PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: METUSH KRASNIQI, PROMOTOR I LËVIZJES SHQIPTARE PËR LIRI DHE BASHKIM KOMBËTAR (II)

(Prishtinë, 06. 03. 2013) – Cilat ishin mësimet fundamentale politike-kombëtare të Metush Krasniqit, sipas dokumenteve në Dosjën gjyqsore – Metush Krasniqi nuk mund t`i harronte faktet se pushteti fashist serb më 1919-1923 I kishte krijuar kampet e përqendrimit për familjet e drejtuesëve të çetës kryengritëse shqiptare. Nuk mund t`i harronte faktet se shqiptarëve po u grabitej edhe pllamba e fundit e pronave të tyre den baba den. Nuk mund t`i harronte tregimet e familiarëve se si po detyroheshin tri here në vit ta paguajnë të njetin tatim. Nuk mund te harronte faktin që vet e kishte përjetuar më 1938 se u ishte thonë troq: Ju shqiptarët duhet të shpërnguleni n`Anadoll. E vërteta po të gjindej vetëm një abetare në fshatin shqiptar digjej i tërë fshati. I pata treguar Metushit se në dokumentet e një ispektori të arsimit serb më 1927 shkruante se: “Kam bërë udhtim prej Mitrovice e deri në Pej. Kam vrejtur se sin xënsit shqiptar edhe ashtu të pakët që janë, janë më të zhvilluar fizikisht se sa fëmijët tanë. Ata nuk duhet lejuar që të mirren me fiskulturë.” Ose, “në Beograd (1938) janë duke studiuar shtatë (7) student shqiptar. Do të jetë shumë vështirë kur të kthehen në vendlindje për ta frenuar aktivitetin etyre kombëtar. Nder ta ishte poeti i madh Esat Mekuli. Metushi për këto fakte vetëm merrte pozicion serioz. Nuk i komentonte, aty për aty, por më vonë të bënte të shpërtheish. Pas viti 1945 po të gjindej vetëm një flamur apo një libër nga Shqipëria do të anatemohej i tërë fshati. Mësuesit do të arrestohen dhe do të mbahen me muaj të tërë nepër burgje. Jo vetëm kaq Metushi nuk mund t`i harronte torturat e partizano-çetnikëve më 1944-1945 kur ndiqej vetëm një njeri, por ndeshkohej i tërë fshati. Ja këto fakte e kanë bërë Metushit që ta ngritë zërin e vet dhe të bëj burg për çështje kombëtare duke e bërë këtë veprimtari shkollë politike dhe univerzitet të kryengritjes me luftë të armatosur, ashti si mësonte ideologu më madhë shqiptar I të gjitha kohërave Adem DEMAçI me shokë shumë.

Shtatorja e Matush Krasniqit.

Metush Krasniqi kishte shkrur trakte po shkruante edhe poezi që zgjonin çdo shqiptar nga gjumi i robërisë. Duke e degjuar atë për atë kohë të shkurtër (1971-1973) mësova një univertzitet të rinjë dhe ATIJ ia dedikova këto vargje:
Q` faj ka dielli që driqon,
Q` faj ka populli që jeton.
Q` faj kanë fëmia që janë fëmi,
Kush ka faj që jem në robin”
Asht piek koha kuq si molla,
Për liri vendos grykëholla (…).
Nuk e di a kam mundur ta portretizoi filozofinë dhe doktrinën politike çlirimtare të Metushit? (1973).
Shumë poezi të Metush Krasniqit kam vrejtur pas një decade se janë asgjasuar nepër duart e UDB-ës, por ideali i tij do të jetoi për jetë e mot. E them këtë sepse ato që na recitonte Metushi nuk gjindeshin në Dosjen e tij. Po të kthehemi se çka mendonte Metushi për kohën e pas vitit 1945?
Pas largimit të fashizmit më 1945 ndaj shqiptarëve po përdorëshin të njetat metoda. Madje nepër stacione të trenave nga viti 1950 e deri më 1966 në: Pejë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Preshevë, Kumanovë e sidomos në Shkup shqiptarët, dikush duke vajtuar ndersa të paguarit e UDB-ës po u binin tupanave në shenjë “gëzimi” që po shpërnguleshin nga dheu i vet përgjithëmonë. Metush Krasniqi burgoset në Shkup më 3 nëntor 1958. Deri në atë kohë ai kishte vepruar në një trevë që është sikur një aortë e organizmit-në trevën Shkup-Kumanovë-Preshevë-Vranjë-Gjilan-Ferizaj-Kaqanik. Kjo trevë në të kaluarën dihet se ka bërë histori të lavdishme. Metushit më së shumti i interesonte lufta shqiptare nga viti 1912 në të cilën qendronte në ball Idriz Seferi e deri të lufta e fundit që ishte bërë nën drejtimin ideor dhe organizativ të Ibrahim Kelmendit me shokë shumë gjatë viteve 1944-1945 në mbrojtëje të trojeve kombëtare.
Motivi kryesor pse Metushi kishte ardhë në kundërshtim me pushtetin okupator ishte pse Kosova më 1945 nuk u lejua që t`i takonte Shqipërisë. Pse Shkupi si qyteti më i madh shqiptar në Ballkan (1956) me program të Beogradit po deshqiptarizohej në të gjitha fushat. Metushi e kishte kuptuar se më 1950 në Shkup ishin zhvilluar bisedime jugosllavo-turke për riaktualizimin e Konventës famëkeqe të vitit 1938 për deportimin e shqiptarëve në Anadoll. Metushi kishte kuptuar se më 4 tetor 1951 ishin bërë vijëzimet konkretet nga Beogradi dhe Ankaraja për ta regjistruar një pjesë të “luhatëshme” shumë të madhe të shqiptarëve në kombësinë turke për ta shfrytzuar këtë pastaj si argument për veprim të Shtabit të Rankoviqit. Shtabi ishte themeluar për ta kordinuar dhunën ndaj shqiptarëve në mënyrë që ky popull ta humbas çdo shpresë për ekzistencë dhe të marr rrugën e Anadollit-të përsëritet historia tragjike njëqind vjeqare. Atë Shtab e përbënin: Aleksander Rankoviq, Krste Cervenkovski, Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vukqeviq dhe Pavle Iviqeviq. Legalizimi i këtij shtabi u bë më 16 mars 1955 kur “Nova Makedonia” filloi për t`i botuar emrat e familjeve shqiptare që po shpërnguleshin përgjithmonë në Turqi. Ai material ka mbetë si argument që deshmon se po realizohej Projekti i vitit 1945 për “Shfarosjen e Arnautëve” (O istrbljenju Arnauta)
Metushi kishte të dhëna se ishte krijuar Pakti ushtarak Jugosllavi-Turqi-Greqi me qëllim të gllaberimit të Shqipërisë, pasi që të deportohen shqiptarët e robëruar nga Jugosllavia. Metushi kishte informata se më 28 shkurt 1953 Koça Popoviqi dhe Hulusu Kejnani kishin arritur Marrëveshje sekrete (në Shkup) për shpërngulje të shqiptarëve me shumë lehetësira që do t`i siguronte Maqedeonia dhe konzullati turk, kuptohet me ndihmen e advokatëve dhe agjentëve të maskuar. Për të gjitha këto veprime tragjike për shqiptar Metushi, nuk mund të qendronte indiferent. Metushi kishte mësuar se dy divizione elite jugosllave ishin dislokuar nga Vojvodina dhe ishin vendos në kufirin shqiptaro-shqiptar më 1954. Kështë ky kufi do të beret më i militarizuari në Evropë deri më 1957 kur në Jugosllavi arratiset Panjot Plaku 9ministër i mbrojtjës i Shqipërisë). Ky ogurzi dihet se punonte për agjentuart e Rankoviqit, prandaj udbashët e Beogradit do ta likuidojnë dhjetë ditë pas likuidimit politik të Rankoviqit më 1966. Kufoma e tij shkruan në disa dokumente është kremuar për mos me u ditë shkaku i vdekjees. Metushi shumë shpesh e nxinte në gojë këtë monstrum edhe pse kurrë nuk ka treguar shenja se ishte me ideologjinë enveriste. Përkundrazi… Mbi të gjitha Metushin e kishte nxituar Marrveshja Xhentelmene Tito-Kyprili e lidhur në Split më 1953 por e përgaditur nga Mehmet Kyprili që ishte ambasador i Turqisë në Beograd. Jo vetëm kjo por Metushin e kishin shqetësuar edhe shumë procese gjysore të montuara më 1954 dhe 1955. Sidomos aksioni i armëve i viteve 1956-57 për Metushin ishte vendimtar se kah duhet orientuar punën politike intelegjencia shqiptare në të gjitha trevat.
Çka mësoi Metushi nga “Besa” e Stambollit 1954-1958
Këtë gazette Metushi e lexonte me kujdes. Atë ia sillte një mik që punonte në konzullatin truk në Shkup. Por pas leximit të çdo numri ato i digjte me kujdes të madh sepse ishte rrezik për familjen dhe rrethin ku vepronte. Në shpritin e Metush Krasniqit kishin lënë gjurë shkrimet e profesor Ibrahim Kelmendit për krimet dhe mizoritë çetniko-komuniste mbi popullsinë shqiptare gjatë viteve 1944-1945. Metushi për së afërmi e kishte njohur Komandantin e kufirit shqiptar Qazim Komonin më 1944, kuptohet si fëmi. Atij i kishte mbetë në kujtesë komanda burrërore dhe profesionale në luftimet mrojtëse Kolonel Qazim Komoni dhe Fuad Dibra. Sidomos e admironte Syl Zarbincën dhe Mulla Idriz Gjilanin për bujarinë dhe trimërinë që e tregononin në çdo veprim në ato ditë të kthesave vendimtare kur Fuqitë e Mëdha në letrat e tyre në tavolina në Moskë, Teheran dhe Jalltë, po e rindanin botën serish me gërshërë. Ato gërsherë do të shprehet Metushi më së shumti kishin sharruar në trupin e Shqipërisë në dobi të Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Ne nuk mund të qendrojmë indiferent, do të u ankohet bashkveprimtarëve kur u burrërua në vitet pesëdhjetë. Ardhja e partizanëve nga Shqipëria më 1944-1945 në viset shqiptare të Kosovës për ta luftuar okupatorin fashist do të sjellë disa paqartësi. Shprehejet e tyre se serbët “i kemi vllazër”, te Metushi dhe populli që e kishte përjetuar prej serbëve robërinë më të rendë, do të kuptohet se partizanët e Enverit, ishin në iluzione, se si shqiptarë të viseve jugore nuk e njihnin politikën e Beogradit ndaj shqiptarëve. Ata nuk e dinin pse Tito i kishte siellë në Kosovë katër divizione elite më 1944-5. Në këtë rrafsh mban faje edhe udhëheqësia ushtarake dhe politike e Kosovës sepse ajo deri sa tragjedia mori përmasa nuk reagoi fare. Por reagimi i Fadil Hoxhës në shkurt dhe mars 1945 nuk ishte i vonuar, po nuk e ndigjonte askush nga lartë.
Në Shkup sipas Metushit (1950-54) vepronin shumë agjentura të huaja. Në Shkup ishin përqendruar mësonte Metushi ajka e emigrantëve të arratisur nga Shqipëria. Me atë masë luante UDB dhe sherbimet tjera informative, gjithnjë për ta destabilizuar pushtetin në Tiranë. Në Shkup ishte formuar edhe një qeveri (1949) marionette që kishte për qëllim sipas jugosllavëve të dominoi në tërë truallin shqiptar. Ajo qeveri marionette kishte pranuar që shqiptarët nën okupimin jugosllav të quhen “Shiptari”, ndersa ata në Shqipërinë bregdetare ‘Albanci”. Ndërsa të gjithë emigrantët do t`i përdorë Dushan Mugosha për qëllime të veta duke i marrë në pyetje në Nish një nga një. Për këtë dukuri do të mësoi Metushi nga një emigrant që ishte shumë i sinqertë, i cili më 1954 do të vritet në kufi. Kjo politikë neokomuniste e brengoste Metushin pa masë edhe më vonë. Në Shkup vepronte edhe CIA edhe KGB. Në të dy anët kishte shqiptarë. Ata nuk do ta çajnë kokën shumë pse Rankoviqi me shtabin e tij vepronte me të gjitha mjetet e dhunës për t`i shfarosë shqiptarët. Madje kishte filluar për t`i mbyllë shkollat shqipe në prëgjithësi me preteks se “nuk ka kuadro”. Kjo politikë do ta nxitë Metushin që ta zgjëroi rrethin e anatarëve të organizatës që e drejtonte. Por do të gaboi taktikisht sepse në Organizatë, do të infiltrohen edhe agjentë të paguar të ish OZN-ës dhe UDB-ës.
Metushit do të i thuhet në hetuesi se ke biseduar me Mehmet Krileven për takimin e Parisë shqiptare me Titon në Beograd në fillim të prillit të vitit 1945. Këtu ishte çelsi i zbulimit të tij, çelës ky që e kishte diskutuar vetëm me antarin e organizatës “X.Y”. Kjo pyetje e hetuesëve mjerisht nuk është në proçesverabalet e hetuesisë apo të provave të prezentuara në gjykim. Nuk ishte sepse do të zbulohej agjenti i tyre i vjetër. Përt këtë fakt Metushi do të na flas mua (Hakif Bajramit) dhe Profesor Tahir Abdylit në një kafene afër Gjimanzit, ku sa herë (1971-1973) që takoheshim për mahi ai na quante: “arsimtarë aristokrat”, sepse mbanim mësim në gjimnaz. Ai e dinte se nuk ishim të pandikim nga literatura e Shqipërisë. E dinte se hapur po ua lexonim “Lahuten e Malësisë” nxënsve nëpër klasë. Po, po ua lexonim edhe “Historinë e Partisë Punës”, duke e mbështjellë kopertinën me një gazetë. Në një bisedë e pranuam të dy konstatimin e tij dhe filluam të bisedojmë për fushatën që e kishte përfshi Kosovën për t` i përjashtuar nga arsimi ata që kishin qenë të denuar për çështje kombëtare. Ajo fushatë politike ishte bërë brengosëse në tërë Kosovën sepse prodhonte padrejtësi dhe pasiguri për çdo arsimtar. Metushi në këtë rrafsh ishte i vendosur duke pohuar se “kot e kanë, zogu ka fluturuar, ka marrë krah dhe tash vetëm mund ta shikojnë duke përparuar në çdo hapësirë”.
Po, të kthhemi pse ishte irituar Metushi në sistemin titist, të cilin e konsideronte kancer për çështjen shqiptar si e pazgjidhur që është. Tito, do të na tregoi Metushi, kishte kuptuar në një bisedë me Mehmet Krilevën, se u kishte thenë shqiptarëve në prill 1945: “Ju 90% keni qenë me okupatorin”. Këtë akuzë e bënte për ta fituar të drejtën të na shfarosë ose deportojë sikurse kishte bërë me Folksdojqerët në Vojvodinë, gjithnjë për t`i kënaqë orientimet koloniale serbe. Lidhur me këtë kishte theksuar Memhemt Krileva se Halim Spahija si hero që ishte pa e kërkuar fjalën, do të nderhyjë Titos përnjëherë duke mos e quejtur “shok” fare por duke ia bërë me GISHT: “Marshal shqiptarët po druajnë se po kthehet rregjimi gjakatar Jugosllavisë Karagjorgjeviqëve, kur na është grabitë – konfiskur e tërë pasuria pa asnjë dokument. Por ta dini se në këto ditë (prill 1945) 54000 shqiptarë janë në luftë kundër fashizmit në ushtritë (armatat) që i komandoni Ju në të gjitha frontet e Jugosllavisë. Me fjalë të tjera, në Jugosllavi, në frontet e luftës nga Sremi e deri në Adriatik, veprojnë TRI divizione nga Shqipëria Kontinentale (Kosova dhe Maqedonia Perendimore) dhe DY divizione që me urdhët të Shtabit Suprem të Shqipërisë po luftojnë në Jugosllavi për rend dhe liri qytetare, për çlirim nga fashizmi-nga okupatori i përbashkët. Ky argument flet se serbët serish po përpiqen të na i grabisin pronat dhe të kthehen në Kosovë por si fitimtar, ta kolonizojnë serish token tonë. Këtë të drejtë nëse ua jepni ish kolonistëve zollumqar dhe të pashpirt, do të gaboni shumë. Madje, serbët si në kor në Kosovë kanë filluar të kërcnohen: “Ide zima dogje leta, nema vishe tungat jeta”. Kolonistët po kërkojnë që serish t`u punojmë tokat e ata të rrijnë në hie si zotëri. Madje kërkojnë që një familje serbe t`i ketë 45 hektarë tokë. Ndersa shqiptari familiar nuk mund t`i ketë më tepër se 0. 40 ari tokë. Kjo politikë e thikës dhe barotit na ka ba që të ndihemi në token tone si të huej.” Halim Spahia me shokë nuk e dinte se ishte Tito me Gjillasin dhe Rankoviqin e kompanin që më 1 prill 1945 , në mbledhjen e parë të Polit Byrosë KQ PKJ-ës kishin marrë qendrim rezolutativ, që të gjithë kolonistet të kthen në Kosovë, por jo në Maqedoni. Ndaj këtij kundershtimi të Halim Spahisë në emër të Shqiptarëve n` anën tjetër Tito-Gjillas-Rankoviq do të hakmirren në shkallë drakonike deri në Plenumin e Brioneve më 1966/. Pastaj do të ndryshojnë vetëm në metoda të robërimit. Një pjesë të asaj parie që kishte debatuar në Beograd në prill 1945 ky TRESH i (Tito – Rankoviq – Gjillas) politikës jugosllave, Halim Spahinë me disa shokë bashkmendimtarë do t`i pushkatoj me proces të montuar politik, një pjesë do t`i denoi në kohën e Informbyros (1948-1951), një pjesë të tyre do ta internoi në Shqipëri dhe Turqi dhe një pjesë me procese të montuara gjyqsore do t`i kalbë bepër burgje (Procesi i Prizrenit 1956 etj). Këto fakte e kishin irituar Metushin që kurrë mos të pajtohet me sistemin e Titos dhe qendrimin e tij ndaj shqiptarëve në përgjithëssi. Tito, na thoshte Metushi, është një pasha që sundon pa ligje dhe pa kontroll partiak dhe parlamentar.
Metushi ishte shumë i imnformuar me veprimtarinë e diasporës shqiptare, sidomos asaj diaspore që ishte patriotike. Këto fakte do t`i deshmoi edhe në gjykim pa u friguar fare prej askujtë sepse po e mbronte një të vërtetë. Politika e Metushit del se ishte Lëvizje popullore kryengritëse për liri dhe pavarësi të Shqipërisë Etnike. Ajo politikë ishte programuar që t`i ketë edhe instrumentet veta të forces që ishte një ushtri e organizuar dhe do të vepronte për luftë çlirimtare. Por, shumë shpejtë Organizata u zbulua përbrenda dhe mbeti një amanet që mendon, flet dhe vepron në çdo kohë dhe situate. Mu për këtë Metushi mbetet një legjendë e nderuar e një Lëvizje politike dhe ushtarake të drejtë për të gjithë shqiptarët e robëruar nën Jugosllavi.
Metush Krasniqi me shokë po përcillej nga konfidentet kudo, madje edhe nepër oda të ndejës. Ky realitet e brengoste Metushin prej fillimit dhe ishte gjithënjnë i prirur që t`u thot bashkveprimtarëve: lufta jonë do të jetë e vështirë, mbateni vetveten dhe duhet të çendroni. Për ndryshe nuk duhet të anatarsoheni në organizatë fare.
Pse më vonë në organizatat ilegale shqiptare do të inicohet që të kishte vetëm nga 3 deri në shtatë anatarë. Ishte ashtu sepse gjithëmonë ishte droja se dikush do të lakoi ose do të tradhtoi organizatën. Kështë duke i lexuar dosjet e shumta del se ky qendrim ishte i drejtë në çdo etapë të veprimit. Lidhur me këtë realitet Metush Krasniqi do të përcaktoi një front të fuqishëm politik dhe etnik që shqiptarët të jetojnë dhe veprojnë për liri. Por mjerisht në këtë front, do të mësoi Metushi nuk kishte mjaftë dituri, institucione dhe force të organizuar drejtë për fitoren që populli e meritonte. Pra populli e ka merituar një Metush, një Adem Demaç, një Fazli Greiqevc, një Shaban Shala. Po edhe këta korifej të vijave të para të frontit e meritonin një popull për t` u sakrifikuar për te.

– FUND –

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura