PESË NGA ATA QË SHKËLQYEN NË TURNIRIN

PESË NGA ATA QË SHKËLQYEN NË TURNIRIN NDËRKOMBËTAR TË FUTBOLLIT “MYERIN CUP 2023”

Nga Arif Ejupi

Turniri tradicional i futbollit “Meyrin Cup”edhe sivjet i ka tubuar juniorët më të mirë U-11, nga Anglia, Italia, Franca, Spanja, Kosova dhe Zvicra.

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive Republikën e Kosovës e kanë përfaqësuar vogëlushët e Akademisë së futbollit FC.”Kickin” nga Prishtina.

Ata edhe pse me një orar të ngjeshur të ndeshjeve gjatë dy ditëve, aq sa edhe ka zgjatur ky turnir, kanë shkëlqyer, me lojën e tyre atraktive dhe të bukur.

Të 15-futbollistët juniorë të FC. Kick-in, edhe pse ende të njomë kanë demonstruar cilësi prej talentesh të vërtetë.

Veçmas ka habitur përgatitja e tyre fizike, ngase pushimi nga njëra ndeshje në ndeshjen tjetër ka qenë shumë i shkurtër.

Sulmit të kësaj skuadre i ka prirë qendërsulmuesi Gent Munishi, i cili nga gjithsej 11-të, ndeshje të zhvilluara ka shënuar 12-të gola.

Loja e tij u përshkua me goditje të forta dhe precize. Genti po ashtu në zotërim të topit ishte i mrekullueshëm.

Ai nga pozita në dukje të pamundshme për të shënuar disa herë i ka befasuar portierët e skuadrave kundërshtare.

Veç kësaj driblimet të tij perfekte dhe shmangia me aq lehtësi e mbrojtësve kundërshtarë janë duartrokitur me dhjetëra herë nga shikuesit e shumtë.

Në lojën e këtij vogëlushi na shfaqet përpara syve legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri, kur si nxënës i 8-vjeçares “Naim Frashëri”dikur“ Gjuro Gjakoviq “ të Podujevës, pati paralajmëruar shkëlqimin e tij në fushat e futbollit në ish-Jugosllavi dhe ato ndërkombëtare.

Një futbollist tjetër i kësaj Akademie që me lojën e tij brilante ka fituar zemrat e të gjithëve është Diar Xhogoviq, me origjinë nga trojet tona në Mal të Zi.

Ai në të gjitha ndeshjet ka shmangur çdo rrezik serioz për portën e kolegut të tij Rene Kuqi.

Po ashtu me gjuajtjet e tij sikur prej katapulti nga një largësi bukur e madhe ka shënuar dy gola, që i kanë ngritur në këmbë të gjithë.

Leart Sinani nga Podujeva, futbollist i kësaj Akademie dhe pjesëmarrës në këtë turniri, i aktivizuar në të gjitha takimet ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve shqiptarë dhe atyre të huaj, me stabilitetin e treguar.

Krosimet që vinin nga të ashtuquajturit kornerë me kërcime në ajër dhe goditje me kokë Sinani, shtathedhur dhe i zhdërvjellët i dëbonte me lehtësi në mesfushë.

Ndërkaq, Jon Goxhuli e ekuilibronte lojën në mesfushë dhe i furnizonte me topa të gjatë bashkëlojtarët e tij,të sulmit.

Ai impresiononte me përpjekjet për ta rimarrë çdo top të humbur. Befasonte për të mirë edhe me qëndrueshmëri fizike. Shihej në çdo cep të fushës. Thjesht gjatë 11-të ndeshjeve të luajtura u tregua energjik dhe i lëvizshëm.

Me një të ardhme premtuese nëse vazhdon të jetë i përkushtuar në punë do të jetë edhe prizrenasi Dren Krasniqi, lojtar i repartit të sulmit në FC. Kick-in të Prishtinës.

Ai ka hyrë në listën e golashënuesve me një gol të bukur kundër skuadrës FC Vevey të Zvicrës.

Këtë takim e kanë fituar me rezultat bindës 4-: 0 ,akademikët e vegjël të Kosovës.

Edhe 10-të futbollistët emrat e të cilëve nuk janë përmendur për arsye të hapësirës së kufizuar, i posedojnë të gjitha parametrat për të qenë emra të njohur të futbollit.

Ata me lojën e tyre të bukur na kanë nderuar të gjithëve, e veçmas Flamurin e Republikës së Kosovës, që valonte përkrah atij të Anglisë, Italisë, Zvicrës, Francës dhe Spanjës.

Total
0
Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

GJEOPOLITIKË…

Berlin, qershor 2022 GJEOPOLITIKË… (Mbim dhunën e vizave) Nga Rexhep Kasumaj Kisha lexuar herët mbi gjeopolitikën e Polonisë…