IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT, VEPRIMTARIT TË ÇËSHTJES KOMBËTARE, RIZAN XHOXHAJ

Prizren, 13 maj 2017: Mbrëmë në moshën 97 vjeçare, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Rizan Xhoxhaj, i cili të shtunën është varrosur me nderime në Petrovë. Familjarë, të afërm, miq, qindra qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve dhe partive politike, të shtunën i’a dhanë lamtumirën e fundit, Rizan Xhoxhajt, veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare. Për jetën dhe veprën e të ndjerit, në emër të familjes, një fjalë rasti e ka mbajtur Xhevat Xhoxhaj, i cili në mes tjerash tha se për shkak të aktivitetit të tij politik në shërbim të interesave kombëtare, Rizan Xhoxhaj, është persekutuar dhe ndëshkuar me masat më të ashpra të sistemit ish jugosllav menjëherë pas luftës së dytë botërore, duke vuajtuar nëpër kazamatet e egra sllavo-komuniste për 12 vite rresht përfshirë edhe burgun famëkeq të Golli Otokut. Ai tha më tej se përkundër represionit të paparë të regjimit të egër sllavo- komunist të kohës, Rizan Xhoxhaj, edhe pas daljes nga burgu, për asnjë moment nuk është ndalur me aktivitete të ndryshme në shërbim të interesave kombëtare. Për veprimtarinë patriotike të të ndjerit, Rizan Xhoxhaj, është shkruar në shumë gazeta dhe libra, si dhe janë realizuar emisione të ndryshme televizive. (TV Prizreni)
***

Prizren (Lagjja Therandëz), 4 janar 2017: Një histori e patreguar me parë – nga plaku 97 vjeçar, Rizan Bajram Xhoxhaj – për luftën e dytë botërore, vuajtjet e tij në kampin famekeq të Goli Otokut dhe golgotën shqiptare gjatë regjimit komunist Tito – Rankoviq (1949 – 1956 – 1966…) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura