirëfilltë shqiptare. Para shqiptarëve të Lionit shfaqej pasqyrimi i një bote të shkuar, një historie për një komunitet të madhë dhe të fortë në shoqërinë egjiptiane, i cili zhvillonte artet dhe diturinë, kishte krijuar një copë Shqipërie në secilën koloni të Egjiptit por i cili nuk ishte më.
Mathieu Aref tregonte me një luks. detaje e anekdota çdo çastë nga kujtimët e tij. Ashtu, Ai rrëfente si fliste i Ati me Mbretin Faruk në gjuhën shqipe, tregonte për bisedat dhe problematikat e kohës duke dhënë një pasqyrim për ngritjen, shkëlqimin dhe rënien e komunitetit shqiptar në Egjiptë. Njëherazi, komuniteti mësoj për përjetimin e këtij komuniteti dhe vuajtjet e tij, kur shqiptarët u detyruan të lëshonin Egjiptin mbas rrëzimit të Farukut të II nga Naseri dhe persekutimet ndaj të huajve që pasuan. Pas rrëfimeve të tij, Mati u drejtohej me një emocion të ndjeshëm ndëgjuesve duke u treguar edhe entuziasmin e tij me komunitetin e Lionit. “Êshtë hera e parë që shoh një komunitet aq dinamikë, ku shqiptarët janë aq të afërt dhe bashkëpunojnë aq shumë me njëri tjetrin dhe kjo më kujton Egjiptin e rinisë sime që kam lën para 51 vjete.
Ekipi i “Bicephale Production” nga rajoni i Lausannës në Zvicër na bëri nderin të vijë edhe këtë vitë për të marrë pjesë në konferencën e rastit duke e xhiruar dhe intervistuar personalitetet që të përgatitej një dokumentar destinuar publikut frankofonë. Konferenca u hapë nga historiani i Artit i Qendrës hulumtuese kombëtare franceze (CNRS) Gilbert Gardes, i cili është njëkohësisht Drejtor i promovimit të kulturës në Shoqërinë Bashkimi Shqiptar. Gilbert Gardes i kishte kushtuar Mathieu Arefit një tekstë ku krahasonte ndërmarrjën e tij me zjarrin e Prometeut duke theksuar se “nëse nuk u sjell shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të rikthejnë kujtesën e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës”. Gilbert Gardes duke vërë theksin në historinë tragjike të popullit shqiptar dhe në luftën e tij për ti rezistuar vullnetit shfarosës të egërsirave ballkanike theksoj epërsinë e re që ka marrë gjuha shqipe sot. “Më parë e përçmuar, gjuha shqipe merrë sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke apo serbe, por edhe mbi disa klasifikime që prekin edhe gjuhën franceze siç është ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-evropiane.”
Një konsultim i organizatorit me referuesit e konferencës shkencore.
………………………………………………………
Mathieu Arefi i drejtoj një falemderim të theskuar Gilbert Gardes për fjalimin e tij që tronditi publikun aq për nga bukuria sa për nga njohuritë e thella të historianit dhe respektin e tij për gjuhën, historinë dhe civilizimin shqiptar. Konferenca e Mathieu Arefit ktheu publikun shqiptar dhe francezë në kohët e lashta duke ofruar njohuri të reja mbi lashtësinë dhe origjinën e qytetërimit Evropian. Qytetërim i cili gjen zanafillën e tij në kulturën e Greqisë së lashtë dhe qytetërimin romak, posaçërisht në qytetërimin Pellazge dhe atë Etrusk, burimët e njohura të tyre. Me një tonë të qetë por me një saktësi argumentuese prej kirurgu – Mathieu Aref përgjatë më shumë se një ore tregonte për të vërtetat që ka dëshmuar. Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII (P.E.S), ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazgjik. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqiptarëve në përgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve. Këto ishin shkurtimisht tezat e Mathieu Arefit të cilave iu pranua karakteri shkencor nga juria e Sorbonës së famshme në janar dhe të cilat mahnitën për dy orë rreshtë publikun e Lionit.
Në përmbyllje të konferencës Arban Bislimi në cilësinë e Kryetarit të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar, zbuloj vendimin e Shoqërisë Bashkimi Shqiptar për ti dhën, në emër të komunitetit të Lionit, Mathieu Arefit çmimin “Sami Frashëri”. Ҫmimi simbolizonte mirënjohjen e komunitetit për punën hulumtuese shkencore tridhjetvjeçare në kërkim të së vërtetës mbi Pellazgët dhe shqiptarët dhe për shembëlltyrën shkencore dhe njerëzore të treguar. Me një emocion të veçantë, Konsulli i nderit i Shqipërisë Z. Di Leonardo i dorëzoi Matit këtë çmim nga i cili u prekë aq shumë. “Dua të falemderoj Shoqërinë Bashkimi Shqiptar për punën e shkëlqyeshme që ka bërë, një organizim i tillë është unik në Francë! Kjo Shoqëri i bën nderë gjithë Shqiptarëve prandaj e them me krenari se është nderë për mua të jem sot në mesin tuaj.” u shpreh Mathieu Aref.
Edhe më i emocionuar nga një çmim i tillë u tregua historiani Gilbert Gardes kur mësoi në të njejtin moment me publikun se Shoqëria kishte vendosur ta dekoroj me çmimin Sami Frashëri. Një sekret i tillë ishte mbajtur me xhelozi edhe nga vet anëtari i Kryesisë (Gilbert Gardes), adhurimin e të cilit për vëllëzërit Frashëri e dinim mirë. Gilbert Gardes është autor i jo më pak se 241 botime që nga viti 1967 kur Ai doktoroi në histori të Artit dhe më pas në letërsi. Që tani disa vite ai është në penzion, por vazhdon të shkruan libra mbi tematika dhe vende të ndryshme në lidhje me historinë e Artit. Gilbert Gardes u bë i njohur ndër shqiptarët për publikimin e guidit të parë mbi Shqipërinë pas komunizmit (1995) dhe serinë e artikujve “Lioni dhe Kosova” të publikuara nga gazeta e qytetit të Lionit në mars-qershor 2006 (përkthyer nga Arban Bislimi në shqip në qershor 2006). Ai vazhdon, përkundër moshës së shtyrë, të shkruaj dhe hulumtoj mbi shqiptarët duke përpunuar që tani një vit një enciklopedi të vërtetë mbi trashëgimin kulturore në Kosovë, destinuar publikut frankofonë. Me këtë synim, Ai ka ngritur një grupë të posaçëm në kuadër të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar, i cili punon rregullisht në mbështetje të tij me përkthime të veprave shqiptare më të përsosura mbi Kosovën, trojet shqiptare dhe trashëgimin e tyre kulturore, në gjetjen e materialeve dhe lidhjen e kontakteve me figurat akademike shqiptare. Shumë i emocionuar me çmimin “Sami Frashëri” Gilbert Gardes theksoi admirimin e tij të pafund për vëllezërit Frashëri, të cilëve, ua kishte kushtuar edhe një pjesë të bukur në fjalimin e tij. Konsulli i nderit i Shqipërisë i dorëzoj çmimin “Sami Frashëri” duke theksuar admirimin e tij për veprën e një jete, duke i dëshiruar Gilbert Gardes jetë të gjatë, që të vazhdoj edhe shumë gjatë të promovoj aq bukur e bujshëm Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Kryetari i Shoqërisë theksoj se thënia e Sami Frashërit dhe emri i tij për këtë çmim është përzgjedhur pikërisht duke pasur parasysh personalitetin dhe kontributin e dy figurave të ndritura që nderojmë sot. “Ata që kanë parë rreze dritë e kanë për detyrë ta përhapin, ta zgjerojnë” ishte shprehur Sami Frashëri dhe është pikërisht një detyrë që kanë bërë një jetë të tërë dy personalitetet tona Mathieu Aref dhe Gilbert Gardes, u shpreh Arban Bislimi. Për ato tregime të bukura mbi komunitetin e Egjiptit, për kontributin e tij – Kombit dhe Mërgatës shqiptare, Mathieu Aref u nderua edhe me vlerësimin “Anëtar nderi i Shoqërisë”. Të gjitha këto momente të bukura të publikuara ngjallën një interesim të madhë te publiku francezë dhe shqiptar në rrjetët shoqërore fal reportazhit të Shoqërisë filmike “bicephale production” nën titullin “konferenca e Mathieu Arefit “Pellazget, Greqia dhe Pellazgo Shqiptarët” dhe “Mathieu Aref Pélasges et Grèce antique”. Kjo konferencë shkencore për historinë e dhimbshme të Pellazgo-shqiptarëve dhe uzurpimin e tokës dhe kulturës së tyre nga pushtuesit Helen, ndodhur para dhjetra shekuj, siç edhe rrëfimet mbi dëbimin e shqiptarëve të Egjiptit për të cilët na fliste me aq shumë pasion Mathieu Aref, nuk na lanë pa na kujtuar edhe historinë e afërt të hidhur të uzurpimit të revolucionit arvanitas në vitin 1830 dhe gjenocidin dhe dëbimin e kombit shqiptar nga trojet e Ҫamërisë, në këtë përvjetor të gjenocidit çam.
Konferenca e Mathieu Arefit u vlerësua si konferencë me sukses të veçantë dhe si e mahnitshme nga të gjithë pjesëmarrësit por veçanërisht nga konsulli i nderit i Shqipërisë. i cili nuk fshehu gëzimin e tij për këtë pjesëmarrje. Ajo, ashtu sikurse edhe konferenca e Nusret Pllanës më parë, ishte rastë për takim e bashkëpunim të Shqiptarëve të Lionit dhe qytetëve dhe Shoqatave nga Gjeneva, Lausanna dhe Friburgu gjë që i ipte një karakterë ndërkombëtar. Dokumentari i realizuar nga “bicephale production” mundësoi publikut frankofonë, për herë të parë të dëgjonte por edhe të shikoj xhirime nga një konferencë shkencore të Mathieu Arefit. Përveç sukseseve shkencore, propagandistike, institucionale një konferencë e tillë mundësoi edhe një ngjarje të bukur njerëzore, ku përgjatë tri ditëve takimesh e biseda me Mathieu Arefin, dashamirësit takuan një personalitet të afërt me njerëz, modestë por edhe shembull i karakterit të fortë e të vendosmërisë. Ai ishte në mesin e shokëve si ndër më të vjetrit, si në mesin e të rinjëve. Një njeri që bart si nga studimet e tij, si nga jeta dhe përvoja e tij prej mërgimtari në Egjiptë dhe pastaj në Francë, kujtesën e historisë së shqiptarëve në trojet e tyre dhe në mërgatë. Më në fund duke pasur parasysh prezencën e Shqiptarëve nga të gjitha viset dhe bisedat dashamirëse do të mund të huazonim shprehjën e Nusret Pllanës një vjet më parë kur Ai thoshte se: “Shoqëria Bashkimi Shqiptar ka krijuar në Lion “Një Shqipëri Natyrale ashtu siç e ka falur Zoti”.
SHIKONI VIDEOMATERIALIN NGA KJO KONFERENCË SHKENCORE
………………………………..
Mathieur Aref – “Pélasges et Grèce antique”
………………………………………………………..
Në vijim lexoni fjalimin përshëndetës të z.Gilbert Gardes, të mbajtur në konferencën shkencore të Mathieu Arefit – mbi temën “Pellazgët dhe Greqia e lashtë”:
GILBERT GARDES
MATHIEU AREF OSE MEMORIA SHQIPTARE E RIKTHYER
Nga Gilbert Gardes(*) – E diele, 03 Qershor 2012
Zonja dhe Zotrinjë,
Jemi të lumtur të ju mikpresim që të ndëgjojmë Mathieu Arefin, i ardhur posaçërisht nga Parisi që të ndajë me ne njohuri të reja, të vlerësuara tronditëse nga disa, mbi origjinën e Shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Faleminderit të gjithëve që keni bërë mundin të vini, në këtë të diele ditë pushimi. Nderi më është dhënë t’ju prezentoj këtë hulumtues të pavarur në një tekst të shkurtër që kam titulluar :
Mathieu Aref ose Memoria shqiptare e rikthyer
Personaliteti intelektual i Mathieu Arefit nuk është unik por shumë i rallë ndër njerëzit.
Shqiptar nga Mati nga i vinin prindërit. Ai ka lindur në Egjiptë në 1938 dhe mbiemri i tij Aref shpjegohet me anë të një gabimi në një skribt egjiptian, e në fakt mbiemri i tij është Canameti.
Përfundon studimet e tij në Egjiptë në shkollat franceze ndër të cilat Misioni Laik Francezë, i cili është nën patronatin e Akademisë së Lionit (Lyon), më pas ai ka diplomuar në arkitekturë.
Është pra:
– Një shqiptar egjiptian i rritur në kosmosin francezë, i martuar në Francë ku kanë lindur 4 fëmijët e tij, vend ku më në fund merrë nënshtetësinë franceze në vitin 1975. Çfarë ngre në kulm karrierën e tij është teza e doktoraturës që mbrojti më 03 janar 2012.
Është pra:
– Një kosmopolitë, një qytetar i botës, i cili fletë natyrisht gjuhën shqipe, arabishtën por edhe italishtën dhe anglishtën, i cili do të na ligjëron sot për Pellazgët misterioz.
Na ka bërë nderin të shkruaj librat e tij në mënyrë të natyrshme në gjuhën frenge, gjuhë që nuk themi mjaft, se sa është një fanar ndriçues botërorë mbi horizontin e demokracisë.
Ashtu Mathieu Aref, me profilin e tij ideal, është zotuar me misionin shkencor që të rindërtojë një memorie, memorie e një kombi të tërë përmes gjuhës së tij. Të risjellë origjinat e tyre, aq të lashta sa humbën në ditët e para të njerëzimit, të risjellë gjuhën dhe qytetërimin – një paraardhje mbi shumicën e gjuhëve europiane, që vazhdon të na befasoj.
Prandaj nuk është e çuditshme, që mbas më se 150 vitesh, Ai të rimerr në dorë pishtarin fisnik të Rilindjes Shqiptare e cila arriti kulmin e saj me Lidhjen e Prizrenit në vitet 1870, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe babëgjyshi i tij. Vëllezërit Frashëri, historianë, gjuhëtarë, poliglotë, poetë dhe revolucionarë janë simbolët e saj. Qëllimi i tyre ishte atëherë të risjellnin dhe ti kundërviheshnin me memorien shqiptare armiqëve grek, turk e serb dhe injorancës perëndimore. Ashtu lindi një traditë intelektuale dhe pyetje të reja.
Çështja e origjinës së Shqiptarëve dhe e gjuhës së tyre shtrohet sot me më shumë nxitim se kurrë më parë. Është shndërruar në një kërkim, po aq obseduesë sa ishte ai i Graalit të Percëvalit.
Robert d’Angély, i vdekur në vitin 1966, vepra e të cilit u quajt: “Enigma e zgjidhur, Lashtësia e gjuhës dhe Kombit shqipëtar” është botuar vetëm në vitin 1992, përfaqësonte një gjeneratë të parë të avant-gardës së pavarur. Ai, një jetë të tërë u mundua, përkundër stuhive të dëshmojë se gjuha shqipe ka zanafillën e saj nga Pellazgjishtja, përmes gjuhës Ilire, dhe, siç shkruan Mathieu Arefi «Gjuha shqipe është një fosilë i gjallë i Pellazgjishtes së lashtë ».
Sot, Mathieu Arefi, i mbrojtur si Yllisi nga perendesha Athena në këtë rrugëtim të gjatë, përfaqëson gjeneratën e re, gjeneratë e pasur me hipoteza të reja të hulumtuara ndër shkencat e reja. Mbasi të ketë filluar ti përpunoj studimët mbi këto çështje në vitin 1996, Ai ka publikuar dy libra themelore: në 2003, “Shqipëria apo odiseja e pabesueshme e një populli parahelenik” dhe në 2004, “Greqia, (Mikenianët=Pellazgët), ose zgjidhja e një enigme”.
Do të kemi pas pak çastesh kënaqësinë të dëgjojmë Mathieu Aref, ku do të zhvilloj temën në konferencën e tij të quajtur «Péllazgët dhe Greqia e lashtë».
***
Më parë, do dëshiroja të nënvizoj ca ide të cilat tregojnë sa janë të pasura dhe domethënëse në punimet e tij shkencore.
Nuk bëhet hulumtues në historinë e gjuhëve kush të doje. Duhet njohur gjuhë të shumta, ti shkruash nëse jo edhe ti flasësh. Gjë që vlen për gjuhët mesdhetare, të gjalla dhe të vdekura, nga Danubi në Afrikën veriore, nga Italia në Turqi e gjerë aty ku lind India. Që të gjitha janë të lidhura, pak a shumë, me çështjen që na intereson.
Duhet gjithashtu t’i jemi mirënjohës Mathieu Arefit për meritën që të mos jetë mjaftuar me të vetmën linguistik, të ketë shqyrtuar me durim njohuritë nga Arkeologjia, nga fonetika historike, nga etnologjia krahasuese, Antropologjia dhe lëmitë tjetra të shumta shkencore.
Duhet gjihtashtu falenderuar Mathieu Arefin që ka, hulumtuar njohuritë egzistuese me integritet të lartë shkencor, i liruar nga anshmëria dhe pa shtrembërime përkundër asaj që na kanë dhënë shembullin «shkenctarët» serb, viktima të një nacionalizmi ekzagjerues.
Ndërmarrja e tij është pra Herkuleziane ose, më mirë e shprehur, e ngjashme me zjarrin e Prometeut. Mbasi, nëse nuk sjellë shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të restaurojnë memorien e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës, të krenohen me paraardhës të pakapshëm që janë gjithkund, por të dukshëm askund njëherazi. Të lashtët i përshkruajnë Pellazgët si barinjë të veshur me të bardhë, “Të një ndershmërie naive dhe të veshur me pambukë të bardhë” do të shprehej Victor Hugo, sikur veshja e bardhë në pyetje mos të ishte prej leshi!
Kjo nevojë jetike e Shqiptarëve për të njohur origjinën e tyre, shkencërisht, mos vallë të jetë ëndërra e një Kombi të harruar, të injoruar, të qortuar, të masakruar, viktimë e padrejtësive, të cilat nuk shfaqen zhurmshëm por durohen heshturazi?
Më parë e përçmuar, gjuha shqipe merrë sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke apo serbe, por edhe mbi disa klasifikime që prekin edhe gjuhën franceze siç është ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-europiane.
Librat e Mathieu Arefit na ftojnë në një refleksion mbi kohën dhe përbëjnë një Odise linguistike, gramatikale që kthejnë njeriun në poezi apo ëndërrime.
Shkenca vjetërsohet, poezia mbetet.
*) Gibert Gardes është Historian i artit, ish-sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Kombëtare Shkencore (françeze) dhe Drejtor i Kulturës së Shoqërisë Bashkimi Shqiptar. (Faqen zyrtare të z.Gardes mund ta vizitoni këtu: http://www.gilbert-gardes.fr)
____________________________________
FOTOALBUM NGA KONFERENCA SHKENCORE ‘PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË’
…………………………………
………………………………….
…………………………………….
…………………………………….
……………………………………………
……………………………………………..
……………………………….
……………………………………………..
……………………………………..
_____________________________________
(PASHTRIKU.ORG, KORRIK 2012)