Bukuresht, 14. 12. 2015: Të shurdhuar nga propaganda mbi të drejtat e njëriut, hipokrizi europiane, ne e kemi të vështirë të kuptojmë indiferencën e tyre ndaj krimit shtetëror në zëmër të Ballkanit, pranë, shumë pranë Europës tonë të Bashkuar, në djepin e saj. Një shekull hipokrizi, një shekull indiference, është shumë për një popull të vogël, aq shumë pasi gjërat harrohen, faktet, dëshmitë zhduken ngadal, ngadale, për tu shfaqur vonë pastaj, shumë vonë dhe pa efekt. Dokumentat fshihen, groposen nëpër arkiva, që nuk hapen për një shekull. Fshihet drita, e vërteta, dhimbja, pastaj na këshillojnë, na urdhërojnë, na kërcënojnë.
Ky shekull paska qënë shumë i gjatë, më i gjatë nga të tjerët, i mbushur me gjak shqiptari, me gjak të pafajshëm i të pashpresëve që u larguan (kush mundi) dhe largohen prap nga toka e mallkuar. Ja, sot lexoj, dëgjoj këtë zë norvegjian që përpiqet të na zgjojë në këtë realitet të fshehur. Kjo shoqëri shumë e civilizuar europiane, e cila hedh miliarda euro për të drejtat homoseksuale, për të drejtat e ciganeve, apo të sërbëve që insistojnë të mbeten pran vendit të krimit të tyre, por jo dhe për të drejtat e viktimave të hedhura nëpër gropa, puse dhe lumenj. Viktimat nuk janë njerëz, nuk janë të gjallë, janë fantazmat e historisë dhe historia është e skuqur nga gjaku i derdhur, e nxirë nga tymi i shtëpive të djegura, e zverdhur nga haresa, pastaj e zbardhur nga hipokrizia.
Me habiti norvegjezi kokfort, ҫ’ka që remon atje ku s’duhet, ҫ’ka që si lë fantazmat të enden ku kanë qejf, ҫ’ka që gërmon dhe ulërin për dhimbjen e harruar. Se kuptojnë qeveritë, jo vetëm ato europiane, po as tonat që sundojnë mbi këtë tokë të nxirë nga gjaku i mpiksur, plot me varre. Duan paqe, dhe ne e duam, e kemi dasht gjithmonë, që në fillim. Po ja që s’ka qënë e thënë deri tani, që nga koha e Mujos dhe Halilit, s’mbaruan bajlozat që su ngopën asnjëherë. E duam paqen sa nuk bën, por s’na janë ngjitur kockat e thyera akoma, dhe dhimbja, frika nuk na lë të flemë gjumë pa parë ëndrra të këqia. Ndoshta na duhet një drog e veҫantë, të cilën Europa akoma se ka zbuluar, që të mos e kthejmë më kokën mbrapa dhe të ecim si somnanbul.
Krimet në Kosovë – Josef Martinsen: