PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-së) KUNDËR JUSUF GËRVALLËS (1)

PLANI I ABDULLAH PRAPASHTICËS DHE OSMAN OSMANIT KUNDËR JUSUF GËRVALLËS ( 1 )

I shfaqur në librin e quajtur: Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010

Autori: Xhafer Durmishi, Suedi 10 mars 2023

Gjatë viteve 1983 – 1985, Abdullah Prapashtica e Osman Osmani janë fshehur pas nënshkrimit të Nuhi Sylejmanit, duke i diktuar letra, gjatë kontakteve me Xhafer Shatrin në Zvicër dhe Sabri Novosellën në Turqi. Edhe me botimin e gazetës ”Punëtorët” Abdullah Prapashtica dhe Osman Osmani janë përpjekur të fshihen pas Nuhi Sylejmanit. Vazhdim të kësaj fshehje të tyre pas nënshkrimit të Nuhi Sylejmanit e konsideroj edhe librin ”Vrasja e trefishtë”.

Nuhi Sylejmani – Vrasja e trefishtë (kujtime e fakte), KOMBI, Prishtinë 2010

https://prointegra.ch/wp-content/uploads/2014/03/NuhiSylejmani.pdf

Për këtë arsye ky punim është botuar më parë me titullin ”Shkolla e UDB-së kundër Jusuf Gërvallës”. Shprehja ”Shkolla e UDB-së” është zëvendësuar në këtë tekst me shprehjen ”Plani i Abdullah Prapashticës dhe Osmanit – në formën e shkurtuar Plani i AP dhe OO”. Teksti dhe forca e argumenteve mbetet e pandryshueshme. Pra me rëndësi të mbahet mend gjatë leximit të këtij punimi është se shkurtesat janë iniciale emrash të:

AP = Abdullah Prapashtica

OO= Osman Osmani

***

1. Udbashin Abdullah Prapashtica, që dikton letra, duhet ta lëmë t’i lëpijë kockat

2. Fjalët më të sinqerta për qelbanikun e stërplehun

3. Çështja e Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ

4. GJENEZA E EMRIT “ZËRI I KOSOVËS”, SIPAS GJENAZEVE

5. GJENEZA E EMRIT “LËVIZJA NACIONALÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE VISEVE TJERA SHQIPTARE NËN JUGOSLLAVI” SIPAS GJENAZEVE

6. Jusufi nuk ishte mbret!

7. Propozimi për t’ia nisur nga zeroja

8. Nuk ishte pajtuar – Ishte pajtuar

9. Mohimi i Zërit të përgjakur nga gjaku i Jusufit dhe të të vrarëve

10. Shkrirja – Ngrirja dhe Shuarja totale e Partisë “Komuniste”

11. Vazhdimi i punës nga aty ku e kishte lënë Jusufi dhe vazhdimi i punës nga aty ku e kishte lënë UDB-a Serbe

12. Faqosja e Zërit të Jusufit sipas falsifikatorëve të pa faqe d.m.th. të pafytyrë

13. Plani i AP dhe OO si hotelierist e pronar çelësash në Kështjellën e pamposhtur të Jusuf Gërvallës

14. Plani i AP dhe OO e shpëton familjen e Jusuf Gërvallës prej hamendjeve

***

1.Udbashin Abdullah Prapashtica, që dikton letra, duhet ta lëmë t’i lëpijë kockat

Pasi i përgëzova shokët e Gjenevës, Ejup Ahmetin dhe Elfi Agushin, për organizimin e mirë të demonstratës, (së 10 dhjetorit 1982 në Gjenevë-shën i Xh.D.) ata më takuan me Xhafer Shatrin, të cilit i kërkova bashkëpunim… edhe pse më premtoi me fjalë të „sinqerta“, mjerisht me këtë takim përfundoi edhe bashkëpunimi ynë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, f.54)

Xhafer Shatri: ”Me Nuhiun po “letërkëmbejmë”. Po na dërgon letra që po ia dikton AP (Abdullah Prapashtica-shën i red.) Përmes tyre po përpiqet me tërë qenien e vet ta kuptojë se çka e kemi ndërmend të ndërmarrim. Natyrisht, s’ka mundur të blejë asgjë dhe tash e ka qitur viçin (të gjitha letrat e tij janë shumë provokative) dhe po thotë hiç më pak se “Punëtorët” po i qetë ish-LNÇKVSHJ! Po kërkon takim me “përfaqësuesit e OMLK-s” (Po e përsëris, këtë po e bëj me keqardhje, që të mos ndodhë ndonjëherë të dalë diçka nga letërkëmbimi ynë…). Do t’ia kthej një përgjegje dhe do t’i them merri dy shokët e tu, pra Sk. (Skënderin=Xhafer Durmishin-shën i red.) dhe shokun në Turqi, dhe eja të bisedojmë. Pra loja duhet vazhduar… ata duhet t’i tërheqim për gjuhe ngadalë ngadalë. Natyrisht pa ia përmendur kurrë “Punëtorët” ose fraksionin. Zotriun e tij, udbashin AP duhet ta lëmë le t’i lëpijë kockat. Përshëndetje revolucionare Xhema (Xhafer Shatri).

(Letër Qendrës Ekzekutive – Hasan Malës, Faridin Tafallarit dhe Ibrahim Kelmendit, shtator 1983 – shën i red.)

(Shënim i Xhafer Durmishit: Kjo letër nuk më dërgohet mua edhe pse isha anëtar i Qendrës Ekzekutive. Kjo letër më ra në dorë për herë të parë më 23 prill 2012)

2.Fjalët më të sinqerta për qelbanikun e stërplehun

Pasi i përgëzova shokët e Gjenevës, Ejup Ahmetin dhe Elfi Agushin, për organizimin e mirë të demonstratës, (së 10 dhjetorit 1982 në Gjenevë-shën i Xh.D.) ata më takuan me Xhafer Shatrin, të cilit i kërkova bashkëpunim… edhe pse më premtoi me fjalë të „sinqerta“, mjerisht me këtë takim përfundoi edhe bashkëpunimi ynë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, f.54)

Xhafer Shatri: “Këtë qelbanik e stërpleh duhet demaskuar me të gjitha forcat dhe me të gjitha mjetet.” (Fjalë të sinqerta për Nuhi Sylejmanin; Letër QE, 31 gusht 1983)

Lufta e dështuar e Abdullah Prapashticës dhe Osman Osmanit, kundër Jusuf Gërvallës.

Kjo luftë bëhet në katër drejtime:

– 1. Kundër Lëvizjes së Jusuf Gërvallës,

– 2. Kundër Jusuf Gërvallës si person,

– 3. Kundër mureve e hapësirës së shenjtë të shtëpisë së tij dhe

– 4. Kundër familjes së tij.

Për të evituar çdo keqkuptim dua të them se përkujdesja ime për familjen e ngushtë të Jusufit, si shok në mesin e shokëve të Jusufit është e një afati të kufizuar dhe preciz kohor dhe shtrihet vetëm e vetëm nga 21 janari gjer më 28 mars 1982, d.m.th. 67 ditë. Sa i përket qëndrimit ndaj Bardhoshit e ndaj Jusufit si luftëtar e ideolog i lirisë, si anëtarë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në/nën Jugosllavi punët qëndrojnë pakëz më ndryshe dhe ma merr mendja se do të vlejnë periudha tjera kohore.

Ibrahim Kelmendi: ”Po shfrytëzoj rastin ta falënderoj Xhaferin për mundësinë që më ka dhënë për të parë çfarë kanë shkruar të tjerët në emër të gjysmanalfabetit Nuhi Sulejmani.” (Gjurmë e fërkemë, libër i shpërnarë përmes internetit në shtator 2016)

Nga citati i mësipërm Ibrahim Kelmendi e kupton se persona të tjerë ia kanë shkruar librin Nuhi Sylejmanit, por sipas I. K: unë nuk jam në gjendje as nuk kam aftësi ta kuptoj këtë, apo nuk kam leje që ta kuptojë këtë.

Vazhdon loja avokaturës së I. Kelmendit të cilën nuk ja kërkon askush.

Ibrahim Kelmendi: ”Po shfrytëzoj rastin ta falënderoj Xhaferin për mundësinë që më ka dhënë për të parë çfarë kanë shkruar të tjerët në emër të gjysmanalfabetit Nuhi Sulejmani (meqë nuk e dija as se kishte botuar edhe “libër”), por nuk po e kuptoj se përse ka publikuar aq shumë fra­gmente të tij?” (Gjurmë e fërkemë, libër i shpërnarë përmes internetit në shtator 2016)

***

Libri ”Vrasja e trefishtë” është promovuar më 26 shkurt 2011 në ambasadën e Kosovës në Bern. Ibrahim Kelmendi, si ”bibliotekist” i Jusuf Gërvallës, mendon se është kompetent me më dhanë mësime se çka duhet me lexua e çka nuk duhet, e çfarë vëmendje e kam për obligim me iu kushtua librave të Planit të AP dhe OO, edhe atëherë kur merren me mua.

Xhafer Shatri: ”Me Nuhiun po “letërkëmbejmë”. Po na dërgon letra që po ia dikton AP (Abdullah Prapashtica-shën i red.) Përmes tyre po përpiqet me tërë qenien e vet ta kuptojë se çka e kemi ndërmend të ndërmarrim. Natyrisht, s’ka mundur të blejë asgjë dhe tash e ka qitur viçin (të gjitha letrat e tij janë shumë provokative) dhe po thotë hiç më pak se “Punëtorët” po i qetë ish-LNÇKVSHJ! Po kërkon takim me “përfaqësuesit e OMLK-s” (Po e përsëris, këtë po e bëj me keqardhje, që të mos ndodhë ndonjëherë të dalë diçka nga letërkëmbimi ynë…). Do t’ia kthej një përgjegje dhe do t’i them merri dy shokët e tu, pra Sk. (Skënderin=Xhafer Durmishin-shën i red.) dhe shokun në Turqi, dhe eja të bisedojmë. Pra loja duhet vazhduar… ata duhet t’i tërheqim për gjuhe ngadalë ngadalë. Natyrisht pa ia përmendur kurrë “Punëtorët” ose fraksionin. Zotriun e tij, udbashin AP duhet ta lëmë le t’i lëpijë kockat Përshëndetje revolucionare Xhema (Xhafer Shatri)

(Letër Qendrës Ekzekutive – Hasan Malës, Faridin Tafallarit dhe Ibrahim Kelmendit, shtator 1983-shën i red.)

(Shënim i Xhafer Durmishit: Kjo letër nuk më dërgohet mua edhe pse isha anëtar i Qendrës Ekzekutive. Kjo letër më ra në dorë për herë të parë më 23 prill 2012)

Abdullah Prapashtica: “Ajo që sjell Nuhi Sylejmani në librin e vet është dëshmia e tij personale si njëri nga bashkëpunëtorët e rrethit të ngushtë të Jusuf Gërvallës në Gjermani, mbi atë bashkëpunim që kanë pas ata së bashku në kuadër të ish LNÇKVSHJ dhe dëshmi autentike e zhvillimeve të pastajshme… (…)Nuhi Sylejmani shkruan me kompetencë…” (MBI LIBRIN „VRASJA E TREFISHT“ TË NUHI SYLEJMANIT, www.albaniapress.com, 14 tetor 2010)

Osman Osmani: Kujtimet dhe dokumentet përcjellëse brenda librit sjellin fakte historike të pakundërshtueshme dhe të panjohura gjer më tani. Në mënyrën më të përpiktë, paraqitet gjendja dhe zhvillimi i tri organizatave shqiptare të asaj kohe, që vepronin kryesisht në botën e jashtme si Fronti i Kuq Popullor, GMLK/OMLK dhe LNÇK/LNÇKVSHJ, si dhe për proceset organizative dhe ideologjike nëpër të cilat kalojnë këto organizata para dhe pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Autori ndër të tjera, në mënyrën më besnike, përshkruan peripecitë dhe ballafaqimet me sfida të shumta të familjeve Gërvalla dhe Zeka pas atentatit të 17 janarit të vitit1982.” (Kopertina e mbrapme e librit Vrasja e trefishtë)

Libri “Vrasja e trefishtë” është promovuar të shtunën që shkoi (26 shkurt 2011-shën ynë), në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bern. Folësi i parë, Faton Topalli, hapi promovimin duke përshëndetur në emër të organizatorit, Bashkësisë Shqiptare të Shafhauzenit dhe qendrës Pro Integra. Ai, në fjalën e tij, librin e vendosi në kontekstin e kohës që po jetojmë, kohë antagonizmash të shumtë, sipas tij. “Ky libër, edhe për shkak të kësaj kohe, fiton një rëndësi të veçantë. (…)

KY ORGANIZIM ËSHTË NDER PËR AMBASADËN E KOSOVËS

Në cilësinë e nikoqires, organizatorët i ka përshëndetur Artana Bardhi, ministre-këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bern. Ajo, duke përcjellë përshëndetjet e ambasadorit Naim Malaj, ka vlerësuar lartë rolin dhe sakrificën e mërgatës në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës. Një pjesë e kësaj sakrifice, ka thënë ajo, dokumentohet edhe në librin që po promovojmë. Prandaj ky organizim është nder edhe për ambasadën e Kosovës, ka thënë znj. Bardhi.” (Marrë nga http://www.albinfo.ch, 28 shkurt 2011)

Libër që synon të vërtetën “e pakonvertuar”

Një letër dërguar Ramadan Pllanës më 11 nëntor 2009 shprehen qëndrimet e mia të vërteta ndaj Abdullah Prapashticës, pra rreth 10 muaj para leximit (në gusht 2010) të librit ”Vrasja e trefishtë”, fjalë të cilat jam shumë i kënaqur që i kam thënë.

Xhafer Durmishi: “Shkrimin e Abdullah Prapashticës e kam lexuar dhe ka shumë pak tekste që më bëjnë me qesh e që më kënaqin shpirtin më shumë se shkrimet e budallallëqet e Abdullah Prapashticës, dhe shpresoj që ai të vazhdoj me kontributin e tij teorik edhe më tutje. Zoti jetën ia shtoftë e i dhashtë shëndet. Është mirë që të ka ra ndërmend se ekziston Faridin Tafallari, si shok i Jusufit e njohës i mirë i rrethanave të asaj kohe. Për ekzistencën e Faridin Tafallarit e librit të tij “Terror Dhimbje Qëndresë” të kam tregua më 2006, ndërsa ti ishe i fokusuar më shumë dhe i kishe pas ra në trag Nuhi Sylejmanit e për Faridin Tafallarin nuk kishe ndie kurrë deri sa të tregova unë. Me fjalë tjera në këtë rast i ke shitë dardhagjisë dardha.” (Letër dërguar Ramadan Pllanës, më 11 nëntor 2009, www.pashtriku.org, 23 shtator 2010)

Pse Abdullah Prapashtica dhe vëzhguesi i tij Osman Osmani veprojnë kështu, me këtë intensitet, ndaj Jusufit dhe Lëvizjes së tij, të cilët mund të thuhet se nuk u kanë bërë asgjë të keqe përveç të mirave, kjo me të vërtetë më ka befasuar, befasi e cila shihet në mënyrën më të qartë nga rreshtat e letrës së mësipërme.

3. Çështja e Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ

Jusuf Gërvalla: “Leximi i letrave të tua nga unë, Shpendi e Bardhi, u shndërrua në një takim të mbarë, ku shqyrtuam në hollësi çështjet e shtruara prej teje, sqaruam Shpendin për disa hollësi të punëve (këtu) në të kaluarën, dhe morëm disa vendime.

Që të tre jemi të mendimit se „Zëri i Kosovës“ duhet të dalë sa më parë e sa më mirë dhe për këtë jemi duke punuar sa po mundemi.

Ne konstatuam së bashku që, ndonëse deri më tash nuk është formuar këtu dega konkrete e Lëvizjes, me komitetin e vet, veprimtaria është bërë si të kish qenë kjo degë. Por, tani do ta formojmë sa më shpejt edhe komitetin edhe degën, ashtu si na porositni ju, se mundësi dhe forca kemi.” (Jusuf Gërvalla: Letër Sabri Novosellës, 31 korrik 1981)

Citati i mësipërm nga letra e Jusufit dërguar Sabri Novosellës, më 31 korrik 1981, vërteton se në Shtutgart, deri në korrik 1981 nuk ka ekzisutar Komiteti i Degës së Lëvizjes për Gjermani dhe as Komiteti Qendror.

Jusuf Gërvalla: “Mbrëmë ishim me Besnikun (Bardhosh Gërvalla-shën im) te ai personi në Visloh, që na i patë dhënë 3 mijë markat. Sa më shumë që po njihemi me të, aq më i matur, i pjekur dhe i mirë po na duket ai neve dhe me gjasë, edhe ai po fiton gjithnjë simpati më të mëdha për punën tonë. Unë, Shpendi (Xhafer Durmishi-shën im) e Besniku, duke analizuar anët e mira dhe virtytet e këtij njeriu, kemi vendosur se do të kish qenë mirë ta bënim menjëherë anëtarë të Komitetit të degës së këtushme.” (Jusuf Gërvalla: Letër Sabri Novosellës, 20 gusht 1981, Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 451- 452)

Çka tregon letra e mësipërme?

Kjo letër është vërtetimi i parë se më 20 gusht 1981 (brenda një muaji pas arritjes sime) në Shtutgart ka ekzistue “Komiteti i degës së këtushme”, do me thënë jo Komitet Qendror. Anëtarë të këtij “Komiteti të degës së këtushme” janë Jusuf Gërvalla, Xhafer Durmishi (Shpendi) dhe Bardhosh Gërvalla (Besniku) të cilët i analizojnë anët dhe virtytet e mira të një bashkatdhetari në Visloh (Isa Bulan – shën i Xh. D.) afër Heidelbergut dhe vendosin se do të kish qenë mirë ta bënim atë menjëherë anëtarin e katërt të “Komitetit të degës së këtushme.”

Plani i AP dhe OO:Jusuf Gërvalla kishte qenë anëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), që datonte qysh nga viti 1975. Arrestimet e 14 dhjetorit të vitit 1979, e detyruan Jusufin të emigrojë në Gjermani, ku ishte i punësuar vëllai i tij, Bardhoshi. Duke i parë lëvizjet ilegale të diasporës, ai e pa të arsyeshme që ta riorganizojë edhe njëherë Lëvizjen, duke e themeluar Komitetin Qendror me këtë përbërje:  

Jusuf Gërvalla, me pseudonim – Sokoli

Bardhosh Gërvalla, me pseudonim – Besniku

Nuhi Sylejmani, me pseudonim – Luani

Pas themelimit të Komitetit Qendror, që do të merrej me çështjet organizative, u vendos që Jusufi të merrej me përpilimin e statutit dhe mundësinë e botimit të një gazete. Bardhoshi do të merrej me procedurat e regjistrimit si parti politike, e cila do të vepronte legalisht në shtetin gjerman, kurse unë do të merresha me përzgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe përmes tyre grumbullimin e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të shtypit dhe për ndihma humanitare për familjet e të rënëve, të burgosurve politikë dhe të varfërve në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët në Jugosllavi!(Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 60)
Jusuf Gërvalla: “Leximi i letrave të tua nga unë, Shpendi e Bardhi, u shndërrua në një takim të mbarë, ku shqyrtuam në hollësi çështjet e shtruara prej teje, sqaruam Shpendin për disa hollësi të punëve (këtu) në të kaluarën, dhe morëm disa vendime. Që të tre jemi të mendimit se „Zëri i Kosovës“ duhet të dalë sa më parë e sa më mirë dhe për këtë jemi duke punuar sa po mundemi. Ne konstatuam së bashku që, ndonëse deri më tash nuk është formuar këtu dega konkrete e Lëvizjes, me komitetin e vet, veprimtaria është bërë si të kish qenë kjo degë. Por, tani do ta formojmë sa më shpejt edhe komitetin edhe degën, ashtu si na porositni ju, se mundësi dhe forca kemi.” (Jusuf Gërvalla: Letër Sabri Novosellës, 31 korrik 1981)

Plani i AP dhe OO: “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), që ishte shkapërderdhur pas goditjes së 14 dhjetorit të vitit 1979, për herë të parë ishte riorganizuar në Untergruppenbach të Gjermanisë, nën përkujdesjen e Jusuf Gërvallës (Sokolit) dhe në praninë e dy anëtarëve të emëruar nga Jusuf Gërvalla. Anëtari i parë ishte emëruar Bardhosh Gërvalla (Besniku), kurse anëtari i dytë ishte emëruar Nuhi Sylejmani (Luani).” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)  

Jusuf Gërvalla: “I dashur vëlla Mërgim, 14 janar 1982

Letrën për KQ të PPSH-së e vonuam shumë. Unë e shkrova në disa variante, por me asnjërin prej tyre nuk mbeta i kënaqur. Nuk jam mësuar të komunikoj me një nivel të tillë. Më së fundi e lash variantin që e mora prej teje.

Hapi si hap më pëlqeu shumë dhe më duket shumë i dobishëm. Por, nuk di a duhet të jemi të kënaqur si e kemi realizuar.

Në letrat e fundit na kanë ardhur disa këshilla nga ana juaj. Ta them të drejtën se mua personalisht më kanë lënë me një ndjenjë të ftohtë. Thelbi i tyre konsiston, sipas përshtypjes sime, në një tërheqje në vete, që u dashka të aplikohet prej nesh. Ose nuk kam qenë në gjendje ta kuptoj qartë. Se cilësia duhet të ketë përparësi ndaj sasisë, kjo dihet dhe për këtë kam shkruar edhe vetë, nëse të kujtohet, në atë Qarkoren drejtuar shokëve në D., që ti e ke pas pëlqyer. Por që atëherë kushtet kanë ndryshuar shumë. Tash ka dalë sheshit pezmi i madh i popullit, gatishmëria e madhe për flijime të larta,ideja e luftës për liri është materializuar më shumë se kurrë. Sipas njohurive të mia të pakta teorike, më duket se tash, në vend të reduktimeve e të përkufizimeve, duhet të aplikojmë zgjerimin e furishëm të radhëve, ashtu siç thotë Lenini me një rast, madje në atë mënyrë që rekrutët e rinj të zënë vendin e luftëtarëve të rëndomtë, kurse ushtari i vjetër të zërë vendin e oficerit të ulët. Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”  (Letër Sabri Novosellës më 14 janar 1982. E botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f.452-454)

Jusufi nuk ka qenë i autorizuar me themelua e as me riorganizua Komitet Qendror. Këtë punë nuk ia ka lejua vetes. Këtë çështje ai, si anëtar me disiplinë shembullore ia ka besuar Sabri Novosellës. Riorganizim e thirrje në Komitet Qendror është bërë vetëm përmes Sabri Novosellës. Bardhosh Gërvalla nuk ka qenë anëtar i Komitetit Qendror.

Nuhi Sylejmani: “Në faqen e parë  (Zëri i Kosovës, mars 1982-shën. i Xh. D.) u botuan fotografitë e martirëve dhe një artikull me titull: „Tre ranë me mijëra u ngritën“, duke vazhduar në faqen e dytë me titull: „Nekrologji“, ku jepeshin të dhëna të sakta për jetën dhe veprat e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut.” (Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 119)

Të dhënat e sakta për Bardhoshin janë si vijon:

Xhafer Durmishi: “U bë mbështetja më e fortë e Jusufit në  vazhdimin e punës patriotike jashtë atdheut. Anëtar i LNÇKVSHJ ishte nga viti 1977. Për meritat e mëdha dhe besnikërinë ndaj atdheut u zgjodh sekretar i degës së LNÇKVSHJ për Gjermaninë Perëndimore. Bardhosh Gërvalla si shumë bashkatdhetarë shkoi me mall të Kosovës, sepse pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi larg saj. Vdiq, duke e mundur vdekjen, më 17 Janar 1982 si luftëtar i pakompromis për të drejtat e popullit shqiptarë në Jugosllavi. Bardhoshi (Besniku) do të jetoj përgjithmonë në zemrën e popullit.” (Nekrologji, Zëri i Kosovës, nr.3 mars 1982, faqe 2)

Të dhënat e sakta për Jusufin janë si vijon:

Xhafer Durmishi: “Ishte drejtues i Komitetit të LNÇKVSHJ për Evropën Perëndimore. Me plotë suksese redaktoi dhe udhëheqi revistën patriotike “Lajmëtari i Lirisë”, e cila bëri aq jehonë tek shqiptarët e Kosovës. Ishte anëtarë i KQ të LNÇKVSHJ. Aktivitet të bujshëm zhvillon sidomos pas demonstratave të Pranverës 1981. Si anëtarë i KQ, ai ishte edhe kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ  “Zëri i Kosovës”, detyrë në të cilën ishte deri në çastin e vdekjes.” (Nekrologji, Zëri i Kosovës, nr.3, mars 1982, faqe 2)

Po ta marrim rigorozisht renditjen e anëtarëve të Komitetit Qendror, atëherë citati i letrës së Jusufit duket kështu:

Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”

Jusufi i ka dërguar Nuhi Sylejmanit katër letra. Në tri prej letrave pseudonimi i Nuhiut është Nuhi ndërsa në të katërtën Vullnet. Çka rrjedh nga kjo? Se pseudonimi Luan, Nuhi Sylejmanit i është dhënë nga Abdullah Prapashtica, për shkak të vetive të tij superiore që i karakterizojnë vetëm Luanët e vërtetë. Këtë pseudonimin Luan, Nuhi Sylejmani e ka përdorë kur i ka nënshkruar letrat në emër të Partisë ‘Komuniste’ (PKMLSHJ), në vitet 1983 – 1985.

Kjo punë është e sqaruar si drita e diellit. Përpjekja e Abdullah Prapashticës për ta shkruar e manipuluar historinë e udhëheqjes së LNÇKVSHJ është e kotë. Këtë punë e ka kryer vetë Jusufi. Abdullahu duhet ta ndiej vehten të kënaqur se është i kursyer prej lodhjes në këtë drejtim.

(VIJON …)

________________________

PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-SË) KUNDËR JUSUF GËRVALLËS – (GJENEZA E EMRIT “ZËRI I KOSOVËS”) ( 2 )

Autori: Xhafer Durmishi, Suedi 11 mars 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura