Pashtriku.org, 11. 04. 2016: (Letër publike zotrisë së nderuar, ambasadorit Greg Delawie) –
I nderuari GREG DELAWIE, në kombin tim është një fjalë e urtë: Mikut të shtrenjtë duhet t`i japësh bukë, kripë, ujë dhe BESË. JU, i nderuar jeni MIK i çmuar, por kemi një porosi: Mos nxitoni rreth çështjes së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, sepse- Atifete Jahjaga, HashimThaçi dhe Isa Mustafa, (ekipet e tyre këshillëdhënëse) janë të paarsimuar për t` i dalë zot çështjes që shqyrtohet. Gabimet e tyre janë dhe do të mbeten shkelje kushtetuese, sepse argumentet janë të tjera nga ato që kanë nënshkruar. Por, kur të thuhet një ditë se a kanë bërë edhe shkelje historike, atëherë edhe për neve, edhe për MIKUN e shtrenjtë, do të jetë vonë që plaga të shërohet. Pra, kujdes të kemi me çfarë kuadrosh po ofrojmë dhe po e drejtojnë shtetin. Shkurt, puna ekipore profesionale në rastin konkret ka munguar, me qëllim. E them këtë, sepse Kosova ka kuadro të afta-ekipe kompetente, për ta zgjidhur drejt çështjen!
I nderuari Greg Delawie, theksimi publik i zotërisë suaj se: “Pika kufitare që i ka ndarë këto dy vende (Kosovën dhe Malin e ZI-hb) është e njëjtë me atë që i ka ndarë me shekuj…”, është një sajim politik i pamatur dhe një paragjykim diplomatik për nevoja deduktive. Lidhur me këtë, Qeveria kukull e Kosovës, që nuk po lë asnjë shans që çështjet të rishqyrtohen, nga ekspertët që posedojnë argumentet, po fshihet pas forcës, “dijës” dhe përvojës, që po ua servojnë shtetet mike, duke mos qarë kokën se 8000 hektarë të Kosovës janë çështje të një “vendi afrikan”, e jo në zemër të Evropës. Madje, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që nuk e “di” pozitën e vet prej cilit nivel arsimor ka ardhur në funksionin nr. 1 të shtetit, prandaj edhe pozon nëpër portale e entuziazmuar se i solli “ekspertët” nga SHBA, Gjermania dhe Anglia, shtete mike dhe e “zgjodhi” çështjen. Jo, Komisioni privat i Atifete Jahjagës i quajtur” ad hoc”, vetëm sa e ka komplikuar problemin. Nivelin arsimor të përfaqësuesve të Komisionit të Jahjagës e njohim në detaje. Nuk fshihet e vërteta nga fama e shteteve përkatëse. E vërteta: “Ne jemi komb i vjetër dhe kemi vuajtur me shekuj, vetëm për shkak të tokës që e posedojmë”, do të thotë shkrimtari i njohur Akademik Esat Mekuli (nga Plavë-Gusia) më 1980. Përndryshe i konsideruar si Ernest Hemigueji i shqiptarëve të robëruar nën ish- Jugosllavinë.
Qeveria që shkel Kushtetutën, bëhet e “shurdhër”
Gabimit për keqzgjidhje të demarkacionit i gëzohet, pse jo edhe Qeveria kukull; gabimit i gëzohen vetëm injorantët, që vetëm salutojnë, sepse drejtuesi i saj (Isa Mustafa) i ka bërë 23 shkelje të Kushtetutës për Asociacionin. Çka do të ndodhte në një shtet normal të Evropës, apo në SHBA, nëse Gjykata Kushtetuese vërteton se është shkelur 23 herë Kushtetuta?!!!. Dhe, asgjë nuk përfillet nga Qeveria e Kosovës, nga argumentet që shpalosen, sepse vendimi është i prerë ne kuptimin e gjerë: “Duhet të joshet Mali i Zi me ndonjë benefit, që të shkëputet nga e kaluara…..”. Dhe benefiti u gjet, duke falë toka shqiptare edhe më tej sikurse ka ngjarë nga viti 1881-1915. Jam me profesion historian, po i ruhem historicizmit, sepse çështja është serioze, e delikate, jo për momentin, por për kohët që vijnë dhe popujt që duhet të bashkëjetojnë në paqe e miqësi. I nderuari i të gjitha kohëve Uniston Çurçilli, do të theksonte: “ Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi”. Në caktimin e çdo kufiri ka vështirësi, por ato zgjidhen me argumente e, jo me ndonjë dokument, sepse çdo dokument nuk është argument. E argumentet flasin se kufiri në mes Shqiptarëve (Kosovës) dhe Malit të Zi kurrë nuk ka qenë aty dhe andej ku ka theksuar Komisioni i Qeverisë Kuislinge, të tanishme në Kosovë dhe ai “rezultat” është nënshkruar nga Hashim Thaçi. Argumentet flasin dhe ato janë të njohura për historianët shqiptarë dhe malazezë. Por, fuqia e momenteve historike ka evoluar, ashtu si po evoluon sot, duke u munduar me joshje dhe paragjykime sikurse në stilin e Eduard Greit më 1913 kur tha : “E sakrifikuam Shqipërinë dhe e siguruam paqen në Ballkan”!. Çfarë paqe u sigurua nuk kam nevojë t’i flas ambasadorit të nderuar Greg Delawie, as presidentes narciste në pozitë Atifete Jahjaga, as Qeverisë që shkel Kushtetutën dhe bëhet e “shurdhër”, e cila besoj se nuk di më tepër se sa një kursist me shkollë fillore, për çështjen e kufirit Kosovë-Mali i Zi. Edhe më i egër është gabimi mbi asociacionin kur në Qeveri janë dy “juristë”, që nuk i njohin çështjet elementare të profesionit. Nuk dua të hyj në ngritjen e tyre në karrierë, sepse ajo është çështje tjetër. Në këtë drejtim gabimi më i pafalshëm, sipas meje, shkon për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, që kanë nënshkruar dokumente pa asnjë konsultim me elitën shkencore të Kosovës. Faji, këtu nuk ka vend për analizë, por ka vend për aktakuzë penale, sepse është shkelur rëndë Kushtetuta dhe e tërë historia e përgjakur dyshekullore. PO, a ka Mali i ZI Radovan Zogoviqa e Velko Vllahoviqa, sikurse veproi shumë gjakftohtë presidenti i Malit Zi, Filip Vujanoviq, më 2 prill 2016, mendoj se PO.
E vërteta për kufirin Kosovë-Mali i Zi është ndryshe nga ajo që është nënshkruar
Të shkojmë me radhë. Së pari duhet të shkojmë pak në histori. Kufiri në mes Kosovës dhe Malit të Zi zë fill në Kongresin e Berlinit më 1878. Dokumentet e atij kongresi janë të njohura me të gjitha pasojat. Në Konferencën e Londrës më 1913 për kufirin e Kosovës as që mund të flitet, sepse Mali i Zi e ka okupuar një pjesë të Kosovës deri në Gjakovë. Mund të flitet për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi në mes dy Luftërave botërore, duke shfrytëzuar dokumentacionin e ndarjes territoriale administrative civile dhe ushtarake. Më i besueshmi është ai i proveniencës ushtarake. E pra, ta prezantojmë këtë dokumentacion që ka emër arkivor si fond shtetëror në: AVIIB 1918-1941. Në atë fond :“Treça armiska oblast” me qendër në Shkup, është fillim e mbarim dokumentacioni i ndarë që quhet: “KOSOVSKA DIVIZISKA OBLAST” 1927-1941. Çka thuhet në këtë dokumentacion për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi?
Ja faktet: Së pari në Versajë PRESIDENTI I NDERUAR I SHBA, Wilson do të theksojë atë fjalinë e famshme se : Shqipëria duhet të ekzistojë”. Me këtë thënie ato troje shqiptare që mbetën të okupuara nga Mbretëria SKS, mbetën në shpresë se një ditë do të çlirohen. Dhe kush e bindi Presidentin Wilson ta thotë atë fjalinë e njohur, së cilës shqiptarët i referohen me admirim. Ishte dokumenti: “ LES DRITS DE L` ALBANIE A SES FRONTIERS NATURELLES “, i dorëzuar Presidenti Wilson më 1919; i botuar në origjinal më 1921 në Vlorë në 76 faqe . Ky dokument është lexuar në Stejt Departamentin Amerikan prej shumë ekspertëve dhe më 1946, është konkluduar se ndaj Shqipërisë në Versajë i janë bërë gabime të pafalshme. Dokumenti është lexuar kur ishte në shqyrtim Rezoluta e njohur e Senatorit Claude Pepper (pro grek!!) për aneksimin e Shqipërisë Jugore (Korçës, Gjirokastrës dhe Therandës) Greqisë. Rezolutën e aprovuar njëzëri në Kongres nuk e pranoi Presidenti i famshëm TRUMAN, pasi Fan Noli dhe Kostë Çekrezi përpiluan një Elaborat lidhur me trojet e okupuara shqiptare nga Jugosllavia (mbi 1 milion shqiptarë) dhe Greqia ku u okupuan mbi 250 000 shqiptarë. Pra, prapë një president i SHBA-së e shpëtoi Shqipërinë Jugore si është sot. (Lexo : Kostë Çekerezi, Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë,Washington . D. 1951, pag. 107-115, Rezoluta e senatorit Pepper.).
Cili dokument e përcakton kufirin Kosovë-Mali i Zi saktësisht para dhe pas Luftës II Botërore?
I nderuari Ambasador Greg Delawie, tani po e prezantojë dokumentin jugosllav që lidhet në mënyrën më të drejtpërdrejtë me kufirin Kosovë-Mali i Zi. Ja argumentet. Dokumentin me qëllim nuk e përkthej. Argumenti nr. 1: “Studija o odbrani graniçnog fronta III armiske oblasti prema Albaniji 1927-1940” në: AVIIB. P. 17. K. 517. facikli nr. 3. D. nr. 2 me shifër sekrete -Strogo pov. Br. 337 më 14 oktobar 1927. pag.1-116; Projekt plana za zatvaranje granice Kosovske diviziske oblasti –Detaljna situcija graniçnog fronta”, në AVIIIB. P. 17. K.619. K. 3.pag. 1-24, strogo pov. Xh. Br. 893/39 – 27 septembar 1940” , me nënshkrim të gjeneralit e divizionit të Kosovës.
Tani e prezantojmë dokumentin kryesor, që është marrë për bazë më 1946, kur janë vizatuar kufijtë në mes Republikave dhe Krahinave autonome. Ja dokumenti , e citoj në origjinal në serbishte (nuk e përkthej me qëllim –HB): “ VOJNO TERITORIALNA PODELA KOSOVSKE DIVIZISKE OBLASTI; 1. Kosovsko mitrovaçki vojni okrug; G r a n i c a vojnog okruka; Granica 1 vojnog sreza; Granica 2 vojnog sreza; Granica 3 vojnog sreza; granica 4 vojnog sreza” (Kjo pjesë e dokumentit ka të bëjë drejtpërdrejt me kufirin Kosovë-Mali i Zi që është aprovuar edhe më 1946 nga Komisioni i M. Gjillasit). Pasojnë përcaktimet e tjera të dokumentit si kompozicion i plotë : “Przrenski vojni okrug”; granica 1 vojnog okruga, granica 2 vojnog okruka, granica 3 vojnog okruga, granica 4 vojnog okruga. Pason : Pristinski vojni okrug me : Graniuca 1 vojnog okruga, Grnaica 2 vojnog okruga, Granica 3 vojnog okruga, Granica 4 vojnog okruga.” Dokumneti është vërtetuar më 10 tetor 1937 me shifër strogo pov. 3380. Pristina”, pason nënshkrimi i shefit të shtabit kolonel, i palexueshëm, f. 1-6. ( me shtesë: Pregled Vojno teritorialne podela Kosovske oblasti), që përshkruhet në detale në dokumentin e prezantuar me titull ” Vojno teritorialna podela Kosovske Diviziske oblasti-GRANICA Kosovsko Mitrovaçki vojni okrug”. Pason përshkrimi detal i kufirit Kosovë-Mali i Zi, pjesa “kontestuese” që është problematizuar.
Shënimi detal i kufirit Kosovë-Mali i Zi
Shënimi i kufirit fillon nga kota 1841 (në Malin e Thatë- Suva Pllanina)-shkon në vijë të lakuar kah jugperëndimi-pastaj kota 1809-k. 1804-k. 1505-k. 1942-k. 1930-k. 2155 ( Pogleb)-k. 1994-k. 2051-k. 2102-k. 2042-k. 1946-k. 1842-k. 1881-k. 1861-k. 1781-k. 2006-k. 1806-k. 2272-k. 2400-k. 2278-k. 1966-k. 1932-k. 1909-k. 2110 (Vaganica)-k. 1849 ( ÇAKOR)- k. 2046-k. 1927-k. 1993-k. 2410-k. 2426-k. 2243-k. 2180-k. 1598- Në vijim në majat e Bistricës Deçanit në afërsi të Manastirit të Deçanit”, deri në hyrje të Drinit Bardhë dhe në hyrje të lumit Klinë –pastaj nëpër Klinë në hyrje të Movës deri te kota 698- deri te kota 658 në hark veriperëndim përpiqet sërish me Malin Movë deri te kota 518 – në rrjedhën e djathtë të Malit Movë dhe pastaj përgjatë kufirit rrethit –kalon në jug në kotën 1200 në vijim nga kota 613-k. 611- k. 668-k. Kujavqës – në kotën 940- “ Koka e Dreqit-Vrazhja Gllava” –k. 1758-përgjatë lumit Savina-nëpër kufi të rrethit deri te kota 1841”. E shënuam këtë dokument, që është burim i përcaktimit të çdo kufiri pastaj deri më 1974. (Dokumentin e bashkëngjis në origjinal me këtë shkrim, pjesërisht, por që mund të botohet si tërësi dokumentare). Ky dokument shoqërohet edhe me hartën origjinale, ku përshkruhet kufiri nga shifrat me vijë të theksuar gjeografike e që gjendet në AVIIB. P. 17.K. 619. F. 3.
Si të lexohen këto shifra është fare lehtë sepse pas vitit 1946, përshkrimi është bërë nëpër FLETORE ZYRTARE të RFJ-së, të R. Serbisë, R. Malit Zi dhe Krahinës së Kosovës deri më 1974. Me rëndësi është të theksohet se vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi është në vijën e shkrepit malor Çakor-Kulla e Zhlebit.
Në vijim mund të them se botimi i këtij dokumenti në gjuhën serbishte, që i ka rreth 200 faqe, do të ishte me interes civil dhe ndërkombëtar e ndërshtetëror, në dobi të së vërtetës objektive.
Pas Luftës Dytë Botërore duhet të konsultohen : Srez Peçki- “Sluzhbeni Glasnik br. 17. N. R. Serbije 18 IV 1947; “Sluzhbeni Galsnik br 44, N. R. Serbije 6 X 1949; “Slizhbeni Glasnik br. 15, 9 IV 1952.
Duhet konsultuar edhe “Fletoret Zyrtare” të KSAK-së më 1953- 1974.