Bukuresht, 10. 03. 2014 – “…më vjen në mëndje një citat i filozofit të madh amerikan Murray Rothbard, i cili thoshte – shteti është një institucion vjedhje – Tatimi është një sistem me anën e të cilit politikanët dhe burokratët vjedhin parat e qytetarëve për t’i shpenzuar në mënyrë të turpshme. Kjo e vërtet nuk ka përjashtime. Është për tu mahnitur se si arrini të ruani seriozitetin kur flisni për evazionin fiskal. Komisioni dhe burokratët e tij nuk paguajnë tatime. Pra ju nuk paguani tatime si gjithë qytetarët e tjerë. Ju keni gjithfarë privilegjesh dhe ligje speciale…Ju jeni evazionistët më të mëdhenj në Europë, e megjithatë vini dhe u jepni leksione të tjerëve! E pra, sa vjen e më tepër njerëz nga BE’ja po fillojnë të kuptojnë. Do arrij puna që euroskeptikët të shtohen gjithnjë e më tepër. Po ju them dhe diçka – kur popujt të marrin vesh se çfarë jeni në të vërtet, nuk do u duhet shumë ta sulmojnë Parlamentin dhe t’ju varin. Dhe do kenë të drejtë ta bëjnë këtë.” – kështu ka thënë Deputeti i pavaruar i Parlamentit Europian, Godfrey Bloom, më 21 nëntor 2013!
Deputetit i pavaruar – Godfrey Bloom, në Parlamenti Europian.
* * *
Ambasadori holandez Martin De La Reij në një diskutim mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të organizuar nga Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, ndër të tjera tha:
“Ne jemi të vëmendshëm për të zbatuar plotësisht konventën e Kopenhagenit mbi kushtet që një vend duhet të plotësoj për të qenë pjesë e BE’së, si stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj fenomeneve nacionaliste, si dhe përshtatja e politikave monetare”.
Më tërhoqi vëmendjen kjo frazë e thënë në këtë takim, si një përsëritje, një shabllon i një ideje, e cila u përpunua nga kanceleritë europiane dhe me anën e së cilës na bëjnë të ditur, se shkaktarët e refuzimit të Shqipërisë për të marrë pjesë në sofrën europiane, jemi pikërisht ne. Hmm, na e thotë këtë përfaqsuasi i Hollandës, vëndi ku marijuana, prostitucioni dhe homoseksualizmi janë legale. Po kështu të njëjtin pozicion mbajnë dhe në rastin e mos pranimit të Rumanisë në hapësirën Shengen, ku si pretekst nxjerin korupsionin dhe problemet e drejtësis. Maqedonisë ja kanë gjetur kleçkën me punën e emrit. Kosovën përveç këtyre e mbajnë në ajër lidhur me bisedimet (me Sërbinë) dhe të drejtat e minoriteteve.
* * *
Në pamje të parë, të gjitha këto të krijojnë përshtypjen se proekupimi kryesor i tyre është të na vëjnë në rrugë të drejtë dhe se ata mbajnë anën e popujve tanë të dëshiruar për demokracinë e tyre të përkryer. Kështu ata luajnë rolin e mësuesit të rrept që na edukon dhe ne, shtetet e Europës juglindore, jemi nxënësit çamarok të padisiplinuar.
Tematika është gati e njëjtë – Korupsioni, Drejtësia, Minoritetet, Nacionalizmi.
Shtroj pyetjen – A kanë të drejtë?
Konventa e Kopenhagenit është për të gjithë apo vetëm për disa?
Do thoja se kanë plotësisht të drejtë sikur këto gjëra mos na i thoshte dhe Venizellosi. Si mundet BE’ja të kritikojë Shqipërinë në këto katër drejtime dhe Greqinë mos e përmëndi gjëkundi, bile të vazhdojë ta ushqejë me miliardat e kredive që i jep. Greqia në të katër pikat nuk ka si e kalon klasën. Pra preokupimet e BE’së ndaj vëndeve të Ballkanit janë selektive dhe nuk i përgjigjen të njëjtit standart. Greqia nuk njeh asnjë minoritet, ka në parlament parti fashiste, për korupsion është kampion. Në fakt, ne si shtet, ligjërisht jemi akoma në luftë me Europën dhe Greqia mund të na sulmojë ushtarakisht në çdo moment pa asnjë paralajmërim, siç e ka bërë dhe herë të tjera.
Nga ana tjetër, do thoja se do kishin plotësisht të drejtë të kërkonin nga ne, sikur mos e kishin pranuar Sërbinë, pa e vënë në bankën e të akuzuarve për krime dhe genocide, (siç u veprua me Gjermaninë në Nuremberg) dhe pa i kërkuar të plotësojë dhe ajo këto katër kushte që po na i kërkojnë neve.
Si mund të heqi dorë Serbia nga nacionalizmi dhe strategjia e Çubrilloviçit?
A ja ka kërkuar këtë gjë BE’ja? – s’kam dëgjuar gjë!
* * *
Do thoja se kanë plotësisht të drejtë sikur mos kisha lexuar këto ditë një statistik lidhur me fitimet vjetore të Mafias italiane (180 miliard euro në vit). E pa besueshme, fitim që e kapërcen pesëfish buxhetin e një shteti si Rumania.
Sa i koruptuar duhet të jetë një shtet, i cili i lejon organizatave të krimit të organizuar fitime të tilla?
Si krijohet ky fitim dhe si shpërlahen këto para në Itali?
Çfarë vlere dhe sa i shtrirë është ky aktivitet i krimit të organizuar atje kur fitimet neto të tij kapin shifra të tilla astronomike?
* * *
Europa ka të drejtë kur na thotë se kemi këto katër probleme, të cilat mëndja ma thotë se duhet ti eleminojmë, të shpallim aksion kombëtar për të ndërtuar një demokraci ideale. Ka të drejtën e saj të na kërkojë këtë bilet hyrje në teatrin e tyre. Por nga ana tjetër, kam frikë se pasi të arrijmë të pastrohemi, të zbukurohemi dhe të vishemi si për teatër, pasi të ulemi në kariket e rehatshme, do konstatojmë se jemi spektatorët më të pastër nga të gjithë. Ne me kostum dasme dhe të tjerët me roba pune të ndotura. Kam dëgjuar se në operën e Parisit dhe në disa lokale të zgjedhura dhe shumë të shtrënjta, hyrja lejohet vetëm po të jesh i veshur me frak.
Vallë atje duam të shkojmë?
Besoj se janë të sinqertë me pretendimet e tyre, është e drejta e tyre të kenë pretendime përsakohë jemi ne ata që duan patjetër t’ju ulemi në prehër. Kam përshtypjen se jemi duke kërcyer si qeni të kapim kockën, të cilën BE’ja na e shëtit para hundës dhe kur ne i afrohemi asaj gati ta kapim, ata e ngrejnë edhe më lart që mos e kapim.
Ajo që më shqetëson në këtë lojë është hipokrizia e tyre, pasi na kërkojnë gjëra që ata vetë nuk i kanë. Jam shumë dakord të adoptojmë gjërat e mira nga legjislacioni europian, të përpiqemi të respektojmë parimet e bukura (gati utopiste) të cilat as në Europë nuk zbatohen plotësisht. Ajo që nuk mund ta pranoj është qëndrimi selektiv, trajtimi i pabarabartë që na bëhet, gjuha e dyfishtë që përdorin, prapaskenat e tyre.
Aspiratat tona për bashkim kombëtar, nëpërmjet korigjimit legal të gabimeve historike që Europa i ka bërë ndaj popullit shqiptar, ata e kosiderojnë “nacionalizëm”, ndërkohë që Vorioepirin e grekëve dhe Nacertanien e sërbëve jo. A mund tu themi se janë të sinqertë me ne këta politikanë të parfumosur?
– Apsolutisht jo.
Unë shpresoj se ndonjëditë do kemi fatin të kemi dhe ne një qeveri shqiptare të sinqertë me popullin e vet, e cila të mbrojë interesat e tij dhe tu vëjë kushte Europës, nëse duan të kenë Shqipërinë në gjirin e tyre.
***
Në vazhdim do riprodhoj diskutimin interesant të deputetit të pavarur englez, Dodfrey Bloom, në parlamentin europian (Strasbourg, 21 Nëndor 2013):
“…më vjen në mëndje një citat i filozofit të madh amerikan Murray Rothbard, i cili thoshte – shteti është një institucion vjedhje – Tatimi është një sistem me anën e të cilit politikanët dhe burokratët vjedhin parat e qytetarëve për t’i shpenzuar në mënyrë të turpshme. Kjo e vërtet nuk ka përjashtime. Është për tu mahnitur se si arrini të ruani seriozitetin kur flisni për evazionin fiskal. Komisioni dhe burokratët e tij nuk paguajnë tatime. Pra ju nuk paguani tatime si gjithë qytetarët e tjerë. Ju keni gjithfarë privilegjesh dhe ligje speciale…Ju jeni evazionistët më të mëdhenj në Europë, e megjithatë vini dhe u jepni leksione të tjerëve! E pra, sa vjen e më tepër njerëz nga BE’ja po fillojnë të kuptojnë. Do arrij puna që euroskeptikët të shtohen gjithnjë e më tepër. Po ju them dhe diçka – kur popujt të marrin vesh se çfarë jeni në të vërtet, nuk do u duhet shumë ta sulmojnë Parlamentin dhe t’ju varin. Dhe do kenë të drejtë ta bëjnë këtë.”
**********
Shikoni e dëgjoni me kujdes fjalën e Deputetit të pavaruar Godfrey Bloom,
të mbajtur më 21 nëntor 2013 – në Parlamenti Europian:
Nuk e mohoj, se në Europë ka dhe njerëz të ndershëm dhe të guximshëm si ky deputet, vetëm se janë pak të tillë dhe këta nuk kanë shanse të bëjnë pjesë në strukturat ekzekutive të Europës!
==========
(SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG, SH.B)
Në vijim shikoni një intervistë të studiuesit anglezë David Icke – mbi origjinën dhe simbolikat e Bashkimit Europian. Icke, BE’në e sheh si rishfaqje (të shenjtë) të Perandorisë Romake,….