Bukuresht, 3 prill 2020: Fenomeni është shumë më i rëndësishëm se vetë ngjarja, pasi ajo ndodh një herë, ndërkohë që fenomeni shfaqet në një periudhë të caktuar të gjatë kohe, duke prodhuar seri ngjarjesh që përsëriten. Shpesh interpretuesit e ngjarjeve politike në median shqipetare, mundohen ta fshehin fenomenin, duke u koncentruar në formën apo momentin e ndodhjes së saj, duke analizuar personazhet dhe duke gërmuar në historikun e tyre, apo duke evidentuar anën emocionale që shkaktoi ajo. Ata prezantojnë aspekte të parëndësishme të saj, duke iu shmangur thelbit dhe impaktit që prodhon. Stërhollojnë detajet aq sa e lodhin publikun, i mbushin emsionet me logore pa dhënë informacionin kryesor, apo duke hyrë në polemika boshe ku ngjarja kthehet në subjekt kundërshtimesh të sedrave të lënduara. Me fjalë të tjera të çojnë tek çezma dhe nuk të japin ujë (fjalë popullore).
Në politikë, ngjarjet planifikohen. Ato kanë një qëllim dhe një objektiv të cilat nuk deklarohen. Është naivitet të besosh se ngjarjet politike janë koinçidencë e rastit dhe politikanët pjesmarrës të pafajshëm për efektet që ajo prodhon. Çdo profesionist i komunikimit mundohet të lexojë mes rrjeshtave për të kuptuar atë që nuk thuhet. Gjykimi i ngjarjeve nuk do jetë asnjëhere i plotë në se bëhet mbi gjysëm informimi, ai do jetë sipërfaqësor, gjysmak dhe jo i drejt. Shpesh ngjarja politike gjatë emisioneve nxirret nga konteksti, diskutohet e shkëputur dhe paketohet nga analistët apo gazetarët në favor të konjukturës së momentit, apo të partisë në pushtet. Kështu në të gjitha emisionet e transmetuara, publiku e di se cilën parti apo shef partie perfaqëson analisti i zellshëm, i cili luan si pelivani dhe kërkon të dominojë emisionin. Flet pa ndërprerje, mafton të mos lejë hapësirë bashkëbiseduesit të thirur për të dhënë mendim. Fshati që duket nuk do kallauz. Ky është fenomeni, i cili është pasojë i mungesës së medias së lire e të pavarur, e cila duhet të egzistojë në një shoqëri demokratike.
Metodat e manipulimit zënë rrënjë, kthehen në përvojë, në praktika ditore politike. Shpesh ato kopjohen nga vende të tjera, të cilat konsiderohen “më të përparuara” dhe kjo mbyll çdo diskutim, pasi përdoret si argument. Me këtë llogjikë mediokre, politikanët e paafte, shpallen si demokratë të përsosur, të cilët “luftojnë” të nxjerrin vendin nga prapambetja, ta modernizojnë atë, sipas “modelit” perëndimor. Këta “patriotë”, përdorin mentalitetin e tyre lindor aziatiko-ballkanik të formuar në shkollën enveriste, për të shpjeguar demokracinë perëndimore të vendeve të zhvilluara, të cilës i marrin formën, ambalazhin dhe ja heqin thelbin, apo përmbajtjen, të cilën s’janë në gjëndje ose s’duan as ta kuptojnë.
Një shëmbull nga ngjarjet e fundit në Kosovë:
Ra qeveria Kurti si rezultat i mocionit Mustafa. Kjo qeveri u formua pas hartimit të një programi ku bënte pjesë ndër të tjera heqja e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit. Ky ka qënë dhe një nga premtimet që iu dha zgjedhësve gjatë fushatës zgjedhore e cila përfundoi me fitoren e opozitës së atëherëshme. Politikanët/ gazetarët dhe analistat, ngulin këmbë që premtimi nuk mund të mbahet se ndryshoi situata. Por situatën e ndryshoi Thaçi pasi vajti në Amerike bashkë me Vuçiçin, a nuk është kështu? Ata i dhanë një zgjidhje të lehtë problemit të bllokimit të bisedimeve, të cilën ambasadori amerikan e gëlltiti lehtë. Dhanë zgjidhje në dëm të Kosovës. Në fund, Mustafa dërgoi njëriun e tij në Amerikë për tu siguruar që pazaret e tij të fshehta me Thaçin kundër qeverisë të garantoheshin dhe nga ambasadoret e Trumpit. Për pjesmarrësit e emisioneve RTK, fajtor doli Albini – pse s’vajti dhe ai në gjunjë tek ambasadoret e gjithpushtetshëm. Këta haruan se partia fituese e zgjedhjeve quhet VETVENDOSJE. Kjo është si në përrallën ku qingji doli fajtor që e hëngri ujku.
Cili është fenomeni i kësaj ngjarje politike? Gjunjëzimi i politikanëve shqipetarë, servilizmi i tyre, shitja e interesave kombetare dhe shtetërore në këmbim të ruajtjes së pushtetit. Pra gjë që dihet, asgjë e re. Ku është ndryshimi i premtuar me të madhe gjatë zgjedhjeve? Mustafa – personazhi kyç, që kreu tradhëtinë ndaj kualicionit, nëpër emisione trajtohet si viktimë e “diktatorit” Kurti. Ish komunistët e Jugosllavisë filluan ta akuzojnë Kurtin për komunist. Hajde mere vesh këtë punë.
Në maratonën e negociatave tre mujore VV-LDK, Veliu ishte personazhi kryesor, pengesa kryesore. E, pikërisht këtë Mustafa e futi në qeveri si përfaqsues besnik të tij, me detyrën e sabotimit të programit qeveritar, për të cilin ishin dakorduar paraprakisht menjëherë pas zgjedhjeve. Gazetarët nuk e vunë re këtë fakt. Prap Kurti e pati fajin, pse e hoqi?
Të gjithë e dinë se Mustafa ishte kundër kualicionit dhe gjeti rastin e parë për ta prishur. Ai “i vrarë shpirtërisht” nga mungesa e respektit, kërkoi vazhdimisht poste kyçe, që ta kishtë sa më kollaj ta sabotonte ndryshimin. Analistët “e njohur” e kalojnë në heshtje këtë fakt. Prap Kurti e pati fajin, pse se pyeti? Por me kokë të vetë filloi zbatimin e ndryshimit dhe filloi të qërronte administratën nga shushunjat që thithnin parat e buxhetit. Si guxoi të kthente ambasadorët dhe konsujt e pa shkolluar, si eleminoi bordet e ngopur me miq të pasur…
Ngjarje të vogla – fenomeni i madh, i futur thellë në rrënjët e shoqërisë shqipëtare.
Ka ardhur koha të diskutojmë si të shpëtojmë AND-në e popullit shqipetar. Virusi i vërtet nuk erdhi nga Kina, por është virusi i parasë që erdhi në Kosovë nga Shqiperia e greqizuar dhe Sërbia.
Bukuresht, 02.04.2020
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: GËNJESHTRA E EDI RAMËS ME FATKEQËT E TËRMETIT!
Pashtriku, 27 nëntor 2019: Për një politikan më mirë është të humbas me parime se të fiton me…
BEHXHET SHALA BAJGORA: KURTHET E SERBISË PËR ANALFABETËT E POLITIKËS!
Prishtinë, 3. 9. 2016: Jemi të paparë prandaj jemi aq të ndarë: Protesta e organizuar nga VV e…
NEZIR MYRTAJ: BREZI QË MBAJTI NDEZUR FLAKADANIN E LIRISË
Prishtinë, 10. 12. 2016: (Recension për librin “Në rrugë drejt lirisë”, Agim Sylejmani, Prishtinë, 2016) – Është e…
HOTEL DRENICA NË DURRËS STREHË DHE DERË E HAPUR PËR LUFTËTARËT E UÇK-së
Nga Prof.Dibran Fylli Hotel Drenica në Durrës strehë dhe derë e hapur për luftetaret e UÇK-së Kujtesë Ishte…