POPULLI DHE PARTIA!
Populli voton – partia fiton – për 4 vjet e shkelmon!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 21.01.2023
Partitë politike në fushata zgjedhore parreshtur e keqpërdorin nocionin popull! Me gojën plotë popull mashtrojnë tmerrësisht e pafundësisht!
– Çka është populli për partinë politike?
– Është zotim, premtim, manipulim, intrigim, rrenë, parollë, marketing, sllogan dhe së fundmi në kutitë e votimit është VOTË!
– Pse partia e konsideron popullin të tillë?
– Sepse partia është pjesë (pakicë), ndërsa populli është tërësi (shumicë)! Rrjedhimisht partia duke kërkuar votën në emër të shumicës, nesër i shërben vetëm pakicës!
– Pse mendoj kështu?
– Mendoj kështu për faktin sepse, për 24 vjet rresht pas luftës, partitë (si pakica), identifikohen me liderët dhe klanin e tyre të interesit material dhe rrjedhimisht duke abuzuar me pushtetin krijuan pasuri përrallore dhe privilegje të pakufizuar!
Ndërkaq populli si shumicë (80-85% e tij), jeton me pagë minimale, pa punë, pa përkujdesjen e duhur nga pakica në pushtet. Pra jetojnë nën mëshirën e fatit e shpresëhumbur se mund të jetohet dinjitetshëm në këtë vend!
Në këtë kuptim në të gjitha nivelet e zgjedhjeve populli si shumicë voton një pakicë, e cila për 4 vjet punon për xhep të vet!
Pra, populli voton partia fiton e cila për katër vjet e shkelmon!
Presidenti i 16’të amerikan, Abraham Lincoln (1809 – 1865) ka thënë: “Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…”!
________________
LAKMIA E POLITIKANËVET!