PËRPARIM DEMI: TJETËRSIMI I NJERËZVE REAL NË ATË VIRTUAL (TË TIPIT MATRIX)!

Bukuresht, 03. 02. 2014 – Në filmin trilogji “The Matrix ” shkrimtari Wachovski prezanton një botë virtuale, një program i shkruar nga një tjetër program. Pra këto botë dhe nënbotë virtuale si kukullat ruse “matrioshka”, funksiononin të përgjuara, të survejuara nga programe të një rendi më të lartë. Këtë të fshehtë as vetë agjenti nuk e dinte, se dinte as gruaja plakë (orakulli) dhe as pesonazhi “pozitiv” i quajtur “I zgjedhuri”. Njerëzit virtual që jetonin në atë botë virtuale ishin si delet që besonin se kishin një çoban, por trëmbeshin nga qentë virtual (agjentët) të paisur me aftësi të çuditshme, ishin të pavdekshëm. Realiteti tjetër që ndodhej në matrix, ishte ndryshe. Aty bëhej luftë për mbijetes. Luftonin njerëzit me makinat dhe njerëzit me njëri tjetrin. Në fund del që dhe ky ishte një program. Pra që ta mbyll, asgjë reale, gjithçka virtuale në këtë dhe në atë botë. Të kap dëshpërimi kur e mendon.
Tashmë e kemi mësuar, këto njëzet vjetët e fundit, se interneti po na ofron një botë virtuale, ku mjaftë të rinj migrojnë në pjesën më të madhe të kohës. Përdorin gjuhën e tyre të koduar, plot me simbole dhe akronime, gjuhë shifrore që po shtrihet në të gjitha mjediset, sa refuzojnë të lexojnë libra pasi kanë vështirësi të kuptojnë gjuhën letrare të pamësuar si duhet në shkollë. Degradimi i sistemit të edukimit ecën në paralel me pushtimet e internetit ngadhnjimtar mbi shoqërinë tonë njerëzore. Bota virtuale i tërheq si magnet, i izolon, i mbyll në dhomat e tyre, i bën të flejnë ditën dhe natën të lundrojnë në botën e tyre ireale, plot me soft-lodrat, ku mund të veshin robat e çdo personazhi që preferojnë. Që në moshë të njomë ëndërrojnë të bëhen heker të famshëm, të çajnë çdo mur, të zbërthejnë çdo fjal-kalim, të depërtojnë kudo në atë botë pa kufij, ku mund të udhëtosh i pa identifikuar dhe pa bilet.

Interneti rritet, zgjeron kufijtë, shtohen programet dhe mjetet ndrojnë. Pas gjashtë muajsh aparati që blen nuk vlen më për programet e reja, as për modën e re të sezonit. Kur jeta shtrënjtohet, të mbash hapin me modën bëhet e vështirë, ndërkohë që rritet tundimi sa shpesh të fut në qorrsokak. Atrofizimi i muskujve shkon në favor këtij sporti virtual të lodhjes së trurit me sytë në ekranin e vogël, kështu me kohë do përjetojmë modifikime të dukshme të racës njerzore. Dikush mund të thot se s’ka rëndësi, po punohet për AND-në, organet do prodhohen si pjesë këmbimi, ndërsa ushqimi sa vjen dhe e humbet prejardhjen nga natyra. Ndërkohë robotët po sofistikohen, punohet ti paisin dhe me ndërgjegje dikur, që të mund ta zëvëndësojnë njeriun në çdo fushë. Pra njerëzit do prodhohen dhe mirëmbahen si makinat, ndërsa robotët do punojnë dhe drejtojnë botën. Kjo është perspektiva që s’mund ta pranoj.
Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se ky realitet që përjetojmë nuk lindi vet, njerëzit e krijuan. Kuptohet jo të gjithë janë autor, vetëm një pjesë, ajo që financon për të rritur fitimet e saj. Në këtë punë s’ka skrupuj, asgjë personale, thjesht është biznes, iku koha e moralit. Kjo botë rotullohet rreth fitimit të parasë, për këtë u duhet pushteti, të kontrollojnë gjithshka, deri sa të na zëvëndësojnë me robota të bindur, të palodhur, që punojnë pa orar dhe s’kërkojnë rritje rogash dhe nuk duan pension. Njerëzit sipas tyre duhet ta pranojnë qetësisht këtë të ardhme të tipit matrix, pasi dependent siç janë nuk mund ti kundëvihen forcës madhore dhe veseve të tyre, që ua shtojnë lakminë për të vegjetuar në rehatin virtuale, të cilën sistemi ua servir.
Për të arritur qëllimin final, tashmë të programuar me kohë, kupola nuk ndalet, nuk ka penges. Luftrat lokale etnike apo fetare qoftë, revoltat në formë demonstratash të dhunshme, grupimet teroriste apo hakmarrja raciste, nuk i pengojnë fare. Mao Ce Duni ka thënë: “Uji po su turbullua nuk kthjellohet”, shumë llogjike dhe e thjeshtë, apo jo? Prandaj këto trazira lokale që përjetojmë, ata i konsiderojnë zhurmues të përkohshëm nganjëherë të nevojshëm, prandaj dhe i stimulojnë në forma të ndryshme. Më tepër, kanë instrumentat e tyre të shpikura që filloi nga koha e Maltusit, sot kanë plot teori si makiavelizmin, komunizmin, frojdizmin, fashizmin, islamizmin dhe ortodoksizmin, kanë homoseksualët, luftën e klasave, të drejtat e individit meskin antisocial dhe gjithëfarë shpikjesh të tjera si revolucioni seksual etj. Kanë sportin, kinematë, televizionin, parlamentin, showbizin, që prodhojnë përditë preokupime fallco me impakt dhe audiencë maksimale në shoqëritë e konsumit banal.
Të gjitha këto të marra së bashku hallakatin dhe përçajnë shoqërinë në grupime kundërshtare, të cilat konsumojnë energjinë njerzore, duke mos lënë vend për të parë se “ku i shpie mushka drutë” politikës globale. Armata e politikanëve, gazetarëve dhe moderatorëve kanë rolin e amplifikimit të çikërimave, për të mbuluar të vërtetën me një shtresë informacioni të padepërtueshme për popullin e thjesht. Mirë e thotë Kadareja në romanin “Piramida”: “…u ndërtuan për ti zënë njerzit me punë që të mos kenë kohë dhe fuqi të mendojnë”. Varfëria gjithashtu është mjeti i përdorur më me sukses, pasi uria nuk të lë të mendosh për asgjë veç për kafshatën e ditës. Në këtë haos të organizuar botëror, kupola zbaton qetësisht planin e saj diabolik për të na pregatitur të ardhmen, duke siguruar për vete dhe pasardhësve të saj pushtetin apsolut.
Dependenca është bërë çelsi magjik i transformimit të njëriut aktiv në një konsumator pasiv të nënshtruar dhe të parezikshëm për “progresin” drejt të ardhmes virtuale që na ofrojnë korporatat. Meqënëse dependenca është veti e trurit, ky sot është kthyer në subjekt kryesor studimi dhe eksperimentimi. Kur korporatat të fusin në dorë trurin e njerëzve, mbarojnë hallet e tyre, rruga u hapet përfundimisht për gjithshka. Mjafton një virus i vogël dhe i padukshëm për të shregulluar softin e instaluar në tru dhe njeriu kthehet sipas qejfit nga do, si roboti i komanduar në distancë. Pra bëhet një kukull “Barby” që flet disa fjalë të inçizuara në pllakën bazë apo mikroçipin e saj. Ndoshta sot akoma s’ka arritur kjo fazë, por dhe larg nuk jemi.
Nganjëherë tmerohem kur lexoj rubrikën e kurioziteteve, ku jepen nga njëherë të rejat e shkencës në këtë drejtim. Tmerohem gjithashtu dhe nga filmat e rinj me skenare SF, ku na paraqiten skena apokaliptike me njerëz mutant dhe “elienët” superior. Tmerohem duke menduar se ndonjë nga këta shkrimtarë mund të ketë damarin e Zhul Vernit dhe ideja e tyre të bëhet realitet. Në fakt, mesa di, këta skenaristë të Hollivudit, paguhen nga korporatat dhe po ato porosisin dhe tematikën apo idenë që duhet të mbjellin. Kështu testojnë opinionin shoqëror dhe na pregatisin për të ardhmen tonë virtuale që po na pret. Qeveritë dhe politikanët nuk kanë pjesë këtu fare, ata mbahen vetëm për momentin kur u duhet të aprovojnë ndonjë ligj që u bën lazëm, apo të firmosin ndonjë marrëveshje të leverdisëshme. Atyre u diktohet dhe forma si duhet ta shtrojnë, dhe gjuha që duhet përdorur, apo momenti kur duhet hedhur për diskutim. Njerëzit nuk duhet të dinë fundin se ku përfundon, atyre u serviret vetëm fillimi, apo pjesëza e shkëputur e hallkave të zinxhirit, se lidhjen e bën dikush tjetër më vonë.
Deri tani është manipuluar historia e shkuar, sot përgatitet manipulimi për historinë e së ardhmes, e cila meqë është e pashkruar ende po hidhet në letër të bardhë. Ky është kollajllëku i manipulimit të saj, pasi për një diçka të pandodhur akoma mund të shkruash si do, pa qënë nevoja të fshehish dëshmitë, apo të zhdukish njëri. Prandaj dhe na këshillojnë dhe na luten të harojmë, sa më tepër të harojmë, mundësisht ti harojmë të gjitha. Skenarët besoj se janë gati tashmë dhe jemi në fazën e aplikimit, prandaj insistojnë gjithandej për reforma në shkollat e të gjitha niveleve, pasi gjeneratat e reja duhet pa tjetër të shkëputen nga realiteti nëpër të cilin kemi kaluar ne. Kupola ka frikë nga historia e vërtet, se mund të dali dikush, ndonjë studiues i apasionuar dhe fillon i lidh gjërat, kështu mund të zbulohet pa dashur fundi, objektivi i tyre që po e ruajn “top sekret”. Të rinjtë duhet që në fillim të rriten në mjedisin virtual, të cilin kupola s’do e ket problem ta virusojë sa herë ti nevoitet. Kështu, me politikanët makutër dhe analfabet, si dhe me një rini të virusuar, e ardhmja jonë është në duar të sigurta të korporatave “bamirëse” që mendojnë për shoqërinë.

Këta i njohin fare mirë aftësitë çudibërëse të virusve, bile dhe na e treguan dhe neve me filmin “Independence Day”, ku heroi pozitiv, një shkencëtar i ri shpëtoi botën nga sulmi i jasht-toksorëve superiorë, duke e virusuar anijen kozmike “Mather”. Një virus i vogël shkatroi botën e tyre. Sa bukur u shkoqën krejt dhe ranë gjithë ato anije kozmike gjigande dhe sa bukur foli në fund aktori që luante rolin e presidentit të Amerikës, gati u mallëngjeva dhe unë. Kuptohet aty, shpëtimtari nuk mund të ishte tjetër, veçse një përfaqsues i një populli të zgjedhur (çifuto-amerikan). Sa të pafuqishëm dhe sa të vegjël dukeshin njerëzit aty para një kërcënimi shfarosës të tillë jasht-tokësor. Rroftë virusi dhe çifuti që e zbuloi se përndryshe njerëzimi do zhdukej. Të jemi pra optimistë se e ardhmja jonë virtuale është e siguruar. Tani që e kuptova këtë u qetsova dhe unë nuk do i bie më murit me kokë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura
Read More

MUSTAFA SHTEGËTARI

MUSTAFA SHTEGËTARI! Nga Sheradin Berisha, FB 20.12.2020 – Pashtriku 16.01.2023 Shtegëtari i partive politike, teologu Mustafa Bajrami tashmë…