PROF.ASSOC.DR.PIRRO PRIFTI: REFORMA NË SIGURIMET SHËNDETËSORE DHE LIBERALIZIMI I TYRE

Tiranë, 19. 12. 2013 – Në shkrimin tim të kaluar, u përpoqa që të jepja kontributin tim modest në reformën në sistemin shendetësor publik dhe privat,dhe ky shkrim i sotëm, gjithashtu i shërben të njëjtit qëllim. Arsyet janë të shumta por më e rëndësishmja është sepse në Sistemin tonë Shëndetësor publik mungojnë dy elementë kryesorë për të ecur mbarë ashtu si ecin edhe të paktën në vëndet fqinjë ky sistem shëndetësor publik:
– Mungesa e profesionalizmit në drejtimin shëndetësor, pra e Teknokratëve dhe Meritokratëve
– Keq-manaxhimi shëndetësor që prej 22 vitesh.
Ashtu sikundër spitalet, Ligji për Sigurimet Shëndetësore i përpunuar disa herë, përsëri ka nevojë të përmirësohet por këtë herë duke bashkëpiseduar edhe me të interesuarit, pra shoqërinë civile (e cila në fakt në Shqipëri është një nocion pa kuptim, sepse e përdor politika), pacientët, mjekët e Familjes dhe Mjekët Specialistë ambulatorë, si dhe me mjekët e spitaleve.

Përse duhet të ndryshojë Ligji për Sigurimet dhe Kujdesit Shëndetësor?
Ky ligj është bazuar në solidaritetin shëndetësor i cili ka për qëllim që:
– të paguajnë të shëndoshët –për të sëmurët,
-të paguajnë të aftët për punë për ata me pa-aftësi të përkohëshme, të përherëshme dhe pensionistët,
-të paguajnë individët që janë në punë të cilët nuk kanë nevoja për mjekim dhe prakikisht në Shqipëri marrin në rast nevoje një recetë me Rimbursim të pjesëshëm.

Nëse këta individë që punojnë, punojnë në dy punë atëhere këta individë paguajnë dy herë siguracione shëndetësore dhe shoqërore?!!!?!!!

– Sigurimet e Kudjesit Shëndetësor, paratë e mbledhura i vendosin në Banka private apo dhe shtetërore, por përqindja mujore e fitimeve të parave të mbledhura nga punonjësit nuk dihet ku shkon dhe punonjësi nuk e di se sa para ka në bankë në emër të tij për sigurimet shëndetësore, sepse, Institui i Sigurimeve nuk mban përgjegjësi për to , por edhe Bankat kur shkon dhe pyet për këto, të përgjigjet : paratë manaxhohen nga Sigurimet Shoqërore dhe këto para nuk janë tuajat dhe as përqindjet përkatëse sepse janë në fakt kontribut Solidaritetit…..
Pra praktikisht individët që janë në punë paguajnë një shumë të siguracioneve shëndetësore në masën 3.4% dhe 11.8% për sigurimet shoqërore (për pensionin), të cilat mblidhen muaj e vite me rradhë pa u harxhuar nga këta individë.
Por c`ndodh kur këta individë dalin në pension?
Shumat e mbledhura nga shteti për vite me rradhë nga këta individë të paktën ato të sigurimeve shëndetësore- nuk i shërbejne individit që ka dalë në pension, qoftë për shkak të keq manaxhimit spitalor, por edhe për shkak të mos mbajtjes nga ana e Institutit të Sigurimeve të sasisë së derdhur të shumës përkatëse në arkiv.
Rezultati? Këta individë nëse shtrohen në spital janë të detyruar përsëri të paguajnë –edhe për manipulime të thjeshta apo edhe për egzaminime dhe analiza. Gjithashtu këta individë duhet të paguajnë nën dorë mjekët specialistë përkatës të spitalit për t`u shërbyer nga ata.
Pra e gjithë paraja e marrë nga shteti nëpërmjet punës së shumë viteve më rradhe nuk dihet se ku ka shkuar. Pensionisti, dhe invalidët e përkohëshëm apotë përherëshëm janë gjëndur gjithë këto 22 vite përballë padrejtësisë dhe mos kujdesit shëndetësor.
Zinxhir i këtij kujdesi shëndetësor për pacientin është i ndërprerë dhe askush nuk kujdeset par individin e sëmurë në rast se:
– Individi del nga Spitali -kurse Mjeku i Familjes dhe infermjeri i Familjes nuk e d nëse pacienti është shtruar dhe nëse ka dalë, kur ka dalë, cfarë kujdesi duhet për pperiudhën pas spitalit, etj, etj. Kjo është një hallkë munguese në zinxhirin e Kujdesit Shëndetësor për të cilin pacienti ka paguar cdo muaj.
– Duhet të mblidhen taxa e sigurimeve shëndetësore edhe tek ata që nuk e paguajnë. Përsa i përket individëve që janë me asistencë, duhet të paguajë shteti për ta deri sa tu gjëndet punë.
– Mjeku i Familjes dhe Infermjeri i Familjes për shkak të keq manaxhimit dhe burokracisë që ka vendosur Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, më tepër merrët me plotësimin e letrave sesa me kujdesin e pacientit. Praktikisht Infermjeret rrinë vetëm në zyrë me mjekun dhe nuk shkojnë në shtëpi tek pacienti pikërisht për shkak të punëve të rëndomta dhe apa asnjë vlerë duke ndihmuar kështu në rritjen e pa-dobishmërisë të këtij sistemi sigurimesh i cili më tepër kujdeset për të plotësuar Librezën Shëndetësore, Fletet tip, të një Institucioni tjetër të kotë si ASHR e Tiranës apo punët e kota të tepërta të DSHP-ve në rrethe.
Vendosja e dy Institucioneve mbi Qëndrën Shëndetësore, pengon punën më të rëndësishme të Mjekëve dhe Infermjerëve të Familjes ashtu dhe të Mjekëve Specialistë- atë të Kujdesit Shëndetësor ndaj të sëmurit, punën parandaluese, sistemin alert, etj, etj.
-Të sëmurët rëndë me kancer, me sëmundje të rënda kronike, nuk marrin Kujdes Shëndetësor të mjaftueshëm nga Q.Shëndetësore- në shtëpi sepse ajo nuk i ka kapacietet, por nuk mund të shkojë në shtëpi tek pacienti apo të telefonojë mjekun e Familjes pikërisht për arësye sepse Degët e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore u ngarkojnë barrë të rëndë burokratike në një kohë kur këto probleme mund të zgjidhen shumë lehtë. Kështu që Kujdesi Shëndetësor bëhet për këta pacientë një barrë e rëndë financiare sepse do tu duhet të gjejnë mjekë dhe infermjerë jashtë qëndrës shëndetësore për t`i shërbyer atyre.
-Pengesat e fshehta në marrjen e medikamenteve të nevojshme për këta pacientë nga ana e Sigurimeve Shëndetësore , të cilat urdhërojnë Mjekët e Familjes dhe ata Specialistë që të mos u japin barëra të shtrenjta pacientëve në nevojë!!!???

– Egzaminimet dhe analizat rutinë që një individ i cili paguan Siguracionet shëndetësore duhet të jenë falas.sepse Sigurimet Shëndetësore mund të lidhin kontrata me Laboratore të ndryshme mjekësore për nevojat e pacientëve që paguajnë kontributet, dhe jo t`i lënë ata të sorrollaten nëprë laboratorë privatë. Pra paketa e Kujdesit Shëndetësor duhet të ndryshojë.
– Të shihet mundësia e privatizimit të mjekëve specialistë.

Atëhere si mund të zgjidhen këto probleme kaq të rëndësishme për Pacientin, për popullin, për Kujdesin Shëndetësor, për Sërbimin Shëndetësor?
A është e nevojshme të fshihemi pas Parimit të Solidaritetit? Dhe a është i nevojshëm Ky parim në ecurinë e suksesësëshme të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor?
Sigurisht një parim i tillë duhet zbatuar, por jo në këtë mënyrë.
Ka ardhur koha që të ndryshojnë shumë elementë, p.sh.,
-Së pari duhet që hallkat e Kujdesit Shëndetësor duhet të ri-vendosen
– Së dyti ka ardhur koha që të veprohet vetëm me një kartë siguracionesh me nurmin përkatës dhe me një shumë përkatëse vjetore bazuar në kategorinë e patologjisë kronikë, p.sh., shuma për njëpacient me sëmundje kronike të Hipertensionit mund të jetë 3.000 lekë në muaj ose 12.lekë në vit, pra një mesatare që mund tqa nxjerrë Instiotuti sipas kategorive të patologjisë përkatëse. Pacienti merr medikamentet bazuar në shumën që ka karta. Kështu që eliminohet një hallkë e kotë që pengon mjekun dhe infermjerin e Familjes për të shkuar në shtëpi tek pacienti.
– Së treti, punësimi në Qëndrat Shëndetësore tashmë ka ardhur koha që të bëhet vetëm pasi Mjeku i Përgjithshëm të ketë kryer specializimin e Mjekut të Familjes.
– Së katërti, ka ardhur koha që të liberalizohet tregu i Sigurimeve Shëndetësore dhe individi nuk ka pse të paguajë me detyrim një shumë të caktuar në shtet kur ai mund të paguajë në një privat, dhe të mos paguajë dy herë, nëse bën dy punë.
– Së pesti, paratë e sigurimeve shëndetësore duhet të realizohen në formë të sigurimeve për jetën në të cilën cdo kush që paguan , qoftë në shtet, qoftë në privat të ketë një llogari të tijën. Nëse këto para nuk harxhohen atëhere ato duhet të grumbullohen në llogarinë e tij personale dhe të mos i marrë shteti për qëllimet jo-mjekësore. Këto para në rast vdekjeje mund të transferohen tek familjarë sipas ligjeve në fuqi.
– Së gjashti,Reforma në Institucionin e Sigurimeve Shëndetësore duhet ë reformojë në dobi të Kujdesit Shëndetësor edhe Q.Shëndetësore, nëpërmjet Udhëzimeve të reja.
– Pagesa për Sigurimet Shëndetësore duhet të rritet nga 3.4% deri në7%-10%, por me kushtin që këto para të jenë të individit në formë të llogarisë individuale.

Përsa i përket Shtrirjes së Sigurimeve Shëndetësore në Spitalet Publike ato duhet të jenë falas në këto aspekte:
– Në rastin e Emergjencave
– Në rastin e Egzaminimeve të analizave të zakonshme
– Në rastin medikamenteve që do të marrin në Spital,
– Në rastin e operacioneve kirurgjikale, por këto duhet të kategorizohen cilat do të jenë pa pagesë dhe cilat me pagesë të pjesëshme.
– Shtrimi në Spitalin Publik dhe ushqimi duhet të jenë falas.

Në përfundim ka dhe shumë hallka të tjera specifike me të cilat nuk dua ta lodh lexuesin, por që është punë e Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP. ISKSH, etj.
Rëndësi ka që u bënë 22 vite dhe GDP për sistemin shëndetësor ka qënë i ulët rreth 2.3%. Duhet patur parasysh se Buxheti i MSH eshte 180.2 milion Euro, dhe Buxheti i ISKSH eshte 90 milion Euro (nga te cilat 42 milion Euro jane nga taksa 3.4%).
Kjo duhet të shtojë përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë që krahas përmirësimit të Legjislacionit Shëndetësor , duhet tëmxjerrë ligje më specifike për privatët, duhe të largojë mjekët nga spitalet apo nga qëndrat shëndetësore që punojnë edhe në privat, duhet të përmirësojnë edhe Ligjin e Arsimit të Lartë në të cilën duhet të ndajë rolin e Mjekut dhe Infermjerit apo Farmacistit pedagog me mjekun internist.

Kontakti me autorin: priftipirro@hotmail.com

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura