POPULLI DHE PARTIA!

POPULLI DHE PARTIA!

Populli voton – partia fiton – për 4 vjet e shkelmon!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 21.01.2023

Partitë politike në fushata zgjedhore parreshtur e keqpërdorin nocionin popull! Me gojën plotë popull  mashtrojnë tmerrësisht e pafundësisht!

– Çka është populli për partinë politike?

– Është zotim, premtim, manipulim, intrigim, rrenë, parollë, marketing, sllogan dhe së fundmi në kutitë e votimit është VOTË!

– Pse partia e konsideron popullin të tillë?

– Sepse partia është pjesë (pakicë), ndërsa populli është tërësi (shumicë)! Rrjedhimisht partia duke kërkuar votën në emër të shumicës, nesër i shërben vetëm pakicës!

– Pse mendoj kështu?

– Mendoj kështu për faktin sepse, për 24 vjet rresht pas luftës, partitë (si pakica), identifikohen me liderët dhe klanin e tyre të interesit material dhe rrjedhimisht duke abuzuar me pushtetin krijuan pasuri përrallore dhe privilegje të pakufizuar!

Ndërkaq populli si shumicë (80-85% e tij), jeton me pagë minimale, pa punë, pa përkujdesjen e duhur nga pakica në pushtet. Pra jetojnë nën mëshirën e fatit e shpresëhumbur se mund të jetohet dinjitetshëm në këtë vend!

Në këtë kuptim në të gjitha nivelet e zgjedhjeve  populli si shumicë voton një pakicë, e cila për 4 vjet punon për xhep të vet!

Pra, populli voton partia fiton e cila për katër vjet e shkelmon!

Presidenti i 16’të amerikan, Abraham Lincoln (1809 – 1865) ka thënë: “Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…”!

________________

LAKMIA E POLITIKANËVET!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura