PROF.DR.AGIM ZOGAJ: MALI I ZI, NËN KËRCËNIMIN E SERBISË

Prishtinë, 29 gusht 2020: Dikur, kishin qenë në të njëjtën mbretëri, serbo-kroate – sllovene, pastaj nën të njëjtën federatë të ish Jugosllavisë socialiste, dhe së fundi, pas prishjes, shkatërrimit të Jugosllavisë, Serbia dhe Mali i Zi e kishin formuar, Unionin e përbashkët, me çka kishin pretenduar ta ripërtërijnë, ish Jugosllavinë e mbetur, të cunguar! Në atë Unionin Serbi /Mali i Zi, gjithçka ishte nën kontrollin e Serbisë. Në ndërkohë, Mali i Zi, nën drejtimin e politikanëve reformator, të orientimit pro perëndimor, ishte ndarë nga ai Union dhe kishte shpallur shtetin e pavarur të Malit të Zi. Thjesht dhe shumë qartë, Mali i Zi, ishte distancuar nga politikat shtetërore, ekspansioniste të Millosheviçit duke e filluar rrugën e shtetit të pavarur. Që nga ajo histori, pra, e ndarjes së Malit të Zi nga Unioni Serbi/Mali i Zi, nga shpallja e pavarësisë, Serbia kishte filluar që, në vazhdimësi t’i ngrite kurthe të llojllojshme Malit të Zi. Madje, kishte provuar që, përmes serbëve malazezë dhe shërbimit sekret serb e atij rus, të bënte grushtet në udhëheqjen e Malit të Zi, por, Gjukanoviçi ishte shumë i shkathtë, e hetoi atë skenar, i zuri autorët e grusht shtetit dhe i burgosi.
Mali i Zi, pavarësisht kërcënimeve që vinin e vazhdojnë të vijnë nga Serbia, nuk pushoi që, guximshëm ta vazhdonte rrugën drejt anëtarësimit në NATO, me çka, i forcoi pozicionet e veta karshi të gjitha pretendimeve dhe skenarëve të organizuara nga Serbia. Serbia, sigurisht edhe me përkrahjen e Rusisë, ka bërë gjithçka dhe po bën që, përmes serbëve malazez dhe sidomos Kishës Ortodokse Serbe ta destabilizoi Malin e Zi. Në këtë kontekst, Serbia, e nxiti Kishën Ortodokse Serbe që, përmes serbëve malazez, madje të nxisë edhe trazira të ashpra dhe të bëj propagandë mediatike, edhe në nivel ndërkombëtar, për çka shteti malazez u detyrua që, të ishte shumë i organizuar dhe të ndërmerrte veprime të vendosura për ta ruajtur stabilitetin dhe rendin e sigurinë në vend. Pikërisht këtyre ditëve, në Beograd, është intensifikuar propaganda nacionaliste serbomadhe kundër shtetësisë dhe pavarësisë së Malit të Zi. Shtypi nacionalist, pro qeveritar, akademikët serbë, Kisha Ortodokse Serbe, në bashkëpunim me aleatin e tyre historik, Rusinë, janë vënë në veprim, duke etiketuar, atakuar me kualifikimet më të ashpër dhe jo demokratike pushtetin në Mal të Zi, si dhe, duke u bërë thirrje serbëve malazezë që, në aleancë edhe me forca tjera politike, të shënojnë fitore dhe ta rrëzojnë pushtetin “ kriminal” të Malit të Zi. Sulmet, intrigat, sidomos janë drejtuar, në mënyrë të veçantë kundër presidentin malazez, Millo Gjukanoviç, kryereformatori i politikës pro perëndimor të shtetit malazez.

Është për tu theksuar se, komuniteti shqiptar, i cili në numrin e përgjithshëm të qytetarëve në Mal të të Zi e përbën 10 % të popullatës, ka vepruar dhe po vepron me zgjuarsi, duke e mbështetur udhëheqjen aktuale të Malit të Zi, me në krye, presidentin, Millo Gjukanoviç. Pra, komuniteti shqiptar në Mal të Zi, po e mbështet politikën shtetërore pro perëndimore de pro NATO të Malit të Zi. Ky përcaktim i shqiptarëve, është konform interesave të tyre nacionale, sepse, megjithatë, vetëm me politikën e qeverisë aktuale malazeze, kanë arritur që të bëjnë përparime në realizimin e të drejtave kombëtare. Natyrisht, Tirana dhe Prishtina zyrtare, e kanë mbështetur, përkrahur dhe ndihmuar këtë kurs politik të qëndrimit dhe vendimmarrjeve të popullatës shqiptare në Mal të Zi, sepse, me këtë frymë politike shqiptarët, po e kundërshtojnë ardhjen e forcave nacionaliste serbe, anti malazeze, anti NATIO dhe anti Perëndim, të cilat edhe në zgjedhjet e 30 gushtit do të bëjnë përpjekje që të vijnë në pushtet dhe ta rrëzojnë qeverinë aktuale malazeze. Shqiptarët, në Mal të Zi, duhet të dalin në zgjedhje, të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të bëjnë koalicion mes veti. Është përgjegjësi e tyre, përse në këtë legjislaturë të Parlamentit të Malit të Zi e kanë vetëm një deputet. Shembulli i bashkimit të forcave politike në zgjedhje, i thellimit të vëllazërisë politike, sikur në rastin e Tuzit, kur shqiptarët e fituan pushtetin lokal, vendor, duhet të jetë edhe në zgjedhjet e 30 gushtit 2020, shembull, motiv , udhëzim, mësim se, vetëm të bashkuar i avancojnë të drejtat e tyre nacionale.
Gjithsesi, në votimet e së dielës, 30 gusht 2020, për përbërjen e re të Parlamentit të ri të Malit të Zi, pritet fitore e re e partisë së Millo Gjukanoviçit, i cili, është dëshmuar si burrështetas me orientim pro perëndimor, pro NATO-së dhe vlerave të qytetërimit dhe të demokracive moderne. Aq më tepër, shqiptarët në Mal të Zi, me votën e tyre, do t’i japin mbështetje të fuqishme politikës pro perëndimore të shtetit të Malit të Zi, do ti japin përkrahje, politikës shtetërore të Malit të Zi për respektimin dhe avancimin e të drejtave nacionale të shqiptarëve si dhe, do të japin votën e tyre për të pamundësuar të fitojnë partitë nacionaliste serbomadhe, pro Serbisë dhe pro Rusisë! Është krejt e kuptuar, përkrahja e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për fitoren e Partisë së Gjukanoviçit, i cili, është dëshmuar bashkëpunues me dy shtetet shqiptare dhe, përgjithësisht me faktorin shqiptar. Mali i Zi, nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë dhe të Rusisë, ndaj, pa hezitim, në frymën e miqësisë dhe të politikës së NATO-së, e njohu shtetin e Kosovës!
Fitorja e spektrit politik malazez, pro perëndimor, pro NATO, pro SHBA, do të jetë edhe shpresë për fitore të reja për shqiptarët në Mal të Zi!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura