LIRI LOSHI: RAMUSHI I PASUR, PA PASUR PRAPA NJË BIZNES!

Kanada, 17 dhjetor 2019: Ramushi paska thënë se Albini s’ka pervojë në menaxhim, kurse Ramushi demek paska shumë pervojë!!! Marrëzi! Kur flasim për pervojat, duhet ditur se kemi pervoja të mira dhe kemi pervoja të kqija të menaxhimit.
Ramushi është menaxher me pervojë të keqe, sepse është menaxher i keq.
Ramushi ka menaxhuar keq me partinë, prandaj AAK ka mbetur një parti lokale dhe e papëspektivë.
Ramushi ka menaxhuar keq me qeverinë, prandaj në histori do të mbetet si një kryeminister i pa arrirë dhe i deshtuar.

Ramushi ka menaxhuar mirë vetëm punët personale duke u bërë njëri nga njerëzit më të pasur në Kosovë pa pasur prapa një punë, apo një biznes!
Prandaj me mbajtë ligjerata për qeverisje duke qenë një qeveritar i dështuar është hipokrizi dhe është mungesë e sensit për dobësitë që të përcjellin. Askush nuk e blen parashikimin e Ramushit dhe të ramushave për dështimin e qeverisë Kurti që në ditët e para.
Në fakt, ne nuk e dimë ende se çfarë suksesi do të ketë Albin Kurti si kryeministër i ri dhe qeveria e tij. Ai edhe mund të mos jetë kryeministër i mirë, por më i mirë se Ramush Hardadinaj do të jetë parjetër! Sepse, edhe po deshe të bëhesh kryeminister i keq me qëllim, nuk mund të bëhesh më i keq se Ramush Haradinaj!
Ramushi thuhet se ka qenë luftetar i mirë, por faktet flasin se as në luftë nuk ka qenë menaxher i mirë! Nëse keni vendosur të pushoni nga komentet dhe debatet për politikën duhet ta keni parasysh se vjen ai momenti kur një politikan si Ramushi broçkullisë marrëzira dhe ta gjen pulsin e reagimit e të kundërshtimit edhe sikur ta kesh futur atë shtatë pash në dhe!!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura