PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: JA ÇFARË THONË STUDIUESIT GREKË PËR SHQIPTARËT, GREKËT DHE MAQEDONASIT

Tetovë, 7 maj 2018: Nuk e themi vetëm ne, por e thonë edhe studiuesit e huaj, edhe vetë studiuesit, arkeologët dhe historianët më të shquar grekë:
Anastasia N. Karakasidi: „Fushat e grurit, kodrat e gjakut“
Studiuesja, dr. Anastasia N. Karakasidi*, në librin e saj ,,Pasazhe nga formimi i kombit në Maqedoninë greke 1870-1990” (Passages to Nationhood in Greek Macedonia 1870 -1990), botuar në vitin 1997, mes tjerash thekson se, në debatet për Maqedoninë, emrin, historinë dhe të kaluarën e saj, asnjëherë nuk janë përfshirë trashëgimtarët legjitim, shqiptarët autoktonë, por uzurpatorët dhe pushtuesit e saj.
Në këtë libër dhe studime të tjera të saj, kjo autore është marrë shumë me identitetin maqedonas. Ajo i zhvlerëson kategorikisht pretendimet greke, dhe për më tepër ato sllave, për një trashëgimi maqedonase të lashtësisë dhe ua dedikon atë pa mëdyshje shqiptarëve, duke u shprehur se i gjithë konflikti që është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet edhe sot, është i privuar nga shtrati historik i lashtësisë, qofte duke iu referuar autorëve të lashtësisë, qoftë dhe autorëve bashkëkohorë, të cilët në të gjitha format e shprehura të çojnë në të vetmin përfundim se, raca e vetme që mund të pretendojë në mënyrë të përligjur trashëgiminë maqedonase dhe Lekën e Madh, janë vetëm shqiptarët, pasardhësit e asaj popullsie që mbizotëronte Gadishullin Ilirik përgjatë lashtësisë.

Në këtë libër, autorja shkruan edhe për besimet fetare dhe objektet e kultit, që sipas shumë të dhënave historike dhe dokumentare, dëshmohet që pjesa dërmuese e objekteve të kultit, kishave dhe manastireve në Maqedoni, jo vetëm që janë ndërtuar nga shqiptarët vendës, por shërbenin për shqiptarët e atyre viseve.
Konstantinos Pangalis: „Shqiptarët janë ILIRË, helenët e vërtetë janë ata, e jo ne grekët e sotëm.“
Njëri nga këta studiues është edhe profesori grek, Konstantinos Pangalis, i cili hapur shpjegon se cilët janë grekët e sotëm, cilët ishin helenët dhe shqiptarët. Në një intervistë në Tv Alter, ai shpjegon se ilirët (shqiptarët e sotëm) janë të parët e kësaj toke, se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën, se shqiptarët janë ILIRË, se helenët e vërtetë janë shqiptarët e jo grekët e sotëm.
Dhe, ky nuk është shovinizëm. Shovinizëm është falsifikimi dhe përvetësimi i të kaluarës, identitetit, historisë, kulturës, traditave, folklorit, etnografisë, besimeve, siç kanë vepruar dhe veprojnë grekët e sotëm dhe sllavët ndaj shqiptarëve.
Për t’i fshehur para botës këto krime, sigurisht që kanë qenë të ,,detyruar” edhe me forcë, dhunë e terror, ta asimilojnë ose shfarrosin racën fisnike ilire-shqiptare, siç kanë vepruar gjatë shekujve dhe vazhdojnë edhe sot grekët dhe sllavët.

* Anastasia Karakasidi, u lind më 7 shtator 1956 në Selanik. Rrjedh nga një familje e ardhur nga Kapadokia e Anadollisë në Turqi (familja Karamanlis). Është studiuese, historiane, arkeologe dhe antropologe, profesoreshë në Universitetin Kolumbia (Columbia University) në SHBA.
* * *
Sipas Homerit,
Përveç fiseve të tjera ilire në luftën e Trojës janë shquar edhe luftëtarët ilirë nga PAJONIA (Maqedonia e sotme). ILIADA, kreu XXI, vargjet 153-159:
“O Peleid zemërgjerë, pse pyet për fisin tim?
Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave heshtëgjatë u prij.
Kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion.
Fisi im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjеrë,
Prej Aksit* që me ujë të kulluar tokën e vëshon.”
Sipas Homerit dhe shumë autorëve të tjerë, të lashtësisë dhe bashkëkohorë, banorët e Maqedonisë së sotme janë pasardhës të ilirëve (kryesisht pajonëve, maqedonasve të lashtë, dardanëve dhe epirotëve), me një numër të konsiderueshëm të fiseve sllave të ardhur pas shek. VII pas e.r., dhe një pjesë janë popullsi e përzier mes sllavëve dhe pushtuesve të tjerë të mëvonshëm (serbëve, bullgarëve, turqve etj.) me popullsinë autoktone.
* Aksi (greqisht: Aksios): emri i lashtë i lumit Bardhar-Vardar, i cili buron rrëzë Malit Sharr, katundi Vrutok i Gostivarit, kalon mespërmes Maqedonisë dhe derdhet në detin Egje.
(6 maj 2018)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura