Prishtinë, 11 Maj 2020: Sot shtatëdhjetëepesë vite (9 maj) merret dita e ngadhnjimit mbi fashizmin, dhe festohet! Po sot mbushen shtatëdhjetë vjet kur Robert Shuman, Minister i Jashtëm i Francës deklaroi shumë qartë dhe hapur se “bashkimi i kombeve të Evropës kërkon eliminimin e opozitës shekullore”. Si moto tingllon bukur. E lakmueshme për të gjitha kombet. A qendron kjo në realitet? A i ndejti besnik Franca kësaj nisme, nga edhe buroi Bashkimi Evropian?
Jo vetëm Franca, por shumë shtete nuk i ndejtën besnike kësaj motoje. Të jenë të barabartë të gjitha kombet, në këtë Evropë që për disa ishte njerkë e shkuar njerkës! E tillë ishte dhe është për ne shqiptarët. Gjatë gjithë historisë kemi qenë të sulmuar nga monstrumet e saj dhe në fund i kanë hyrë hartës tonë me thika, duke e bërë copë-copë. Pas LDB, Evropa u shëndrua në burizan të dy pakteve politiko ushtarake. Edhe sot është burizan i këtyre dy taboreve. Në vend se të forcohet gjithnjë e më tepër, ajo po shkon drejtë degradimit të saj. Tashmë e ka harruar moton e të barabartëve, se vet Francës, zëdhënëse e saj, nuk po i konvenon kjo. Politikisht, ekonomikisht e ushtarakisht.
Evropa asnjëherë nuk doli jashtë motos së Maltusit: “Të drejtë për të jetuar nuk keni, e nëse mund të jetoni, jetoni”, të paktën për ne shqiptarët. Kjo më së miri e vertëton heshtjen e saj gjatë sundimit dyzetepesë vjeçar, sa ishim nën regjimin titist e millosheveiqian. Vriteshin e syrgjynoseshin shqiptarët, zhdukeshin e burgoseshin shqiptarët dhe Evrpoa nuk na logariste si komb. Ajo e mbeshteste moton e Maltuesit dhe përgdhelte Titon e Millosheviqin. E njejta gjë po ndodh edhe sot. Ata që mendojnë se ka ndryshime në politikën evropiane, gabojnë. Ajo e ushqen garniturën e Millosheviqit, madje i bashkangjitet në “dhimbjen” e saj. Ajo po mundohet t’ia “shërojë” plagët Serbisë, që nga Rambuileja e deri sot. Mëkatarja më e madhe e këtij mosrespektimi të motos së vet, Franca, edhe më tepër po i frynë zjarrit.
Por shqiptarët e morrën këtë moto si të vërtetë dhe zbatuese. Shqipëria londineze i’a lexonte letrat në xhep evropianëve. E dinin se nuk kishte asgjë prej kësaj motoje. Se ishte një lojë e pistë dhe nuk kishte të bënte me realitetin. Evropa kishte marrë të gjitha veprimet për ta përmbysur pushtetin në Shqiprinë londineze. Regrutonte mercenar dhe me ndihmën e propagandës së verdhë dhe kolonës së pestë, arritën që në vitin 1990 të përgatisnin terenin për ardhjen e tyre në pushtet. Qëllimit i’a arritën, por Shqipëria londineze nuk i plotëson kriteret për të qenë komb Evropian!!! Hajde logjikë hajde. Për të qenë komb i saj, duhet t’i falë Greqisë territor, se nuk numrohen ato që ia dha Evropa! Për ta pranuar Shqipërinë londineze si komb evropian, ajo duhet përfill moton, “ku janë eshtrat e një ushtari” armik, duhet të jetë tokë e vendlindjes së tij. Shqipëria londineze nuk duhet të jetë komb në kuadër të Evropës, se ajo përbënë në vete edhe kombet tjera!!! Pra nuk është shtet komb!
Evropa po na thot këtë! Po, po na thotë, ndërsa ne ende kemi punë me neofashizmin që ka ngritur kokë në Shqipërinë londineze për reahbilitimin e baballarve, dajallarve e dhëndurve. Nërsa në Kosovë, se si t’ia heqim tiketën neofashizmit serbosllav! Po këto dy peobleme i kemi. Evropa po bënë sehir dhe po ndihmon në të dyja anët. Në Shqipërinë londineze për t’ia plotësuar kërkesat e marrëveshjes, se i ka ushqyer, regrutuar, paguar dhe orientuar si të veprohet. Në Kosovë, se ka kaluar koha e urretjes, luftënxitjes dhe serbët nuk janë ata të para njëzet vitesh dhe duhet të ndodh pajtimi. Falë vetë i dëmtuari! Bëhi burra, na thonë evropianët, në këtë shtatëdhjetepesë vjetor të ngadhnjimit mbi fashizmin. Duhet falur, se nuk bënë t’i humb fara, që me mund e kultivoi Tito, Milloshqviqi, ndërsa shumë bukur po përkujdesen sot Vuçiqi e Daçiqi.!!!
Kjo është “Evropa e bashkimit të kombeve”! në këtë përvjetor të ngadhnjimit mbi fashizmin dhe vuarjen e themeleve të “bashkimit të kombeve”.
Prishtinë, 09.05.2020
Postime të Lidhura
Skënder Sadri KAPITI: Disa porosi dhe “këshilla†për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin
Durrës, 28 shkurt 2020: Është e vështirë, shumë e vështirë për politikanin që ai t’i shpëtojë mosdevijimit nga…
POSHTË JOSIP BROZ TITO, TË NA RROJË SHOKU LUMIR ABDIXHIKU!
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Çfarë Kuvendi, çfarë leshvendi Ka kohë që që LDK-ë dhe Lumir Abdixhiku…
PASHTRIKU: GËZUAR 28 NËNTORIN 1912! PUNË TË MBARË NË BËRJEN E SHQIPËRISË SË BASHKUAR!
Pashtriku.org, 26. 11. 2013 – Shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike, tashmë shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë…
BILANCI I LUFTËS SË UÇK-së ME FORCAT PUSHTUESE SERBE
BILANCI I LUFTËS SË UÇK-së ME FORCAT PUSHTUESE SERBE Nga Dritan Goxhaj, Tiranë 28 nëntor 2022 Epoka e…