POZITA SHOQËRORE POLITIKE E SHQIPTARËVE DHE ORGANIZIMI I TYRE KUNDËR PERANDORISË OSMANE GJATË REFORMAVE TË TANZIMATIT 1826 – 1856 (2)

Nga Dr. Sc. Qazim Namani, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Proceset historike dhe përjetimet e popullatës shqiptare në dy shekujt e fundit, japin mesazh të plotë se është e domosdoshme, një platformë e përgjithshme kombëtare që i ruan vlerat e identitetit kombëtar, dhe qytetarët shqiptar, pa dallim fetar dhe rajoni, i bënë të barabartë para ligjit.[1]

Siç shihet edhe nga publikimet e më vonshme, serbe dhe osmane të shekullit XIX, në mes të Rusisë dhe P. Osmane, zhvillohej një rivalitet, se cila perandori, po arrijnë të përvetësoj sa më shumë territore dhe popullatë shqiptare, për ti asimiluar dhe kthyer si besimtar të kultit fetar të tyre dhe për ti asimiluar dhe shkrirë në komunitetet e tyre kulturore e fetare.

Popullata shqiptare në këto rrethana, nuk kishte mundësi, që të mbrohet nga programet asimiluese, pasi që ishte ndarë në nëpër komunitete fetare.

Me reformat e Tanzimatit, P. Osmane i dëmtojë edhe më shumë shqiptarët, sepse vazhdojë me reforma edhe më të rrepta kundër shqiptarëve, popullatën shqiptare nuk e njihte si etni të veçantë, me gjuhë dhe kulturë të ndryshme sikurse që i njihte etnitë tjera, por si komunitet fetar.

Identifikimi i etnisë me religjionin, dhe mobilizimi i detyrueshëm në ushtrinë osmane, ndikoj që shqiptarët të asimiloheshin me shumicë dhe të humbin shumë territore dhe ndikimin e tyre në rajon. Shqiptarët nga popullata më e madhe në rajon, u rrezikua që të asimilohet tërësisht dhe të shuhet, duke luftuar në disa kontinente për interesat e P. Osmane.

Në viset urbane shumë pak, shqiptarët arritën që ta ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre tradicionale, ndërsa në trevat rurale, shqiptarët e ritit mysliman dhe katolik të Kosovës, ruajtën gjuhën dhe traditën, ndërsa shqiptarët ortodoks dhe vllahët u bënë sllav dhe grekë.

Shih: Faksimili nga libri i Orosh Sheshum, i cili shkruan se në fillim të shekullit XIX, popullata e krishterë, serbët e vjetër të fisit Berishë, kaluan në besimin islam. Në Prishtinë në vitin 1845, u regjistruan dy serbë nga fshati Llukarë.[2]

Nga ky burim kuptojmë se, popullata shqiptare jetonte në presion e shtypje të thellë, gjatë shekullit XIX. Po ashtu kuptojmë se dy shqiptar nga fisi Berishë, që jetonin në Prishtinë një vitin 1845, ishin regjistruar si serbë. Kjo dëshmi e shpjegon qartë programin e P. Osmane dhe programin e Rusisë për shkatërrimin dhe asimilimin e popullatës shqiptare. Në anën tjetër nuk ka kuptim logjikë, që autorët serbë të shkruajnë se fisi Berishë ishte me përkatësi serbe dhe të ju lejohen disertacione doktorate me falsifikime të tilla historike.

Faksimile nga libri i Todor Stankoviçit, ku përshkruhen fiset e popullatës shqiptare që jetonin në Drenicë dhe besimin e tyre të krishterë [3]

Shqiptarët në P. Osmane, nuk gëzonin asnjë të drejtë elementare kombëtare, ishin të përçare mes veti, nuk kishin arritur të formojnë platforme kombëtare, por zinin pozita të larta në disa shtete të lindjes së mesme dhe në vet P. Osmane.

Faksimile nga libri i Todor Stankoviçit, i cili shkruan se Brankoviçët që jetuan në territorin e Kosovës së sotme ishin fisë Gash, edhe Brankoviçët në Hoqën e Madhe, që sot konsiderohen si popullatë serbe ishin fisë Gash [4]

Bazuar nga literatura në gjuhën serbe mësojmë se edhe Gjorgj Maksim Brankovici, kishte lindur në Shqipëri, dhe fëmijërinë e tij e kishte kaluar në Itali. Autori serbë shkruan se ishte një hungarez i madh i cili prej vitit 1486-1495, bëhet despot serbë! Siç shihet nga burimet serbe këto të dhëna nuk kanë argumente shkencore të dëshmojnë se përkatësia e brankovicëve të jetë sllave. Nga argumentet e cekura më lartë mund të pohojmë se Brankovicët ishin një dinasti shqiptare e fisit “Gash”, që me pëlqimin e P. Osmane, pas pushtimit të trojeve tona u bënë sundimtar vasal të P. Osmane në territorin e Dardanisë.

Në vijim të shohim, nga burimet e literaturës në gjuhën serbe, se Brankoviçët, që u bënë dinasti e njohur në mesjetë ishin shqiptar nga Shqipëria, por serbët me qëllim të mohimit të identitetit shqiptar, shkruajnë se ishin hungarez, ndërsa disa autor serbë, shkruajnë se i përkisnin fisit “Gash”. Në burime shkencore, nuk mund të pranohet fakti, të jenë serb apo hungarez, kur i përkisnin fisit shqiptar, dhe kishin origjinë nga Shqipëria.

Faksimile nga libri i Leontije Pavloviçit, i cili shkruan se Gjorgj Branku ka lindur në Shqipëri në vitin 1461, fëmijërinë e kaloi në Itali, i cili si hungarez emërohet despot serbë![5]

Perandoria Osmane nën presionin e fuqive evropiane ishte detyruar, tu ua njohtë disa të drejta popullsisë së krishterë, duke lejuar hapjen e disa shkollave private në të cilat do të shkollohej gjenerata e re.[6] Për fat të keq këtë të drejtë, nuk i gëzonin të krishterët shqiptar, por ata filluan të shkollohen në shkolla, ku mësohej gjuha greke, italiane dhe sllave. Në këto shkolla admiroheshin popujt tjerë, me qëllim të asimilimit dhe nxitjes së konfliktit nder fetar.

Austria dhe Italia, hapen shkolla në gjuhën latine, me qëllim të zhvillimit të propagandës etno-kulturore.[7]

Rusia duke e parë dobësimin e P.O. kërkoi që të rishqyrtohet traktati i Bukureshtit me që rast ju dhanë disa privilegje shtesë vllahëve dhe serbëve.[8] Serbisë ju njoh autonomia dhe ju mundësua zgjerimi i kufijve në dëm të trevave shqiptare.

Pas fitimit të autonomisë së Serbisë princi Millosh Obrenoviqi kërkoi në vitin 1833 që të bëhet regjistrimi i popullsisë. Sipas regjistrimit në kohën e kryengritjes së dytë më 1815 në territorin e Serbisë që e fitoi autonomin më 1830 ishin 473.000 banorë.[9]

Në vitin 1834 u bë regjistrimi i popullatës dhe në këtë kohë Serbia numëronte 678.192 banorë. [10]

Konsulli austriak në Shkodër V. Ballarini në një raport të vetin në vitin 1844 e përmend një kryefamiljar të familjes të quajtur Dema në Gjilan i cili haptas tregon se quhet Zef, dhe se tërë familja e tij janë katolik.[11]

 Ami Bue në vitin 1838 shkruan se popullata serbe ka qenë më pak se 900 000 banorë, kurse shqiptar numëroheshin më tepër se një milion e gjashtëqind mijë, në këtë kohë më shumë kishte shqiptar se sa serb dhe grekë.[12]

Në anën tjetër, nga varfëria dhe epidemitë, Prishtinë, në qershor e gusht të vitit 1837 çdo ditë vdisnin nga mortaja 80-140 persona.[13]

Pas njohjes së autonomisë marrëdhëniet në mes të P.O. dhe Serbisë ishin të mira. Në vitin 1835 Milloshi vizitoi Stambollin, ndërsa u detyrua të jep dorëheqje (1839) duke ia lëshuar vendin te birit të tij Mihailit i cili po ashtu u soll në Stamboll u nderua jashtëzakonisht shumë dhe iu dhënë dekorata dhe diamante nga vetë sulltani.[14]

Serbët që në vitin 1836 kishin arritur pëlqimin nga Perandoria Osmane që të hapin dy shkolla fillore në Prizren. Në vitin 1848 serbët kishin hapur shkolla edhe ne Gjakovë, Pejë, Vushtrri dhe Graçanicë.[15]

Në këto rrethana, popullata shqiptare ishte e detyruar që arsimin ta zhvillonte në gjuhë të huaja si: greqisht, serbisht, latinisht dhe turqisht.

Studiuesi francez, Ami Bue në vitin 1838 shkruan se popullata serbe ka qenë më pak se 900 000 banorë, kurse shqiptar numëroheshin më tepër se një milion e gjashtëqind mijë, në këtë kohë më shumë kishte shqiptar se sa serb dhe grekë.[16]

Me gjithë vështirësitë, në këtë kohë kemi edhe fillimin e organizimit të shtresës së inteligjencies shqiptare të krijuar nëpër shkolla të huaja në diaspore. Komuniteti shqiptar në Itali, Rumuni, Bullgari, Egjipt dhe më vonë edhe në vet P. Osmane, edhe pse të shkolluar në gjuhë të huaja filluan të organizojnë shoqëri kulturore, të cilat nga gjysma e shekullit XIX, do të bëhet edhe bartëse e proceseve politike e kombëtare shqiptare.

Mirëpo këto lëvizje hasnin në pengesa më të mëdha, si nga pushteti osman ashtu edhe nga fqinjët e nxitur e të përkrahur nga Rusia si: Borgjezia greke në mesin e popullsisë shqiptare ortodokse përhapte idetë e panhelenizmit në trojet tona, të cilat më vonë do të rezultojnë me krijimin e aleancave të grekëve, bullgarëve e serbëve, për krijimin e shteteve të tyre duke i gllabëruar shumë territore shqiptare.

Në këtë kohë, shfaqen programet kombëtare të popujve fqinjë, edhe idetë e ndryshmit të kufijve për të krijuar shtetet e tyre kombëtare si: “Megali idea” greke, programi ishte njëkohësisht politik, shtetëror dhe fetarë, si një program-platformë kombëtare greke e themeluar nga Jan Koleti, misioni i së cilës ishte ripërtëritja e Perandorisë Bizantine[17].

Programi pan sllavist i hartuar nga A. S. Homajkovi “Për të vjetrën dhe të renë” që u botua në vitin 1839, pastaj projekti për themelimin e një perandorie pan sllaviste hartuar nga Nikollaj Danillevski i cili parashihte shpalljen e patrikut të Moskës person që përfaqëson zotin në tokë synonin që të zgjerohen në dëm të tokave shqiptare. Këto projekte u inspiruan në idetë pan sllaviste të Çartoriskit dhe Franjo Zahut për përqendrimin e sllavëve të Ballkanit në një perandori. Bazuar në këto projekte dhe ide u përpiluan në vitin 1844 “Nacertanja” e Ilia Garashaninit, “Megalo idea” greke e Jani Kolës dhe  programi i “Otoçenstvos” bullgare.[18]

Programi nacional serb, mbi të cilin do të mbështetet koncepti hegjemonist serbomadh, i cili më së shumti do të fokusohet tek hapësira etnike shqiptare, dhe qëllimet e njohura pushtuese ndaj trevave shqiptare.[19]

Me projektin e Nacertanjes serbët bënin propagandë se nuk po bënin diçka të re vetëm se po i përtërijnë tokat e gjyshërve të tyre dhe ky program nuk mbështetej në parim popullor apo kombëtar, por në të drejtën historike.[20] Me këtë projekt vërehet qartë qëllimi i Serbisë që të përvetësoi të drejtën historike në trojet shqiptare.

Serbia i përfshiu trevat shqiptare veriore në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844. Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Shqipërinë veriore.

Planet e Ilia Garashaninit parashikonin t’i shkëpusnin P. Osmane Kosovën, Shkodrën dhe Ulqinin,që të arrihej një dalje në det[21].

Serbia, për ta realizuar projektin e saj kërkonte përkrahje ndërkombëtare, por dhe nga popujt e rajonit. Ilia Garashanini që në vitin 1844 e dërgoi Stefan Verkovicin, në trevat shqiptare për të mbledhë të dhëna, dhe për të vu kontakte më personalitete shqiptare. Garashanini kishte vu kontakte dhe me njerëz me ndikim ne trevat tjera të Ballkanit dhe njëri ndër ta ishte Matija Bani nga Dubrovniku i cili së shpejti u bë njëri nga personat më të dalluar të propagandës politike të Serbisë pas Garashaninit.[22]

Serbia vendosi lidhje edhe me disa persona të Shqipërisë veriore. Në vitin 1846 u vënë kontaktet me priftin shqiptar Gaspër Krasniqin, Bibë Dodën dhe Naum Sidon me origjinë nga rrethi i Dibrës i cili ishte vu në shërbim të propagandës ruse. Gaspër Krasniqi mbante korrespodencë me Garashaninin në gjuhën latine. Në vitin 1848 në Beograd u themelua klubi demokratik pan sllavist, ndërsa në vitin 1849 u hartua kushtetuta e propagandës politike.[23]

Serbia e përfshiu Kosovën në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844.[24]

Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit, filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Kosovë. Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në Turqi.[25]

Në gjysmës e parë të korrikut të vitit 1844, ushtria turke në krye me serasqerin valiun e Rumelisë dhe Omer Pashën hynë në Prishtinë, për ta shuar kryengritjen e shqiptarëve. Selia e serasqerit u bë Prishtina. Kryengritësit u tërhoqën në malet e Prishtinës. Omer Pasha i kishte deklaruar konsullit anglez se 7000 shqiptar kryengritës ishin tërhequr në malet afër Prishtinës. Osmanët bënin regjistrimin e myslimanëve të Prishtinës të cilët refuzonin të jepnin rekrut për nizam. Më 8 mars 1845 konsulli anglez në Selanik njoftoi se shqiptarët e rrethinës së Prishtinës nuk do të japin rekrut pa forcë. Nga plaçka që bënë ushtarët osman gjatë shuarjes së kësaj kryengritje u pasuruan shumë.[26]

Konsulli austriak shkruan se kryengritësit shqiptar e pushtuan Prishtinën në Pranverën e vitit 1844. Prishtina ra në duar të kryengritësve në mars të vitit 1844, kur Abdyrrahman Pasha i Prishtinës u largua në Prizren te miku i vet Izet Mehmet Pasha. Izet Pasha i kishte dhënë 6000 njerëz për ta kthyer Andyrrahman Pashën në Prishtinë, por kryengritësit e ndalën këtë sulm dhe e mbanin në kontroll Prishtinën.[27]

Si vështirësi për krijimin e një pozite më të favorshme për shqiptarët në kuadër të P. Osmane, ishte edhe pozita gjeografike e shqiptarëve të rrethuar nga grekët, serbët, malazezët, të cilët kishin aspirata për gllabërimin e territoreve shqiptare[28]

Më 1839 sulltani Abdyl Mexhiti arriti t’i bindte fuqitë evropiane për rëndësinë strategjike të ekzistencës së P. Osmane si pengesë ndaj ekspansionit rus në jug. Më 1856 P. Osmane u njoh si një fuqi evropiane, gjithashtu me traktatin e Parisit garantonte se gjoja do të jenë mbrojtës të mirëfilltë të krishterëve brenda perandorisë, por gjendja në teren tregonte të kundërtën[29].

Nuk ishin shqiptarët por austriakët të cilët shfrytëzuan avantazhet e reformave 1839, duke dërguar misionarë të shumtë nëpër Shqipëri e sidomos në Shkodër.

Edhe P. Osmane nuk i zbatoi reformat, por u sjell mjaftë ashpër ndaj katolikëve shqiptarë, një shembull që vlen ta përmendim në këtë drejtim është p. Sh: kur më 1846 njëzetë e pesë familje laramane (kriptokatolike) nga Stublla dhe fshatra të tjerë të Kosovës u vet shpallën për botërisht katolike. Pas kësaj guvernatori mysliman Maliq Beu i arrestoi familjet dhe i dërgoi në Anadoll për t’i asgjësuar, këtë veprim ai e arsyetoi nga frika se nëse lejoheshin ta ushtronin besimin e tyre këto familje i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës, do të kthehej drejt katolicizmit[30].

Kjo ishte gjendja e shqiptarëve edhe pas Tanzimatit, pra nuk qëndrojnë mendimet se shqiptarët nuk kishin presione nga me te ndryshmet për ta ndërruar fenë dhe identitetin e tyre.

Përveç vendeve fqinje të cilat bënin programe të ndryshme antishqiptare, edhe udhëheqësit e P. Osmane qenë shumë të ashpër ndaj çdo nisme, si në arsim si në kulturë dhe fe ndaj shqiptarëve.

Dëshira e zjarrtë e shqiptarëve për liri ishte shumë e madhe pas krejt lëvizjeve që kishin ndodhur në Evropë dhe te disa popuj të Ballkanit.

Edhe një shembull tjetër dramatik që po e paraqesim në vijim: Kur është fjala te reformat osmane dhe reflektimi i tyre tek shqiptarët po e japim një shembull, komandanti i ushtrisë osmane vendosi rend në Gjakovë më1845, filloi rekrutimin e meshkujve ,ai kishte të bënte vetëm me myslimanët, kjo qe politikë tradicionale osmane, sepse ligji i ri i ushtrisë i vitit 1843 parimisht i përfshinte edhe të krishterët në shërbimin ushtarak[31].

Probleme të natyrave të tilla ndodhën edhe gjatë viteve 1849, 1850 në P. Osmane, kur është fjala te reformat. Me ndërhyrjet e Fuqive perëndimore filloi pak të përmirësohej pozita e kishës katolike shqiptare në Kosovë.

Duke filluar nga vitet 50-ta, të shekullit XIX, Lëvizja kombëtare zhvilloi mjafte një aktivitet kundër panislamizmit dhe panhelenizmit.

Qeveria osmane ua mohonte kombësinë shtetasve mysliman, jo turq, të perandorisë, për të rritur përçarjet ne mes shqiptareve, ata dërguan klerik mysliman nga Anadolli dhe vende tjera lindore[32]. Për ta realizuar ketë projekt, qeveria osmane gjente edhe elemente feudale e borgjeze të ndryshme, të cilët punonin ne favor te qeverise osmane, vetëm për ti ruajtur privilegjet dhe pozitat e veta qe i kishin fituar.

Mendimtarët e lëvizjes kombëtare, filluan te përpunojnë një platforme kombëtare për t’i luftuar këto rryma pan helenistë dhe pan islamit. Një lufte u zhvillua kundër tezave politike të pan helenistë që duke i mbështetur synimet dhe teorinë pellazge propagandonin se shqiptaret dhe greket kishin origjine te përbashkët dhe ishin pasardhës të pellazgeve[33].

Edhe qëndrimi malazez ndaj shqiptarëve gjatë krizës lindore nuk ishte shumë real, por gjatë viteve 40-50-të të shekullit XIX, tentohej shqiptarët të përdoreshin në luftë kundër P. Osmane dhe duke i shikuar interesat vetëm malazez.

Qëllimi i vlladikës së Malit të Zi ishte që nëpërmjet kryengritjeve të përbashkëta me shqiptarët, ta zgjeronte Malin e Zi kah Shqipëria dhe Hercogovina.

Plani ishte Prenk Bib Dodës t’i ndihmohej dhe të njihej si sundimtarë i krahinës së Mirditës, ndërsa në jug qeveria greke kishte arritur një marrëveshje me Gjoleken, se në rast të një konflikti të ri shqiptarët të mbanin anën e Greqisë në jug.

Kjo ishte kohe kur P. Osmane i kërkohej të bënte reforma brenda, por ajo vetëm sipërfaqësisht bëri diçka në këtë drejtim të reformave.

Rusia në vitet 1852 bënte përpjekje ta nxiste Malin e Zi kundër P. Osmane, por e gjithë kjo përfundoi shumë shpejt pas ndërhyrjes së Austrisë dhe fuqive perëndimore. Vitet 1853 disa llogari ruse në luftë kundër P. Osmane dhe dobësimit të saj i dolën të gabuara, sepse si duket ajo kishte harruar se shtetet evropiane gjithsesi do të ndërhynin në Ballkan[34]

Gjatë viteve 1852-53 u keqësuan marrëdhëniet serbo-malazeze, ndërsa në prag të luftës së Krimesë 1853-1856 u keqësuan edhe raportet serbo-ruse sepse Rusia ndërhynte me dhunë në punët e brendshme të Serbisë. Rusia e shkarkoi nga detyra Ilia Garashaninin dhe Serbia u detyrua të pranoi kërkesat e Rusisë.[35]

Pas luftës së Krimesë në vitin 1856 u lidhë traktati i Parisit. Rusia shfaqi synimet e saj për mbrojtjen e popullatës së krishterë në lindje.[36]

Sa i përket Anglisë ajo ishte për ruajtjen e qetësisë dhe mos prishjen e status qous, në Ballkan, mirëpo politika pan sllaviste ruse shumë aktive në këtë kohë[37]

Lëvizja pan sllaviste e cila lindi në vitet 20-të, të shekullit XIX përfshinte një vizion të gjerë, me themelim të një perandorie me qendër në Stamboll. Pan sllavistet rus me shpërthimin e luftës së Krimesë (1853-1856) shpresuan se erdhi dita e themelimit të Perandorisë së madhe Sllave.[38]

Fuqitë e mëdha kanë pasur qëndrime të ndryshme ndaj reformave në P. Osmane. Rusisë nuk i shkonin në interes që të bëhen reformat në P. Osmane, sepse ajo nuk e dëshironte forcimin e saj. Anglia në atë kohë dëshironte forcimin e P. Osmane, me qëllim që të pengojë zgjerimin e Rusisë. Austro-Hungaria, kërkonte që reformat të bëhen në frymën e traditave popullore myslimane.[39] Siç shihet fuqitë e mëdha i shikonin interesat e tyre nacionale, dhe fare pak ju interesonte çështja shqiptare përballë lëvizjes pan sllaviste.

Si rezultat i presioneve ndërkombëtare, më 1856 doli një dekret tjetër i rëndësishëm i reformave që shpallte barazinë e plotë ndërmjet myslimanëve dhe jo myslimanëve, si dhe lirinë e plotë të fesë. Në këtë dekret duhej të përfshihej klauzola kundër përhapjes së urrejtjes nëpërmjet fjalimeve të ndryshme[40]. Sipas dekretit të 1856 çdo bashkësi kishte te drejt të hapte shkollat e veta publike P. Osmane, u lejonte që financimi i këtyre shkollave të bëhej edhe nga fuqitë e jashtme, por kjo nuk vlente edhe për shqiptaret, të cilëve ende u mohohej mësimi në gjuhen shqipe, derisa këtë të drejt serbet e ushtronin qe nga viti 1856.

Përkrah kësaj lëvizje pan sllaviste filloi të vërehej edhe një aktivitet i gjerë i shteteve dhe popujve dhe popujve të Ballkanit për tu çliruar nga sundimi osman[41].

Ka mendime të ndryshme sa i përket qëndrimit të diplomacisë evropiane, në lidhje me organizimin kundër osmanëve në Ballkan, si dhe ndikimin e tyre në Ballkan dhe tek shqiptarët. Vështirë është të vlerësohet qartë, se si ndikoi diplomacia evropiane, gjatë periudhës së luftës së Krimesë, në Gadishullin Ballkanik.

Mirëpo një gjë është e qartë se ndikimi dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha në relacionet P. Osmane popujt e Ballkanit rritej, kjo shkoi aq lartë sa çdo problem që ndodhte ne P. Osmane në pjesën e Ballkanit, filloi të kthehej në krizë evropiane, dhe diplomacia e kohës këtë e quajti “Çështje Lindore”[42]

Mund të përmendim këtu kriza që përfshihen në kuadër të çështjes lindore në të cilën ishin të pranishme thellë Fuqitë e Mëdha, kriza e viteve 1830-1840, e shkaktuar nga ambiciet e pashait të Egjiptit Mehmet Aliut, Lufta e Krimesë 1853-1856 i ndali synimet e hegjemonisë ruse në Ballkan, duke krijuar ndryshime në Gadishullin Ballkanik dhe në relacionet e Rusisë në raport me Fuqitë perëndimore.[43]

Në vitin 1858, P. Osmane e miratoi ligjin agrar (Erazi kanuni), ligji mbi tokat që e siguronte pronësinë private.[44]

Reformat e Tanzimatit, u zhvilluan si rezultat i rrymës reformuese në P. Osmane, ndërsa reformat e “Hatti Humajunit”, ishin reforma nën influencën e fuqive të mëdha. Me reformat e Hatti Humajunit  të vitit 1856,  fillon periudha e dytë e reformave, që vazhdon deri në vitin 1876.[45]

Rusia kishte planet e saj për shkatërrimin e P. Osmane, dhe fuqizimin e Bullgarisë dhe sllavëve në Ballkan, kjo politikë e jashtme e saj nuk i shkonte përshtati aspiratave austriake. Dhe gjithë kjo situate shtyri Rusinë që të kërkonte në arritjen e ndonjë kompromisi për Ballkanin me Austrinë.

Përfundim:

Nga gjithë kjo që u tha më lartë, mund të pohojmë se roli i Rusisë, polakëve çekëve, sllovakëve, gjermano-veriorëve dhe evropianëve tjerë të grumbulluar rreth klubit polkë në Paris, si dhe përhapja e dhe ideve për të formuar kombe të reja nacionale në Gadishullin Ilirik, me qëllim për ta larguar sundimin osman në Evropë, ndikoj në shuarjen e çdo aspirate dhe kryengritje shqiptare për tu çliruar nga P. Osmane në shekullin XIX.

Shtypja e pa mëshirshme e shqiptarëve nga P. Osmane, besnikëria e disa shqiptarëve ndaj portës së lartë, dhe sukseset e tyre në luftëra, që zhvilloheshin në Azi e Afrikë, përçarjet në mes pashallarëve shqiptar, e bënin më të fortë P. Osmane në tokat shqiptare. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX, edhe në luftërat ruse–osmane që zhvilloheshin, dhe fitoret që i arrinte Rusia, për nënshkrimin e armë pushimit dhe paqes, P. Osmane, dhuronte toka shqiptare dhe jepte të drejta për komunitetet e krishtera ortodokse.

Shqiptarët edhe pse nuk pajtoheshin me sundimin osman, dhe zhvilluan disa kryengritje, shkaktarët kryesor të mos suksesit të tyre gjatë këtyre viteve janë: Mos uniteti i pashallarëve shqiptar, lojaliteti i shumë pashallarëve, që herë e kundërshtoni dhe herë e ndihmonin sulltanin, mungesa e diplomacisë, mungesa e përkrahjes nga shtetet evropiane, zgjerimi dhe aksionet ushtarake të paplanifikuara mirë, mbështetja në ndihmë nga Rusia, mos uniteti fetar, ngritja me vonesë e vetëdijes kombëtare, si dhe dominimi i karakterit klanor e fisnor i kryengritjes.

Për të qenë të suksesshme kryengritjet shqiptare, mendoj se është dashur të mbështeten në disa faktorë të rëndësishëm, e që për fatin e një populli, janë të lidhur ngushtë mes veti: Organizimi i brendshëm i popullatës, edukimi dhe arsimimi i mirëfilltë kombëtar, uniteti dhe forcimi i idealit rreth një projekti kombëtar, faktor që e përbëjnë boshtin e një suksesi për pavarësinë e një kombi, e për fat të keq, nga shtypja e rëndë shekullore, kjo nuk ishte arritur te shqiptarët.

Kryengritjet shqiptare edhe pse bëheshin për të mbrojtur të drejtat e popullatës shqiptare, duke kundërshtuar shtypjen, taksat e mëdha dhe mobilizimin e dhunshëm, kryengritjet nuk patën asnjë sukses për tu çliruar nga P. Osmane,.

Shikuar në aspektin e rrethanave historike të kohës, mund të themi se këto lëvizje dhe kryengritje të armatosura kundër P. Osmane në njëfarë forme kishin karakter për çlirim kombëtar, por të vonuara në kohë, dhe të pa koordinuara e organizuara mirë, që nuk morën përmasa gjithë kombëtare, nga përçarjet e thella shekullore të pashallëqeve shqiptare, ndasitë fetare dhe interesave të ngushta të klaneve fisnore e rajonale.

Është me rëndësi të theksohet se ato masa shfarosëse ndaj shqiptarëve, që i përdori P. Osmane, gjatë sundimit të saj pesë shekullorë, i vazhduan edhe pushtuesit e rijnë sllavë nën udhëheqjen e Rusisë cariste.

Gjatë krizës lindore, ushtria ruse i ndihmonte ushtritë sllave të Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi, dhe ushtrinë greke për të vrarë, shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike, me qëllim të shkombëtarizimit sa më të madh të shqiptarëve dhe pushtimit të tokave të tyre.

Luftë e pa mëshirshme u zhvillua, kundër gjuhës, kulturës, objekteve të kultit, por edhe kundër kostumeve tradicionale kombëtare shqiptare.

Gjatë këtyre luftërave, kudo që haseshin shqiptarët me veshje kombëtare vriteshin, nëpër lumin Morava, vardar dhe lumenjtë tjerë në Bullgarinë e sotme shiheshin Plisa të bardhë të shqiptarëve të vratë.

Në vijim ofrojmë burime të shkruara nga autorët serbë për depërtimin e ushtrisë ruse në muajin mars 1878 thellë në trojet shqiptare.

Faksimile nga libri i Dragolub Trajkoviçit “Iz proslosti Leskovca i Okoline”,  i cili shkruan për depërtimin e ushtrisë ruse në tokat shqiptare gjatë muajit mars 1878[46]

Vetëm gjatë kësaj fushate ushtarake Rusia në muajin mars 1788, kishte mobilizuar tre batalione dhe disa çeta, për ta pastruar Rumelinë nga shqiptarët etnik. Enklavat shqiptare prej Nishi në drejtim të Stambollit dhe Selanikut, u vranë dhe u asimiluan me dhunë. Ushtria ruse e kishte kaluar lumin Morava dhe kishte depërtuar në Vrajë, për ta ndihmuar ushtrinë serbe e cila e kishte pastruar duke i vrarë dhe shpërngulur shqiptarët nga rrethi i Aleksincit, Toplicës, Prokuplës, Kushumlisë, Leskocit. Ushtritë sllave i pushtuan malet e Gallapit, Podujevën, Prishtinën e deri në malet e Karadakut.

Politikat kundër shqiptarëve, që u zhvilluan gjatë shekullit XVIII e XIX, ndikuan në asimilimin e popullatës ortodokse shqiptare dhe vllahe, të cilët më pas u përdorën për ta shtypur pjesën tjetër të popullatës të besimit islam e katolik.

Rusia që nga fillimi i shekullit XVIII, përmes misionarëve politik e fetar, vepronte për ti copëtuar tokat shqiptare me dy projekte.

1. Projektin për krijimin e Bullgarisë së madhe, duke përfshirë sa më shumë toka shqiptare e mbështeste në mbretërinë mesjetare të Borisit dhe Samuilit. Këtij projekti Rusia i dha prioritet deri në vitin 1867. Mendoj se ky është projekti, më i rrezikshëm kundër shqiptarëve në të ardhmen.

2. Projekti për të krijuar një komb të ri sllavë, duke i asimiluar vllahet dhe shqiptarët ortodoks  të gadishullit tonë. Ky projekt mbështetej kryesisht në falsifikimet historike mesjetare duke e krijuar mitin për betejën e Kosovës. Ky projekt fillojë te zbatohet gjatë shekullit XVIII, te popullata katolike në territorin e Malit të Zi. Ky projekt pas vitit 1867, kaloi si prioritet në politikat gjeostrategjike ruse në rajon. Projekti u bë i realizueshëm pas forcimit të ideologjisë për krijimin e një kombi dhe shteti të ri serbë. Realizimin e projektit e ndihmuan misionarët dhe diplomatët rusë që vepronin në tokat shqiptare si: Jastrebovi, Ignjatevi dhe Hilferdingu që vepronte në Stamboll. Po ashtu ky projekt u zbatua në praktikë me kuadrot administrative, politike dhe ushtarake, nga komuniteti i vllahëve dhe shqiptarëve ortodoks të shkolluar në Rusi.

Në vitin 1901, me shqiptar dhe vlleh ortodoks të sllavizuar u formua organizata fashiste “Dora e Zezë” me qendër në qytetin e Shkupit. Kjo organizatë shkaktoj disa masakra dhe vrau shumë shqiptar tej lumit Moravë e Vardar.

Më vonë në qytetin e Vrajës, u themelua lëvizja e cila do t’u paraprijë të gjitha luftërave të nxitura nga shteti serb përgjatë shekullit XX. Oficeri serbë i kësaj lëvizje Zhivojin Rafajlovic, emërohet edhe në postin e banit të Banovinës së Vardarit. “Më 29 gusht 1903 rreth orës 01:00 pas mesnatë në ndërtesën e shkollës fillore në Vrajë u betuam mbi Ungjillin, thikën dhe revolen. Betimin tonë e bekoi prifti i moshuar i Vrajës, Dimitrije Protic”, do të kujtojë më vonë Rafajlovic. Kjo lëvizje fillimisht do t´i përqendronte aksionet e armatosura në Luginë të Preshevës. Prej qendrës operative të Vrajës veprohej drejtpërdrejt në Kazanë e Preshevës, në Maqedoni dhe në Kosovë. Ndërsa në Pri­shtinë e Shkup konsujt serbë ishin shumë aktiv në realizimin e planeve nacionaliste”. .Po të njëjtin rol e luajtën komitët çetnikë në Medvegjën e sotme prej nga me armë u furnizua pakica serbe në Kosovë dhe Sanxhak edhe më gjerë. “Pjesëtarët e këtyre bandave (çetnike) futeshin në Vilajetin e Kosovës të veshur me veshje kombëtare shqip­tare”, thuhej në njërin prej raporteve të konsujve austro-hungarez.[47]

Ushtria ruse së bashku me aleatët e saj, kështu vepruan edhe në luftërat e mëvonshme që u zhvilluan në tokat shqiptare.

Të njëjtat projekte pan sllaviste për shfarosjen e shqiptarëve u zbatuan edhe në luftërat ballkanike, kur ushtria ruse e ndihmoi ushtrinë serbe për ta pushtuar qytetin e Shkupit. Ushtritë ballkanike zbatuan të njëjtën platformë, këto ushtri kudo që hasnin shqiptar i vritnin.

Ushtria bullgare e frymëzuar nga politika ruse e shekullit XIX, gjuetinë ndaj Plisit të bardhë dhe shqiptarëve e vazhdoje edhe gjatë gjithë shekullit XX. Shqiptarët e luginës së lumit Moravë e Vardar, për të shpëtuar kokat e tyre u detyruan që të bartnin kapela të zeza.

Shqiptarët që jetonin në malet Rodope e deri në Selanik, si edhe ata të Velesit, Prilepit e Manastirit e kishin të ndaluar të bartnin në kokë Plisin e bardhë.

Të njëjtat masa ku kontrolloheshin nga ushtria bullgare, u zbatuan edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një dokument nxjerrë nga Arkivi i Tiranës, kuptojmë se më 13 maj 1941, ushtria bullgare në qytetin e Shkupit, i kishte rrahur dhe burgosur të gjithë shqiptarët të cilët në rrugë ishin takuar me Plis në kokë.

Në vijim ofrojmë një foton e një bariu shqiptar të armatosur, me Plis në kokë diku në malet e Bullgarisë së sotme, dhe një foto të dokumentit që dëshmon për rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve në qytetin e Shkupit.

Është me rëndësi të theksohet se ishin të rrallë liderët dhe rilindësit shqiptarë të cilët vepruan dhe i shërbyen çështjes kombëtare, por edhe P Osmane gjatë shekullit XIX e XX, e të cilët i bartnin kostumet kombëtare dhe plisin e bardhë në kokë. Shumë liderë shqiptarë që na përfaqësuan në shtetet evropiane, gjatë krizës lindore 1878, dhe pas luftërave ballkanike, në kokë e bartnin fesin e kuqë, kapelë kjo e preferuar për pashallarët dhe feudalët shqiptar që i shërbenin me besnikëri P. Osmane.

Edhe përkundër vështirësive që vepruan liderët shqiptar pas krizës lindore e deri më shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, është për tu veçuar figura politike dhe historike e Isa Boletinit i cili gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike e ushtarake, nuk e hoqi nga koka Plisin e bardhë.

Pas krizës lindore të vitit 1878, kur u spastruan shumë toka shqiptare, por me vendosjen e kufirit të ri, disa shqiptar nga fshatrat e Medvegjës, edhe pse mbetën brenda kufirit të Serbisë, më vështirësi dhe fanatizëm e ruajtën gjuhën, kulturën dhe kostumet e tyre kombëtare.

Kjo trevë dikur pjesa qendrore e Dardanisë, e banuar me popullatë shqiptare autoktone, përjetoi dhunë, dhe vuajtje të pa regjistruara dhe njohura për ne, por kurrë nuk hoqën dorë nga identiteti i tyre kombëtar. Në këtë zonë etnografike shqiptare, fal traditës së grave shqiptare sot ruajtën veshjet tradicionale kombëtare më aristokrat, më të bukura dhe me simbolikën më të pasur ndër e qytetëruar të antikitetit e deri më sot.

Dhuna policore e ushtarake ndaj kësaj popullate u regjistrua edhe në shekullin e ri, kur në vitin 2017, një grup huliganësh dhe paramilitarësh serbë, të organizuar dhe nxitur nga strukturat fetare e politike serbe e sulmuan plakun rreth 80 vjeçare, vetëm pse qëndronte më plis në kokë në një kafene afër komunës së Medvegjës. Me datën 24 dhjetor të vitit 2017, në Lokalin LIDO në Medvegjë, rreth orës 16 është sulmuar Azem EMINI nga Tupalla i shtyrë në moshë afër te 80, vetëm se e mbante plisin e bardhë në kokë me shishe qelqi.[48]

Siç shihet dhuna ndaj shqiptarëve, kostumeve, identitetit dhe gjuhës  së tyre, mbeti e pa ndryshuar gjatë gjithë periudhës së sundimit osman, grekë, serbë, bullgar, malazias, maqedonas, andaj shqiptarët duhet arsimohen dhe të bashkohen rreth identitetit të tyre kombëtar, për ta krijuar një platformë kombëtare, për ruajtjen e identitetit dhe kulturës tonë.

Amaneti i Gjysheve tona:

Më shumë ka vlerë një shqiptar, i varfër dhe arsimuar, që më vështirësi ka shkruar, një rresht në gjuhën shqipe, nëpër dritën e hënës.

Se sa një udhëheqës i famshëm apo akademik, që është bërë lider, i kombeve të huaja, duke e braktisë kombin e vet, dhe  gjuhën e nënës!

___________________

Burimet dhe Literatura

  1. Sylejman Kylqe, Shqipëria në historinë Osmane, Tiranë 2004
  2. Zef Mark Harapi, Ditët e trishtimit në Pejë e ndër rrethe 1912/1913, Pejë, 2004
  3. Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899
  4. Milorad Boshnjak &Slobodan Jakovljevic: Karaghorgjevici Sakrivena Istorija, Lio Gorni

Milovanovac, 2006

  • Gazmend Rizaj, Shqipëria e sipërme, Prishtinë 2011
  • Rajko Veselinović (Istorija srpskog naroda, Četvrta knjiga, tom I, Srbi u XVIII veku, Beograd 1986
  • Akademikja e SANU Mita Kostić në “Politika” nga 21 maj 1923
  • Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983
  • Vukova Prepiska, knjiga I, Beograd, 1907
  • Henry Kissinger, Diplomacia, Tiranë:1999
  • Enver Bytyqçi, Gjeopolitika ruse në Evropën lindore dhe juglindore, Instituti për studime të Evropës juglindore, , Tiranë & Prishtinë, 2022
  • T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969
  • Jusuf Buxhovi. Kosova, Perandoria Osmane, Faik Konica, Prishtinë, 2012,
  • Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978
  • Georges Castellan” Historia e Ballkanit XIV-XX” Prishtinë 1997
  • C. Robert, Die slaven der Turkei II, Drezden, Laipzig, 1847
  • Aleksandër Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup, 1985
  • Ligor K. Mile, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1984
  • Jusuf Buxhovi, Maqedonia nga antika deri te koha e jonë,”Jalifat Publishing”- Houston, ShBA, “Faik Konica”, Prishtinë, 2019
  • Urosh Sheshum, Serbija i Stara Serbija 1804-1839, Universiteti  i Beogradit, Fakulteti

Filozofik, Disertacion i Doktoratës, Beograd 2015

  • Todor P. Stankovic, Putne Beleske po Staroj Serbiji, 1871-1898, Beograd, 1910
  • Leontije Pavlovic, Kultovi lica kod srba i makedonaca, Smederevo, 1965
  • Shukri Rrahimi “Gjurmë historike të rilindjes kombëtare” Prishtinë 1986
  • Zhivadin Joviqiq, Serbia Geografska Stvarnost i vizija, Beograd 1992
  • Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve, Zagreb 1992
  • Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995
  • Jusuf Buxhovi. Kosova, Perandoria Osmane, Faik Konica, Prishtinë, 2012
  • Vlladimir Stojanoviq, Velike epidemije, Leskovaqki zbornik, XIII, Leskovc 1973
  • Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995
  • Rexhep Qosja “Çështja Shqiptare” Prishtinë 1994
  • Qamil Gexha “Marrëdhëniet shqiptaro-malazez 1839-1912, Gjakovë 2003
  • Jagosh K. Gjillas, Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969
  • Arkivi i Zarës, Letër e datës 22.V.1844 shkruar nga vicekonzulli austriak Balarini në Shkodër, që ja  dërgon Stefano Doimit në Kotor.
  • Sabit Uka “Planet antishqiptare të shteteve fqinje në shekullin XIX” Shqiptaret në rrjedhat ballkanike Prishtinë 1996
  • Gjergj Gj. Gashi. Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1847, “Drita” Ferizaj 1994
  • Edëin Jaçques “Shqiptarët historia e popullit shqiptarë nga lashtësia deri në ditët e sotme

     “Tiranë 1995

      trashëguar brez pas brezi në familjet e tyre

  • Ibrahim Namani (1909), intervistuar në vitin 1993 nga Qazim Namani.

[1] Ibrahim Namani (1909), intervistuar në vitin 1993 nga Qazim Namani

[2] Urosh Sheshum, Serbija i Stara Serbija 1804-1839, Universiteti  i Beogradit, Fakulteti Filozofik, Disertacion i Doktoratës, Beograd 2015

[3] Todor P. Stankovic, Putne beleske po Staroj Serbiji, 1871-1898, Beograd, 1910, fq. 125, 126

[4] Po aty, fq. 127

[5] Leontije Pavlovic, Kultovi lica kod srba i makedonaca, Smederevo, 1965, fq. 146

[6] Georges Castellan” Historia e Ballkanit XIV-XX” Prishtinë 1997 fq. 289

[7] Shukri Rrahimi “Gjurmë historike të rilindjes kombëtare” Prishtinë 1986 fq 55

[8] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq.90

[9] Zhivadin Joviqiq, Serbia Geografska Stvarnost i vizija, Beograd 1992 fq.17

[10] Zhivadin Joviqiq, Serbia Geografska Stvarnost i vizija, Beograd 1992 fq.17

[11] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve, Zagreb 1992, fq.190

[12] Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995, fq.32

[13] Vlladimir Stojanoviq, Velike epidemije, Leskovaqki zbornik, XIII, Leskovc 1973, fq.16

[14] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq.90

[15] Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 1998, fq. 195

[16] Leo Freundlich, Golgota shqiptare, Tiranë 1995, fq.32

[17] Rexhep Qosja “Çështja Shqiptare” Prishtinë 1994 fq 33

[18] Po aty, fq.4

[19] Jusuf Buxhovi. Kosova, Perandoria Osmane, Faik Konica, Prishtinë, 2012, fq. 143-144

[20] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq.78

[21] Qamil Gexha “Marrëdhëniet shqiptaro-malazez 1839-1912, Gjakovë 2003 fq.26

[22] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq.81

[23] Po aty, fq. 83

[24] Dr. Jagosh K. Gjillas, Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969, fq. 304

[25] Dr. jagosh K. Gjillas, Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969, fq. 304

[26] Aleksander Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup 1985, fq.181

[27] Arkivi i Zarës, Letër e datës 22.V.1844 shkruar nga vicekonzulli austriak Balarini në Shkodër, që ja

  dërgon Stefano Doimit në Kotor.

[28] Sabit Uka “Planet antishqiptare të shteteve fqinje në shekullin XIX” Shqiptaret në rrjedhat ballkanike Prishtinë 1996, fq.155

[29] Gjergj Gj. Gashi. Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1847, “Drita” Ferizaj 1994, fq. 128-177. Edëin Jaçques “Shqiptarët historia e popullit shqiptarë nga lashtësia deri në ditët e sotme “Tiranë 1995 fq.283

[30] Po aty fq.285

[31] Noel Malcolm “Kosova një histori e shkurtër” Prishtinë fq.193

[32] Grup autoresh “Historia e popullit shqiptare II “Tirane 2002 fq.104

[33] Po aty. fq 105

[34] Po aty fq .28

[35] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq. 94

[36] Sylejman Kylqe, Shqipëria ne historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq.110

[37] Skender Rizaj “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1887-1885” Prizren 1998 fq.40

[38] Po aty, fq 40

[39] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq. 50

[40] Noel Malcolm “Kosova një histori e shkurtër” Prishtinë fq 195

[41] Sadulla Brestovci Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike” Qëndrimi i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre kombëtare 1862-1868” Prishtinë 1977 fq.15

[42] Po aty fq.15

[43] Po aty, fq.15

[44] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq. 69

[45] Po aty fq, 58

[46] Dragoljub Trajkovic. Iz proslosti Leskovca i Okoline, Leskovac, !977, fq. 102

[47] KOHA. Prishtinë,  30.10.2023

https://ëëë.facebook.com/portalikohanet?__cft__[0]=AZVcyYY-x3kzTJxËHeOFË6ËgG7yëq44n64I73bObnEaxIPcsxëPGJJsyspQ3GMOk0EqHVvGqZP6JTiëxpTVIFla_4z5C94ë7Ëpkhrëxp259j6mNTULqz0S1c9I7QhGoExGRDx4vI4ZioPPE_9sBIdHC95bqëoJHXeyvATU2zr4cAb0iUbyNËeEUI9o1Gx4hRmeA&__tn__=%3C%3C%2CP-R

[48] Medvegja.net, RadioStar-Gjilan, 24 dhjetor 2017, ora 16

FUND

_____________________________

POZITA SHOQËRORE POLITIKE E SHQIPTARËVE DHE ORGANIZIMI I TYRE KUNDËR PERANDORISË OSMANE GJATË REFORMAVE TË TANZIMATIT 1826 – 1856 (1)

Nga Dr. Sc. Qazim Namani, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura