Tiranë, 09. 12. 2013 – (Ministrit të Shëndetësisë për dijeni) – Të dy spitalet e nivelit terciar në të cilën duhej të zgjidheshin diagnozat e komplikuara, duhej të kishte mjekët më të mirë, duhet të kishtë kishte shërbimin më të mirë shëndetësor, duhej të kishte pagesa më të mira, duhej të kishte një sjellje etike më të mirë, duhej të kishte mjekimet më adekuate, duhet të kishte medikamentet më të domosdoshme dhe ato specifike, duhej të kishtë egzaminimet dhe analizat, më të domosdoshme në punë- janë katandisur në shumë drejtime jashtë funksioneve të tyre bazë për të cilat u emërtuan.
Praktikisht janë kthyer në Spitale të mëshirës dhe të mitmarrjes duke u konvertuar nga spitale publike teorikisht, në spitale që shfrytëzohen nga mjekët primarë, e për pasojë duke mos u zbatuar asnjë urdhëresë dhe duke mos u bërë asnjë kontroll, shfrytëzohen edhe nga mjekë të tjerë specialistë, por dhe infermjerë, kryeinfermjerë, farmacistë. Rezultati?
Ҫdo pacient që shtrohet në një spital të tillë që quhet edhe Spital i shërbimit Terciar paguan nën dorë, blen medikamentet që duhej të ishin në spital, duron sjelljet hipokrite të personelit shëndetësor, biseda e të cilëve sillet pak a shumë me nënkuptime që ata..duhet të paguajnë për shërbimin.. me pretekstin se e kanë rrogën e ulët.
– Spitali ushtarak në Tiranë –
Në spitalin Ushtarak gjëndja është më e rëndë; pajisjet, egzaminimet, instrumentat, medikamentet blihen dhe shiten ditës me diell. Personeli shëndetësor bën Pazar për pajisjet që spitali publik i blen nëpërmjet shtetit për të ndihmuar falas pacientët e shtruar si psh., protezat, pllakat, shtiftet në Ortopedi. Këta mjekë kanë vendosur dhe cmimet për to, dhe pacienti i blen sepse ka hall. Cdo gjë shitet dhe blihet pa u hyrë gjëmb në këmbë.
Ҫdo gjë ka dalë nga kontrolli. Krye-infermjerja e cila mbyll sytë për përvehtësimin e medikamenteve, kanjulave i/v; Mjeku i cili shënon medikamente në kartele në mënyrë fiktive (për ti marrë e për ti shitur më vonë dikush tjetër në farmacitë që gëlojnë rreth spitaleve).
Egazaminimet dhe analizat janë një tjetër torturë e vërtetë për pacientët e shkretë që kërkojnë shërbim shëndetësor standart në një Spital publik, por… Skanneri prishet cdo muaj, egazaminimet e tjera gjithashtu. Pacientët detyrohen nga këto rrethana artificialisht të përgatitura nga drejtuesit e këtyre shërbimeve, që të shkojnë ti bëjnë privatisht dhe të paguajnë qimet e kokës.
Edhe në se arrijnë që të bëjnë analiza egzaminime qofshin ata radialogjike, ekografike, ap analiza gjaku, urinë, mikrobiologjike- të gjitha pacienti duhet të paguajë.
Ҫ`po ndodh me dy Spitalet më të mëdha Publike në Shqipëri?
Gjëndja sa vjen e po rëndohet edhe më shumë.
Duke parë shtete të vogla si Maqedonia dhe Mali i Zi, apo dhe Serbia, por dhe Greqia (që është në pikë të hallit), shërbimi shëndetësor publik spitalor është shumë efikas dhe i rregullt.
Nëse pacientet kanë paguar Sigurimet Shëndetësore atëhere shërbimi është falas.
Nëse pacienti shtrohet në Urgjencë atëhere sherbimi është falas.
Nëse pacienti vizitohet në Qëndrën Shëndetësore apo Poliklinikë të Specialiteteve- shërbimi shëndetësor është falas. Përse ndodh në Shqipëri ky fenomen i shëmtuar i mit marrjes dhe i korrupsionit?
Pa u futur në sqarimin e terminologjise së mit-marrjes e cila është një pagesë me dëshirën e pacientit (por tek ne- me kërkesën e mjekut , kërkesë e tipit `pay if you want to be treated`) e cila shkon në shifra skandaloze në Spitalin ushtarak sidomos nga Ortopedët dhe kirurgët e specialiteteve, e duke përfunduar tek infermjerët të cilët paturpësisht shohin xhepat e të sëmurit e të familjarë të tronditur nga ky fenomen i paturpshëm,
Korrupsoni është ai që i ka dhënë dërrmën Spitaleve Publike nëpërmjet manipulimit të tenderëve të medikamenteve dhe të pajisjeve mjekësore, etj.
Korrupsioni ka qënë dhe mbetet plaga më e rëndë e sistemit shëndetësor në të cilin rolin kryesor në këtë fatkeqësi kombëtare e kanë luajtur ministrat e paaftë të shëndetësisë, disa herë Këshilli i Ministrave i cili ka firmosur sy mbyllurazi, akte dhe Vendime të cilat nuk i ka kontrulluar më pas se si kanë shkuar, Drejtorët e Spitaleve Terciare të cilët kanë anashkaluar Vendim marrjen me anë të Bordit dhe duke mos kontrolluar se c`bëhet më pas me tenderimet, dhe njëlloj negative, kanë qënë emërimet e pa rregullta dhe të aspak teknokrate në manaxhimin e fondeve.
Askush nga këta individë të vëendosur në drejtimin e Sistemit shëndetësor Spitalor (por edhe atë parësor) nëpërmjet rryshfetit dhe pagesës për tu bërë drejtor apo Ministër, nuk e ka vënë ujin në zjarr për rregullimin e gjëndjes së rëndë, por përkundrazi –u kanë hapur rrugë mjekëve të spitaleve dhe të infermjerëve si dhe personelit tjetër acesor që të bëjnë c`të duan se nuk i gjen gjë.
Koncepti i pandëshkueshmërisë është një nga modelet më të suksesëshme në Spitalet e Tiranës dhe të Republikës.
Edhe ata mjekë dhe infermjerë të ndershëm që janë (dhe jo pak) , po asfiksohen nga llumi i anarkisë dhe i parregullsisë.
Ministri i Shëndetësisë nuk mund të manaxhojë dot një Sistem Spitalor në të cilën drejtuest nuk janë profesionistë, në të cilën administrata e spitalit ka mbetur me shumë pak profesionistë dhe teknokratë, dhe në të cilën administratë askush nuk mund të bëjë asgje përvecse të lozë më letra në kompjuter apo të mbledhe të dhën aspak të sakta dhe jashtë cdo rregulloreje për mbledhjen e të dhënave statistikore.
Si mund të dilet nga kjo situatë e rëndë dhe aspak dinjotzë për këto Spitale- për të cilat Drejtuesi i Akreditimit të Spitaleve ka thënë llafet më të mira duke e ditur se shërbimi është për të qarë hallin?
Mendoj se së pari për të eliminuar rryshfetin dhe marrjen e parave nën dorë nga personeli shëndetësor duhen rritur rrogat në nivelin Europian.
Rrogat e sotme nuk janë dinjitoze për Mjekët Specialistë të Spitaleve të nivelit të tretë.
Nuk duhet të ketë rroga mjekesh të QSUT dhe të Ushtarakut nën 1500 euro.
Së dyti për të rregulluar manaxhimin e mirë të Spitaleve të tilla duhet marrë disa masa të cilat duhet të jenë drastike:
Të zbatohen parametrat europiane për raportet mjek specialist-pacient i specialitetit dhe infermjere e profilizuar për pacientë të specialitetit si në pavion ashtu dhe në reanimacion por dhe në bllokun operator.
Të vendoset kategorizimi i infermjerve në: infermjere të kategorisë A, B, C, D, me paga të diferencuara bazuar në vjetërsi pune dhe tituj.
Spitalet të drejtohen me Bord ( të ketë dhe nga shoqëria civile në Bord) dhe me votim për vendim marrje.
të punesohet një emërtim i ri: ai i barrelëbartësave për cdo pavion, përfshi dhe emergjencën,
Sanitaret të mos jenë në organikën e Spitaleve port ë merren me orë punë gjatë 24 orëshit,
Së treti, të largohen mjekët që janë të dy punësuar dhe të mbetën vetëm mjekët që duan të rrinë,
Së katërti, shërbimet e mirëmbajtjes të kontrollohen dhe të dalin urdhëresat përkatëse për këto,
Së pesti, Të krijohet nukleusi i kontrollit të zbatimit të Mjekimit, dhe të kontrollit të Farmacive spitalore, hyrjet daljet e medikamenteve farmaci-Spital-pacient.
Së gjashti,Të krijohet Nukleusi i kontrollit të aparaturave për: funksionimin e tyre dhe për nivelin e shërbimit
Së shtati, Të ri-sistemohen Tabelat se kush janë Patologji të Emergjencës Patologjike, Kirurgjikale, për të ndarë se cfarë quhet Mjekim Urgjent dhe Emergjencë të cilat do të kenë buxhet të vecantë, pajisje të vecanta, medikamente të vecanta dhe pagesa të vecanta për Personelin Shëndetësor,
Së teti Grupi për kontrollin ekonomiko-financiar të përgatisë kostot sipas specialiteteve, ditë qëndrimet e mundshme të cilat duhet të respektohen.
Së Nënti, Krijimi i një Karte unike për Sigurimet Shëndetësore pajisja me të e popullatës dhe pagesën vjetore që përmban kjo kartë për sëmundjen përkatëse. Kjo kartë do të eliminojë cdo marrje rryshfeti dhe mitmarrje nga mjeku dhe infermjeri, dhe shtrimin pa pagesë.
Së dhjeti, Krijimi i një Magazine të madhe shtetërore nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë për të grumbullar të gjitha tenderimet publike dhe për ti shpërndarë nëpër spitalet publike. Tenderimet për Spitalet e mëdha publike do të behen nga një Nuleus tenderimesh të drejtuara nga një ekip në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Tenderimet të bëhen vazhdimisht kurse spitalet të mos marrin pjesë në tenderime përvecse të cojnë kërkesat të firmosura nga Bordi.
Së njëmbëdhjeti, Konkurimet për mjekë specialist për spitalet terciare duhet të kenë dy kushte paraprakisht:
– eksperienca në punë jo më pak se 3 vjet punë si mjek familje
– provimi shtetëror nëpoërmjet Urdhërit të Mjekut
Pastaj Mjeku duhet të intervistohet sipas një Pyetësori të përgatitur nga Spitali përkatës.
Identik edhe për infermjerët dhe Teknicienët e tjerë mjekësorë.
Së dymbëdhjeti, duhen ndarë shërbimi mjekësor nga Mjekët e Fakultetit të Mjekësisë sepse ngarkesa nuk është e njëjtë e për rrjedhim Pacienti nuk do të shërbehet mirë nga mjekë që punojnë në fakultet. Ndarja të bëhet me normativë që ka qënë në të kaluarën
Së trembëdhjeti të ri-aktivizohen për spitalet publike normativat europianë për shërbimin në spitale.
Së Katërmbëdhjeti, nuk duhet të ketë asnjë pacient që shtrohet në spital publik të ketë analiza apo ekzaminime private.
Së pesëmbëdhjeti, masa drastike në drejtim të shkeljes së orarit të punës dhe të shkeljes së rregullave të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe aparaturave spitalore, dhe shpërndarjes së medikamenteve.
Masa drastike për anarkinë dhe shërbimin difektoz në këto spitale publike, të cilat praktikisht janë kthyer në cerdhe të rryshfetit, mitmarrjes dhe korrupsionit me materialet e shtetit, paratë e pacientëve, fondet shtetërore, që dalin nga taksa-pagonjësit shqiptarë.
Prof.Assoc.Dr. Pirro Prifti ([email protected])