PROF.DOC.RNDR.LUFTULLA PEZA: SEMINARI I PRISHTINËS 2015 – MOHON LASHTËSINË E GJUHËS SHQIPE!

Tiranë, 10. 09. 2015: Seminari Ndërkombëtar i Prishtinës për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare ka rëndësi për studiuesit dhe të interesuarit, sepse në te paraqiten të reja nga lëmi i dijes, që duhet ta shtyjnë më përpara nivelin e njohurive për disiplinat e përmendura dhe diskutohen midis specialistëve. Në seminar paraqiten studiues nga trevat shqiptare, por dhe studiues të huaj nga vende të ndryshme, që punojnë në vendet e tyre për gjuhën dhe kulturën shqiptare ose që e mësojnë gjuhën tonë.
Nga materialet e paraqitura gjatë seminarëve të viteve të kaluara vihet re një dukuri e tillë në paraqitje të materialeve lidhur me gjuhën shqipe. Nga studiuesit e huaj vijnë materiale interesante, sepse sjellin përvojën e tyre si punohet me gjuhën shqipe në këto vende dhe probleme të tjera mbi studimin e gjuhës shqipe. Por nga studiuesit shqiptar, që referojnë në këtë seminar, përgjithësisht përsëriten të dhënat e studiuesve të më parshëm dhe nuk sillet në fakt asgjë e re.
Ka disa vite që merremi me studimin e gjuhës hitite, e folur nga populli hitit në Anadollin qendror gjatë kohës së bronzit. Sivjet deshëm të referojmë dhe të diskutojmë për të rejat në këtë fushë në Seminarin Ndërkombëtar të Prishtinës 2015. Dërgova edhe përmbledhjen e referatit “Afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën hitite dhe origjina e europianëve”.

– Një tabelë në gjuhën hitite –

Gjuha hitite sot pranohet nga shkenca gjuha më e vjetër e sprovuar e familjes Indo-Hitite të gjuhëve, siç quhet familja Indo-Europian e gjuhëve. Ajo pranohet se është shkëputur nga gjuha e saj mëmë Para-Indo-Hitite rreth vitit 6700 p.e.s., kur gjuhët e tjera rreth një mijë vjet më vonë. Këto të dhëna janë me rëndësi të madhe shkencore, sepse hapin rrugën e gjetjes së origjinës së europianëve.
Neve deri më sot kemi gjetur rreth 300 fjalë të gjuhës hitite, që janë njëlloj si në gjuhën shqipe, që vërtetojnë se gjuha shqipe ka lidhje gjenetike me gjuhën hitite, në një far mënyre mund të themi se është vazhdimi i saj. Kjo përbën sukses në shkencë dhe nder të madh për gjuhën tonë amtare. Por kumtesa jonë nuk u miratua për tu referuar në seminar dhe jovetëm kaq. Drejtori i seminarit Rahman Paçarizi me arrogancë dhe me sjellje të pakulturuar nuk na dha asnjë njoftim dhe shpjegim për këtë. I shkrova tri letra, ku i shpjegoja rëndësinë e referatit tonë, por nuk morëm asnjë përgjigje dhe arrogancën e tij e çoi deri në fund, duke penguar referimin e temës sonë në seminar dhe duke penguar njëkohësisht gjuhën tonë shqipe të merrte vlera të reja.
Padron i gjuhës shqipe është populli shqiptar që e flet, e zhvillon dhe e ruan atë me mijëra vjet të pa shuar, ndërsa studiuesit janë vetëm shërbëtorë të saj, sepse nga populli paguhen. Por Paçarizi sillet si padron dhe vendos në dëm të gjuhës sonë amtare, duke e paraqitur veten njeri të pakulturuar, pengues në studimin e gjuhës sonë.

Studimi modern i gjuhës shqipe mund të themi se ka filluar me dijetarin dhe gjuhtarin e shquar arbëresh Zef Krispi, i cili në vitin 1831 botoi librin “Shqipja nëna e gjuhëve”. Ky është studim madhor për gjuhën shqipe dhe Krispin duhet ta njohim si themeluesin e studimit modern të gjuhës shqipe dhe Albnologjisë. Prandaj libri i tij duhet të jetë si kurani dhe bibla e të gjithë studiuesve të gjuhës shqipe. Por vepra e tij me rëndësi të madhe, fatkeqësisht nuk njihet nga gjuhtarët shqiptar, ata pa baza shkencore i mohojnë arritjet e Krispit, nuk e studiojnë atë dhe nuk e pëmendin asnjë herë në referimet shkencore.
Duke qenë profesor dhe njohës i mirë i gjuhëve shqipe, latine dhe greke në Universitetin e Kalabrisë, ai zbuloi se në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet e autorëve antikë, ndodhen shumë fjalë të gjuhës pellazge, që kanë të njejtin kuptim si në gjuhën e sotme shqipe. Duke bërë krahasimet e nevojshme midis gjuhëve të mësipërme dhe thelluar në literaturën përkatëse, ai arriti të zbulojë fjalë të lashta, me të cilat ndërtoi edhe fjalorin pallazgjisht-shqip. Me ndryshime të vogla, janë po ato fjalë si në njerën ashtu edhe në tjetrën. Kështu ai arriti në përfundimin se gjuha shqipe e ka zanafillën tek gjuha pellazge, tek Homeri.
Krispi shkruan:
“Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?”

Fjalori pellazgjisht-shqip i Krispit (sipas Liljan Peza 2014)

Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me fjalë të gjuhës shqipe:

Edhe në poemën ODISEA titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge:

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).
Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha regullat shkencore.
Studimet e Krispit u mbështetën nga dijetari shqiptar në Egjypt F. Adamidi (1902), i cili vërteton lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, latine dhe greke, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha shqipe.
– Thomopoulo (1912), vërteton gjuhën shqipe në mjaft mbishkrime të lashta,
– S.Konda (1964) zbuloi shumë toponime me origjinë pellazge/shqipe në Greqi, që vërtetojnë vendbanimet pellazge,
– Z. Majani (1973) vërtetoi se gjuha etruske lidhet me gjuhën pellazge dhe shqipe, e cila është çelsi i zbërthimit të gjuhës etruske,
– N. Vlora-Falaski (1984) vërtetoi praninë e gjuhës shqipe në mjaft mbishrkime ilire nga Durrësi, Apollonia dhe Mesdheu,
– G. Katapano (1984) vërtetoi se Thoti, perëndia e mësimit, shkrimit, shkencës, magjisë së egjiptianëve të lashtë, ka qenë shqipfolës (pellazgo/ilir) dhe i ka ndërtuar hieroglifet egjiptiane mbi bazën e gjuhës shqipe,
– A. Kola (1995) sjell praninë e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe në Iliadën e Homeri,
– P. Zheji (2005) sjell prova të reja të lidhjes së gjuhës së lashtë sanskrite me gjuhën shqipe,
– L. Peza (2006) vërteton në “shkrimin Linear B” (koha e bronzit) praninë e fjalëve të gjuhës shqipe, kështu ky shkrim i lashtë i diskutuar gjërë, i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke,
– L.Peza & L. Peza (2009) vërtetojnë se fjalët e para të Iliadës janë të gjuhës pellazge/shqipe, emërtimet e 6 kontineteve të botës dhe shumë toponime janë me origjinë pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë nga gjuha shqipe,
– A. Shuke (2008, 2009) vërteton se gjuha shumere është e afërt me gjuhën shqipe,
– L. Peza & L. Peza (2012) vërtetojnë se shkrimet Vinka-Turdas janë në gjuhën pellazge/shqipe,
– L.Peza & L.Peza (2014) vërtetojnë se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe me prejardhje nga gjuha pellazge etj.
Këto studime me rëndësi të madhe mbi lashëtsinë e gjuhës shqipe në pjesën më të madhe nuk njihen nga gjuhtarët e institucioneve shqiptare të gjuhësisë, prej tyre nuk janë kundërshtuar, por duke shkelur disiplinën shkencore, nuk shfrytëzohen në studimet e tyre.
Kam parë me vemendje të madhe studimin e prof. Rahman Paçarizit “Gjuha Shqipe”. Ky është një studim i rëndomtë, që mund ta bëjë vetëm një nxënës i shkollës 8 vjeçare. Paçarizi aty përsërit çfarë kanë thënë Çabej, Bop, Mejer etj., por asnjë të re nuk sjell. “Trualli i formimit të gjuhës shqipe besohet të jetë afërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu”. Kujt ja shet këto ky studiues, kur të gjithë e dinë se Iliria, Dardania, Maqedonia dhe Epiri, kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur një territor shumë herë më të gjerë se sa kanë shqipfolësit sot. Për dokument të parë të gjuhës shqipe ai pranon “Formulën e Pagëzimit të vitit 1462”. Por autori ka mospërputhje të madhe kur shkruan se “gjuha shqipe është pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër”, e mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur dokumentin e parë e ka të vitit 1462, d.m.th. të mesjetës?
Shkenca pranon vetëm dokumente, prandaj gjuha shqipe, sipas Paçarizit dhe mësuesve të tij, me dokumentin e parë “Formulën e Pagëzimit” e vitit 1462, del se është gjuhë, që ka lindur gjatë mesjetës dhe kështu nuk mund të ketë asnjë lidhje me gjuhën ilire, të kohës së bronzit.
Z.Majani ka sjell mjaft dokumente në mbishkrime të lashta, që vërtetojnë se gjuha etruske ka përputhje me gjuhën shqipe, ndërsa N. Vlora ka ecur më tej, ajo sjell majft dokumente në mbishkrime ilire nga Durrësi dhe Apollonia, që vërtetojnë se gjuha ilire përputhet me gjuhën shqipe. Asnjë nga këta studiues nuk ka lexuar Pacarizi.
Kështu e kanë katandisur gjuhën shqipe gjuhtarët e instituteve të gjuhësisë dhe të fakulteteve filologjike të Prishtinës dhe Tiranës, kur e vërteta është krej ndryshme, sepse gjuha shqipe ka dokumentet e para të shkruara nga gjuha pellazge e Vinkës dhe shumë dokumente ilire, maqedone, thrake, që e çojnë lashtësinë e saj në neolit. Kështu gjuha shqipe është zonjë e parë midis shoqeve të saj, gjuhëve të tjera të botës.
***
Në seminarin e sivjetëm të Prishtinës paraqita referatin “Afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën hitite dhe prejardhja e europianëve ” (bashkautor L. & L.Peza), që nuk u pranua. Gjuha hitite sot vlerësohet si gjuha më e lashtë e familjes Indo-Hitite (Indo-Europiane), prandaj ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike. Shkencëtarët mendojnë se ajo dhe të gjitha gjuhët e tjera si motra të familjes e kanë origjinën nga gjuha më e vjetër, e quajtur Para-Indo-Hitite. Cila është kjo gjuhë më e vjetër PIH? Për këtë shkencëtarët e ndryshëm të botës po e vrasin mjaft vite mendjen, por nuk po e gjejnë dot. Ata e kanë studiuar gjuhën hitite, nga shkrimet e saj të vjetra kanë gjetur shumë fjalë të shkruara, por duke mos njohur gjuhën shqipe, kuptimin e tyre e kanë dhënë të ndryshëm.
Gjatë studimit tonë të gjuhës hitite kemi gjetur më shumë se 300 fjalë hitite, njësoj si në gjuhën shqipe. Këto fjalë shumica janë emra sendesh si:
ANDA = në shqip Anda ,
ARA= ara,
DUSK = dushk,
GURTA = guri,
AP = hap,
HAS = has,
KAN = kanë,
LISSI = lisi,
UN = unë etj.
Por ka edhe emra njerëzish si: Ana, Anita, Gima (Agim), Hana, Hasan, Ila (Ylli), Irma, Mark, Miti, Naki (Neki), Pask (Pashk), Salli (Sali), Sani (Sanie), Sara, Uk, Zina etj., që dëfton për prejardhjen e tyre më të lashtë se gjuha turke. Ka edhe fjalë të përdorimit shoqëror si: TAX = taksa, SALATA= sallata, PIRUNA= piruni etj., që tregojnë se shoqëria hitite ka qenë shumë e zhvilluar, ka përdorur taksat, në guzhinë kanë përdorur sallatën dhe pirunin. Kështu vërtetohet afërsia e madhe e gjuhës hitite me gjuhën shqipe.
Por gjuha shqipe me mjaft prova bindëse është vërtetuar se e ka origjinën e saj tek gjuha pellazge dhe ilire. Prandaj mendimi ynë është se gjuha hitie (ashtu si gjuha shqipe) e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge. Nga kjo gjuha Para-Indo-Hitite (ose Indo-Europiane) nga e cila rrjedh gjuha hitite del pikërisht gjuha pellazge, siç është vërtetuar për gjuhën shqipe. Kjo përbën një arritje mjaft të rëndësishme për gjuhësinë europiane, sepse i jep zgjidhje enigmës së vjetër për gjuhës Para-Indo-Hitite, e cila vërtetohet të jetë gjuha pellazge. Kjo e re, i jep gjuhës shqipe dhe mëmës së saj gjuhës pellazge, vendin e madh të nderit, që të jenë gjuha burimore e të gjitha gjuhëve të Europës, Amerikës dhe të Azisë jugë-perëndimore. Pikërisht këtë referat Paçarizi nuk e pranojë të referohet në seminar, sepse nuk don që gjuha shqipe ta zerë këtë vend nderi.

– Drejtori i seminarit Rahman Paçarizi –

Qëndrimi negativ i komisionit të drejtuar nga drejtori Paçarizi, ndaj mendimeve të reja për gjuhën shqipe, tregon edhe nivelin jo të kënaqshëm të mësimdhënies të kësaj gjuhe në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, që duhet të analizohet. Por gjendje e sëmurë, mos më e rëndë, është aktualisht për gjuhën shqipe në Tiranë. Këtu gjuhtarët e rinj, të përkrahur edhe nga profesorët e tyre, janë në garë njëri me tjetrin ti heqin sa më shumë fjalë gjuhës shqipe dhe ti quajnë fjalë të huazuara greke, latine etj. Edhe fjalët shqipe, që Krispi i ka gjetur në Iliadë, si KAMBA, DRAPNI etj. i quajnë fjalë të huazuara greke. Kjo rrymë negative për të marrë pa merita doktoraturën, për rrogë dhe vendpune më të mirë, është në kundërshtim me të gjithë ecurinë shkencore.
Mjaft autorëve, bëjnë fjalë për substratin para-grek në gjuhën greke dhe para-latin në gjuhën latine. Numërohen me mijëra fjalë, që këto gjuhë kanë marrë nga gjuha më e lashtë pellazge, e përhapur në rajonin e mesedheut para ardhjes së grekëve ose vendosjes së latinëve, që nuk shpjegohen nga gjuha greke dhe latine. Por këto punime as që studiohen nga gjuhtarët tanë.
Qeveria shqiptare duhet ta shohë me interesimin më të madh këtë çeshtje, sepse ju paguan pa meritë dhe kot rroga të larta shumë njerëzve në institucionet e gjuhësisë dhe historisë dhe ata sistematikisht po dëmtojnë gjuhën për të cilën paguhen.
Gjuhtarët e sotëm shqiptar e kanë futur albanologjinë në një krizë të thellë mendimi dhe gjykimi. Ata e kanë bllokuar lashtësinë e gjuhës sonë në mesjetë, duke pranuar si dokumentin e saj të parë Formulën e Pagëzimit. Por për këtë kanë shkelur rëndë disiplinën shkencore, duke mos pranuar të studiojnë të gjithë autorët të vendit ose të huaj, që kanë dhënë prova bindëse, që lashtësia e gjuhës sonë arrin në kohën e bronzit dhe në neolit
Pengesën themelore sot gjuha shqipe e ka tek institucionet që mban e paguan shteti: Qendrat Albanologjike në Tiranë dhe Prishtinë, Instituti i gjuhësisë në Tiranë, fakultetet e filologjisë (katedrat e gjuhës shqipe) në Tiranë dhe Prishtinë si dhe në Akademitë e Shekncave në Tiranë dhe Prishtinë. Shteti paguan para të madhe për ti mbajtur këto qendra studimore, por njëkohësisht duhet të kontrollojë ku shkojnë këto para. Sot profesorati i gjuhësisë shqipe mbron me fanatizëm standartin e vjetruar të gjuhës shqipe dhe cakun deri tek Formula e Pagëzimit si dokument i saj i parë, duke i sjellë dëm gjuhës dhe kulturës sonë. Jemi i vetmi popull në Europë, që ende nuk e kemi të saktësuar origjinën tonë. Dhe kjo jo sepse nuk ka dokumente, ato janë me shumicë, që e vërtetojnë origjinët tonë saktësisht, por ato ende nuk i kanë parë gjuhtarët dhe historianë tanë. Kjo ngarkon me përgjegjësi të rëndë Qendrën e Studimeve Albanologjike, që për mjaft dekada nuk kanë zgjidhur problemin themelorë: origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar.
Duke bllokuar gjuhën shqipe me metoda anti shkencore është bllokuar padrejtësisht e gjithë gjuhësia dhe historia europiane, sepse gjuha shqipe i hap rrugën gjuhësisë dhe historisë europiane, si gjuha më e vjetër e saj. Studiuesit e huaj ende nuk i dinë mashtrimet e studiuesve shqiptar, që janë dembelë dhe nuk studiojnë dhe u besojnë atyre, por e vërteta shpejt do të dalë.
Qeveria shqiptare dhe ministira MASH duhet ta analizojnë problemin me grupe ekspertësh dhe mos të paguajnë kot para, për një punë që nuk kryhet.
________________
Fusnotat:
1. Edhe në rrethin e Rrëshenit është një fshat që quhet Derven, që me sa duket vjen nga fjala pellazge “dervent”
2. Dhe latinët e bënë “pomo”, që ndeshet tek vepra “Aleksandri” i Plutarkut (shën. Krispi)
3. edhe fjala angleze “donor” prej këtu vjen, greqishtja sotme ka fjalën dervenia, që nuk e di si ka mbetur nga gjuha barbare (shënim i Krispit),
4. Fjalën “bek” për bukë e përmend Herodoti, që ndeshet tek frigët

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura