POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (8)

Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023

POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (8)

Nga Sheradin Berisha, Prill 2024

Osman Osmani

Megjithatë i nderuar Sheradin, përderisa je duke komunikuar me te dhe po mi transmeton mua pretendimet e mëtejme të tij, të sugjeroi që të sqarosh me te edhe me sa vijon: Nga të gjitha procesverbalet e Xhafer Durmishit, të transmetuara deri më tani nga ti, nuk del se ka ndodh informimi i mjaftueshëm as ne vet KVG mbi Bashkimin në LRSHJ.

A e ke pyetur «Skënderin» (Xhafer Durmishin) a ka biseduar ndonjëherë, njerëzisht e shoqërisht, me shokët e Jusuf Gërvallës, ashtu si flasin bashkëveprimtarët dhe shokët e idealit mes veti – konkretisht edhe me Bacën Nuhi, me njërin nga bashkëpunëtorët e ngushtë (nëse jo edhe më të ngushtin) të Jusuf Gërvallës dhe a i ka informuar ai ata si duhet e sa duhet për Bashkimin e ndodhur me 17 shkurt 1982 dhe 15 maj 1982 dhe për Vendimet e marra, bazuar në Dokumentin e Bashkimit në fjalë.

Dihet botërisht se Baca Nuhi ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Ai ka punuar gjithmonë pa ndërprerë për gati gjysmë shekulli në një punë të rëndë fizike në Gjermani për të mbajtur familjen dhe jashtë orarit të punës nuk është ndaluar asnjëherë për të kontribuar shumanshëm dhe jashtëzakonisht shumë për çështjen, shumë kohë para se Xhafer Durmishi – sajuesi i letrave të komplikuara – të ketë qenë në këtë rreth. Të akuzosh dike vetëm pse ka mendim ndryshe e nuk i nënshtrohet “autoritetit” të “Skenderit”, e të keqpërdorësh tjerët duke u thirre në autoritete më të larta diku tjetër, duke i nxitur ata kundër një bashkëveprimtari deri në atë kohë të tyre (dhe ndër më të ngushtit të Jusufit e Kadriut), vetëm ngase ai më pas ka bashkëvepruar, jo me te, por fjala bie me mua dhe bashkëveprimtarë tjerë, duke “folur në mënyrë të përgjithësuar” dhe duke nxitur të tjerët që “të dënohet rëndë?!”. A të ka shkuar ndërmend ta për ta pyetur se çka ka nënkuptuar Xhafer Durmishi me ketë dënim të rëndë? Kjo lloj sjellje e Xhafer Durmishit në raport me Bacën Nuhi, dhe jo vetëm me te, tregon mos respektit themelor njerëzor dhe nxitjen tinëzare të mërgimtarëve atdhetarë ndaj një bashkëveprimtari të çështjes.

Përpos që është publikuar Komunikata, e cila si e tillë ka qenë e dedikuar për të informuar lexuesit, unë nuk kam njohuri se ka ndodh informimi i shokëve të këtij rrethi për këtë çështje, as edhe ne mbledhjet e KVG nuk është diskutuar ndonjëherë për Bashkimin dhe vendimet e tij. Përndryshe nuk do të kishte nevojë të ngritkëshin shqetësime për ndryshimin e pamjes dhe përmbajtjes së ZK si organi i LRSHJ.

Fjalët e transmetuara e të cituara të Xhafer Durmishit për se dyti herë nga ti, vërtetojnë se ai nuk është transparent me shokët më të ngushtë kur flet për bashkimin, e bënë ketë me perfiditet dhe sikur ai të mos kishte njohuri të drejtpërdrejta për to e as të mos ishte vet pjesëmarrës në bisedime, por pjesëmarrësve tjerë ju flet vetëm për një pikë diskutimi gjatë bisedimeve: “Lidhur me aq sa jam i njoftuar nga shokët mund t’u them se ZK ka mbetur si organ qendror i LRSHJ me kërkesën e disa shokëve mu për hir të Jusuf Gërvallës.” Propozimi i “Mërgimit” (Sabri Novosellës) siç tregon edhe procesverbali i Dokumentit të Bashkimit dhe Vendimi, as që është vu në pikëpyetje dhe ka has në mirëkuptim edhe të Fatonit e Abdullahut. Unë kam përfaqësuar një mendim tjetër sa i përket emërtimit të organeve të LRSHJ, kështu që edhe përkundër se kam pas mendim tjetër edhe unë jam pajtuar me vendimin demokratik të shumicës.

Dokumenti i Bashkimit dhe Vendimi si rrjedhojë vetëkuptueshme vetëtojnë se në rastin tonë (timin dhe të Xhafer Durmishit), ne jemi pjesë e organit më të lartë drejtues të jemi të barabartë. Këtë fakt Xhafer Durmishi nuk ua ka sqaruar asnjëherë shokëve tjerë të këtij rrethi. Këtij fakti të mirëqenë nuk duhet shmangur edhe kur trajtohet aktiviteti nga shkurti deri ne qershor 1982.

Në ndërlidhje me qenien tonë si anëtarë të barabartë e të barasvlershëm të organit më të lartë drejtues të LRSHJ (e jo në raportet epror – varës) dhe për të mos i kaluar në heshtje edhe disa episode të rëndësishme që kanë kontribuar për mosbesim, duhet sqaruar edhe arsyeja, përse Xhafer Durmishi (kam bindjen i udhëzuar nga Sabriu), posa marrin vesh se Xhafer Shatri ndodhet në një kamp refugjatësh në Itali, pa na njoftuar e pa u konsultuar fare me ne, konkretisht pa biseduar dhe pa dijeninë time, nisë dike për në Itali që të takojnë Xhafer Shatrin. Pasi që nuk arrijnë ta bëjnë ketë pas shpinës sonë/time, më njofton mua dhe kërkon nga unë që unë me dy shokë tjerë të shkoj për Itali që të kontaktoi Xhafer Shatrin dhe që të shohim për vazhdimin e bisedimeve në lidhje me Bashkimin edhe të OMLK në LRSHJ, ashtu si ishim marrë vesh me rastin e Bashkimit tonë. Po në ketë transmetim të përsëritur nga procesverbali, Xhafer Durmishi përkitazi me udhëtimin tim të parë nga Gjermania për në Turqi thotë “Në Turqi ka shkuar pa u konsultuar me asnjërin nga ne…”

Përse ka pas frikë “Skenderi” të flas me shokët e Jusuf Gërvallës për gjithçka që ka të bëjë me çështjen haptas dhe edhe në praninë time, ndoshta ka të bëjë me komplekset i tij.

Meritat e “Skenderit” (Xhafer Durmishit) për përgojim dhe etiketim, deri edhe akuza absurde me urrejtje të papërmbajtur në drejtim të shokëve si dhe vet bashkëshortes së Kadri Zekës janë të njohura dhe i dinë të gjithë njerëzit e atij rrethi shoqëror. Mua si i ri në atë rreth shoqëror nuk më ka takuar të vlerësojë të tjerët, deri atëherë të panjohur, dhe as qe me ka shkuar mendja se duhet hupe energji e kohë me etiketime të padinjitetshme. Se si kanë ndodhur konkretisht ato, i ka përshkruar në librin e tij mirëfilli Baca Nuhi. Unë nuk kam folur ndonjëherë publikisht për këto dhe nuk e shoh te rrugës qe edhe tani te thellohem në diç të tille. Dihet gjithashtu se Xhafer Durmishi këtë lloj veprimtarie “atdhetare” më pas e vazhdon edhe karshi Bacës Nuhi Sylejmani, duke u bërë bashkë edhe me ata që “i ka përjashtuar nga shtëpia e Jusuf Gërvallës”… Dikur më vonë edhe me të tjerë. A është i vetëdijshëm ai dhe disa nga protagonistët tjerë të kohës se me sjelljen e tij/tyre kanë kontribuar dhe kanë nxitur ngatërresa, armiqësime deri edhe vrasje mes bashkëveprimtarëve. Vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të filozofojnë e mburren duke ia hedhe fajin njëri tjetrit, ndërsa mbetet kujtim i hidhur fakti se i kane armiqësuar mes veti mërgimtarët atdhetarë deri edhe shtyrë të vriten me njeri tjetrin. A është menduar ndonjëherë se çfarë mesazhi përcjellin këto lloj sjelljesh tek gjeneratat e reja?!

***

Sheradin Berisha

I nderuari Osman Osmani

Fillimisht dua t’ju siguroj se nuk po diskutoj këtu në emër të Xhafer Durmishit, dhe aq më pak nuk i mbroj pretendimet e tij dhe të askujt tjetër.

Unë gjatë tërë kohës diskutimin dhe bashkëbisedimin me ju po e bëjë duke u bazuar në dëshmitë arkivore, siç janë procesverbali, materialet tjera arkivore si dhe ato shkrimore të botuara në librat e bashkëveprimtarëve tuaj: Nuhi Sylejmani, Xhafer Durmishi, Faridin Tafallari dhe Nusret Hajdari.

Unë edhe dje në orët e mbrëmjes, dy orë e ca përpara se të më shkruash për këto dy komentet e fundit, të kam shkruar këtë përgjigjje në një koment tuajin paraprak:

Lexoni dhe pastaj mund të vazhdojmë diskutimin në pyetjet dhe vërejtjet tuaja konkrete lidhur me çështjet, për të cilat keni mospajtime dhe doni të bëni plotësime, duke sjellur edhe fakte arkivore.

***

Në shkencën e historisë janë mbi të gjitha dy kritere bazike: koha dhe hapësira kur zhvillohet një ngjarje e caktuar.

1. Koha tregon, datën, muajin, vitin, ditën etj., kur ka ndodhur një ngjarje historike dhe

2. hapësira tregon, vendin: fshatin, qytetin, shtetin, kontinentin, malin, lumin etj., Ku është zhvilluar një ngjarje.

Në rastin konkret ne të dy ishim duke diskutuar për datën, muajin dhe vitin e shkuarjes suaj me Faton Topallin në Turqi, atje ku ishte i strehuar Abdullah Prapashtica.

Dhe gjatë diskutimit sollëm argumente dhe kundërargumente që e përbëjnë faktin për këtë ngjarje (shkuarjen tuaj në Turqi).

Dhe thënja e Skënderit se (Halimi) “në Turqi ka shkuar pa u konsultuar”, është fakt sepse ti më 26 shtator 1982 nuk ishe në Gjermani, tashmë ke qenë në Turqi. Dhe këtë fakt ai e thotë para 12 aktivistëve të LRSHJ-së.

Dhe, prandaj data 29 shtator 1982 (ku thuhet në librin e Bacit Fitim Fitimi) se keni shkuar në Turqi nuk mund të jetë e saktë, ndërsa ngjarja e treguar me shumë hollësi është e vërtetë!

Rrjedhimisht shkuarja juaj ashtu siç përshkruhet në libër (nga baci Nusret) nuk kontestohet, ka ndodhur, por ka ndodhur sigurisht në një datë tjetër (më herët), para datës 26 shtator.

Shtrohet pyetja: kur ka ndodhur?

Këtë fakt mund ta sqaroni e konkretizoni ju, duke i shikuar shënimet tuaja personale arkivore, por edhe në konsultim me bashkëpunëtorët tuaj në LRSHJ që vepronin në Gjermani dhe në Turqi.

Ndërkaq deklarimet tjera brenda fjalimit të Skënderit (Xhafer Durmishit) mund të jenë pretendime (siç thoni ju), sepse janë subjektive dhe si të tilla nuk pasqyrojnë në tërësi të vërtetën, ndonëse e vërteta është relative, nuk është absolute.

Megjithatë këto “pretendime” të Skënderit dhe jo vetëm të tij (sepse në këtë mbledhje kanë folur të gjithë pjesëmarrësit) shumë lehtë mund të vërtetohen, se a janë vetëm pretendime apo jo.

Për zhvillimet organizative, mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e ndryshme që janë shkaktuar gjatë veprimtarisë së përgjithshme në KVG (shkurt – korrik 1982) ka shumë dëshmi të shkruara arkivore. Besoj që tani më kuptove.

Këtë diskutim konstruktiv që e nisëm me letrën e Luanit (Nuhi Sylejmanit) të datës 21.06.1983 e adresuar për Skënderin, u dasht ta kanalizojmë rrjedhën e diskutimit në këtë drejtim, dhe realisht kanë mbetur edhe dy çështje për diskutim:

1.çështja e ODËS (e theksuar në letër) ku u mbajt takimi, dhe

2. çështjen e përgjegjësisë që duhet të jap Skënderi (sipas Luanit) përpara organit më të lartë siç ishte Komiteti Drejtues (KD) i LRSSHJ-së…

Sidoqoftë m’i parashtro pyetjet dhe vërejtjet tuaj konkrete lidhur me materialet e prezentuara arkivore dhe jo vetëm, dhe pastaj mund të diskutojmë për to, për aq sa dimë e mundemi! Renditi…

Shumë faleminderit.

***

Sheradin Berisha

I nderuar Osman Osmani

Në shkencën e historisë një ngjarje historike hulumtohet jo mbi bazën e pretendimeve, por në bazë të dëshmive arkivore, dhe kjo punë bëhet jo duke i besuar një dëshmie arkivore, por duke “dyshuar” me qëllim të thellimit të hulumtimit edhe të dëshmive të tjera, të cilat vërtetojnë, plotësojnë apo i hedhin poshtë çështjet në dëshminë e gjetur (në dëshminë që e ke në duar).

Dhe ne në këtë kuadër përmes këtij diskutimi po përpiqemi t’i zbardhim mirëfilli mosmarrëveshjet apo keqkuptimet në rrjedhën e aktiviteteve tuaja (të të gjithëve pa dallim) në LR(S)SHJ, që për mendimin tim keni pasur një qëllim, për t’i shërbyer çështjes kombëtare.

***

Në vazhdim po i përgjigjem pjesës tjetër të reagimit (komentit) tuaj të mësipërm.

Në vijim ju shkruani (citoj):

“Unë jam duke komunikuar me ty dhe jo me Xhafer Durmishin, andaj të lutem të jesh korrekt dhe të mos komunikosh me mua përmes fjalëve e pretendimeve të Xhafer Durmishit, qofshin ato edhe ne formë procesverbali. Nëse ti me të vërtetë i beson ato që pretendon Xhafer Durmishi dhe nuk merr parasysh ato që them unë dhe bashkëveprimtarët e mi, atëherë përse me pyet mua?!”

Përgjigjja ime:

Unë vazhdimisht po komunikoj me ty, Abdullah Prapashticën dhe Bacin Nuhi Sylejmani, mbi bazën e materialeve e dëshmive arkivore të LR(S)SHJ-së, pa pasur pretendime personale as besim në pretendimet e Xhafer Durmishit dhe jo vetëm të tij. Unë i marrë parasysh edhe thëniet dhe dëshmitë tuaja dhe të bashkëveprimtarëve tuaj.

Me këtë rast do t’i referohem një dëshmie arkivore të Bacit Nuhi Sylejmani me pseudonimin “Luani”, i cili gjatë kohës së bashkëaktiviteteve të kryera në Komitetin Vëllezërit Gërvalla (KVG) (shkurt – fillim korrik 1982) ishte njëri më i afërt yti…, ndërsa nga marsi 1983 ishte dhe badhkëudhëtues në aktivitetet e LRSSHJ-së (grupimi i ish PKMLSHJ-së), e cila si organ të vetin kishte gazetën “Punëtorët”…

Në arkivin e LRSSHJ-së ekziston edhe dosja e letërkëmbimeve të anëtarëve dhe krerëve të Lëvizjes, dhe aty janë arkivuar edhe shumë letra të LRSSHJ-së, e cila si organ të saj kishte gazetën “Punëtorët”.

Anëtari i “Punëtorëve” që ka shkëmbyer letra në emër të OS të BPK, (LRSSHJ apo prijsjes ideore PKK në krye me Abdullah Prapashtica, Osman Osmanin dhe Faton Topallin): me Mërgimin (Sabri Novosellën), Skenderin (Xhafer Durmishin), Ukën (Xhafer Shatrin) dhe ndonjë tjetër, gjatë viteve…1983-1985, ishte Nuhi Sylejmani me pseudonimin LUANI.

Meqë po diskutojmë për pretendime (në dëshmitë arkivore), në vijim sjellë një fragment nga letra prej gjashtë faqesh të shkruar nga LUANI (Nuhi Sylejmani) më 30 prill 1984 në adresë të MËRGIMIT (Sabri Novosellës).

LUANI në këtë letër Mërgimit i shkruan për shumëçka e mbi të gjitha hedhë akuza të shumta mbi Xhafer Durmishin dhe mbi këtë bazë propozon shkarkimin e XH-D “SS” (Xhafer Durmishit – Skender Skenderit) nga KD i LRSSHJ-së.

Cilat ishin pretendimet e Luanit, të cilat njëkohësisht siç duket ishin dhe janë edhe sot e kësaj dite si pretendime të të gjithë grupimit tuaj të LRSSHJ-së?

Luani ndër të tjera Mërgimit i shkruan:

“Tani propozoj që Xh – D “SS”, të shkarkohet nga KD i LRSSHJ për shkak të veprimtarijes antilevizje përqarse komplotiste.

Skënderi umurr me shkatrrimin e materialeve revolucionare të Org. motra dhe përhapi intriga përçarëse për OMLK, FKP e PKMLSHJ edhe para bashkimit. Me këte punë umurr edhe pas bashkimit në LRSSHJ. Ai futi përqarje e mosbesim në kryesijen e LRSSHJ për Evrop dhe në KD të LRSSHJ duke të nxit ty dhe Ukën (Xhafer Shatrin) kundër meje, kundër Halimit (Osman Osmanit) dhe kundër shokve të Partisë (PKMLSHJ / Partisë Komuniste të Kosovës – PKK). Ai umurr me falsifikime e dekonspirime si dhe beri përpjekje për zbulimin e sekreteve të LRSSHJ. Tani nxiti konfliktin në mes teje dhe Ukës dhe nxiti përqarje edhe në mes puntorve – antar të LRSSHJ gjë që shkaktoi edhe gjakderdhje në mes shqiptarve (në Düsseldorf), ai pregaditi teren për atentatet të UDB-së për shokët e Partisë si dhe vazhdimisht manipulon me reakcionin ballisto – ustash për ta kompremituar LRSSHJ.” (Burimi: Luani (Nuhi Sylejmani): Letër për Mërgimin (Sabri Novosellën), më 30 prill 1984)

***

  • Ilustrim nga arkivi i Pashtrikut: Faksimili i letrës së cituar, të shkruar nga Luani (më 30 prill 1984) në adresë të Mërgimit:

***

Sheradin Berisha

Të nderuar Osman Osmani, Nuhi Sylejmani e Abdullah Prapashtica

Në citimin e shkëputur nga letra e Luanit, që i është dërguar më 30 prill 1984 Mërgimit (Sabri Novosellës) janë përmbledhur gjashtë pretendime të rënda në adresë të Skënder Skënderit (Xhafer Durmishit):

1. “Tani propozoj që Xh – D “SS”, të shkarkohet nga KD i LRSSHJ për shkak të veprimtarijes antilevizje përqarse komplotiste.

2. Skënderi umurr me shkatrrimin e materialeve revolucionare të Org. motra dhe përhapi intriga përçarëse për OMLK, FKP e PKMLSHJ edhe para bashkimit. Me këte punë umurr edhe pas bashkimit në LRSSHJ.

3. Ai futi përqarje e mosbesim në kryesijen e LRSSHJ për Evrop dhe në KD të LRSSHJ duke të nxit ty (Mërgim – Sabri Novosella) dhe Ukën (Xhafer Shatrin) kundër meje, kundër Halimit (Osman Osmanit) dhe kundër shokve të Partisë (PKMLSHJ / Partisë Komuniste të Kosovës – PKK).

4. Ai umurr me falsifikime e dekonspirime si dhe beri përpjekje për zbulimin e sekreteve të LRSSHJ.

5. Tani nxiti konfliktin në mes teje dhe Ukës dhe nxiti përqarje edhe në mes puntorve – antar të LRSSHJ gjë që shkaktoi edhe gjakderdhje në mes shqiptarve (në Düsseldorf),

6. ai pregaditi teren për atentatet të UDB-së për shokët e Partisë si dhe vazhdimisht manipulon me reakcionin ballisto – ustash për ta kompremituar LRSSHJ.

__________

Për të pasur një pasqyrim të qartë për të gjitha këto pretendime, ju lutem sillni dëshmi konkrete për secilën pikë veç e veç.

  • Ilustrim nga arkivi Pashtrikut: Faqja katër e letrës së Luanit, dërguar Mërgimit më 30 prill 1984:

***

Sheradin Berisha

KËRKESA PËR BASHKËPUNIM…

Më 30 prill 1984 përmes letrës së LUANIT – Nuhi Sylejmani, (të shkruar së bashku me shokët e partisë (Abdullah Prapashtica, Osman Osmani…) dërguar Mërgimit (Sabri Novosellës), Skënderin (Xhafer Durmishin) e akuzonit për veprimtari antilëvizje, përçarëse e komplotiste, se është marrë me intriga përçarëse dhe shkatrrimin e materialeve revolucionare të Organizatave motra: OMLK, FKP e PKMLSHJ, para bashkimit dhe pas bashkimit në LRSSHJ, se ka fut mosbesim në kryesinë e LRSSHJ për Evropë dhe në KD të LRSSHJ duke nxit Mërgimin (Sabri Novosellën) dhe Ukën (Xhafer Shatrin) kundër Luanit, (Nuhi Sylejmanit), kundër Halimit (Osman Osmanit) dhe kundër shokëve të Partisë (PKK) në krye me Abdullah Prapashtica) se është marrë me falsifikime e dekonspirime, zbulimin e sekreteve të LRSSHJ, se ka nxitur përçarje në mes anëtarëve të LRSSHJ dhe për pasojë ka shkaktuar gjakderdhje në mes shqiptarve (në Düsseldorf), se pregatiti teren për atentate të UDB-së për shokët e Partisë si dhe ka bashkëpunuar me reakcionin ballisto – ustash për ta kompremituar LRSSHJ, dhe në saje të këtyre akuzave i propozuat Mërgimit shkarkimin i XHD (Xhafer Durmishit) nga KD i LRSSHJ-së!

***

Dhjetë (10) muaj më vonë, saktësisht më 13 shkurt 1985 Ju pesë (5) Përfaqësuesit e PKMLSHJ në LRSSHJ (që e përbënit KD të LRSSHJ-së dhe për prijëse ideore e kishit Partinë Komuniste të Kosovës – PKK), i shkruani letër Shokëve të LNÇKVSHJ-së. Dhe këtë letër ia dërgoni edhe Xhafer Durmishit, në emër të redaksisë Zërit të Kosovës në Suedi.

Në këtë letër shkruani:

Shokve të LNÇKVSHJ 13. shkurt 1985

Në bazë të situatës aktuale dhe të kërkesës së masave për sanimin e marrëdhënieve në LRSSHJ, u drejtohemi me anën e kësaj letre përmes së cilës u ofrojmë edhe një herë bashkëpunim dhe aktivitet të përbashkët duke u mbështetur në vendimet e 17.II.1982. PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ si forca themeluese të LRSSHJ kanë përgjegjësinë historike për fatin e LRSSHJ. Andaj e shofim të arsyeshme që edhe një herë t’i përtrijmë përpjekjet e sinqerta për mënjanimin e të gjitha pengesave përqarëse dhe të e vazhdojmë luftën të bashkuar në LRSSHJ.

Të vetmin kushtë që e shtrojmë, është zbatimi i vendimeve të 17.II.1982 në mënyrën më të përpikët me forca të përbashkëta. Njëkohësishtë kërkojmë nga ju që t’i shtroni të gjitha vërejtjet t’uaja në punën tonë nga bashkimi gjer më tani, dhe t’i jepni vlerësimet tuaja se si duhet gjykuar ato.

Jemi të gatshëm ta përmirësojmë çdo lëshim që ka mundur të ndodhë gjat aktivitetit tonë, të japim autokritikë dhe përgjegjësi, konkrete, ashtu siç do t’i kërkojmë këto edhe nga të tjerët.

Kritizimet e pavenda do t’i luftojmë, ashtu siç do të jemi këmbngulës në zbatimin e përcaktimeve themelore për çështje të atdheut.

Përgjigje në letër presim gjer më 13 mars 1985.

Përfaqësuesit e PKMLSHJ në LRSSHJ

_______

*) Letra ka pesë (5) nënshkrime. Tre (3) nënshkruesit: Kushtrimi (Kushtrim Kosova – Abdullah Prapashtica), Halimi (Osman Osmani) dhe Qemali (Faton Topalli) të cilët ishin pjesëmarrës në bisedimet e 17 shkurtit 1982 në Turqi. Në mesin e të nënshkruarëve është edhe Luani (Nuhi Sylejmani).

________

(Burimi: Zëri i Kosovës, organ i LRSSHJ-së, në Suedi, Nr.7-8 korrik – gusht 985, Viti IV, faqe 5)

“”””

– Lexoni faksimilin në foto:

***

Sheradin Berisha

LETRA E DYTË E SHOKËVE TË PKMLSHJ-së PËR SHOKËT E OMLK-së + LNÇKVSHJ-së

Shokët e PKMLSHJ-së (Abdullah Prapashtica, Osman Osmani,… Nuhi Sylejmani) pasi nuk marrin përgjigjje në letrën e 13 shkurtit 1985, më 31 maj 1985 e shkruajnë një letër tjetër, duke iu drejtuar Shokëve të OMLK dhe të LNÇKVSHJ.

Fillimisht e risjellin letrën e 13 shkurtit 1985, pastaj përshkruajnë takimet që kanë pasur me shokët e OMLK-së, dhe kërkojnë që sa më parë të takohen me “përfaqësuesit kompetent të OMLK e LNÇKVSHJ”.

Shokët e PKMLSHJ-së, në fund të letrës shkruajnë: “Presim përgjigjjen me shkrim gjatë muajit Qershor.”.

Në vijim lexoni letrën e shokëve të PKMLSHJ-së, për shokët e OMLK-së dhe të LNÇKVSHJ-së:

***

Shokë të OMLK dhe të LNÇKVSHJ 31 maj 1985

Pasi që në letrën tonë të afatizuar të 13 shkurtit 1985 nuk na erdhën përgjigjjet nga ju, po e përshkruajmi tërësishtë edhe një herë përmbajtjen e kësaj letre, dhe në përfundimin e saj do të bëjmi një shtojcë tjetër.

(përmbajtëja e letrës tonë të 13 shkurtit 1985.)

***

Në bazë të situatës aktuale dhe të kërkesës së masave për sanimin e mardhanjeve në LRSSHJ, u drejtohemi me anën e kësaj letre përmes së cilës u ofrojmi edhe njëherë bashkëpunim dhe aktivitet të përbashkët duke u mbështetur në vendimet bazë të 17.II.1982. PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ dhe OMLK, më pas, si forca që themeluan dhe që u bashkuan në LRSSHJ, kanë përgjegjësi historike për fatin e LRSSHJ. Andaj e shofim të arsyeshme që edhe një herë t’i përtrijmi përpjekjet e sinqerta për mënjanimin e të gjitha pengesave përqarëse e që të vazhdojmë luftën të bashkuar në LRSSHJ.

Të vetmin kushtë që e shtrojmi, është zbatimi i vendimeve të 17 shkurtit 1982 në mënyrë të përpikët e me forca të përbashkëta.

Njëkohësishtë kërkojmi nga ju që t’i shtroni të gjitha vërejtjet t’uaja në punën tonë nga bashkimi gjer më tani, dhe t’i jepni vlerësimet t‘uaja se si duhet gjykuar ato.

Jemi të gatshëm ta përmirësojmi ç‘do lëshim që ka mundur të ndodhë gjat aktivitetit tonë, të japim autokritikë dhe përgjegjësi konkrete, ashtu si do të kërkojmë këto edhe nga të tjerët.

Kritizimet e pa venda do t’i hudhimë, ashtu si do të jemi këmbngulës në zbatimin e përcaktimeve themelore për çështje të atdheut.

Përgjigjje në letër presim gjeri më 13 mars 1985.

Përfaqësuesit e PKMLSHJ në L R S SH J

(fund i letrës së 13.II.1985.)

_____________________

Shokë,

Pas letrës tonë të 13 shkurtit 1985, erdhëm dy herë në …… dhe me rastin e parë u takuam me .…. ndërsa me rastin e dytë u takuam me shokun ….. Me këta shokë biseduam afërsishtë dhe mes neve pat një mirëkuptim vllazëror. Megjithatë, ata nuk patën mundësi që të na përgjigjen për qështjet që u shtruam ne, pasi që ata deklaruan se nuk kanë kompetenca për përfaqsim. Mirëpo, ne biseduam gjerësishtë e shoqërishtë me ata dhe të gjithë i shprehëm mendimet tona duke u pajtuar me faktin se sanimi i mardhanjeve dhe arritja e forcimi i unitetit, janë të domosdoshme

Shoku….. pos të tjerash i shprehu disa ide të veta mbi rrugën deri te ky qëllimë, dhe ne pranë asaj që i paraqitëm qëndrimet tona të palëkundëshme se do të qëndrojmë pranë Vendimeve Themeluese të bashkimit të LRSSHJ i premtuam se në ato ide do të përgjigjemi pas konsultimeve me shokët e bazës. Përgjigjja jonë si tërësi është që para së gjithash çdo gjë duhet të fillohet nga vendimet e 17.II.1982 që ishin dhe mbesin kushte themeluese të bashkimit të LRSSHJ dhe që nga këto baza pastaj ka mundësi të bëhen edhe plotësime e ndryshime tjera. Edhe biseda që u zhvillua me shokun…… ishte e frytshme, dhe ajo burrëri e tij dhe qëndrimi i tij se duhet të vazhdohet me zbatimin e vijës së LRSSHJ sipas vendimeve themeluese të bashkimit, na inkurajoi në rrugën tonë që të arrihet uniteti i plotë.

Ju komunikojmi edhe njëherë se qëndrojmi para asaj që u tha edhe në letrën e 13.II.1985, dhe nga ju kërkojmi që sa më parë të na paraqitni përfaqësuesit kompetent të OMLK e LNÇKVSHJ të mëparme që sa më shpejt që është e mundur të bëjmi një takim. Edhe në bisedat që i patëm me shokët që i cekëm kemi theksuar dhe po ju lusim edhe njëherë që në mesin e atyre që do të ju përfaqësojnë të mos jenë ata që deri më tani penguan bashkimin dhe që shkaktuan përqarjet, që ishin zbatues të komploteve, që kanë bërë veprime antiparti e antilëvizje dhe ata që kanë patur çfarëdo kontakti me reaksionin e vjetër ballisto-ustash. Sepse ata që kanë punuar kundër bashkimit dhe që janë kundër tij, sigurisht që këtë rrugë do ta vazhdojnë.

Presim përgjigjjen me shkrim gjatë muajit Qershor.

shokët e PKMLSHJ

_____

(Burimi: Zëri i Kosovës, organ i LRSSHJ-së, në Suedi, Nr.7-8 korrik – gusht 985, Viti IV, faqe 6)

Lexoni faksimilin e letrës:

***

Sheradin Berisha

KOVERTAT E LETRAVE …

Dy kovertat e letrave (13 shkurt 1985 e 31 maj 1985) të shokëve të PKMLSHJ-së, dërguar redaksisë së “Zërit të Kosovës” në Suedi në krye me Xhafer Durmishin.

(Burimi: Zëri i Kosovës, organ i LRSSHJ-së, në Suedi, Nr.7-8 korrik – gusht 985, Viti IV, faqe 6)

– Shikoni e lexoni faksimilin në foto:

***

Sheradin Berisha

Ballina e gazetës “Zëri i Kosovës” në Suedi, ku janë botuar këto dy letra të shokëve të PKMLSHJ-së:

VIJON …

© Pashtriku.org

__________________________

Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023

POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (9)

Nga Sheradin Berisha, Prill 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura