PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SIMPOZIUMI I II’të NDËRKOMBËTAR MBI PELLAZGËT

(Tiranë, 09. 12. 2012) – Më 9-10 nëntor 2012 u mbajt në Tiranë Simpoziumi i II Ndërkombëtar “PELLAZGËT, GJUHA DHE PASARDHËSIT E TYRE”, organizuar nga shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Në programin e simpoziumit dita e parë ju kushtua referimeve të kumtesave dhe në ditën e dytë u vizitua Muzeun Arkeologjik i Tiranës.  Në simpozium u referuan 25 kumtesa nga studiuesit më në zë të Qytetërimit Pellazg nga Tirana, Vlora, Fieri dhe Patosi, si dhe studiues nga Kosova, Maqedonia, Italia, Franca, Zvicra, Austria.
Studiuesit dhe dashamirësit e Qytetërimit Pellazg në këtë mënyrë dhanë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë një tufë me studime mbi Qytetërimin madhështor Pellazg, ku ndodhet zanafilla e kulturës dhe e gjuhës sonë, por edhe zanafilla e Qytetërimit Europian.

Prof.Dr.Luftulla Peza – Kryetari i Shoqatёs “Qendra e Studimeve Pellazgjike”

Më 9 e 10. 11. 2012, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, u mbajt Simpoziumi i II Ndërkombëtar “Pellazgët, Gjuha dhe Pasardhësit e tyre” i organizuar nga Qendra e Studimeve Pellazgjike dhe Sh.L.P “Vitrina”.

…………………………………………..

Në simpoziumin e tanishëm referuan zonjat dhe zotërinjtë: Shpresa Musaj (Austri), Ali Altari, Rexhep Doçi (Instituti Albanologjik, Prishtinë), Leonard Prifti, Çlirim Hoxha, Anastas Shuke, Liljana Peza, Fatbardha Demi (Francë), Skënder Rizaj (Prishtinë), Muharrem Cerrabregu (Universiteti i Prishtinës), Salvatore Bavore Mele (Itali), Asqeri Boçi, Petrit Belliu, Idriz Haxhia dhe Vilma Pirolli (Universiteti Vitrina), Agron Luka, Eva Brinja, Altin Kocaqi, Arsim Spahiu (Francë), Haziz Gjergji dhe Besnik Imeri dhe Luftulla Peza. Në emër të kryesisë së shoqatës të gjithë pjesëmarrësit i përgëzuam dhe ju uruam sukses në punën e tyre!
* * *
Me punën krijuese dhe sakrifica, nga shumë studiues vendas dhe të huaj gjatë shekujve të fundit, është vërtetuar plotësisht, prania e Qytetërimit Pellazg, si qytetërimi më i hershëm në botë, i shtrirë nga Europa, në Anadol, Mesopotami, Itali si dhe ishujt e Mesdheut. Pellazgëve dhe qytetërimit të tyre i kanë kushtuar epikat poetët e mëdhenj pellazgë Homeri dhe Hesiosi dhe pas tyre mjaft dijetarë dhe shkrimtarë të antikitetit kanë shkruar vepra të rëndësishme për to dhe qytetërimin e tyre. Më pas për një kohë të gjatë ata nuk u përmendën dhe u duk sikur nuk kanë ekzistuar. Por me Rilindjen Europiane dhe Rilindjen tonë Kombëtare interesi i dijetarëve rilindi dhe u shtua shumë. Dijetarët arbëresh N.Keta, E.Mashi, Z.Krispi, V.Dorsa etj., rindezën sërish temën e Qytetërimit Pellazg dhe lidhjen e ngushtë të pellazgëve me shqiptarët. Idetë e tyre u përqafuan nga studiues të shumtë europian gjatë shekullit 19 dhe më pas si Johan Han etj.
Me studimet e dijetarëve është vërtetuar plotësisht jo vetëm qenia e popullit të lashtë pellazg në Ballkan, Azi të Vogël, Lindja e Afërt, Itali dhe ishujt e Mesdheut dhe qytetërimi i tyre, i përmendur gjerësisht nga autorët e antikitetit. Studiuesit kanë vërtetuar njëkohësisht edhe lidhjen e pellazgëve me shqiptarët e sotëm nëpërmjet gjuhës së përbashkët Pellazge/shqipe, veshjes, zakoneve, perëndive etj. Kështu pellazgët e lashtë, të cilëve u janë kushtuar veprat e para letrare europiane të Homerit dhe Hesiodit, janë popull i gjallë, që sot përfaqësohen nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Epirit, Arbanitas, Arbëreshët dhe të diasporës. Ky popull i lashtë dhe i talentuar i ka lanë gjurmët e tij në të gjitha kontinentet e botës, duke i emërtuar ato. Antarët e shoqatës sonë, mbështetur në këto arritje të mëdha shkencore kanë dhënë kontributin e tyre, në avancimin dhe sqarimin e disa çështjeve të rëndësishme historike dhe ndër më kryesoret janë:
1. Vitin e fundit u zbuluan se mbishkrimet më të lashta europiane janë të shkruara në gjuhën Pellazge. Prof. dr. Luftulla dhe PhD. Liljana Peza i raportuan këto të reja në Kongresin e Parë Ballkanik, të mbajtur në Stamboll më 24-26 shtator 2012. Këto mbishkrime janë disa, por me rëndësi të veçantë janë: Mbishkrimet e Vinçës (Dardania e lashtë) dhe mbishkrimi Tartaria (Dakia e lashtë), të viteve 5300 dhe 5500 p.e.s., vlerësuar nga dijetarët si shkrimi më i vjetër në botë. Në mbishkrimin dardan të Vinçës është shkruar: IIIVIJV1, e cila po të zbërthehet, bëhet : III VIJ V 1. Germa “V” në shkrimet e lashta etruske lexohet si “U”, prandaj kemi: VIJ = UIJ = UJI në gjuhën shqipe. Në mbishkrim ndodhen edhe numrat III dhe 1, të njëjtë me numrat që kemi sot në përdorim.


Enë balte me mbishkrim nga Vinça, 5500 BC.

……………………………………….

Në varësen me mbishkrimin Tartari e vitit 5300 p.e.s. ndodhet një mbishkrim i famshëm: germa “P” dhe shprehja “PDor” (ose Pbor). Dallohen fjalët:“Dor” ose “bor”, fjalë të shkruara mjaft të lashta, cilat janë edhe sot në gjuhën shqipe.


BC Varëse me mbishkrim Tartaria, Rumani, 5300 BC
.

……………………………………….

Në këtë mënyrë fjalët VIJ = UIJ dhe Dora (ase bora), që janë fjalë në gjuhën shqipe, përbëjnë fjalët më të vjetra të shkruara ndonjë herë në botë ashtu si dhe numrat e sotëm. Rëndësi të madhe ka fakti se pellazgët shpikën të parët në botë shkrimin, ndërtuan abecedarit e plotë që kemi sot në përdorim, që e përdorën për të shkruar gjuhën e tyre. Këto germa më pas u huazuan për të ndërtuar alfabetin latin dhe grek. Kjo tregon se gjuha pellazge/shqipe ka filluar të flitet dhe të formohet si gjuhë disa mijëvjeçarë më herët, aty rreth mijëvjeçarëve 10-12 p.e.s.
Pellazgët kanë vazhduar ta shkruajnë gjuhën e tyre edhe më pas. Nga studimet që kemi bërë kohët e fundit rezulton se mbishkrimet Dypilon i Athinës, Cumae i Korinthit, Nestor Cup i Napolit, Itali, të shekujve 9-8 p.e.s. dhe dy mbishkrime nga ishulli i Kretës: Prais-1 dhe Dreri-1, të fundit të shekullit 7-fillimit të shekullit 6 p.e.s. janë të shkruara në gjuhën pellazge. Gjer tashti në literaturën shkencore të huaj shkruhet se këto mbishkrime janë të shkruar në gjuhën greke dhe përbëjnë shtyllat për vërtetimin e lashtësisë së kësaj gjuhe.
Zbulimi i gjuhës pellazge në këto mbishkrime vërteton më së miri se banorët e Athinës, Korinthit, Peloponezit, Napolit, ishullit të Kretës etj., gjatë gjysmës së parë të Kohës së Hekurit (deri rreth vitit 500 p.e.s.) kanë folur gjuhën pellazge/shqipe dhe jo gjuhën greke, siç trumbetojnë falsifikatorët.
Nga faktet e mbledhura duket se pellazgët kanë qenë përhapur në të gjithë botën, që vërtetohet nga toponimet e shumta në botë: Britan (bri tanë, krejt), Portugal (portë për te galët), Vien (vjen), Ister (emri i lashtë i lumit Danub), Athen (asht thënë), Istanbul (është tan buaj,dema), Kaukaz (kau i zi), Dniepër (don i epër), lumi Amurdarja (a mur ndarje), Pamir (pa mirë), lumi Amur (asht mur), Siberi (si beri), Panama (pa nam a), Ekuador (e ku asht dora) etj. Megjithë këtë përhapje të madhe, qendra ku filloi zhvillimi i mirëfilltë i Qytetërimit Pellazg ka qenë Ballkani Qendror. Në këtë rajon u ngritën fermat e para dhe filloi bujqësia, janë prodhuar dhe gjetur vegla e parë prej bakri, një sëpatë prodhuar rreth 5500 p.e.s. dhe shfrytëzimi më i vjetër i mineralit si dhe objektet e para dhe më të vjetra prej ari në botë. Po në këtë rajon kohët e fundit u zbulua qyteti më i vjetër në botë, 4700-4200 p.e.s. (Bullgaria veriore), që merrej me tregtimin e kripës. Zeuastika e parë (shenja e Zeusit) rreth dhjetë mijë vjet p.e.s. është ndeshur gjithashtu, që tregon se njerëzit e rajonit tashmë e kishin krijuar Zotin-Zeusin e tyre dhe perënditë e tjera pellazge, ku faleshin dhe kërkonin ndihmë. Më vonë, nga fundi i neolitit fillimi i kohës bakrit dhe të bronzit, qytetërimi Pellazg u shtri në Anadoll, ku shquhen Troja dhe Hititët, në Mesopotami, Mikenë, Kretë, Itali, Maltë etj.
2. Janë bërë disa avancimet të dukshme të reja të njohurive mbi qytetërimin dhe gjuhën e shumerëve të lashtë nga ing. Anastas Shuke. Vërtetohet më tej se mbishkrimet e lëna prej shumerëve të lashtë në Mesopotami janë të shkruara në gjuhën pellazge/shqipe. Me studimet në këtë fushë vërtetohet plotësisht se shumerët e lashtë rreth vitit 3000 p.e.s. dhe më pas, kanë folur njërin nga dialektet e gjuhës pellazge. Në këtë përfundim ka arritur edhe studiuesi arvanitas Jakov Thomopulo, i cili në vitin 1933 ka botuar librin “Shumerishtja është shqipja e lashtë”, i cili ende nuk është në shqip. Pavarësisht nga kjo kontributi i z. Shuke është me shumë vlerë për gjuhën shqipe dhe padyshim më i plotë.

……………………………….

Gjuha e Homerit, Homer language

3. Nga studiuesi Asqeri Boçi është vazhduar puna në zbërthimin e mëtejshëm të gjuhës së “Iliadës” së Homerit, e cila vërtetohet se është e mbushur me fjalë të gjuhës pellazge dhe se kjo vepër letrare, e para e letërsisë europiane, është shkruar fillimisht në gjuhën pellazge. Shënojmë se “Iliada” është pranuar nga dijetarët se është shkruar rreth vitit 750 p.e.s. dhe përshkruar ngjarjet e dhjetë ditëve të fundit të Luftës së Trojës, e zhvilluar rreth vitit 1250 p.e.s. (Koha e Bronzit). Me këto studime vërtetohet plotësisht se Homeri dhe banorët e Smirnës (Izmiri i sotëm) dhe të gjithë krahinës së lashtë të Jonisë, kanë folur dhe shkruar gjuhën pellazge, forma më e lashtë i gjuhës shqipe.
Gjuha e Homerit, Homer language
http://www.youtube.com/watch?v=5LybloI4Yu8
4. Nga studiuesi italian nga Sardenja Dr. Salvatore Bovore Mele, është ndërtuar fjalori i parë i gjuhës së lashtë sarde-shqip-anglisht. Autori vërteton se gjuha e sardëve të lashtë është gjuha pellazge / ilire / shqipe, që përbën një arritje mjaft të rëndësishme të gjuhësisë bashkëkohore. Ndërtimi i këtij fjalori të parë sardo-shqip-anglisht, përfaqëson një punë kolosale të autorit me rëndësi të madhe historike dhe gjuhësore. Më parë profesori nga Sardenja Alberto Aredu ka zbuluar se qytetërimi lashtë i Sardenjës është me origjinë pellazgo-ilire. Kështu të dy studiuesit përputhen plotësisht, që sardët e lashtë ose banorët më të hershëm të ishullit të Sardenjës, kanë folur gjuhën pellazge/shqipe.
5. Nga prof. dr. Leonard Prifti është avancuar më tej njohja e miteve dhe legjendave të lashta
pellazge, duke sjellë të reja të panjohura më parë në këtë fushë.
6. Kontribut të rëndësishëm me studimet e tyre botuar në libra, në shtypin e ditës si dhe në internet për çështjeve të veçanta me temë nga Qytetërimi Pellazg kanë dhënë edhe Prof. Dr. Rexhep Doçi, zonja Eva Brinja, Prof. Muharrem Cerrabregu, Liljana Peza, Fatbardha Demi, Lirim Muhaj, Skënder Hushi, Çlirim Hoxha etj.
7. Punë e mirë është bërë në Universitetin Vitrina me pedagogë dhe studentë, ku janë mbajtur disa ligjërata për përhapjen e njohurive mbi pellazgët dhe qytetërimin e tyre nga Eva Brinja, Liljana Peza, Anastas Shuke, Leonard Prifti etj.
* * *
Ditën e dytë pjesëmarrësit vizituan Muzeun Arkeologjik, i cili ndonëse i vogël, është rregulluar mjaft mirë. Shpjegimin na e bëri një vajzë e re, që ndiqte doktoraturën. Ajo përgjithësisht ishte e përgatitur në fushën e arkeologjisë, por na bëri mjaft përshtypje të madhe se si disa çështje të sqaruara tashmë në shtypin tonë që i përkasin qytetërimit pellazgo-ilir ajo ende nuk kishte njohuri dhe vazhdonte me stilin e vjetër. Shpjeguesja ngulte këmbë p.sh. që Durrësi dhe Apollonia kanë qenë në lashtësi koloni greke, ku është vërtetuar se këto dy qendra dhe të tjera si Lisi (Lezha) Bylisi, Dorzi etj. janë ngritur nga fiset pellazgo-ilire, vërtetuar me shumë mbishkrime dhe objekte të tjera.
Kundërshtime të forta patëm për mbishkrimin ilir të Mozaikut të Mesaplikut, paraqitur në figurë. Ndonëse ky mbishkrim tingëllon mjaft qartë në gjuhën shqipe:
A PAQ KE AC = A PAK KE AÇ = asht pak ke të hash, shpjeguesja e muzeut ngulte këmbë, që është mbishkrim në gjuhën greke. Është për tu habitur se sa vështrim të dobët vetiak kishte kjo vajzë e re, për ta lexuar vetë mbishkrimin, sepse me pak mund ky mbishkrim lexohet shumë lehtë. Kjo tregon për nivelin e ulët të përgatitjes së studiuesve të rinj, të cilët nuk kanë marrë njohuritë e duhura, nuk kanë iniciativën e duhur dhe u rrinë besnik dogmave të vjetra. Gjuha jonë nuk mjafton të studiohet vetëm në ndërtimin e saj të brendshëm, duke e lënë pa studiuar historinë e saj dhe lidhjet me gjuhët e tjera.

Mbishkrimi ilir i Mozaikut të Mesaplikut, paraqitur në figurë.

………………………………………….

Evidence of Albanian writing from 6th century

H. Pedersen (1867-1953), studiues i gjuhës shqipe ka shkruar: “Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur, që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”. Ky vlerësim kaq i lartë për gjuhën tonë është, se ajo është gjuhë universale, e dobishme për të gjithë botën perëndimore, sepse tek kjo janë rrënjët e gjuhëve të tjera. Prandaj ajo duhet studiuar në mënyrë të gjithanshme, brendinë e saj, por edhe historinë, zanafillën e saj dhe marëdhëniet me gjuhët e tjera. Duhet të studiojnë të gjitha gjuhët pararendëse të shqipe, si gjuhët e vjetra të Ballkanit (ilirishten, maqedonishten, dardanishten, trakishten etj.), të Anadollit (frigishten, jonishten, hititen etj.) e deri tek gjuha e shumerëve. Kur ti bëjmë këto kemi realizuar detyrat tona ndaj gjuhës sonë kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare për te. 
Në këtë fushë kërkimi nuk mund të përputhemi me prof.Sh.Rrokaj, i cili deklaron: “duhen ndryshime në gjuhën shqipe, pa cënuar standardin” dhe “duhen studime të mirfillta të brendëshme të folklorit, etnologjisë dhe jo ti kushtojmë rëndësi gjuhësisë historike të jashtme”. Kjo donë të thotë me fjalë të tjera ta dënosh gjuhën shqipe për të mos u studiuar e plotë asnjë herë kurrë.
Studiuesit e Qytetërimit Pellazg janë të bindur se rruga e tyre e deritanishme është më se e drejtë dhe do të vazhdojnë të gërmojnë për të reja historike dhe gjuhësore në lashtësinë pellazge, për ta ndriçuar sa më mirë këtë qytetërim.
– Autori ëshët Kryetar i shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” në Tiranë.

===============================

NË TIRANË U MBAJT SIMPOZIUMI I II-të NDËRKOMBËTAR

‘PELLAZGËT, GJUHA DHE PASARDHËSIT E TYRE’
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=972

  _____________________________

(Ilustrimet i përgatiti pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura