Tetova, 21 maj 2018: Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, përbëjnë shumicë të konsiderueshme të popullsisë në këtë shtet, afër 40%, që sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare duhet të jenë popull sovran dhe shtetformues, pavarësisht nga lojërat e derisotme të politikës nën influencën serbe dhe ruse, që në Kushtetutën e shtetit të vitit 1991 dhe ndyshimet më 2001, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët definohen si pakicë kombëtare, sikur romët, turqit, vllehët, serbët, boshnjakët, pakicat dhe grupet tjera etnike.
Vija e kuqe përtej së cilës nuk duhet të kalojë faktori politik shqiptar, as faktori tjetër vendës dhe i jashtëm, mund të përcaktohet në këto pika:
1. Nuk duhet të hiqet dorë me asnjë kusht nga emri Maqedoni, për shkaqe të njohura historike.
2. Emri i shtetit i shkruar në OKB dhe dokumentet e rëndësishme të jetë në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, krahas gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze (për përdorim ndërkombëtar).
3. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim etnik dhe fetar, për shkak të përbërjes shumetnike dhe shumëkonfesionale të shtetit.
4. Emri i ri i shtetit ta reflektojë karakterin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të shtetit.
5. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim gjeografik, që me këtë t’i cënojë interesat e shteteve fqinje, sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre.
Mbi këto parime duhet të ndërtohet qëndrimi i faktorit politik shqiptar, sidomos në fazën përfundimtare dhe nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë.
Postime të Lidhura
SPIUNI I BUJANOVCIT
SPIUNI I BUJANOVCIT Nga Bedri Halimi, Pashtriku – 19 Mars 2023 Kur në vitin 1981 si nxënës i…
BEHXHET SHALA BAJGORA: PAS ZGJEDHJEVE TË GJITHË ANALISTËT BËHEN TË MENÇUR … EDHE UNË
Prishtinë, 19 shkurt 2021: Rezultatet e pritura dhe të papritura: Kanë mbetur të numërohen vetëm edhe votat e…
NUHI BYTYQI: MOS SHKELNI MBI GJAKUN DHE AMANETIN E DËSHMORËVE TË KOMBIT
(Prizren, 04. 02. 2013) – Në historinë e popullit shqiptar andej dhe këtej kufirit ngjarjet janë përsëritur jo…
GJOKË DABAJ: A ËSHTË EDHE GAZETA “BILD†NJË PROSTITUTË MEDIATIKE?!
Durrës, 6 Qershor 2019: (Reagim lidhur me një shkrim që ka botuar kohët e fundit për situatën në…