POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (7)

Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023

POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (7)

Nga Sheradin Berisha, Prill 2024

Osman Osmani

I nderuari Sheradin Berisha, edhe më tej ti po i referohesh fjalëve dhe pretendimeve të Xhafer Durmishit si me qenë ato të vërteta. A je i sigurt në vërtetësinë e pretendimeve që i transmeton. Ku e din ti se kur saktësisht dhe tek kush kemi qenë ne duke shkuar në Turqi? Unë jam duke komunikuar me ty dhe jo me Xhafer Durmishin, andaj të lutem të jesh korrekt dhe të mos komunikosh me mua përmes fjalëve e pretendimeve të Xhafer Durmishit, qofshin ato edhe ne formë procesverbali. Nëse ti me të vërtetë i beson ato që pretendon Xhafer Durmishi dhe nuk merr parasysh ato që them unë dhe bashkëveprimtarët e mi, atëherë përse me pyet mua?! Unë jam duke reaguar në pyetjet tua dhe markimet që i bënë ti emrit tim dhe të bashkëveprimtarëve të mi për hire të mirësjelljes dhe duke pasur respekt e konsideratë për punën dhe personin tënd, e jo që gjoja duke komunikuar me ty, të ushqejë komplekset e sëmura të Xhafer Durmishit dhe që edhe më tej nga ti të lexojë të transmetuara përsëritshëm pretendimet e tija. Shumë nga to i kam lexuar edhe më herët dhe nëse e shoh të arsyeshme dhe kur unë dua edhe reagoi drejtpërdrejtë ne raport me te.

***

Sheradin Berisha

I nderuari Osman Osmani

Këto tri ditët e fundit po prisja t’i rendisësh pyetjet dhe vërejtjet tuaj konkrete lidhur me materialet arkivore që i prezentova këtu dhe pastaj të diskutojmë për to, gjithmonë duke u bazuar edhe në dëshmi të tjera arkivore për ngjarje dhe aktivitete të shumta që u zhvilluan gjatë kësaj periudhe në LR(S)SHJ.

Por ju deri më tani nuk e bëtë këtë gjë. Sidoqoftë duke u bazuar në komentet tuaja gjatë këtij bashkëbisedimi, po përpiqem t’ju përgjigjem vërejtjeve të përvijuar aty.

Në komentin e mësipërm shkruani:

“I nderuari Sheradin Berisha, edhe më tej ti po i referohesh fjalëve dhe pretendimeve të Xhafer Durmishit si me qenë ato të vërteta. A je i sigurt në vërtetësinë e pretendimeve që i transmeton.”

Përgjigjja ime:

Unë nuk themë me siguri të plotë se pretendimet (siç thua ti) të Xhafer Durmishit janë të vërteta, prandaj në bashkëbisedim me Ju po i pasqyrojmë realisht këto çështje. Në këtë drejtim unë po i referohem materialeve arkivore, dhe në këtë kuadër po përpiqemi t’ju japim përgjigje konkrete ngjarjeve që janë zhvilluar gjatë aktiviteteve të shumta në KVG (në periudhën shkurt – fillim korrik 1982) kur puna juaj ishte evidente. Dhe meqë ti ke qenë numri dy në KVG, në pozitën e Sekretarit (deri më 11 korrik 1982 kur u mbajt mbledhja e fundit e KVG-së), atëhere e kemi shumë më lehtë të bashkëbisedojmë, gjithmonë duke u bazuar në dëshmi arkivore, e jo mbi bazën e kujtesës, të atyre çfarë keni mbajtur në mend. Sepse shumë herë kujtesa mund të na mashtroj, për shkak të kohës (mbi 40 vjeçare) kur janë zhvilluar ato aktivitete.

I nderuar Osman ti më pyet:

“Ku e din ti se kur saktësisht dhe tek kush kemi qenë ne duke shkuar në Turqi?”

Përgjigjja ime:

Në debatin e zhvilluar para 3-4 ditëve lidhur me shkuarjen tuaj bashkë me Faton Topallin në Turqi iu referova të dhënave të shkruar në librat e dy bashkëveprimtarëve tuaj: Bacit Nuhi Sylejmani dhe Nusret Hajdari (Fitim Fitimi), dhe ti përkundër premtimit se do ta sqaroje saktësisht faktin se kur keni shkuar në Turqi, një gjë të tillë akome s’e keni bërë.

Ndërkaq sa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj “…dhe te kush kemi qenë ne duke shkuar në Turqi”? Unë vazhdimisht kam thënë se po shkoni “atje ku është Abdullah Prapashtica”.

Dhe për ta argumentuar këtë fakt po i referohem pikërisht kryetarit të Partisë suaj, Abdullah Prapashticës.

Abdullahu në maj të vitit 2011 në një shkrim autorial të botuar në portalin “albaniapress,com”, me titull: “ATA QË MERREN ME INTRIGA KUNDËR LUFTËTARVE TË LIRISË OSE JANË TË ÇMENDUR OSE JANË TRADHTARË”, lidhur me shkuarjen tuaj nga Gjermania për në Turqi, ndër të tjera shkruan: “ne për shkaqe të sigurisë të Osman Osmanit e tërhiqem përsëri në Turqi.” Madje në shkrim Abdullahu e përshkruan edhe qëllimin parësor të shkuarjes suaj nga Turqia në Gjermani më 22 shkurt 1982, pas bashkimit të 17 shkurtit LNÇKVSHJ+ PKMLSHJ në LRSHJ. Për më tepër në këtë rrugëtim tuajin, Abdullahu shkuarjen e Xhafer Durmishit (bashkë me ty) në Gjermani e cilëson formal, të parëndësishëm!

Në vijim sjellë të plotë atë çka shkruan Abdullah Prapashtica:

Ai aty shkruan (citoj):

”Me rëndësi ishte se synimi i ynë u realizua, sepse procesi i bashkimit filloi të jetësohet. Por, ne nuk ishim të kënaqur vetëm me bashkimin mes PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ, prandaj e dërguam Osman Osmanin nga Turqia në Gjermani që të vazhdojnë bisedimet dhe të arrihet bashkimin edhe i OMLK me Lëvizjen për Republikën e Kosovës (LRSSHJ). Osman Osmani e kreu detyrën me sukses, edhe ai duke e marrë me vete formalisht këtë Durmishin në bisedimet që realizuan edhe bashkimin e OMLK në LRSSHJ.

Pasi në atë kohë PKMLSHJ nuk kishte as një pozicion në botën e jashtme, sepse kishte vepruar vetëm brenda vendit, ne për shkaqe të sigurisë të Osman Osmanit e tërhiqem përsëri në Turqi.” (ATA QË MERREN ME INTRIGA KUNDËR LUFTËTARVE TË LIRISË OSE JANË TË ÇMENDUR OSE JANË TRADHTARË; albaniapress,com, më 02 maj, 2011 në orën 01:19)

Kjo është përgjigja ime në vërejtjen dhe pyetjen tuaj konkrete lidhur më këtë gjë. Nëse keni diçka për të shtuar apo kundërshtuar bëje pa problem në mënyrë të argumentuar. Saktësisht mund të sqarosh për dy udhëtimet tuaja në Turqi, të parën më 16 korrik 1982 bashkë me Sahit Tofajn me makinë…, (siç thoni ju), pastaj rikthimin në Gjermani dhe shkuarjen e sërishme për në Turqi, tani bashkë me Fatonin më 29 shtator 1982 (ashtu siç shkruan baci Nusret në libër), sepse në këtë mënyrë do të kemi një pasqyrim shterrues për këtë çështje të rëndësishme në aktivitetin tuaj në Lëvizjen e kësaj periudhe.

Shumë faleminderit 🇦🇱

***

Sheradin Berisha

I nderuar Osman Osmani

Derisa ti të bësh sqarimin e duhur lidhur me rrugëtimin tuaj për në Turqi, në korrik dhe shtator 1982, po sjellë këtu edhe një argument plotësues të kryetarit të Partisë, Abdullah Prapashtica, lidhur me “ardhjen formale” të Xhafer Durmishit bashkë me ty në Gjermani, më 22 shkurt 1982, ndërkohë që ti kishe ardhur me detyrë e mision nga kryetari Prapashtica, për bashkimin e OMLK-së në LRSSHJ!

Abdullah Prapashtica në shkrimin e botuar më 15 shkurt 2021 në portalin Pashtriku,org (të cilin unë e drejtoj) pasi i përshkruan rrethanat që çuan në marrëveshjen e 17 shkurtit 1982 në Adapazar të Turqisë, Xhafer Durmishin e cilëson si “shoqëruesi që e kishte marrë formalisht” Sabri Novosella në mënyrë që “të mos ishte vetëm, sepse ne vetëm me Sabri Novosellën nuk do të bisedonim fare” thotë ai.

Abdullahu shkruan (citoj):

“Sabri Novosella i shoqëruar edhe nga një far Xhafer Durmishi me 17 shkurt 1982 erdhën në Ankara për të biseduar për bashkimin e organizatave tona. Nga pala ime merrnin pjesë Sekretari Organizativ dhe Sekretari Operativ i PKMLSHJ, Osman Osmani dhe Faton Topalli. Gjatë bisedimeve të më parme Sabri Novosella kishte shfaqur mospajtim me themelimin e PKK -Partinë Komuniste të Kosovës, por në këto bisedime as ai dhe as shoqëruesi i tij nuk e refuzuan themelimin e PKK.

Unë i dija qëndrimet personale djathtiste të Sabri Novosellës, por nga shkrimet i dija edhe qëndrimet majtiste të Jusuf Gërvallës. Ndërsa shoqëruesi që e kishte marrë formalisht me veti nuk kishte kurrfarë rëndësie, as për të as për ne, se çka mendonte ai. Ai ishte aty që Sabri Novosella të mos ishte vetëm, sepse ne vetëm me Sabri Novosellën nuk do të bisedonim fare.”

( Burimi; ABDULLAH PRAPASHTICA: SI U THEMELUA LRSSHJ, MË 17 SHKURT 1982, Pashtriku,org 15 SHKURT, 2021)

***

Sheradin Berisha

I nderuar Abdullah Prapashtica

Në shkrimin e vitit 2011 i botuar te albaniapressi si dhe në shkrimin e vitit 2021 i botuar te pashtriku, Ti Xhafer Durmishin e cilëson si shoqërues formal (të parëndësishëm) të Sabri Novosellës gjatë takimeve për marrëveshjen e 17 shkurtit 1982 në Turqi, dhe shoqërues të Osman Osmanit (siç thua duke e marrë formalisht me vete Durmishin) në bisedimet që realizuan bashkimin e OMLK në LRSSHJ, më 15 maj 1982 në Biel Biene të Zvicrës!

A është i vërtetë ky pretendim (konstatim) i yti, apo jo?

***

Abdullah Prapashtica

Unë mendoj se edhe në Kuvendine Lezhës, edhe në Kvendine Lidhjes së Prëzreni, edhe në Kuvendin e Pejës edhe në Kuvendin e Junikut edhe ne Kuvendin e Bujanit, pra edhe në Mbledhjen Themeluese te LPK ka pasur DELE TË ZEZA! Por, ato aspak nuk ua ulin vlerën këtyre akteve hisitorike, të cilat e ndryshuan historin e kombit ton! Në këto 40 vite ka pas shumë përpjekje me e devalvua Themelimin e LPK dhe ato kan dështuar!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Nuk është fjala këtu për dele të zeza, as për devalvimin e themelimit të LPK-së.

Të përqëndrohemi në çështjen që po diskutojmë. Në shkrimet autoriale të lartpërmendura ke nënvizuar se Xhafer Durmishi, ka qenë vetëm shoqërues formal i Sabri Novosellës e Osman Osmanit, që dtth krejtësisht i parëndësishëm në këto mbledhje, si në mbledhjen e 17 shkurtit në Turqi, ashtu dhe në mbledhjen e 15 majit 1982 në Zvicër. A është kjo e vërtetë se ai ishte formalisht në këto takime?

**

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Për të mësuar më gjerësisht për Durmishin, këtë “shoqëruesin formal” të Sabri Novosellës e Osman Osmanit në vijim sjellë të plotë shkrimin tuaj të majit 2011:

***

ATA QË MERREN ME INTRIGA KUNDËR LUFTËTARVE TË LIRISË OSE JANË TË ÇMENDUR OSE JANË TRADHTARË

Publikuar më 02 maj, 2011 në orën 01:19, albaniapress,com

Shkruan: Abdullah Prapashtica

*…Çdo gjë që e ka fillimin në gënjeshtër, që në fillim është e gjykuar në dështim…* (J.G.) 

Fillova të shkruaj posa u njoftova nga miqtë e mi se një, ta quajmë “Durmish” paska botuar një shkrim, ku me një konstruksion të rrejshëm flitet se unë jam marrë me “çështjet e brendshme të ish LNÇKVSHJ” dhe ku pos që përmendet emri im, kjo përcillet edhe me ofendime debilitante. E morra dhe lexova atë shkrim të bezdisshëm dhe e pash se ky individ që është zhdukur bukur moti nga skena publike, sërish paska dal në skenë edhe ma destruktiv se para 30 viteve!

I tërë shkrimi i tij ishte një konglomerat konstruksionesh gënjeshtrash ordinere edhe ndaj të gjithë liderëve që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 1981 e këtej në një formë apo në një forme tjetër!

Për këto arsye po i drejtohem redaksive tuaja për të cilat kam shumë konsideratë dhe të cilat kam dëshirë t´i mbroj nga diversionet e tilla, sepse ju qe sa vite me sukses po i prini frontit të luftës intelektuale kundër armiqve të popullin e të atdheut tonë dhe kundër veglave të huaja!

Prandaj, juve si redaksi ju sugjeroj që të vazhdoni t’i botoni shkrimet e gjithkujt, por të mos lejoni t’i botohen ofendimet e askujt! Mos lejoni që juve të ju keqpërdorin keqbërësit si vegla për arritjen e qëllimeve të tyre të ndyra! Sepse kjo është kundër etikes se fjalës publike dhe e dëmton autoritetin e vet Faqeve të juaja. Jam kundër çdo lloj kufizimi të shprehjes së lirë, por kufiri i shprehjes së lirë shkelet kur fillohet me shpifje, sharje ofendime dhe atëherë është shkelur mu liria e shprehjes, sepse aty ka ndodhur dhunimi i fjalës së lirë!

Po ju rikujtoj, sepse ju jeni në dijeni nga dëshmitë tona të publikuara, se PKMLSHJ në nëntorin e 1981 iu ka drejtua Jusuf Gërvallës për LNÇKVSHJ dhe Kadri Zekës për OMLK, përmes Sabri Novosellës, me thirrje për bisedime për bashkimin e tri Organizatave tona ilegale në Lëvizjen për Republikën e Kosovës së tërësishme, me cilin akt fillojnë komunikimet tona rreth bashkimit.

Por, pas vrasjes së tyre, neve na paraqitet Sabri Novosella si përfaqësues i LNÇKVSHJ. Ne i besuam atij, duke ditur se ai ishte dënuar së bashku me ADEM Demaçin! Mirëpo me që vetëm ai do të ishte i pa pranueshëm për vazhdimin e bisedimeve, Sabri Novosella e sjell me vete një Durmishin. Ishte hera e parë dhe fundit që jam takuar me këtë njeri në Ankara, me 17 Shkurt 1982. Përshtypja ime ishte se Sabri Novosella e kishte marrë me vete formalisht, sepse Durmishi me as një fjalë domethënëse nuk morri pjesë në ato bisedime. Ishte i pranishëm, por me asgjë nuk mbaj mend praninë e tij, sepse dukej si i humbur andaj ishte dhe mbeti një njeri anonim për mua!

Me rëndësi ishte se synimi i ynë u realizua, sepse procesi i bashkimit filloi të jetësohet. Por, ne nuk ishim të kënaqur vetëm me bashkimin mes PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ, prandaj e dërguam Osman Osmanin nga Turqia në Gjermani që të vazhdojnë bisedimet dhe të arrihet bashkimin edhe i OMLK me Lëvizjen për Republikën e Kosovës (LRSSHJ). Osman Osmani e kreu detyrën me sukses, edhe ai duke e marrë me vete formalisht këtë Durmishin në bisedimet që realizuan edhe bashkimin e OMLK në LRSSHJ.

Pasi në atë kohë PKMLSHJ nuk kishte as një pozicion në botën e jashtme, sepse kishte vepruar vetëm brenda vendit, ne për shkaqe të sigurisë të Osman Osamnit e tërhiqem përsëri në Turqi. Bashkimi i PKMLSHJ, LNÇKVSHJ dhe OMLK në Programin e Lëvizjes për Republikën e Kosovës (LRSSHJ) u realizua dhe për fillim mjaftonte që të koordinojmë aktivitetin e përbashkët përmes Komitetit Drejtues të LRSSHJ i cili përbëhej nga tre përfaqësues nga tri organizatat e bashkuara. Sipas Vendimeve të Bashkimit kishim një organ të përbashkët dhe një konto të përbashkët! Natyrisht se ka pas çështje për të cilat ka pas mendime të ndryshme dhe kjo nuk është as gjë e jashtëzakonshme!

Kështu, pos atij takimi në Turqi më kurrë nuk e kam takuar këtë Durmishin! Pra, sa për informimin tuaj, unë këtë Durmishin nuk e njoh fare për së afërmi. Kam dëgjuar në ato vite se nuk ka pas sjellje të mira, se për përçarjet që i ka nxitur brenda krahut LNÇKVSHJ aty ku ka vepruar ai dhe se është përjashtuar nga lëvizja dhe se pastaj ka pas edhe probleme shëndetësore psikike. Se ora e zhvillimit të tij mental është ndalur në vitin 1982 dhe se merret vetëm me vetveten! Më nuk kam dëgjuar kurrë për te as gjë dhe as që më ka interesuar, sepse ato sjellje të tij të dyshimta të atëhershme mes shokëve më kanë irrituar. Prandaj e kam kujtuar vetëm si një njeri që ka qen prezent kur është arritur bashkimi dhe asgjë më shumë. Këtë fakt e kam theksuar edhe në dëshminë time mbi bashkimin në LRSSHJ, sepse ai aty si figurë ka qen i pranishëm!

Për neve ka qenë me rëndësi arritja e bashkimit në programin e Lëvizjes për Republikën e Kosovës me LNÇKVSHJ dhe me OMLK dhe kjo është arritur me sukses në kushte kur të gjitha organizatat tona ilegale ishin të goditura me arrestime të mëdha dhe me vrasjen e dëshmorëve tanë nga ana e UDB-ja në Stuttgart. Bashkimi në LRSSHJ u arrit me sukses dhe kjo më vonë qoi deri te krijimi i UÇK dhe deri te kapitullimi i Serbisë.

(VIJON…)

AlbaniaPress.com / ShqiperiaPress.com

***

Sheradin Berisha

Ka pas tentativa të armiqve për zhbërjen e bashkimit edhe atëherë! Zhbërja e bashkimit të LRSSHJ ka dështuar edhe atëherë dhe është e destinuar të dështojë edhe sot. Edhe nëse ky është “IBRI” i cili tani u riaktivizua sërish nga shefat e vet për ta zhbërë LRSSHJ, kjo do të dështojë. Një fëmijë që lind njëherë ai nuk mund të shpallet më kurrë in-ekzistent! Kjo përpjekje ta kujton kohën kur Beogradi bënte çmos që ta zhbënte Konferencën e Bujanit! LRSSHJ (LPK) kaloi nëpër shumë procese historike dhe është në rrugë të mirë që ta realizojë programin e vet deri në fund. Nëse dikush gjatë rrugës rrëzohet, ajo i ndihmoi dhe do t´i ndihmojë të ngritët përsëri, nëse dikush lodhet e ndalet ajo nuk mund të ndalet e t´a pret, nëse dikush provon t´ia ndal ecjen përpara, ajo do ta shkel në fyt!

Në kohën (1982) kur bashkimi i arrit, për shkaqe se ndodhi atentati dhe ne ishim në dijeni se UDB-a e kishte një bashkëpunëtor në KQ të LNÇKVSHJ me pseudonimin „IBRI“, kërkuam nga Sabri Novosella të tregonte emrat e KQ të LNÇKVSHJ që të zbulojmë se cili nga ata është „IBRI“. Sabri Novosella nuk pranoi të tregonte, dhe përderisa ishte kështu dhe përderisa vrasja ndodhi e „IBRI“ vazhdonte të ishte në rrethin ku kishte vepruar Jusuf Gërvalla, ne nuk mund të pranonim kontakte tjera, sepse nuk pranonim që naivisht të rrezikojmë njerëzit tanë duke qëndruar me të nijetin mes ku ishte “IBRI”. Prandaj kontaktet i reduktuam në raport vetëm me Sabri Novosellen dhe Nuhi Sylejmanin e shokët e tij, të cilëve ju besonim më shumë në atë kohë. Në mesin e të dyshimtëve ishte edhe vet Durmishi, por me që dyshimi nuk ishte argument se ai është “IBRI”, ne u kufizuam në izolimin e tij nga rrethi ynë. Po të kishim argumente se Durmishi është me të vërtet “IBRI” ai moti i kishte bërë i shoqëri bimbashit të Magjar Pashës!

Për tema tjera brenda LNÇKVSHJ kurrë më nuk kemi biseduar as me Sabri Novosellën as me Nuhi Sylejmanin, sepse ato kanë qenë çështje që ju kanë takuar vetëm atyre edhe atëherë edhe sot. Nga ajo kohë jemi marrë vetëm me armiqtë e kombit tonë. Unë pastaj në fillim të Nëntorit 1982 kam shkuar nga Turqia për në Shqipëri ku kam qëndruar si muyafi i KQ të PPSH deri me Shkurt 1983. Nga Tirana kam ardhur në Gjermani te shokët e Jusuf Gërvallës për të cilët kishim referenca të mira nga Tirana zyrtare, ndërsa me ata që ishin të dyshimtë unë kurrë nuk kam kontaktuar. Derisa unë gjendesha në Tiranë në atë kohë, në Stuttgart dhe në rrethe ku kishte ndikim ky grup i dyshimtë, i cili përbëhej edhe prej disa intrigantësh tjerë, kishin filluar një fushat përçarëse kundër PKMLSHJ, të cilës fushatë i vinte vërtetë era UDB. Paralelisht me këtë fushatë intrigash, kishte filluar edhe nje fushatë tjetër breda burgjeve.

Në rrethin e të dyshimtëve kanë qenë secili që është marrë me intriga kundër shqiptarëve dhe qe nuk ka vepruar kundër regjimit jugosllav. Ndër këta të dyshimtë ka qenë edhe ky person, sepse shumë është marrë me intriga kundër shqiptarëve dhe kurrë kundër Serbisë! Ja kështu si tani! Ky edhe tani e paska vazhduar të njëjtin avaz duke u e përdor emrin e Jusuf Gërvallës si maskë “patriotike” kundër atyre që UDB-a nuk arriti ti likuidojë! Për Durmishin, Jusuf Gërvalla është i mirë vetëm pse nuk është gjallë, se po të ishte gjallë Jusufi, ky dhe tipat si ky do ta sulmonin edhe atë, sepse për njerëzit sy ky shqiptar “të mirë” janë vetëm shqiptarët e vdekur! Të vdekurit i qojnë deri në qiell për ta fshehur punën e vet të ndyrë ndaj luftëtarëve të gjallë!

Në atë kohë u organizua tërheqja shokëve të KD të LRSSHJ nga Turqia për në Gjermani dhe u morr vendimi që ata të vendosen në Zvicër, sepse prania e tyre afër meje do t’i rrezikonte edhe ata. Kjo pjesë e KD të LRSSHJ morri qëndrim që kësaj fushate intrigantësh të ju përgjigjemi me heshtje, sepse u zbulua se qëllimi i armikut ishte qe ne të merremi mes veti dhe të mos kemi kohë ta luftojmë regjimin jugosllav. KD i LRSSHJ megjithatë e mbante nën vëzhgim punën fraksionistët e këtij grupi përçarës. Ky qëndrim rezultoi pozitivisht, sepse në krye të vitit ky grup u përça mes veti dhe erdhi deri të përjashtimet nga lëvizja e disave që ishin përçarësit kryesor. Në mesin e të përjashtuarve nga lëvizja ishte edhe ky Durmishi. Nga ajo kohë Durmishi zhduket nga skena dhe paraqitja e tij e tanishme me të njëjtat intriga si atëherë, zgjon dyshimin se ai është i shtyrë nga jashtë për këtë punë të ndyrë, intrigante kundër të gjithë aktorëve të lëvizjes së atyre viteve. Kjo paraqitje e tij e re, me intriga të tij të vjetra ndaj liderëve të të gjitha organizatave ilegale, duke përfshirë edhe sulmin indirekt kundër Jusuf Gërvallës, edhe është një indikacion i fuqishëm se kjo është e nxitur direkt apo indirekt nga Beogradi.

Përderisa unë personalisht nuk njihem me te, pos më shumë se sa thash më lartë, pasi kurrë nuk kemi pas asnjë lloj ferkimi personal të kurfarë llojit me këtë individ, te unë nxit dyshimin se atë e shtyn dikush tjetër që ndoshta, kundër dëshirës së tij e detyron të merret me këto intriga. Natyrisht se kjo e bën atë shumë të dyshimtë, sepse nga doli tani edhe një herë kjo temë me u marrë me ato intriga të njëjta si ato të para 30 viteve!? Pas 30 viteve ky Durmishi “zbulon” se e unë kam krye “shkollat e UDB-së”, edhe pse kjo nuk është asgjë e re!

Nga këso kuzhinash të intrigave prosllave nuk është çudi që një ditë të akuzohet edhe Gjergj Kastrioti si “njeri i shkollave Turke” se dhe ai ka krye akademitë ushtarake turke, mbasi edhe ai ka qenë njeri si të gjithë tjerët dhe pavarësisht se ai kundër Turqisë luftoi tërë jetën e vet.

Se çfarë thotë Durmishi nuk është edhe shumë befasuese, as nuk është befasuese qe ai të del me mendimet e veta publikisht! Por befasuese është që atij i lejohet të shajë e ofendojë njerëzit përmes faqeve të internetit, bashkëpunëtor i të cilave Faqe jam qe disa vitet dhe të cilin bashkëpunim e çmoj shumë, sepse gjithmonë kan qenë krahë të shqipes.

Unë nuk do të merrem me zvarranikët Durmish, as në njëjës as në shumës, sepse ende jam kah merrem me regjimin e huaj në vendin tonë, kështu që nuk do t’ua jap atë kënaqësi askujt që të ndahem nga lufta kundër armiqve dhe te merrem me ata që qojnë ujë në mullirin e armiqve, me vetëdije apo pa vetëdijen e tyre. Vendi po shkon nga kriza në krizë dhe nga kjo humnerë nuk dilet duke u marrë me përçarje, por duke u bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë rreth flamurit tonë shqiptar, dhe duke i paralizuar të gjithë ata që nxisin përçarje mes shqiptarëve. Ata që merren me intriga kundër luftëtarëve të lirisë ose janë të çmendur ose janë tradhtarë! Andaj nga ana ime ata kurrë nuk do të marrin përgjigje çfarë dëshirojnë! Por, ju garantoj se gjithmonë do të marrin përgjigje çfarë edhe e meritojnë!

(Fund)

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Shkrimi që solla më sipër me titull: “ATA QË MERREN ME INTRIGA KUNDËR LUFTËTARVE TË LIRISË OSE JANË TË ÇMENDUR OSE JANË TRADHTARË”, të botuar më 2 maj 2011 në portalin albaniapress,com, duket që është një reagim ndaj një shkrimi të Xhafer Durmishit, por nuk e keni specifikuar konkretisht titullin e shkrimit dhe materjen gjithëpërfshirëse të tij!

Sepse Xhafer Durmishi nga viti 2006 deri në vitit 2011(kur ke bërë këtë reagim) i kishte botuar katër libra dhe një sërë shkrimesh të tjera autoriale të botuara nëpër portale dhe jo vetëm.

Tashmë ai është autor i 22 librave.

Në vijim ju sjellë titujt e librave të tij:

1. Protesta e Aspirata – 2006

2. Lëvizja e Jusuf Gërvallës-2011

3. Zëri i popullit dhe Zëri i Jusuf Gërvallës-2011

4. Të fala s’po na çojnë asnjëherë-2011

5. Nuk pyesin për çmimin e lirisë-2012

6. Pa taktizime-2012

7. Në rrethin e Shtutgartit-2012

8. Fakte për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës-2012

9. Luga dhe Lugina-2012

10. Filharmonia e Jusuf Gërvallës-2013

11. Shokët dhe Jusuf Gërvalla-2013

12. Fjalori i Lëvizjes së Jusuf Gërvallës-2013

13. Operacioni Barbarossa (13 Argatët agresiv) – 2013

14. Pa trazime-2013

15. Skena-2013

16. Jusuf Gërvalla dhe Liria-2013

17. Emër që u bë traditë-2013

18. Testamenti-2013

19. Ilustrime-2014

20. Vepra e Jusuf Gërvallës-2014

21. Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit-2019

22. Qendra Jusuf Gërvalla-2023

***

Abdullah Prapashtica

Prej këtyre “librave” me së shumti ka me pas dobi industria e leterës të tualetit!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Thoni: “Prej këtyre “librave” me së shumti ka me pas dobi industria e leterës të tualetit!”

Nuk dëmtohet askush prej kësaj gjuhe, përveç teje! Për bes më vjen shumë keq! Nga këto libra nuk ka përfituar asnjë industri e letrës, sepse të gjitha janë të botuara në formë elektronike, dhe si të tilla mund të lexohen falas në çdo kohë.

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Respekt për punët e juaja të mbara, por me këto raste fatkeqe patologjike duhet me u marr psikiatria e jo ju. Dëm për kohën e juaj dhe për kohën time me u marr me te.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Po të lexosh dosjen e letërkëmbimeve (jo më shumë) të viteve 1982 – 1985…) të krerëve të të gjitha krahëve të Lëvizjes (ku bëje pjesë edhe ti) do të kuptosh mirëfilli se, sa konfliktuoze, me shpifje akuza e kundërakuza dhe si rrjedhim sa patologjike ka qenë atmosfera ku janë zhvilluar aktivitetet paralele dhe kurrë të përbashkëta, në çështjet substanciale të kësaj lëvizjeje. Edhe pse të tri organizatat, LNÇKVSHJ – PKMLSHJ – OMLK, (FKP nuk ka ekzistuar nga janari 1981) kishin ideologjinë dhe pikëpamjet politike të ngjashme!

***

Sa për ilustrim po ti sjellë këtu vetëm dy dosje (jo të plota) të letërkëmbimeve, të Luanit – Nuhi Sylejmani dhe të Mërgimit – Sabri Novosellës.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Në shkrimin tuaj të lartëpërmendur fillimisht ke nënvizuar “fillova të shkruaj posa u njoftova nga miqtë e mi se një, ta quajmë “Durmish” paska botuar një shkrim, ku me një konstruksion të rrejshëm flitet se unë jam marrë me “çështjet e brendshme të ish LNÇKVSHJ” dhe ku pos që përmendet emri im, kjo përcillet edhe me ofendime debilitante.”

Dhe pastaj pasi i sugjeroni redaksisë së portalit që të mos botojë shkrime të gjithkujt, në vijim përshkruani historikun e bashkimit të 17 shkurtit 1982 (LNÇKVSHJ – PKMLSHJ = LRSHJ) në Ankara, për të treguar se sa formal dhe i parëndësishëm ka qenë (Xhafer) Durmishi në këtë takim.

Redaksisë së portalit albaniapress i drejtoheni si vijon (citoj):

“Po ju rikujtoj, sepse ju jeni në dijeni nga dëshmitë tona të publikuara, se PKMLSHJ në nëntorin e 1981 iu ka drejtua Jusuf Gërvallës për LNÇKVSHJ dhe Kadri Zekës për OMLK, përmes Sabri Novosellës, me thirrje për bisedime për bashkimin e tri Organizatave tona ilegale në Lëvizjen për Republikën e Kosovës së tërësishme, me cilin akt fillojnë komunikimet tona rreth bashkimit.

Por, pas vrasjes së tyre, neve na paraqitet Sabri Novosella si përfaqësues i LNÇKVSHJ. Ne i besuam atij, duke ditur se ai ishte dënuar së bashku me ADEM Demaçin! Mirëpo me që vetëm ai do të ishte i pa pranueshëm për vazhdimin e bisedimeve, Sabri Novosella e sjell me vete një Durmishin. Ishte hera e parë dhe fundit që jam takuar me këtë njeri në Ankara, me 17 Shkurt 1982. Përshtypja ime ishte se Sabri Novosella e kishte marrë me vete formalisht, sepse Durmishi me as një fjalë domethënëse nuk morri pjesë në ato bisedime. Ishte i pranishëm, por me asgjë nuk mbaj mend praninë e tij, sepse dukej si i humbur andaj ishte dhe mbeti një njeri anonim për mua!” – përfundon citati.

Për mendimin tim, duke i pas parasysh konceptet ideo-politike të të dya palëve në këtë takim, ky bashkim nuk do të ndodhte.

Bashkimi i dy organizatave politike LNÇKVSHJ – PKMLSHJ me emërtimin LRSHJ ka ndodhur me insistimin (për të mos thlnë me presionin) e ambasadës Shqiptare në Turqi, gjegjësisht të diplomatit Bujar Hoxha. Sikur të mos ndërmjetësonte Bujar Hoxha nuk do të kishte ndodhur ka bashkim!

Xhafer Durmishi, ky “shoqëruesi formal” i Sabri Novosellës, në janar të vitit 2008 ka botuar një studim me titull: ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979 – 1985″. Në këtë studim z. Durmishi duke pasqyruar historikun e organizatave politike në këtë periudhë kohore, përshkruan edhe rrugëtimin e tij nga Gjermania për në Turqi dhe pjesmarrjen aktive në bisedimet e 16 / 17 shkurtit 1982 për bashkim, në Adapazar dhe Ankara.

Në vijim ju ftojë të lexoni:

“LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, bisedimet në Ankara

Rruga ime në Turqi më 13 shkurt 1982, në radhë të parë ka qenë për ta informuar Sabriun për gjendjen e krijuar pas atentatit të 17 janarit dhe për të planifikuar punën e ardhshme. Sabriu thotë se Shtabi i partisë me Abdullahun në krye, me gjithë gjërat qesharake e budallallëqet e tyre çmohet shumë nga diplomacia shqiptare e Bujar Hoxha. Ne do të bisedojmë me ta për bashkim. Mos ta nënçmojmë gjendjen, përkundër budallallëqeve që ke me i dëgjuar nga goja e tyre, mund të ndodhë që të vij deri te bashkimi.

Udhëheqja e Partisë përbëhej nga:

– Abdullah Prapashtica, Kryetar i Partisë Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ),

– gruaja e tij (e cila do të zgjidhej) kryetare e organizatës së gruas,

– Osman Osmani, sekretar,

– Faton Topalli, kryetar i organizatës së rinisë dhe nip i Ab­dullahut.

I vetmi prej tyre që din diçka, thotë Sabriu, është Fatoni, por si nip i Abdullahut nuk guxon të ketë mendime të pavarura.

Dhe me të vërtetë kur u takuam më vonë dukej se Fatoni ishte në aso pozite të keqe ku e kishte vu Abdullahu sa nuk di se a mund të gjendet ndonjë rast i ngjashëm tjetërkund. Vuajtja dhe mundimi i Fatonit qëndronte në atë se ai shpesh ngatërrohej dhe e kishte vështirë se si ta thirrte Abdullahun; shoku Kryetar apo dajë.

Thelbi i aktivitetit të partisë në gjithë “modestinë” e vetë ishte ky:

– Partia është autore e kërkesës Kosova Republikë dhe organizuese e demonstratave të vitit 1981,

– Abdullahu, në cilësinë e inspektorit të sigurimit shtetëror, ka pas mundësinë ta studioi aktin e Adem Demaçit. Për këtë arsye Adem Demaçi i takon PKMLSHJ-së, ai është ideologu i saj.

– Kriteri kryesor për zgjerimin e radhëve të partisë janë lidhjet familjare,

– Partia ka nxjerrë organin e vetë “Revolucioni”, në të cilin Kryetari i partisë dhe sekretari i saj shpallen heronj të popullit, si dhe organin e rinisë “Atdheu”,

– Partia i ka shkruar KQ të LKJ-së dhe e ka thirrë në bisedime nga pozita të barabarta,

Prandaj, vazhdohet me stilin e “modestisë”,

– çdo gjë e mirë nga demonstratat e vitit 1981 janë vepër e popullit, ndërsa për pasojat merr përgjegjësinë partia,

– të gjithë ata që kanë luftuar për bashkim kombëtar janë njerëz të komprometuar nga pikëpamja e Kosovës Republikë, dhe si të tillë duhet të tërhiqen mënjan ose t’i vihen në dispozicion politikës, e shtabit të partisë, i cili ka dalë jashtë t’i bashkoi organizatat në PKMLSHJ.

Ndaj budallallëqeve të këtyre kalorësve të situatave, unë reagova ashtu siç ishte e natyrshme për të reaguar. Përkundër të gjithave ne do të duhej të bisedonim me ta. Pas tri ditë bisedash në Adapazar, në mbrëmjen e 16 shkurtit u nisëm me Sabriun për në Ankara, atje ku ishte vendosur udhëheqja e PKMLSHJ-së. Së pari në Ankara, në paraditën e 17 shkurtit, takuam Bujar Hoxhën dhe biseduam për gjëra të përgjithshme. Ai e dinte se ne do të bisedonim për bashkimin. Ai shtroi një pyetje të drejtpërdrejtë: Pse unë isha kundër asaj që organizata e krijuar të quhet parti, dhe shtoi më pas: “Bashkohuni!”

Ndërhyrja e tij kishte një peshë. Por kryesorja ishte ajo që ne (unë e Sabri Novosella) nuk ishim kundër bashkimit, ndërsa “motivi kryesor” i udhëheqjes së partisë për dalje jashtë, thuhej se ishte pikërisht që t’i bashkoj organizatat. D.m.th. ekzistonte baza për fillimin e bisedimeve pa kushte, me mundësi për marrje vendimesh, pa u fshehur pas mungesës së autorizimeve.”

——

Burimi: Mozaiku politik i mërgatës shqiptare ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979 – 1985

Shkruan: Xhafer DURMISHI, Suedi, 16 Janar 2008

Ilustrim: lexoni fragmentin e cituar:

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Per me ua kursye kohen tende dhe timen te prorpozoi qe mos me u marr më mundim me u marr me kete teme, përveq nese nuk ndjeni ndonje kënaqesi! Disa njerëz që, Lëvzja për Republikën e Kosovës i ka hedh në breg, kurrë nuk kanë pas probleme me neve, por kanë pas probleme me veteveten dhe ndoshta me çekanin qe kan pas mbrapa. Me rendesi eshte qe nga Lëvzja për Republikën e Kosovës nuk u nda as njera nga Organizatet e Bashkuara dhe ajo e vazhdoi rrugen e vet duke arritur suksese te konsiderueshme! U ndanë individet dhe kjo nuk eshte diçka e jshtezaknshme per nje lufte 40 e sa vjeçare. Ju e dini se nëpër cilat detyra kam kalua prej themelimit të LPK e deri ne perfundimin e luftes andaj nuk kam nevoj te ju flas per to! Mos më dëgoni me shkrime te tyre sepse ato nuk i lexoj. Nuk kam kohe me u marrur pe skizofreninë as kujt. Nuk jam psikiatër!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica ne po diskutojmë për një periudhë të caktuar të Lëvizjes, për tri vitet e para të saj (pas themelimit) dhe nuk është temë diskutimi kush u nda gjatë rrugëtimit (40 vjeçare) deri në çlirim, e kush jo! Për këtë periudhë (1982 – 1985) është shkruar pak shumë pak, dhe edhe ato që janë shkruar janë bazuar mbi bazën e spekulimeve, pa iu referuar dëshmive arkivore. Ti mund të mos i lexosh këto dëshmi arkivore që po i trajtojë në këtë temë, por nuk mund të më ndalosh që të shkruaj duke u bazuar në ato dëshmi. Ndërkaq shkrimet e Xhafer Durmishit, tuajat dhe të tjerëve më ndihmojnë për të artikuluar këtë temë gjithmonë me dëshmi arkivore. Dhe këtë gjë do ta bëjë në çdo kohë. Shëndet 🤝

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Ju mund te veproni si te doni, por mua nuk keni nevoje me më bezdise me to.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica unë merrem me dëshmitë arkivore të kësaj periudhe historike (duke i analizuar edhe shkrimet autoriale të të gjithëve në prizmin dëshmive, jo spekulimeve ), dhe njëri nga protagonistët e kësaj periudhe të Lëvizjes pa dyshim je edhe ti. Dhe prandaj je i pashmangshëm në këtë histori, ashtu siç nuk janë të pashmangshëm as Skënderi, Uka, Mërgimi, Halimi, Luani, Qemajli, Faridini, Mirani, Plaku, etj.

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Punë të mbarë! Por, duhet me i diferencua shpekullimt prej deshmive. Për këtë ka një instrument të thjesht. Vetem duhet krahasuar punën e efektive kunder armikt dhe luftes te intrganve kunder Levizjes brenda Levizjes!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Keni të drejtë. Vërtetë duhet të diferencohen spekullimet prej dëshmive, në çdo dëshmi arkivore, dhe po përpiqem me bë një gjë të tillë.

Para dy ditëve e solla si dëshmi arkivore një citim nga faqja 4 e letrës prej 6 faqesh, të shkruar nga LUANI (Nuhi Sylejmani) më 30 prill 1984 në adresë të MËRGIMIT (Sabri Novosellës), por nuk reaguat asnjëri prej jush: as ti, as Osman Osmani, as Baci Nuhi Sylejmani.

LUANI në letër Mërgimit i shkruan për shumëçka e mbi të gjitha ka shtruar disa pretendime “antilevizje, përqarse komplotiste”, në adresë të XH-D “SS” (Xhafer Durmishit – Skender Skenderit) dhe mbi këto pretendime propozon shkarkimin e tij nga KD i LRSSHJ-së.

Konkretisht Luani lidhur me XH-D “SS”, Mërgimit i shkruan:

“Tani propozoj që Xh – D “SS”, të shkarkohet nga KD i LRSSHJ për shkak të veprimtarijes antilevizje përqarse komplotiste.

– Skënderi umurr me shkatrrimin e materialeve revolucionare të Org. motra dhe përhapi intriga përçarëse për OMLK, FKP e PKMLSHJ edhe para bashkimit.

– Me këte punë umurr edhe pas bashkimit në LRSSHJ.

– Ai futi përqarje e mosbesim në kryesijen e LRSSHJ për Evrop dhe në KD të LRSSHJ duke të nxit ty dhe Ukën (Xhafer Shatrin) kundër meje, kundër Halimit (Osman Osmanit) dhe kundër shokve të Partisë (PKMLSHJ / Partisë Komuniste të Kosovës – PKK).

– Ai umurr me falsifikime e dekonspirime si dhe beri përpjekje për zbulimin e sekreteve të LRSSHJ.

– Tani nxiti konfliktin në mes teje dhe Ukës dhe nxiti përqarje edhe në mes puntorve – antar të LRSSHJ gjë që shkaktoi edhe gjakderdhje në mes shqiptarve (në Düsseldorf),

– ai pregaditi teren për atentatet të UDB-së për shokët e Partisë si dhe vazhdimisht manipulon me reakcionin ballisto – ustash për ta kompremituar LRSSHJ.” (Burimi: Luani (Nuhi Sylejmani): Letër për Mërgimin (Sabri Novosellën), më 30 prill 1984)

***

Tani për të gjitha këto pretendime nëse nuk janë spekullime, të lutem sillë dëshmi konkrete për secilin veç e veç

_______________

Ilustrim nga arkivi i Pashtrikut:

Faksimili i letrës së cituar, të shkruar nga Luani (më 30 prill 1984) në adresë të Mërgimit:

***

Abdullah Prapashtica

Nuhiu i paska theksuar arsyet e propzimit te tije. Ketu nuk ka as gje per tu komentuar.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica jo, jo, nuk ka nevojë të komentohen, ato duhet te faktohen me dëshmi, sepse baci Nuhi Sylejmani ka konstatuar se Xhafer Durmishi i ka kryer këto të “këqija”!

Të nisim nga propozimi për shkarkim!

1. Kur është themeluar Komiteti Drejtues (KD) i LRSSHJ-së në perëndim dhe kush e përbënte këtë Komitet?

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Po ti vet ato te këqija (pa thonjeza) i ke lexuar ne shkrimet e tij, çka po të duhen të tjera? Ai vet ka dhanë më shumë argumente të punës së tij destruktive e patologjike ne ato pamflete banale se sa i ka numrua Nuhiu. A pakë po të duken, a? Çka ka këtu me u zbulua re?

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica të lutem mos u merrë më lojë fjalësh! Kjo letër është shkruar më 30 prill 1984. Të shkojmë pikë – pikë duke sjellur dëshmi për të gjitha këto konstatime të Bacit Nuhi Sylejmani bashkë me udhëheqësit e Partisë!

Është bërë propozimi për shkarkimin e XHD nga KD i LRSSHJ-së.

Pyetja konkrete:

1. Kur është themeluar Komiteti Drejtues (KD) i LRSSHJ-së në perëndim dhe kush e përbënte këtë Komitet, dhe rrjedhimisht a ishte Xhafer Durmishi anëtar i KD-së, i cili duhej të shkarkohej sipas këtij propozimi?

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Tëra këto gjera janë të përsëritura dhjetra herë. Për mua ky është kapitull i mbyllur!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica nuk e keni të vështirë të tregoni se: ku, kur, kush e themeloj KD të LRSSHJ-së dhe cilët persona e përbënin KD-në. Dhe a ishte Xhafer Durmishi njëri nga anëtarët e këtij Komiteti, i cili duhej të shkarkohej?!

I ftojë miqtë tanë bacin Nuhi Sylejmani, Osman Osmani, bacin Nusret Hajdarin (Fitim Fitimi) dhe Hasan Veselaj ta ndihmojnë Abdullahun në këtë drejtim! 🤝

***

Sheradin Berisha

Të nderuar Osman Osmani Nuhi Sylejmani Fitim Fitimi e Hasan Veselaj pak më parë Abdullah Prapashtica më ka bllokuar! Më vjen keq që ka marrë këtë vendim, sepse nuk mund të bllokohet në këtë mënyrë diskutimi konstruktiv (mbi bazën e dëshmive arkivore) për zhvillimet e përgjithshme të kësaj periudhe historike.

Shëndet 🤝

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha transmetimi dhe perhapja e deshimeve te rreme dhe shpifjeve eshte e denueshme me ligj ne Gjermani.

***

Sheradin Berisha

I nderuari Osman Osmani

Për cilat dëshmi të rreme dhe shpifje e keni fjalën, sepse këtu kam sjellur citime të disa dëshmive arkivore, nga arkivi i LRSHJ-së?

Mundësisht konkretizoj për cilat dëshmi e ki fjalën? Sa i përketë transmetimit dhe përhapjes së dëshmive që t’i i konsideron si të dënueshme me ligjet gjermane, urdhëroni dërgoni në prokurorinë gjermane pa problem, dhe shihemi në gjyq fizikisht, ndërsa këtu vazhdojmë diskutimin virtualisht!

Bëri të fala Abdullah Prapashticës, dhe thuaj burrat nuk ikin nga debati me bllokim, por diskutojnë për çdo çështje në këtë drejtim! Shëndet e Gëzime 🤝

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha ne edhe mund te debatojme per ndodhi e situata qe kane te bejne me ne, apo me ty e mua, por jo per persona te trete, shkarravinat e te cileve ti je duke i transmetuar. Kjo nuk eshte korrekte dhe as serioze, andaj te lutem me dashamiresi qe te mos e lakosh emrin tim ne kontekste te tilla.

***

Sheradin Berisha

I nderuari Osman Osmani emri yt lakohet në kontekst të ngjarjeve që kanë ndodhur në këto zhvillime të përbashkëta gjatë kësaj periudhe historike, dhe s’ka të bëjë me çështje personale private. Prandaj në këtë kuptim e zhvillojmë këtë diskutim.

Letra në emër të Luanit ( bacit Nuhi Sylejmani ) për të cilën po diskutojmë është shkruar më 30 prill 1984, në periudhën kur gjërat ishin të qarta se kush e përbënte KD të LRSSHJ, e kush e përbënte Komitetin Qëndror (KQ) apo Qendrën Ekzekutive – QE (siç është quajtur një kohë) të LRSHJ.

Prandaj duke iu referuar letrës së Luanit, i cili e shkruan në emër të KD të LRSSHJ-së (ku bënit pjesë me kryetarin e partisë) shtrova pyetjen:

1. Kur është themeluar Komiteti Drejtues (KD) i LRSSHJ-së në perëndim dhe kush e përbënte këtë Komitet, dhe rrjedhimisht a ishte Xhafer Durmishi anëtar i KD-së, i cili duhej të shkarkohej sipas këtij propozimi, të shtruar në letër?

Dhe sipas dëshmive arkivore Xhafer Durmishi kurrë s’ka qenë anëtar i KD të LRSSHJ-së, dhe është absurde të kërkohet shkarkimi i tij nga një organ që s’i ka takuar kurrë.

Madje mik, ti dhe një pjesë e shokëve tjerë të KD, pas mbledhjes së fundit të KVG, i mbajtur më 11 korrik 1982, kurrë s’e keni takuar më fizikisht Xhafer Durmishin dhe shumë të tjerë që ishin të organizuar rreth QE të LRSSHJ-së.

Pra ju keni zhvilluar aktivitete paralele, dhe nga kjo pozitë e keni “luftuar” njëri tjetrin përmes kumtesave, komunikatave, qarkoreve dhe prezentimeve të tjera të shkruara publikisht, dhe të tillat i keni shpërndarë në mesin e mërgimtarëve tanë të organizuar në Klube e Shoqata…

Letërkëmbimet ishin pjesë e këtyre zhvillimeve. Kjo është e vërteta në aspektin e përgjithshëm përmbajtësor.

Prandaj vazhdojmë pa problem diskutimin me këtë ritëm.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica, pasi më kishte bllokuar për një ditë e ca, tashmë duket që më ka zhbllokuar dhe ka kaluar në cilësinë e vëzhguesit. Ndërkaq edhe Osman Osmani pas diskutimit lidhur me paralajmërimin se: “transmetimi dhe perhapja e deshimeve te rreme dhe shpifjeve eshte e denueshme me ligj ne Gjermani”, më paska larguar nga shoqërimi në këtë rrjet social, dhe i është bashkuar Abdullahut në cilësinë e vëzhguesit! Ky veprim mua nuk më shkakton asgjë, asnjë shqetësim, ndërsa për Abdullahun dhe Osmanin tregon shumë! Më vjen keq, shumë keq! Por ne vazhdojmë tutje… Shëndet e gëzime për të gjithë ju 🤝

VIJON…

© Pashtriku.org

____________________________

Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023

POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (8)

Nga Sheradin Berisha, Prill 2024

https://pashtriku.org/polemike-me-drejtuesit-e-ish-pkmlshj-se-osman-osmanin-dhe-abdullah-prapashticen-per-zhvillimet-ne-lrsshj-nga-shkurti-1982-8/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura