PËRPARIM DEMI: SHKENCA DHE AKADEMIA

Bukuresht, 31.01.2017: Shkenca dhe Akademia nga njehere jane dy gjera krejt te ndryshme. Tek ne Akademia nuk eshte me vendi ku shkenca mund te gjej vend apo te perfaqesohet.
Te jesh akademik (jo rogetar i akademise) do te thote te jesh intelektual me kontribut te njohur shkencor. Fatkeqesisht, akademiket e sotem nuk kane nje gje te tille, ata jane disa emra te panjohur per publikun intelektual dhe s’jane ngateruar asnjehere me shkencen. Keta shume shume shkruajne raporte dhe fjalime per ata qe i mbajne atje, jane shkruesa nga njehere dhe propagandiste, ose politruk sic u thonin ne kohen e diktatures. Keta mbushin rradhet e asaj kategorie “shkrimtaresh” medioker, sic i ka klasifikuar dikur ne veprat e tij Ismail Kadare.
Qe te studiosh gjuhen shqipe nuk eshte gje e lehte, nga njehere kjo te ha tere jeten (shih rastin e Petro Zhei, Arref Matjes, Niko Stillos etj.). Studimi shkencor eshte nje aktivitet i gjere dhe i thelle, i cili fillon me hulumtimin e bibliografise deri ne kufirin bashkohor dhe me tej vazhdon me kerkimin e rrugeve te reja, te pashkelura, ngritje dhe vertetim hipotezash te ndryshme dhe deri ne skicimin e teorive te reja. Per kete shkencetaret krijojne dhe perdorin metoda dhe metodollogji te reja, te cilat u pershtaten dhe mundesojne vazhdimin e studimeve dhe kerkimit shkencor pertej kufirit te arritur. Ne kushtet e fakteve te reja qe dalin jashte suazes se teorive te vjetra eshte e domozdoshme te perdorish instrumente te reja. Kuptohet qe me nje metodollogji te vjeter nuk mund te shpjegosh te rejat e shkences dhe argumentat / faktet e lena jashte saj, kerkojne zbulime te guximshme per ti marre persiper ti inkuadroje ne sistem. Nga njehere del nevoja te rindertohet sistemi, qe te behet me permbledhes dhe me i pershtatshem dhe ne raste se eshte e pamundur kjo, te krijohet nje i ri me strukture te re, me baze me te gjere.

Petro Zheji (Gjirokastër, 16 tetor 1929 – Tiranë, 14 mars 2015)

Gjuha shqipe eshte nje sistem jashte te cilit nuk mund te lesh asnje fjale te saj. Cdo komponente e saj duhet ta gjej vendin ne nje strukture permbledhese. Nese egzistojne fjale te cilat sot akoma nuk jane sistemuar dhe nuk kane gjetur vendin e tyre ne sistem, kjo nuk i perjashton ato, perkundrazi kjo tregon se akoma nuk kemi gjetur sistemin e duhur. Si nje shembull te krahasueshem mund te marrim zbulimin e tabeles se elementeve qe beri Mendelejevi. Para tij ka patur dhe perpjekje te tjera per te krijuar sistem, por asnje nga ato nuk i plotesoi konditen per te perfshire te gjitha elementet. Sistemi i Mendelejevit jo vetem e plotesoi kete kusht, por ne tabelen e tij gjejme dhe vende bosh per elementet qe akoma nuk jane zbuluar, gje qe dhe ndodhi me vone.
Per gjuhen shqipe nje sistem te tille e propozoi Petro Zhei. Por ja qe mediokriteti jone akademik nuk e kuptoi zbulimin e tij te madh, perkundrazi preferoi ta injoroje, pa qene ne gjendje ta kundershtoje. Ajo qe i rendon edhe me teper eshte se ata me kokfortesi kembengulin ne paditurine e tyre. Sot ka shume studiues te apasionuar te cilet hulumtojne rruget e reja duke sjell nje kontribut te pallogaritshem ne shkencen e gjuhesise shqipetare (jo akademike), sidomos ne fushen e etimologjise gjuhesore. Gjerat kane filluar te lidhen, perdite biem ndesh me fakte dhe argumente te reja. Gradualisht “sistemi” i gjuhes shqipe po merr forme, po plotesohet, kompletohet, per te zbuluar jo vetem vjetersine e kesaj gjuhe “perendish”, por po na shfaq perpara tere bukurine e saj, kompleksitetin, persosmerine, lidheshmerine e fjaleve me konceptet, besimet mitologjike prehistorike, e deri tek natyrshmeria e saj simbolike. Simbolet e gjuhes shqipe u bene baza e gjuheve europiane.
Gjuha jone eshte nje mur i lashte i ndertuar ne mijravjecare, te cilin gjeneratat perandorake e suvatuan, e mbuluan me llac, e lyen me ngjyrat e tyre sa te mos njihej nga pasardhesit e tyre. Por ja qe llaci i tyre u thermua nga koha dhe guret e ketij muri te lashte filluan te dalin ne siperfaqe. Petro Zhei ishte i pari qe i diktoi. Ai e pastroi murin (gjuhen) nga llaci i shkoqur (greko-romak) dhe pa guret, pa se si mjeshtrat e popullit tone i kishin skalitur nje nga nje (germat, simbolet, fjalet…), ne menyre qe muri i gjuhes tone ti qendronte kohes deri me sot. Ai zbuloi arsyen pse gjuha shqipe u be e pavdekshme.
Bukuresht, 31.01.2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

LLASHTICA DARDANE …

Shkruan: Prof.dr.Nusret Pllana Llashtica dardane qe 25 vite në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare! (Në shenjë kujtimi të përjetshëm…