GËZIM MEKULI I KA DISA PYETJE PËR JU, Z.EDWARD P.JOSEPH

Pashtriku.org, 15. 06. 2013 – Që të mbashë pozitën dominuese, ideologjia artificiale duhet të ndërtohet, të riparohet e të përforcohet. E di se kjo ideologji dominuese duhet të mbrohet vazhdimisht, edhe përmes strategjisë retorike, natyrisht.
Përshtypja e parë që më bëri kjo letër e juaja z. ambasador, ishte mënyra se si u shkrua kjo letër. Koha e shkruarjes, gjuha «e fortë e saj» dhe përdorimi ofanziv i imperativit … Është pikërisht natyra e ideologjisë së përmbajtjes së kësaj letre, ajo e cila edhe më shqetësoj.
Ju, i nderuari ambasador, letrën, thuhet në mediat shqipe, se i drejtoni dy udhëheqësve të Lëvizjes «Vetëvenosje!» Por, unë dyshoj!
Si rrjedhojë logjike më lindin disa pyetje për JU:
– Çfarë kërkon kjo letër prej akademikëve, intelektualëve e shqiptarëve të Kosovës? Ti besoj kësaj? Ta kuptoj, ta ndiej apo edhe «të mendoj» si përmbajtja e letrës suaj?

Edward P.Joseph, ish-zëvendësshef i OSBE-së në Kosovë – 

në një konferencë me Popin serb!

– Çfarë «argumentesh» politike përdorni në këtë letër dhe, përse u përdorën këto argumente mu në këtë «momentum»?
– Çfarë është roli dhe ndikimi i kësaj letre tek votuesit e Kosovës? A u shndëruat, në këtë rast, në «stativë mikrofoni» për ndonjë parti politike në Kosovë?
– Si e shef problemin shqiptarë kjo letër?
– Cilat janë qëllimet-ideologjike-të kësaj letre?
– Çka kërkon kjo letër nga publiku, që ky të mos «guxoj të mendoj» e çka «i lejohet» të mendoj?
– Kush janë personat dhe grupet që janë mirëprezentuar në këtë letër? Dhe përse?
– Intereset e kujt janë përfaqësuar dhe, intereset e kujt janë refuzuar, kundërshtuar apo nuk janë përmendur fare këtu.
– Z. Ambasador, legjitimoni një mendim, parti apo ideologji? Tentoni për të disciplinuar një mendim demokratik, një qëllim kombëtar, një ideal politik apo edhe një dëshirë?
Kjo letër më bëri të mendoj dhe të shtroj edhe këtë pyetje:
– a është kjo letër e Juaja duke i portretizuar intereset e një grupi të vogël partiak, dhe, njëkohësisht, duke tentuar që këtë grup të vogël e të korruptuar partiak ta impononi si bartëse e vlerave dhe interesave të mëdha politike e ekonomike në Kosovë e Ballkan?
Unë dyshoj!
Gëzim Mekuli

====================
Edward Joseph:Pesë kushtet amerikane për Vetëvendosjen
http://www.koha.net/?page=1,13,149052
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura